-
VIDEO
'Në mbledhjen e grupit të PD, të gjithë kundër qëndrimit përçarës të Alibeajt', Pampuri i përgjigjet Nokës: Gënjeshtër që s'ndihmon në bashkimin e demokratëve
Deputeti demokrat Flamur Noka, teksa komentoi mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD, tha se të gjithë ishin kundër 'qëndrimeve përçarëse' të kryetarit të grupit, Enkelejd Alibeajt. Ai e akuzoi Alibeajn si 'peng' të Bashës, ndërsa komentin e bëri gjatë një deklarate për mediat në lidhje me raportin e DASH.
-
VIDEO
Raporti DASH, Grupi i Rithemelimit: U vërtetuan akuzat tona! Qeveria e korruptuar, të bëhemi bashkë për t'i shkurtuar jetën
Grupi i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka dhe se raporti i DASH vërtetoi akuzat e tyre për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
-
VIDEO
Gështenja platformë për bashkimin e PD-së: Kuvendi i 30 prillit duhet të ndalohet, por Berisha s’pranoi! Çelësi i zgjidhjes së krizës, vota e lirë dhe kontributi në parti
Gështenja sqaroi se si fillim duhet që të stopohet procesi i njëanshëm, siç është Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha, ai i 30 prillit. Sipas Gështenjës, duhet të ngrihet një grup në nivel dege dhe të gjitha grupet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ndërsa shtoi se duhet një proces transparent dhe i pranuar nga të gjitha palët.
-
VIDEO
Pajtimi në PD, deputetja Açka propozon ‘platformën Curzio’: Vetëm duke u ‘vetësakrifikuar’ Berisha ka një zgjidhje! Të ngrihet Këshilli i Bashkimit në PD
Në Partinë Demokratike po synohet bashkimi por askush nuk e gjen dot ‘çelësin’. Së fundmi ka qenë deputetja e PD-së, Flutura Açka ajo që ka përgatitur disa propozime të asaj çka e cilëson si “Platforma Curzio”, ku rendit disa pika me rëndësi se si mund të bashkohen demokratët dhe të kapërcehet kriza.
-
VIDEO
Topi për presidentin e ri: Me kë negociohet? S’ka opozitë! Deputeti Sinaj: Bisedimet për presidentin nisën me Alibeajn
Kur s’ka mbetur shumë kohë që palët të gjejnë një konsensus për propozimet mbi emrin e Presidentit të ri, Bamir Topi ish president, thotë për Report TV se mazhoranca kërkon një kryetar shteti që ta diktojë, ndërsa opozita nuk ekziston. Megjithatë, sipas deputetit socialialist Vullnet Sinaj, bisedimet mes ekipit negociator të së majtës dhe kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj kanë nisur.
-
VIDEO
Grupi i PD, përplasen fort Alibeaj - Berisha
Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça.
-
VIDEO
Çaça në ‘Repolitix’: Berisha nuk e ka mbështetjen nga shumica e grupit parlamentar! Kalaja: Nuk mund të ketë bashkim, procesi është i njëanshëm
Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça.
-
VIDEO
8 orë mbledhje, Berisha: Nuk ka shtyrje të zgjedhjeve brenda partisë
Sali Berisha ka njoftuar e nuk do të tërhiqet nga zgjedhjet brenda partisë.
"Kërkojnë deputetet një proces gjithpërfshirës dhe transparent, nisur nga një psikologji e tillë duke besuar se është kryetar i PD, Alibeaj u përpoq në mënyrë vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje, pati propozime konstruktive, prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi dhe verifikimi, pati ide mjaft racionale, mund t'u them se pas kaq orësh diskutime, u pasurua shumë mendimi i PD për situatën e dhënë dhe natyrisht, për shkak të qëndrimit të tij ndaj PD tyë padisë me urdhër të Edi Ramës ndaj PD, e njoftova se pushon se paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit, kjo natyrisht e mërziti edhe më shumë, por realitetet janë jo gjithmonë të ëmbla, ishte një mbldhje shumë e mirë, deputetët hodhën poshtë manipulimin. Jo, ajo që është e pranushme, janë po të marrim qendrat e votimit janë rreth 5 mijë seksione, kërkojnë krupe të shumta oditi për të verifikuar mënyrën si është kryer procedura, në këtë kontekst, kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e të gjithëve, shtytja për një një komplet rrethanash është e pamundur, koha që kemi në dispozicion është e mundur për të verifikuar gjithcka dhe për të korrigjuar cdo gjë në shkelje të statutit", tha Berisha.
-
VIDEO
Përfundon mbledhja e grupit, Alibeaj: Deputetët kërkojnë një proces të përbashkët, pa përjashtime! Të stopohet procesi i njëanshëm
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enklejed Alibeaj tha se nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet për zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e demokratëve. Alibeaj tha se shumica e deputetëve janë për bashkimin e demokratëve duke stopuar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve nga Berisha dhe riorganizimin e përbashkët pa përjashtime të PD-së.
‘Konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që shkojnë drejt asaj që është lëvizja për të arritur tek bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, Konstatimi i dytë, në shumicën dërrmues është që bashkimi i demokratëve që duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët dhe mos të ketë përjashtime., Votimi të filloj nga degët që struktura e PD të jetë e plotë. Kjo u tha në shumicë dërrmuese disa herë nga deputetët. Të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje. Të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që synonin këtë gjë. E lamë që nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet. Kishte një propozim i Gështenjës, i cili edhe e sqaroi, të stopohet procesi që po bëhet tani dhe rifillimi një procesi të përbashkët me garanci. Duhet të krijojmë një bazë të gjerë e solidë ku të fillojë procesi i riorganizimit. Nuk duhet të bëjmë procese të shpejta. Por procese të japi sinjale të forta të bashkimit. Është një propozim i bashkëndarë nga shumica dërrmuese, secili nga deputetët duhet të ketë të drejtën që ta konsultoje. E para çfarë është bërë deri tani është e njëanshme, dhe e padobishme për PD-në. Një proces i përbashkët i certifikuar me garanci zgjedhjesh.’- tha Alibeaj.
-
VIDEO
Zbulohet ferma në Paraguaj ku u gatua Fake News për Enkelejd Alibeajn nga diplomati veteriner dhe një gazetar lopësh, Peter Tase pika lidhëse me Berishën
Zbulohet e vërteta e akuzave të sajuara ndaj kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj, diplomati i pretenduar është Blas Oddone një veteriner, gazetari i famshëm punon në një revistë anonime bujqësie. Blas Oddone bashkëpunëtor i ngushtë i Peter Tase që kritikon ambasadorët në Tiranë dhe mbështet Sali Berishën
-
VIDEO
Ben Andoni: Drejtësia s’po vepron, po lejon Berishën që të përkeqësojë mjedisin politik në vend! E ka futur PD-në një qorrsokak
Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës, organet e drejtësisë, jo vetëm nuk po ndihmojnë mjedisin toksik politik tek ne, por po e lënë jashtë procesit, duke e përkeqësuar, thotë opinionisti Ben Andoni
-
VIDEO
Bardhi: Mazhoranca t’i shtrijë dorën opozitës për një figurë konsensuale për presidentin
Ndonëse qeveria është treguar e hapur për t’u ulur në bisedime për presidentin e rij, Gazment Bardhi është skeptik që ata kërkojnë një figurë konsensuale.
“Detyra e mazhorancës t’i shtrijë dorën opozitës për një figurë konsensuale për presidentin, edhe pse dyshojë se do të ndodh”, tha Bardhi.