-
VIDEO
Sulmi i Rusisë, Rama: Kjo është luftë reale në dyert e BE, por s’do të ketë efekte shqetësuese në ekonominë shqiptare
I pyetur nga gazetarët lidhur me ndikimin e sulmit agresiv të Rusisë në ekonominë shqiptare, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një luftë reale në dyert e BE dhe ka imakt të vërtet mbi ekonominë, por megjithatë vendi ynë nuk është në një pozitë shqetësuese.
-
VIDEO
Rama pas samitit të NATO-s: Jemi angazhuar që të mirëpresim ukrainasit që do largohen
Kryeministri Edi Rama thotë se janë angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpresin të gjithë ukrainasit që do të largohen nga Ukraina.
“Sot në samit jemi angazhuar këtë herë, e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit familjarët që largohen apo do largohen nga Ukraina që sigurisht për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është histori jonë, këta jemi ne, shqiptarët dhe kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi. Siç e thash në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do jetë në vëmendje të shumë vendeve”, tha Rama.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë solli rritje të çmimit të energjisë, Rama: Jemi zotuar të mos prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël
Rama tha se qeveria është zotuar dhe nuk do të prek çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël edhe pse lufta në Ukrainë solli rritje të menjëhershëm të çmimit të energjisë
"Jemi ndër vende shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. në të gjitha komunikimit që kam pasur me koleget në vigjilje të këtij samiti dhe në konferencën e sigurisë në Mynih çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë që në vend fqinje që nga Kosova dhe nderi në Greqi apo në Itali ka ndikuar fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë, biznesit po e po. jemi zotuar që do të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë, sepse sigurisht jemi të vetëdijshëm për efektin që ai ka dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi sidomos të konsumatorit dhe biznesi i vogël, për këtë kemi bërë një ndryshim rrënjësor të të gjithë skemës së trajtimit të eksperti dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t'ja dalim, gjë që ndodh me një sforco të madhe nga qeveria. me vjen keq që një grup të përfaqësuesve të biznesit që dalin me kërkesa a thua sapo kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë dijeni për ngjarjes në tokë, shpresoje të ketë qenë një moment lajthitje, pasi të kërkosh sot të tilla qiqra, ndërkohë që një hell i nxehtë po ndodh vetëm këtu mund të bëjë vaki", tha Rama.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë, Rama në konferencë pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s
Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për gazetarët lidhur me situatën në Ukrainë, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s.
-
VIDEO
Basha nga Lushnja: PS ka dështuar, koha e një modeli të ri politik! U faktua vjedhja me inceneratorët, radhën e ka SPAK
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar në Lushnjë, kandidatin për bashkinë Indrit Sefa, ku sipas tij përfaqëson modelin e ri politikë atë të vlerave dhe punës ndaj qytetarëve dhe jo modelin e korrupsionit dhe të bandave që sipas Bashës ka sjellë Rama në krye të vendit.
-
VIDEO
Miratohet dokumenti, Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Europian: Vendi ka bërë progres, të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare
Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka miratuar sot në mënyrë konsensuale rekomandimet që i drejtohen Këshillit të Stabilizim Asociimit dhe institucioneve të Shqipërisë e atyre të Bashkimit Evropian.
-
VIDEO
Putin pushton Ukrainën, po tani?/Gjyqi, 17 vite burg për Becchettin
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë agresionin rus ndaj Ukrainës. Çfarë do të bëjë Perëndimi pas pushtimit rus të Ukrainës? I ftuar në studio ish-presidenti Bamir Topi. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi vendimin e gjykatës së Tiranës për dënimin me 17 vite burg për Francesco Becchettin. Të ftuar në studio Arsen Rusta dhe Pano Soko.
-
VIDEO
Sulmi ndaj Ukrainës, Anëtari i Këshillit të Ambasadorëve në Report Tv: Putin dëshiron të rikthejë Bashkimin Sovjetik! Sanksionet e ndërkombëtarëve ndaj Rusisë pa efekt
Për Anëtarin e Këshillit të Ambasadorëve, Anton Berisha tha për Report Tv Rusia me agresionin ndaj Ukrainës do që të rikthejë Bashkimin Sovjetik, duke shtuar se Putin njeh vetëm gjuhën e forcës dhe jo atë të paqes dhe diplomacisë.
-
VIDEO
Ukraina nën sulm, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme në Report Tv: 67 shqiptarë që jetojnë atje janë të sigurt! I jemi gjendur pranë kujtdo ka pasur nevojën për ndihmë
67 shqiptarë të cilët ndodhet në Ukrainë në këto moment ankthi dhe tmerri janë të sigurt, këtë deklaroi në Report Tv Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Armand Skapi.
Ai tregoi se 4 prej shqiptarëve kanë kërkuar ndihmë për t’u evakuuar, duke shtuar se mënyra më e mirë për t’u larguar nga territori ukrainas është ajo tokësore. Kjo pas sulmeve agresive të Rusisë në disa prej aeroporteve.
-
VIDEO
Inceneratorët, Tabaku thirrje Institucioneve: Vendosini në dispozicion Komisionit Hetimor dokumentet që u janë kërkuar
TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku u ka bërë thirrje institucioneve që të dorëzojnë në Komision dokumentet që u janë kërkuar për hetim. Nesër ky Komision mbyll hetimin.
Tabaku kishte një thirrje të drejtëpërdrejtë për Bashkinë Tiranë, që të dorëzojë komunikim që ka ndjkeur me institucionet për procedurën e Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit tha se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi duhet të dorëzojë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata koncesionare janë diskutuar ashtu siç premtoi gjatë dëshmisë së tij në Komision.
-
VIDEO
Inceneratorët 'transferohen' në Kuvend/ Mazhoranca: Komisioni Hetimor çmontoi njëherë e mirë mashtrimin e madh, si 'u futën në ujë' 430 mln euro, ishin virtuale! Basha: E bllokuat nga frika
Inceneratorët u bënë sërish objekt debati në Parlament. Kryedemokrati Basha i qëndroi shifrës 430 milionë euro, teksa si kundërpërgjigje në bllok ministrat i thanë se kjo gënjeshtër tashmë u çmonuta. Basha bëri edhe një deklaratë të fortë se të enjten e kaluar do të arrestohej një zyrtar i PS, por pas presioneve politike, makina e arrestimit u kthye mbrapsh.
-
VIDEO
‘O zemra... më keni hyrë deri në dhomën e gjumit”, Ahmetaj përplaset në Kuvend me Sulën: Ke privatizuar me kunatin toke shtetërore
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj teksa është ndalur në komisionin për inceneratorët, në një përgjigje për opozitën, tha se ata i kanë hyrë në jetën private, duke gënjyer. Sipas Ahmetajt, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u thanë disa të pavërteta, ndërsa sipas tij tashmë këto inceneratorë janë një aset i shtetit shqiptarë.
“Mezi prisja që djathtas, por jo vetëm është hedhur shumë baltë, deri në personal, deri ke dhoma e gjumit. Unë si jam futur askujt te jeta personale por nuk do ngurroj të gjithë ata që më janë futur. E pa vërteta më e madhe është 430 milion euro. Nuk doli askund dhe doli ajo që e përdorin si anektodë. Dikush tha është viti 2052 dhe ju u thoni se do jenë paguar kaq. Pra nuk dolën as 100 milion të paguara. Nuk ka impiante thatë. Janë atje të dyja dhe në 2025 apo 26 do kenë ndërtuar impianten e Tiranës. Thanë që janë grabitur.
Ndërkohë kontrata është e qartë dhe Elbasani e Fieri janë asete të Bashkive dhe Impianti i Tiranës i dorëzohet Bashkisë së Tiranës. Kthehet edhe ai në aset publik. Është bërë bolori. Një veprim i ngritur në të pa vërteta përfundoi ashtu. E pa vërteta e tretë është procedura. Janë 180 shkresa që janë vërtitur me përgjegjësi dhe ministri i Financave nuk e ka provuar prandaj e ndërruar. Por ku ishte? Çim Cani e ka kaluar vendimin për Elbasanin dhe po bonusin e Fierit. Vetëm pas 9 muajsh pasi u emërova, është bëri miratimi në parim. U tha se Fieri është financuar nga Shteti dhe nuk pranoni diskutimin për buxhetin. Nuk është faj jonë që dikush bën sikur nuk merr vesh dhe tjetri bën sikur merr vesh por smerr. Duhej një komision hetimor për atë. Pse ishte lënë Tirana dhe Fieri, apo Elbasani si ditë e zezë. Por sot janë të pastra”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj deputetit Dashnor Sula, duke thënë se ai bashkë me kunatin e tij kanë privatizuar një pronë publike.
“Do i marr resht në Gjykatë. Ka dalë me makinë thoni. Nuk jeni 007. Ku ka konflikt interesi. Shqipëri është e vogël. Je në konflikt interesi me kë? Më akuzuat me Klod Zoton në makinë dhe doli që nuk ishte në makinë? Ne jemi vend i vogël. Nuk ka më Arianit Cela. Se ke privatizuar në emër të kunatit mbaje mend ti ta tregoj unë ty. Ti ke privatizuar në emër të kunati, Dash Shehi. Do ju marr një nga një ku ju punojnë prindi. Nuk duhet të ishe këtu. Ke privatizuar pronë publike. Shteti flet me letra jo me llapa llapa. Më nxori dhe makinën copë copë . Me letra ja fol me letra. Tirana është koncesion i pastër. O zemra nuk kam dal fare nga Shqipëria. Jam mësuar. Kam mbajtur shumë në kurriz. Atij të vjetrit ja fal po ju të rinjve.” tha Ahmetaj.
Ndërkohë Sula i është përgjigjur duke thënë se ndaj Ahmetajt ka qindra akuza.
“I njohim bëmat tua. Njihemi shumë mirë bashkë. Akuza për mua deri ke stadiumi është nuk ka të tjera, ti ke pafund.” tha Sula.