-
VIDEO
'Jeni njeri i oksidentit, pse nuk keni tiparin e mbajtjes së përgjegjësisë?', Rama i përgjigjet Helidon Bushatit: 'Rama' ik nuk ecën! Ti a je krenar për Sali Berishën
Helidon Bushati iu drejtua Ramës në Komisionin hetimor për Inceneratorët, duke i thënë që ai, si njeri i oksidentit, nuk ka tiparin e liderëve europian për të mbajtur përgjegjësi, duke përmendur dorëheqjen. Rama iu përgjigj duke thënë se 'Rama ik' nuk funksionin, ndërsa i përmendi atij edhe Sali Berishën duke e pyetur nëse ishte krenar për të.
-
VIDEO
Pse nuk morët kompani me shumë eksperiencë për inceneratorët? Rama: Kemi patur kontakte, por tarifa do ishte e papërballueshme për qytetarët
I pyetur nga Helidon Bushati se përse nuk u kontaktua një kompani me shumë eksperiencë për inceneratorët, Rama tha se ka patur disa komunikime, por çmimi i kërkuar nga ata do të ishte i papërballueshëm për shqiptarët.
-
VIDEO
Tabaku e ndërpret, Rama: Ma preve fillin me sëpatë! Unë kam ardhur si dëshmitar, mos më 'nxirrni nga lëkura' se do shihni atë keni parë gjithmonë dhe që s'ju shijon
Vijojnë debatet mes Ramës dhe Tabakut në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Teksa Rama po i përgjigjej pyetjes së Helidon Bushatit, Tabaku e ka ndërprerë ndërsa Rama kërkoi t'i respektohej fjala teksa tha se ka shkuar në Komision si dëshmitarë dhe nëse do ta 'nxirrnin nga lëkura' do shihnin atë që kanë parë gjithmonë dhe që nuk u shijon.
-
VIDEO
Inceneratorët, Tabaku del blof sepse llogarit deri në 2047-n: Vlera e kontratave 430 mln euro! Rama: Poshtërsi në raport me popullin shqiptar
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Problemi është se ajo llogaritë i bën deri në vitin 2047. Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë e tillë është për pastrimin deri në 2047, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.
-
VIDEO
Basha mesazh demokratëve nga Dibra, sulmon 'Shtëpinë e lirisë': Mos bini pre e sajesave dhe marifeteve të reja, votoni PD
Lulzim Basha ka sulmuar koalicionin "Shtëpia e Lirisë" ku u bëri thirrje demokratëve që të mos bien pre e sajesave dhe marifeteve por të votojnë demokratët e vërtetë.
-
VIDEO
Becchetti dënohet me 17 vite burg, vjen reagimi i parë i Ramës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga kuvendi për dënimin e Becchettit, ku thjeshtë tha se i erdhi ky lajm dhe se shpreson që të mos jetë "fake news"
-
VIDEO
Rama: Me Kokën nuk flisnim për skuta, por për projekte! Akuzat i vërteton tjetërkush
Kryeministri Edi Rama ka folur për bashkëpunimin e tij me ish ministrin Lefter Koka, ku tha se gjatë kohës që ishte ministër kanë folur për projekte dhe jo për skuta. Lidhur me akuzat nga SPAK, Rama tha se është detyrë e drejtësisë të merret.
-
VIDEO
Kompanitë pa kapital para se të merrnin koncesionet? Rama: Unë dua që puna të bëhet në terren, ky është keqinterpretimi juaj
I pyetur nga kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, nëse ishte në dijeni apo jo të faktit që kompanitë që morën koncesionet nuk kishin kapital fillestar Rama iu përgjigj se:
"Unë kam një formim të ndryshëm por për shkak të detyrës jam shumë i disiplinuar në mësimin e gjërave për të cilat flas. Nuk flas për gjëra që nuk i di. E kam dëgjuar hera herës këtë punën e këtyre kapitaleve. Së fundmi kam dëgjuar që edhe kompania që po negociojmë Portin e Durrësit nuk ka lekë. Kam mësuar se të gjitha këto janë interpretime që i bëjnë të qeshin njerëzit e kapitaleve. Nuk më kanë vënë në dijeni për atë mungesë kapitale dhe përderisa nuk më kanë vënë në dijeni do të thotë që është interpretim i gabuar i juaji. Kjo nuk është pjesa ime. Unë dua që puna të bëhet në terren, dua punën. Se si bëhet kjo është çështje e të tjerëve", tha Kryeministri.
-
VIDEO
Zoto e Gugallja paguhen edhe pse janë në hetim? Rama: Nuk ka vendim të formës së prerë, kontrata vazhdon
Kryeministri Edi Rama tha se shteti vijon të paguaj kompanitë edhe pse drejtuesit e tyre janë në hetim, pasi nuk ka një vendim të formës së prerë dhe se kontrata vazhdon.
Tabaku: Jeni në dijeni se po paguhen ende kur janë duke u gjykuar?
Rama: Po jam në dijeni, ata nuk janë duke u gjykuar por duke u hetuar. Për sa kohë nuk kemi vendim nga organet përkatëse, vazhdon kontrata është e thjeshtë
Tabaku: Patjetër të kishim kaq shumë gjëra të thjeshta nga njerëz në kërkim
-
VIDEO
Rama sherr me Tabakun: Nuk të përgjigjem më! Po të jap të vetmin shans po nuk komentove më përgjigjet e mia, në të kundërt nuk flas më
Rama; Do bëjë 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e komisionit. U kërkoj ndjesë nëse ngrita pak zërin, por kështu nuk vazhdoj. Nuk vazhdon se sekretaret e partisë i kam pasur përballë kur kam qenë i vogël, por kështu nuk ka.
Tabaku: A do qetësohesh
Rama: Nuk je e qetë po qetësohu. Ke 6 muaj që po shkatërron miletin me 430 mln euro e tani u bënë 100 mln.
Tabaku: Qetësohuni dhe ulni zërin
Rama: Jo nuk të përgjime më pyetjeve të tua, po shkel ligjin me çdo pyetje. ti bej pyetjet unë nuk u përgjigjem me. Jam gati t'u jap shans tjetër nëse nuk komentoni asnjë nga përgjigjet e mia të natyrës kooperativiste apo inkuizicionale, unë do ndërpres komunikimin
-
VIDEO
Inceneratorët/ Rama: Nga buxheti deri tani janë paguar 55.3 mln euro për Elbasanin e Fierin, me çfarë aritmetike i bëni 430? Deri në 2047-n paguhen 360 mln euro për një shërbim ekselent
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 mln euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa ka bërë ironi se nuk e kupton aritmetikën se nga i nxjerrin 430 mln euro dhe mbi çfarë dokumenti bazohen. Rama tha se janë paguar 30.6 mln euro per Elbasanin dhe 24.7 per Fierin, ndërsa për Tiranën zero lekë.
-
VIDEO
Si e komentoni deklaratën e Kim për kandidatët e mbështetur nga ‘non grata?’ Përgjigjet Meta: I takon qytetarëve të vendosin
Presidenti Ilir Meta nga Durrësi ka komentuar thirrjen e amabsadores amerkane Yuri Kim për kandidatët e Sali Berishës, se çfarë do tu ofrojnë popullit të tyre kur udhëheqësi i është i shpallur non grata për korrupsion nga SHBA