• VIDEO

    Rama: Krenar se çfarë është bërë me inceneratorët, para 2013-s Shqipëria mbytej nga plehrat

    I pyetur se është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit, Kryeministri Rama iu përgjigj edhe lidhjes që kryetarja e Komisionit Tabaku i bëri me arrestimin e ministrit Koka Kryeministri Rama tha se është krenar se ccfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit. Ai tha se Koka akuzohet për korrupsion personal.

     
  • VIDEO

    17 procedura të ndryshme brenda një ditë? Rama: Ju nuk dini si funksionon qeveria, makina shtetërore ka funksionuar perfekt

    Rama është pyetur në Komisionin Hetimor për vendimin e Qeverisë më 17 dhjetor 2014.  

    Debati:

    Tabaku: Brenda një dite Janë deklaruar 17 procedura të ndryshme, akte, jo vendime, në një sistem të ngritur nga qeveria juaj, për vendim e qeverisë të datës 17 dhjetor 2014?

    Rama: 16 orë e kanë mbajtur Komisionin hetimor i Kongresit sekretarin e shtetit dhe vetëm pyetje e pyetje. Nuk ka aty komente. Sa i përket pyetjes ju i keni marrë këtë përgjigje nga dëshmitarët paraardhës. T'jua shpjegoj se çfarë bën Kryeministri. Të udhëheqësh do të thotë që udhëheqës në drejtim të çfarë dhe pse? Pastaj se si do ta bëjmë këtë gjë është në makinë e tërë shtetërore me të gjitha hallkat e saj. Kjo makinë shtetërore ka bërë detyrën e vet. Kjo është ajo që mund të them dhe s'kam asnjë arsye në botë të ndryshoj përgjigjet e të gjithë paraardhësve dëshmitarë. Unë kam ardhur të dëshmoj si Kryeministri i Shqipërisë.

    Tabaku: Në këtë komision  ka ndodhur diçka e çuditshme. Të gjithë kanë pasur një amnezi totale për këtë çështje. A mbani mend që më 17 dhjetor ka kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për Inceneratorin e Elbasanit.

    Rama: Opinioni juaj në lidhje me amnezinë është opinioni juaj personal. Unë nuk refuzoj asnjë pyetje por jo duhet të më pyesni si kryeministër.

    Tabaku: Përgjigjuni pyetjes!

    Rama: Znj. Tabaku mos më interferoni vokalisht.

    Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë më 17 dhjetor?

    Rama: Mbledhja e qeverisë kur merret vendimi është finalizimi i akteve ligjore që nis nga sektori bazë, në kombinim me sektorë të tjerë, kalon në të gjithë ato filtra dhe vjen tek unë. Kryeministri është shumë thjesht: 'Ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, pse do ta bëjmë'. Se si do ta bëjmë është e gjithë makineria që mua me rezulton se është bërë në mënyrë perfekte.

  • VIDEO

    6 marsi, Salianji publikon videon: Rama qeveris me krimin! Në Shkodër dhe Durrës drejtojnë fushatën Doshi e Dako, dy të shpallur 'non grata'

    Deputeti i PD, ka shpërndarë një video të Tom Doshit, i cili dëgjohet të thotë se ka ndikuar në zgjedhjen e kandidates së PS-së për Shkodrën. Salianji deklaron se edhe pse 'non grata' Rama ka emëruar Tom Doshin si drejtues dhe shef të fushatës së kandidates së PS, Majlinda Angoni.

  • VIDEO

    PD: Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve! E vërtetojnë të dhënat e sistemit TIMS

    Deputetja e PD shprehet se udhëtimet jashtë vendit të pronarëve të inceneratorëve me Arben Ahmetajn dhe Damian Gjinurin vërtetohen përmes sistemit TIMS.

  • VIDEO

    Kush e fitoi debatin politik për inceneratorët, PD apo PS?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi debatin politik përsa i përket komisionit hetimor për inceneratorët. Cfarë prodhoi debati politik mes palëve dhe kush e fitoi atë PD apo PS ? Të ftuar në studio Përparim Çaça, Idajet Beqiri, Leonard Karaj dhe Flogert Muça.

  • VIDEO

    Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Alqi Bllako: Kam dëshmuar për 5 orë në SPAK! Çdo gjë që kam deklaruar përbën sekret hetimor, nuk dëshmoj dot këtu

    Alqi Bllaku është thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin hetimor për inceneratorët, si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Ai deklaroi se duke qenë se ka dhënë deklarimet e tij në SPAK, nuk mund të dëshmojë në Komision pasi do të shkelte sekretin hetimor.

     
  • VIDEO

    'E ke pasur shok klase', mashtrimi i Gazment Bardhit në videon e publikuar nga PD

    Gazmend Bardhi ka publikuar një video në llogarinë e tij të Facebook që është shpërndarë si mesazh në mediat pranë PD-së duke akuzuar Damian Gjiknurin se ky i fundit është shprehur që se ka pasur shok klase Mirel Mërtirin. Në videon e publikuar nga Gazmend Bardhi, e cila është e pasqyruar edhe në faqen e Kuvendit gjatë një seance plenare, dëgjohet që z. Gjiknuri është shprehur: atë e kam pasur në shkollë, teksa replikonte me Bardhin që i drejtohej për njohjen me Mirel Mërtirin. Ndërkohë Bardhi në videon monatzh të publikuar thotë se Gjiknuri është shprehur që e ka pasur shok klase Mërtirin./Lexo.al/

    •  
  • VIDEO

    Gjiknuri ironi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: I keni ndarë pyetjet me pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava! tabaku: Arroganca nuk ndihmon

    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku nuk ka lënë pas as ironinë. Pasi dëgjoi pyetjen e Luan Boçit, mbështetës i Berishës, Gjiknuri tha se ata i kanë ndarë pyetjet në lëvizja brava dhe anti-brava. Jorida Tabaku iu përgjigje menjëherë, duke i kërkuar të lërë ironinë.

  • VIDEO

    Bushati fushatë në krah të Ramës: Jo gjithçka ka qenë mjaltë në PS, por bëhuni pjesë e familjes sonë për të sjellë ide të reja

    Ish-ministri Ditmir Bushati ka qenë sot i pranishëm në Durrës bashkë me kryeministrin Edi Rama për të prezantuar me të rinjtë kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon. Bushati tha se jo çdo marrëdhënie në PS ka qenë mjaltë, por është e rëndësishme që të rinjtë t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend për të sjell ide të reja dhe për që socialistët i përshtaten sfidave të kohës.

     
  • VIDEO

    Gjiknuri i kthehet opozitës: Çmenduri juridike, nuk e di se kush ju këshillon, por me mua po bëni autogol

    Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i është përgjigjur opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku sqaroi se përse është dhënë për 25 vjet kontrata koncesionare  Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë. Gjiknuri i tha opozitës se interpretimi i tyre është 'çmenduri juridike' dhe se përpjekjet e tyre për të përfshirë emrin e tij në ndonjë aferë është 'autogol'.

  • VIDEO

    Rama prezanton Sakon në Durrës, 'thumbon' Bashën dhe Berishën: Njëri thotë do i vëmë bravën Portit, tjetri varenë! Do vazhdojmë punën që qyteti të marr një hov të ri

    DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot para të rinjve kandidaten për kryebashkiake Emirjana Sakon.

    “Gjithmonë është rreziku që kur flet për politikën sado gjëra me sens të thuash njerëzit kanë tendencën ti dëgjojnë me shumë skepticizëm. Sot është një mundësi që ta ilustrojmë rëndësinë e politikës, mundësinë që politika u jep njerëzve me faktin që më 6 mars njerëzit duhet të bëjnë një zgjedhje. Duhet të zgjedhin mes Anit, një profesioniste, një njeriu të provuar, si një njeri që mund të ketë akoma për të mësuar por ka njerzëllëkun dhe modesitinë të rri afër njerëzve. Me dy tjerë që nuk i njoh që kush janë, por janë që janë dy burra. Dy burra që i ka pjell një.... Njëri ka dal nga bishti varesë, tjetri nga vrima e bravës. Është shumë gjatë rruga për ti rënë andej. Zgjedhja është shumë e qartë por pse është e rëndësishme, sepse me Anin do vazhdojmë punët që sapo kemi nisur. Unë kam dëshirë të bëj sëbashku me Anin dhe të tjetër çdo gjë që është e mundur që Durrësi të marrë një hov të ri. Po finalizojmë një marrëveshje që është historike për Shqipërinë, Durrësin, ndërtimi i porit të ri turistik, mos më i madhi në Mesdhe. Në një pikë që është port prej shumë shekujsh, në një vend ku pak metra më tutje është amfiteatri më i madh që roamkët kanë ndërtuar jashtë Romës. Po punojmë për tegurn e ri tregtar të Durrësit.

  • VIDEO

    Gjiknuri sqaron rolin Ministrisë së Energjisë në procedurën e koncesionit të inceneratorëve: Ramë dakord për iniciativën pasi shtohej një burim tjetër energjie

    Damian Gjiknuri, në cilësinë  e ish-ministrit të Energjisë ka sqaruar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët rolin e kësaj ministrie në procedurën e koncesionit të inceneratorëve. Gjiknuri shprehet se Ministria e Energjisë hyri në proces për shkak se iniciativa kishte të bënte edhe me prodhimin e energjisë elektrike, dhe nisur nga kjo dhanë edhe dakordësinë parimisht.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv