• VIDEO

    Shkëlqim Cani flet për Lefter Kokën: E kam bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë

    Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se edhe pas miratimit të projektvendimit për inceneratorin e Elbasanit, ekipi që ai drejtonte në atë kohë kishte sugjeruar një formulë tjetër për nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, që nuk u ndoq nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

    “E kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Ky ishte mendimi i ministrisë së Financave: të vihej në punë, të shihej eficienca, madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë eficiencën, jo Ministria e Mjedsit. Por këto janë çështje të negociatave”, tha Cani gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor të inceneratorëve.

    “Ministria e financave gjithnjë është konservatore. Fëmija kërkon akullore, por kryefamiljari nuk ka lekë për bukë… Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëjë ose jo këtë. Sepse ke edhe një kundërpalë përballë. Dëshira e Ministrisë së Financave ishte kaq, nuk mund të them që duhet t’ia vinim kusht. Formalisht i kishin plotësuar kërkesat, por i thamë negocio, por mundësisht të paguash në fund”, shtoi Cani.

  • VIDEO

    Shkëlqim Cani flet për Lefter Kokën: E kam bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë

    Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se edhe pas miratimit të projektvendimit për inceneratorin e Elbasanit, ekipi që ai drejtonte në atë kohë kishte sugjeruar një formulë tjetër për nënshkrimin e marrëveshjes mes palëve, që nuk u ndoq nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

    “E kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Ky ishte mendimi i ministrisë së Financave: të vihej në punë, të shihej eficienca, madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë eficiencën, jo Ministria e Mjedsit. Por këto janë çështje të negociatave”, tha Cani gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor të inceneratorëve.

    “Ministria e financave gjithnjë është konservatore. Fëmija kërkon akullore, por kryefamiljari nuk ka lekë për bukë… Pjesa negociuese është ajo që mund ta bëjë ose jo këtë. Sepse ke edhe një kundërpalë përballë. Dëshira e Ministrisë së Financave ishte kaq, nuk mund të them që duhet t’ia vinim kusht. Formalisht i kishin plotësuar kërkesat, por i thamë negocio, por mundësisht të paguash në fund”, shtoi Cani.

  • VIDEO

    Inceneratorë/ Ish-ministri i Financave, Cani: Refuzuam projektin e Elbasanit, dyshime se kompania nuk kishte kapacitetet financiare për investimin

    Ish-ministri socialist i Financave Shkëlqim Cani po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar të dhëna për firmën që do të investonte dhe nëse i përmbushte kapacitete financiare për të kryer investimin. Cani tha se në funksionin e ministrit të Financave, kanë  refuzuar miratimin për projektin e Elbasanit.

     
  • VIDEO

    Emirjana Sako largohet nga komisioni pa mbaruar dëshminë, Tabaku paralajmëron padi për të

    Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, është larguar nga salla e komisionit hetimor, ku po dëshmonte për inceneratorët. Sako u tha deputetëve se janë komplet jashtë objektit hetimor. Pas largimit, Tabaku tha se bazuar në ligj do të ngrihet një padi për Sakon, sepse refuzoi që të dëshmonte.

    Sako: Arroganca dhe injoranca në nivel maksimal, unë nuk kam më punë në këtë komision, jeni komplet jashtë objektit të komisionit hetimor

    Tabaku: Kallëzim penal. Refuzimi për të dëshmuar përben vepër penale, një padi për zonjën Emirajana Sako.

    Këlliçi: Ju keni ardhur për të prishur komisionin hetimor, është e dallueshme që ky komision ka një çrregullim total. Arrogancë tillë unë nuk e kam parë ndonjëherë. Përgjigjet ishin politike, askush nuk e ofendoi zonjën. Nëse doni që të bëjmë shou dhe hajde zihemi me njëri tjetrin ky nuk është objektiv i komisionit. Iku pa u përgjigjur.

  • VIDEO

    Debati për inceneratorët, Sako: Përgjigjen do e merrni më 6 mars! Zhupa: E morëm veshë lekët i doni për fushatë

    Gjatë dhënies së dëshmisë të kryetares së bashkisë Durrës, Emirjona Sako ka pasur debate mes saj dhe anëtares së PD-së Ina ZHupa.

    Pjesë nga debati:

    Ina Zhupa: Meqë arritët këtë sukses që të punonit pa kontrata, çfarë ndodhi që u prish marrëdhënia me landfillin e Sharrës dhe lidhet kontratë me inceneratorin?

    Sako: I keni online publike si është bërë procedura

    Zhupa:  Nuk kam arritur ende te tenderi që keni shkelur ligjin, meqë doni të dilni aty, cili nen jua garanton të bëni negocim pa shpallje për 10 mln euro?

    Sako: Doni ti lemë plehrat rrugëve, ma thoni ju?

    Zhupa: Ju thoni se mese është gjendje emergjente shkelja ligjin. Ligji për Prokurorimet  Publike ku flitet për procedurat nuk ka asnjë pikë që të lejojë zonjën Sako të bëjë negocim pa shpallje

    Sako: Do merrni përgjigje më 6 mars, po hidhni baltë. Jam shumë e qetë

    Zhupa: Treguan edhe një herë që paratë iu duhen per fushatë elektorale.

  • VIDEO

    Kryebashkiakia e Durrësit dëshmon në komisionin për Inceneratorët: Jam krenare për zgjidhjen që u kemi dhënë mbetjeve! Venddepozitimi i Porto Romanos ishte një gangrenë

    Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët. Kryetarja e bashkisë, Sako tha se venddepozitimi i Porto Romanos ishte një gangrenë dhe sot është kthyer në një park. Sako tha se bashkia e Durrësit i ka kërkuar mbështetje qeverisë pasi ishte në kushtet e emergjencës mjedisore dhe më pas mbetjet u depozituan në landfillin e Sharrës.

     
  • VIDEO

    Berisha nga Lushnja: Do heqim Ballkanin e Hapur, po rrezikon fermerët! Asnjë votë për kandidatin e 'inceneratorëve' apo të 'Toyota Yaris'

    Për zgjidhjen e të gjithë halleve të fermerëve, Sali Berisha shikon rrëzimin e Ballkanit të Hapur dhe rritjen e granteve për sektorin e bujqësisë. Në një takim me fermerët e Lushnjës,  Berisha tha se rreziku i fermerëve është Ballkani i Hapur, ndërsa do të rrisë fuqishëm grantet për bujqësinë.

  • VIDEO

    Debate e ulërima në komision, Tabaku nxehet me Felajn: Po pusho moj po të them, do të përjashtoj nga komisioni, je shembulli më i keq

    Debate të forta janë zhvilluar mes Jorida Tabaku dhe Ermonela Felaj në komision pas padisë që i bëri kjo e fundit në SPAK.

    Tabaku:E nderuar që paskeni ardhur pas pushimeve të një jave, ju nuk keni qenë javën e kaluar. U kishte munguar Felaj, ja ku është

    Felaj: Nuk më përmend pushimet ti se ndenje 3 muaj pushim për vete

    Tabaku: Zonja Felaj me qetësi të lutëm, të dëgjova më lë të flas. Të nderuar kolegë e përmenda faktin e pushimit se nuk ishte një javë se zv.kryetari i komisionit këtu...

    (Bërtet Felaj nga vendi pa mikrofon)

    Tabaku: Pusho se do të marrë masa dhe do të përjashtoj nga komisioni. I bëj thirrje shërbimeve të kuvendit nëse Felaj vijon me këtë sjellje jo etike do marre masa ta largoj nga komisioni.

    (Felaj vijon të flasë pa mikrofon, nuk kuptohet se çfarë thotë)

  • VIDEO

    Tabaku: Nuk kam shkelur asnjë ligj të punës në komision! Felaj është në konflikt interesit, firmosi për inceneratorët

    Jorida Tabaku i është përgjigjur padisë që i bëri Ermonela Felja pas takimit të saj me kreun e SPAK duke i thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe asnjë nen të punës së komisionit, ndërsa tha se Felaj është në konflikt interesi në këtë komision pasi ka firmosur për ndërtimin e 3 inceneratorëve.

     
  • VIDEO

    Ermonela Felaj: Çojmë në SPAK Jorida Tabakun, shkeli ligjin dhe shkoi takoi Arben Krajën! Prokuroria e Posaçme të mbajë qëndrim

    Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK mkryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Felaj i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim.

  • VIDEO

    Komisioni hetimor për inceneratorët, sot nisin dëshmitë 'VIP', mes tyre Ahmetaj dhe Balluku

     

    Këtë javë në komision do të jenë dëshmitarët 'Vip" që nga ministra e ish ministra, deputetë dhe kryebashkiakë. Ditën e sotme parashikohet të dëshmojnë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Balluku, kryebashkiakët Armando Subasi dhe Emiriana Sako, ish ministri Shkëlqim Cani etj.

  • VIDEO

    Tabaku flet pas takimit me Krajën: Nuk ka asnjë mbivendosje të punës sonë me punën e SPAK! Po t’i përcjellim një raport dhe dokumentet zyrtare

    ‘Komisioni hetimor është në 5 ditët e fundit. Sot fillojmë dëshmitë me një grup politikanësh. Besoj e jemi drejt fundit të hetimeve. E siguruam drejtuesinë SPAK se do t’i shkojmë deri në fund dhe do t’i japim versionin përfundimtar. Secili ka përgjegjësi ligjore. Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, dhe për t’i sjellë këtu dokumentat zyrtare që janë pjesë e hetimit. Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës të komisionit hetimor, po e mbështesim dhe po e ndihmojmë SPAK. Takimin me Arben Krajën e kërkova unë, do t'i përcjellim SPAK-ut një raport.’- tha Tabaku.

    •  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv