-
VIDEO
Basha thirrje autoriteteve shqiptare: Merrni masa, t'i gjendeni pranë qytetarëve të Ukrainës! PD dënon me forcë agresionin rus
Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se duhet të bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë dhe të paekuivok kundër pushtimit rus të Ukrainës. Basha i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masa për t’ju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës, jetët e të cilëve tashmë janë në rrezik.
"Dënimi pa ekuivok me termat më të ashpra të agresionit të Putin. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë, të paekuivok, të vendosur kundër këtij agresioni, nga NATO dhe BE. Shqipëria ka një zë të veçantë si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Duhet ta themi fort zërin tonë. PD dhe opozita i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa, për tju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës në këtë akt të pashembullt agresioni. Dënoj me forcë agresionin rus. Ne nuk po bëjmë asnjë përpjekje për ta polarizuar këtë çështje, por po shprehim atë që shërben si një fondament për një reagim të fuqishëm ndaj një akti të pashembullt agresioni, që kërcënon Europën dhe më gjerë.”-tha Basha.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Balluku-opozitës: Na dhatë mundësinë të çmontonim njëherë e mirë gënjeshtrat tuaja
Në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u çmontuan gënjeshtrat e opozitës. Balluku u ndal edhe njëherë te shifra 430 mln euro, që sipas opozitës është shuma e vjedhur nga qeveria, ku tha se në fakt është e gjithë sa do kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Tritan Shehu kërkon diskutime në Parlament për pushtimin rus të Ukrainës: Të dalim me një rezolutë të qartë, s'mund të rimë pasiv ndaj këtij agresioni
Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar në Kuvend që diskutimet ën seancën e sotme plenare të përqendrohen mbi pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur një agresion të pashembullt. Si një vend anëtar i NATO-s, Shehu ka kërkuar që Parlamenti të dalë me një rezolutë të qartë në lidhje me këtë pushtim.
-
VIDEO
Rama paralajmëron padi për Tabakun: Pasi SPAK të mbarojë hetimin, do të ngre padi për çështjen e grupit të strukturuar kriminal
Kryeministri Edi Rama pas 10 orësh duke dëshmuar në Komision Hetimor për Inceneratorët tha se do të ngrejë padi për akuzat lidhur me krijimin e një grupi të strukturuara kriminal, pasi SPAK të mbarojë hetimit.
-
VIDEO
10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ja vlejti, u dëgjuan të gjitha! Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh
10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për kryeministrin Edi Rama ishte një maratonë që ja vlejti, pasi u qartësuan gjërat në lidhje me atë që opozita e ka cilësuar si 'afera e inceneratorëve'.
Në një deklaratë për mediat, Rama u ndal edhe njëherë te shifra e 430 mln euro, që sipas opozitës janë vjedhur në këtë 'aferë', ku tha se kjo shifër nuk ekziston dhe se është një narrativë e ulët që në fund u zbardh.
-
VIDEO
I ndërpreu fjalën, Rama s' i përgjigjet pyetjeve të Zhupës: E humbët mundësinë! Reciton sikur je në botë tjetër! Do bësh karrierë në partinë me kryetarin vulëhumbur
Në një debat të ashpër janë përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa. Fillimisht Rama nisi t'i përgjigjej pyetjeve të Zhupës, por pasi kjo e fundit i ndërpreu në një moment fjalën, kryeministri tha se nuk do t'i përgjigjet më. Megjithatë Zhupa vijoi me pyetjet, ndërsa Rama iu drejtua se duke i thënë se me mënyrën e saj të të folurit, do bëjë karrierë në partinë ku është. NË debat u përfshi edhe Tabaku, i cili i kërkoi Ramës që të mos i drejtohej në atë mënyrë Zhupës.
-
VIDEO
Rama ironi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: 430 mln euro do vidheshin që t'i zbulonte Luli! E gjitha për të është bërë që të dilte si hero antikorrupsion
Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas ironinë. Duke përmendur 430 mln euro, që opozita thotë se janë vjedhur në 'aferën e inceneratorëve', Rama tha se e gjitha është bërë për Bashën, që t'i zbulojë e të dalë si 'hero antikorrupsion'.
-
VIDEO
Rama debat me Luçiano Boçin: S'ke të drejtë ta përdorësh fjalën aferë, është akuzë penale! Bashkë shihemi në gjykatë
Kryeminsitri Edi Rama është përfshirë sërish në debat, me akuza e kundërakuza me Luçiano Boçin. Teksa ky i fundit iu referua çështjes së inceneratorëve si aferë, Rama tha se nuk mund ta përdorë një fjalë të tillë pasi është akuzë penale. Madje ai e paralajmëroi se do ta padisë në gjykatë.
-
VIDEO
Rama paralajmëron për Bashën në burg? Kryeministri-Tabakut: Mos përmend Lefterin se s'është etike! Unë kurrë s' do e përmend Lulin kur të jetë atje
Në momentin që kjo e fundit përmend Lefter Kokën, i cili është në burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion, kryeministri i thotë se një ditë mund të jetë edhe Lulzim Basha në burg dhe se ai nuk do e përmende kurrë 'kur ai të jetë atje'.
-
VIDEO
Rama lexon deklaratën e Berishës për inceneratorët: Zërin nuk e bëj dot si ai, por për disa gjëra ka patur të drejtë
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë ironitë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama lexoi një opinion të Sali Berishës mbi inceneratorët, ku tha se zërin nuk e bën dot si ai, por se për disa gjëra ish-kryeministri ka patur të drejtë në këtë aspekt.
-
VIDEO
Këlliçi i tregon video ku mbrapa është Zoto e Gugallja, Rama i përmend foton e Shkëlzen Berishës me trafikantë droge
Kryeministri Rama i ka treguar deputetit Belind Këlliçi, i cili është rreshtuar me Sali Berishës, një foto të djalit të ish-Kryeministrit, Shelzën Berishës me disa krerë të një grup shumë të rrezikshëm kriminal të trafikut të drogës në Evropë.
-
VIDEO
Rama thirrje opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Tërhiquni nga 430 mln euro se janë para për deri në 2047
Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët që të heqin dorë nga akuzat se janë vjedhur 430 mln euro, duke theksuar edhe një herë se ajo është një shumë që përfshin shërbimin e manaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047. Sipas Ramës, një gjë e tillë u pranua edhe nga vetë kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, pas shumë diskutimeve.