• VIDEO

    Analistët në ‘Repolitix’: Putin në një rrugë pa krye, detyroi ushtrinë të shkojë në luftë! Çoçoli thirrje qeverisë: Bli grurë, do rritet me 40%

    TIRANË- Ushtria ruse nuk është gati për luftë, por ka shkuar në front e papërgatitur dhe e detyruar për të luftuar. Kështu ka deklaruar analisti Ervin Mici në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Mici thotë se këto faktorë kanë çuar edhe në vështirësinë e ushtrisë ruse për ta pushtuar Ukrainën, pasi më parë kishin deklaruar se Ukraina do pushtohej brenda 72 orëve, por në fakt është dita e 6 e pushtimit dhe qeveria ukrainase nuk është dorëzuar.

     
  • VIDEO

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Qëllimi i Putin është më shumë se Ukraina, është zgjerimi i influencës ruse! Askush nuk mund të jetë i qetë

    Në një kohë kur agresioni i Rusisë kundrejt Ukrainës është rritur, dhe ushtria ruse po përgatitet të godasë objektivat në Kiev, ish-ministri i Mbrojtjes në vendin tonë Fatmir Mediu thotë se qëllimi i Vladimir Putin është më shumë se Ukraina, është zgjerimi i influencës ruse në rajon.

  • VIDEO

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim: Vlerësoj rolin e Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit! Të gjithë jemi me Ukrainën

    Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për rolin në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës.

    "Faleminderit, Ministre e Jashtme, për ftesën për të gjithë ne në këtë diskutim të rëndësishëm. Teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s. Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu është shumë e qartë se në kryeqytetet tona ne po i përgjigjemi këtij momenti. Po ngrihemi në lartësinë e këtij momenti në mënyra që nuk i kishim pritur. Dhe mendoj se jemi të gjithë të befasuar me veten - për shpejtësinë, vendosmërinë, këmbënguljen, seriozitetin dhe sakrificën; kjo nuk vjen pa sakrifica - me mënyrën se si ne po i përgjigjemi, duke i dalë në mbrojtje Ukrainës, por edhe duke dalë në mbrojtje të mënyrës sonë të jetesës. Ju shpreh vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse jona për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj. Dhe përsëri e kuptojmë se bashkëpunimi dhe kontributi juaj, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare apo ndihmën në fushën e mbrojtjes apo sanksionet nuk janë pa kosto. Por besoj se të gjithë jemi në një mendje se ia vlen.  Në fund, sigurisht nënvizojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në këto momente të kësaj sfide historike. Ne jemi me ju. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju", ka thënë Kim.

  • VIDEO

    Ambasadori i delegacionit të BE, Luigi Soreca: Evropa e dënon ashpër agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus

    Ambasadori i delegacionit të BE, Luiggi Soreca, në fjalën e tij në takimin me diplomatët në Tiranë të organizuar nga ministrja e Jashtme ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për popullin ukrainas.

    "Siç e dini, Evropa e dënon në termat më të ashpër të mundshëm, agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të kartës së OKB-së, në të njëjtën kohë duke minuar sigurinë jo vetëm evropiane por dhe atë globale", tha Soreca.

    Sipas tij BE-ja ka punuar pa reshtur me të gjithë komunitetin ndërkombëtar për të bashkuar forcat për ti dhënë fund dhe t'i japim fund agresionit ushtarak rus duke miratuar rezolutën përkatëse.

    "Duam të falenderojmë vecanërisht  Shqipërinë si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për rolin vendimtar që ka luajtur në këtë kontekst. Ju të gjithë e dini se Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të paprecedentë masash dhe sanksionesh, më të madhen ndonjëherë në histori dhe ndjehem krenar që kjo po ndihmon tashmë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj. Sanksione dhe masa duke filluar nga financimi për blerjen dhe shpërndarjen e armëve në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës në ngrirjen e aseteve dhe pezullimin e trasanksioneve për të dobësuar fuqinë e Rusisë në këtë luftë të padrejtë. Përsëri, gjej rastin të përgëzojmë dhe përshëndes Shqipërinë për qëndrimin e saj të fortë politik në dënimin e menjëhershëm të agresionit rus, dhe në të njëjtën kohë, duke u linjëzuar plotësisht me të gjitha vendimet e BE-së, duke përfshirë sanksionet nga i pari në të fundit këtë mëngjes dhe duke qenë aty si një partner vërtet i besueshëm në këto kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të koordinojmë me partnerët tanë strategjikë rreth tavolinës dhe në mbarë botën për t'u siguruar që ky sulm i tmerrshëm ndaj një vendi të lirë  e sovran do të ndalet dhe mbetemi në pritje të ditëve në vijim kur emergjenca të tjera mund të lindin nga shpërngulja e qytetarëve ukrainas brenda vendit dhe ne vëndet fqinje të bashkimit Evropian, Ju mund ta dini që Komisioni Evropian po shqyrton aplikimin direktivës së mbrojtjes së përkohshme, e cila u adoptua pas luftës në këtë rajon në vitin 2001, por që su vu në zbatim, e cila nëse miratohet nesër në Këshillin e Ministrave te Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të sigurojë një mbrojtje të plotë për qytetarët ukrainas deri në tre vite në secilin vend të BE-së.

    Për këtë qëllim, Zëvendëspresidenti Borrell dhe Komisioneri Varhelyi po udhëtojnë sot drejt kufirit me Moldavinë për të parë situatën dhe për të raportuar përsëri në Këshill nesër. Edhe një herë dëshiroj të, shprehim sërish solidaritetin dhe mbështetjen për ju Ambasador Volodymy dhe për ju, ministër për një reagim të shpejtë të Shqipërisë për t'u bashkuar me qëndrimet e BE-së", tha Soreca.

  • VIDEO

    Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov: Mirënjohje Shqipërisë! Qëndroni më fort ndaj Rusisë, agresori nuk bindet aq lehtë

    Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov në fjalën e tij në takimin e thirrur nga ministrja Olta Xhaçka me trupin diplomatik, falënderoi Shqipërinë dhe gjithë perëndimin për mbështetjen.

    "Jam i sigurt se të gjithë ju po i ndiqni nga afër ngjarjet në Ukrainë dhe keni shumë informacion, për të kuptuar të gjitha rreziqet jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën dhe botën. Por unë dua t’ju them atë çfarë nuk është në lajmet e para: ky është shpirti i popullit dhe ushtrisë ukrainase, që të bashkuar me presidentin po mbrojnë atdheun e tyre deri në fund. Nga dje, Presidenti i Ukrainës ka një mbështetje prej 90%. Ekonomia dhe sektori bankar veçanërisht, po funksionon siç duhet. Pavarësisht provokimeve, sistemet bazë të shtetit tonë të madh dhe sektori i energjisë po funksionojnë qëndrueshëm. Megjithatë, të paktën qindra mijëra ukrainas kanë lënë tashmë shtëpitë e tyre. Dhjetëra mijëra refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Moldavi, duke kaluar përmes pikave kufitare nga Ukraina në Poloni. Qytetarët tanë janë mirëpritur nga Sllovakia, Republika Çeke, Rumania dhe Hungaria. Qytetarët shqiptarë, gjithashtu kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të pritur refugjatë ukrainas. Më 27 shkurt, BE diskutoi, ndër tema të tjera të rëndësishme, çështjen e zgjerimit të ndihmës për refugjatët e prekur nga konflikti në Ukrainë.

    Rumania, Estonia, Letonia, Lituania, Sllovenia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, i janë bashkuar vendeve, qeveritë e të cilave, kanë mbyllur tashmë hapësirën e tyre ajrore për transportuesit ajror rusë. Me ndihmën e qeverive të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të gjitha vendeve të tjera, të cilat, sipas ministrit të jashtëm Gjerman, e kanë mbuluar në 180 gradë. Ndihmë e madhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Suedia, mbështetje konstante nga fqinjët tanë të afërt: vendet baltike dhe Polonia. Do doja të nënvizoja faktin se dje më datë 28 shkurt, Presidenti Volodymyr Zelensky firmosi aplikimin  për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri, do doja të theksoja pozicionin e qeverisë shqiptare dhe personalisht të Kryeministrit Edi Rama, në mbështetje të Ukrainës. Falënderimet e mia, edhe për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, për ju zonja Ministre Xhaçka dhe Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Ne ju jemi mirënjohës të gjithëve për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Do të doja të përfitoja nga rasti t’ju kërkoj që t’i bëni kërkesa të mëtejshme qeverive tuaja, sepse mendoj se askush nuk ka dyshim se agresori mund të bindet aq lehtë. Bëni marshime drejt ambasadës së Federatës Ruse, vendosni embargo ndaj të gjitha importeve, promovoni maksimalisht zbatimin praktik të shkëputjes së Rusisë, nga sistemi bankar ndërkombëtar Sëift. Për Rusinë kjo do të thotë miliarda e miliarda humbje dhe përbën një çmim praktik të këtij pushtimi ndaj shtetit tonë", tha ai.

  • VIDEO

    Ukraina, Ministrja Xhaçka thërret në takim përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë:Shqipëria është në krye të përpjekjeve për të mbështetur Ukrainën

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga trupi diplomatik në Tiranë për informimin e qëndrimit të Shqipërisë ndaj agresionit rus mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin në mbështetje të Ukrainës.

  • VIDEO

    Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, Veliaj pret në zyrë përfaqësuesin e Rajonit të Pulias: Marrëveshje për financimin e nismave për të rinjtë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë përfaqësuesin e Rajonit të Pulias, Alessandro Delli Noci, me të cilin bisedoi për çështjet e zhvillimit ekonomik si dhe firmosën një marrëveshje, në vijim të “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, për mbështetjen e shumë prej nismave kreative të të rinjve.

    “Besoj fort se lidhjet tona me Italinë janë të pandalshme. Teksa flasim për situatën në Ukrainë dhe Rusi, arrijmë të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kesh fqinj të mirë. Për ne Italia dhe Pulia janë fqinjët e mirë, nga të cilët nuk ruhemi, nuk trembemi, nuk rrezikohemi. Ndonjëherë, disa gjëra që ne i marrim për të mirëqena në jetë, na kujtohen vetëm kur shikojmë një situatë të ngjashme të dy fqinjëve, kur njëri do të pushtojë, sundojë apo gjunjëzojë tjetrin. Ndërkohë, raporti ynë i fqinjësisë është krejt tjetër. Ne jemi pritur në Itali, jemi ndihmuar nga Italia, kemi pasur histori suksesi në Itali dhe sot, edhe të mirat materiale që vijnë nga Bashkimi Europian, siç janë fondet IPA apo fondet ndër-rajonale, me të cilat rajoni Pulias po investon në Shqipëri gjatë këtij viti të rinisë, janë shembulli i një fqinjësie të mirë”, nënvizoi Veliaj.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 6 marsit, Basha në Vorë: Bashkitë janë kthyer në ushtri që punësojnë njerëz për vota

    Lulzim Basha zgjodhi që votën për 6 marsin, qytetarëve të Vorës t'ua kërkonte derë më derë, dhe jo nëpërmjet një mitingu tradicional. I shoqëruar nga kandidati për Bashkinë e Vorës, Ymer Marku, kryedemokrati hodhi akuza se pushteti vendor është kthyer në ushtri të punësuarish në këmbim të votës.

    'Të paktën keni njeriun tuaj që jua njeh hallet, jua qan hallet, e keni derën e hapur, e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të paktën ato taksat e bashkisë që ju i paguani njësoj siç paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që nuk merret vesh se çfarë pune bëjnë, por të shkojnë tek hallexhinjtë, të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në çadra, se kur ju thua që njerëzit jetojnë në çadra e kyçin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Bashkitë janë kthyer në ushtri që punësojnë njerëz për vota. Nuk është zgjidhja përfundimtare por e keni një njeri tuajin aty që do të ketë hallet tuaja në mendje e në zemër edhe forcën për të ngrit zërin për ju.Do e keni sikur të ishte vetja juaj, por e keni në bashki.'- tha Basha.

  • VIDEO

    'Moldavja e Metës në Shkodër', PD nxjerr videon kur presidenti sulmonte Topallin: Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban në pushtet Ramën

  • VIDEO

    Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi: Partia e 'Bravës' i vuri veton LSI-së! Shfokusoi opinion publik, nuk ishin në gjendje të argumentonin 430 mln eurot e vjedhura

    Kryemadhi tha se me qëllim iu vu veto LSI-së nga ana e 'Partisë së Bravës' , siç cilëson ajo PD-në me gjuhën e Berishës, ndërsa shton se shton se ato kishin frikë nga dokumentet që dispononte LSI. Nga ana tjetër, Kryemadhi vlerëson qëndrimin e deputetit të Berishës, Beind Këlliçit, në Komisionin Hetimor ku tha se ai bëri pyetjet më të sakta

  • VIDEO

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Vukaj në 'Kontrast': Ukraina gati për në BE, por ndoshta jo në NATO

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shaqir Vukaj, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia dhe Perëndimi do të vinte në jetë parashikimin e Ajnshtajnit. Ai shtoi se në Ukrainë vitet e fundit janë bërë shumë gabime duke rehabilituar në masë disa figura që kanë bashkëpunuar me nazismin.

  • VIDEO

    Ksenofon Krisafi në Report Tv: Krahasimi që bën Putin i bën Kosovës me Krimesë është absurd! Denazifikimi i Ukrainës? Term sovjetik

    Për juristin e njohur Ksenofon Krisafi, krahasimi  që Vladimir Putin i bën Krimesë me rastin e Kosovës është absurd. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, ai solli edhe argumentet pse udhëheqja ruse gabon kur përmend Kosovën dhe Ballkanin.

    “Nuk ka paralelizëm mes makinerisë propagandistike të Putinit dhe rastit të Kosovës. Rasti i Kosovës ka të bëjë me fatin e një populli që ka luftuar për liri e pavarësi dhe që është përpjekur ta sigurojë këtë me një luftë të pandërprerë. Ndërsa rasti i Krimesë ndodhi një ditë pa pritur kur udhëheqja qendrore e Rusisë gjykoi se duhet ta bënte të veten. Argumente juridike formale mund të gjente, por që për mua nuk qëndrojnë” – tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv