-
VIDEO
I arrestuar 4 muaj më parë, SPAK merr në pyetje për herë të parë ish ministri Lefter Koka për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit
I arrestuar 4 muaj më parë, ish ministri Lefter Koka do të merret në pyetje nesër për herë të parë për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Ai akuzohet se ka ka përfituar rreth 5 mln euro nga të dy inceneratorët.
-
VIDEO
Interepelancë për qendrën sociale ‘Besa’ në Vaun e Dejës, Hila: Janë 19 punonjës për 22 persona që marrin shërbim! Paguani kuzhinier, megjithëse dreka merret me katering! Ministrja: Rezulton se plotëson standardet
Menaxhimi i qendrës së shërbimeve sociale ‘Besa’ në Barbullush’ të Vaut Të Dejës, ishte në qendër të diskutimit ndërmjet interpelancës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila. Sipas deputetit demokrat, administrimi i qendrës sociale është jashtë vëmendjes së institucioneve dhe ministrisë. Hila tha se fondet e deleguara nga ministria, janë vetëm për punësime abuzive, ndërsa në terren nuk është kryer asnjë inspektim për punën e qendrës sociale dhe shërbimin ndaj personave që duhet të marrin shërbim. Sipas Hiles, në qendrën sociale janë punësuar 19 punonjës për 22 persona që duhet të marrin shërbim. Hila tha ofrimi i shërbimit nuk është në nivelin e kërkuar, ndërsa kërkoi ngritjen e grupeve të kontrollit për aktivitetin e kësaj qendre.
Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë, tha se janë kryer inspektime vazhdimisht dhe qendra është monitoruar dhe se rezulton se është një qendër që i plotëson standardet baze dhe po punon për ti arritur. Sipas ministres, janë kryer vizita periodike për të gjitha aspektet e vlerësimit, ndërsa shtoi se forma e financimit është miks, dhe që një pjesë e mbulon MF, por e rëndësishme është që të përcillet qëndrueshmëria e shërbimeve.
Ogerta Manastirliu: Ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë për ngritjen e qendrave sociale. Ministria e Shëndetësisë ka prioritet cilësinë e shërbimeve sociale. Nëpërmjet fondit sociale, si një mekanizëm i ngritur për të financuar mbështetjen ne kemi ngritur 35 shërbime sociale në 32 bashki të vendit, duke mbështetur më shumë se 4180 individë, të cilët janë individë në nevojë. Në qendrën Besa në Babrullush, mbështetja nuk ka munguar, ashtu si për ketë qendër edhe për 8 qendra të tjera në gjithë vendit. Kemi instrumenta sot të cilat financojnë shërbimet sociale.
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ zgjedh sot kreun e degës së Roskovecit, Luan Baçi sulmon Alibeajn: Po shpif dhe dëmton PD, hajde shiko realitetin në votime
Ditën e sotme Grupi i Rithemelimit kdo të zgjehdj kreun e degës së PD në Roskovec. Për të vëzhguar këto zgjedhje i deleguari i Berishës është Luan Baçi i cili ka sulmuar Enkelejd Alibeajn, duke thënë se po dëmton PD me propagandën dhe shpifjet që thotë në media çdo ditë.
-
VIDEO
Sot Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Ekonomisë interpelancë me deputetin Zef Hila
Sot zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në seancën plenare pritet që të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, kërkuar nga deputeti Zef Hila
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Mici: Sot Putin i vetëm, pa aleat! Cuko: Shqipëria të armatoset, asnjë aleancë s’është e përjetshme! Nesturi: Europa më e interesuar se SHBA për paqen
Analisti Ervin Mici i ftuar në Report Tv për të folur rreth agresionit dhe luftës në Ukrainë, tha se Putin ka mbetur i vetëm dhe Rusia pa asnjë aleatë.
-
VIDEO
Berisha: Alibeaj merr në telefon bazën e PD dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë
Sali Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeaj sipas së cilit po nxit përçarjen, teksa tha se disa degë kanë shfaqur problematike, që do të zgjidhen.
-
VIDEO
Berisha s’tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit, nis përgatitjet nga zyra e Bashës me ‘Rithemelimin’
Sali Berisha nuk do të tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit dhe procesi zgjedhor në struktura, pavarësisht këmbënguljes së disa prej deputetëve në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me qëllim bashkimin e “dy kampeve”.
-
VIDEO
Si është të punosh me Ramën? Rrëfehet Bora Muzhaqi në Report Tv: Sfiduese, por pranon edhe mendimet kritike
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka rrëfyer në Report Tv sesi është të punosh me kryeministrin Edi Rama. Muzhaqi thotë se është tepër e sfiduese të punosh me Ramën. Por, Muzhaqi thotë se Rama është ndryshe nga çfarë shfaqet në ekran, pasi i pranon edhe mendimet kritike që i vijnë nga bashkëpunëtorët e tij.
“Është sfiduese, e vështirë, duhet të jesh gjithë kohën gati për të kthyer përgjigje për çdo punë që ke marrë në ngarkim. Për mua është si proces mësimi, çdo ditë mësoj diçka të re. Një surprizë, të paktën për mua që më parë e shihja nga ekrani, është i hapur ndaj mendimeve kritike që i vijnë nga bashkëpunëtorët e tij. Kjo gjë mua më ka habitur. Është ndryshe nga çfarë mund të kesh parë në Tv”, tha Muzhaqi në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.
-
VIDEO
Pas 7 orësh mbledhje të Grupit Parlamentar, mblidhet sot ‘Rithemelimi’ në zyrën e re të Berishës
Pas mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e cila zgjati plot 7 orë, pasditen e sotme do të mblidhet “Rithemelimi” në zyrën e re të Sali Berishës.
-
VIDEO
Hajdari: Nuk kandidoj për kreun e PD, partia ka nevojë për ekip, jo për individ! Saliu: Meta nuk kthehet në krye të LSI, do krijojë parti të re
Rudina Hajdari nuk do të jetë një kandidate për kreun e Partisë Demokratike. Ajo është e mendimit që ajo që kanë nevojë më së shumti demokratët është ekipi dhe jo individi, ndalur këtu te Sali Berisha.
-
VIDEO
'Kodimi' që në klasë të parë, Muzhaqi në Report TV: Projekt pilot, e nisim nga shtatori në 100 shkolla! Zhvillim aftësish përmes argëtimit, jo notë për fëmijët
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka shpjeguar në Report Tv se kodimi është një projekt pilot që fillimisht do të implementohet në 100 shkolla dhe më pas do bëhet një analizë e thelluar për ta shtrirë në nivel kombëtar. Për të rinjtë që kanë dëshirë të mësojnë kodimin, ministrja tha se po punohet me një program që synon ngritjen e qendrave të kodimit, ku çdo i ri mund të bëjë kurs falas.
-
VIDEO
Lapsuse apo gafa në daljet publike? Përgjigjet ministrja Bora Muzhaqi në Report Tv
Ministrja Bora Muzhaqi ka komentuar në Report Tv edhe lajmet mbi disa lapsuese të saj.
“Për të qenë e sinqertë edhe gazetarët edhe ata që komentojnë në rrjetet sociale i kuptoj, ndonjëherë është për të qeshur, edhe mua më vjen për të qeshur kur i dëgjoj ato lapsuset që mund të kem bërë më përpara. Unë nuk kam pasur eksperiencë më përpara që më është dashur ta prezantoj veten time në aspektin mediatik, kjo është eksperiencë që fitohet me kohën dhe duke qenë s enuk e kam pasur, ndonjëherë përpiqem as fort kur më vijën ato gazetarët me mikrofonin përpara që të mos bëj gabime sa përfundoj duke bërë gabime. Siç themi dhe ne shqip sa të rrosh do mësosh, shpresoj që do ta marr atë eksperiencën. Nëse duhet t’iu them një fjali një gjë është e sigurt bëj lapsuse e gafe në televizione por në punë time nuk bëj as lapsuse as gafa”, tha Muzhaqi në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.