-
VIDEO
PD nxjerr videon: Tom Doshi caktoi kandidaten e PS në Shkodër! Edi Rama ka bashkëpunim të ngushtë me të shpallurin 'non grata' nga SHBA
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shprehet se Tom Doshi, i cili është shpallur non grata nga SHBA, ka caktuar kandidaten e PS në Shkodër, Majlinda Angonin, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Zhupa thekson se kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi kanë bashkëpunim të pandërprerë.
-
VIDEO
Gjiknuri dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Kam takuar vetëm Klodian Zoton! Mërtirin vetëm si fytyrë, Stela Gugalljan nuk e njoh
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, në cilësinë e ish-Ministrit të Energjisë. Ai ka mohuar të ketë njohje me Stela Gugallen, ndërsa shtoi se Mirel Mërtirin e njeh vetëm si fytyrë ndërsa me Klodian Zoton ka patur 3 takime, por theksoi jo njohje të afërta apo shoqërore.
-
VIDEO
'Nga Luli i babës te Lul Brava', Rama nga Durrësi thumbon kandidatët e Bashës dhe Berishës
Nga Durrësi, Edi Rama ka ‘thumbuar’ kandidatin e Lulzim Bashës, Luan Hotin dhe atë të Sali Berishës, Ardian Muka.
“Deri dje ai ishte Luli babës vet, sot është Lul brava. Kaq mbaroi filmi. Që këtu ka mbaruar për mua. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh mes tre vetave ku dy janë burra, patjetër që po ta kesh mendjen në vend do zgjedhësh një grua. Për ca që të dëgjosh nesër kush është dryni e brava. Me Durrësin s’kan pse ngatërrohen, ti zgjidhin vetë problemet. Këtu është një votë shumë e thjeshtë, dy burra që këtu a kanë qenë po të ishin aq të zot do kishin shkëlqyer, dhe një grua që ka pasur kohën ta tregojë që është një person që e meriton mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti se kur ra tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Po të mos kishte qenë ani këtu, nuk do kishte qenë e mundur që të arrinin të bënim gjithë atë që bëmë. Po punojmë për një projekt të madh për të gjithë pjesën e plazhit të Durrësit që të bëjmë një transformim të madh. Kemi filluar me rrugët nëpër lagje. Do bëjmë shumë gjëra të mira. Kemi edhe një takim më mbrapa me të rinjtë”, tha Rama.
-
VIDEO
Nesër do të dëshmojë në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Rama: Mezi po pres të shkoj, mos e humbni
Kryeministri Edi Rama u ka prezantuar sot qytetarëve të Durrësit pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Rama ka komentuar edhe mbi zhvillimet më të fundit në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.
-
VIDEO
Veliaj nxjerr në Komision raportin e IFC, kur Basha ishte kryetar bashkie: Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës deri në 2015
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)-Banka Botërore i ka dorëzuar një raportin Lulzim Bashës, në atë kohë Kryetar Bashkia ku japin alarmin se venddepozitimi i Sharrës nëse nuk do të merren masa do të bllokohet deri në 2015.
Ishte Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ai që bëri publike raportin që i është dorëzuar paraardhësit të tij Lulzim Basha, dhe ku kërkohej marrja urgjente e masave nga ana e Bashkisë për të gjetur një zgjidhje për plehrat e kryeqytetit.
“Në një raport që bën IFC. IFC i thotë Bashkisë tonë në atë kohë, 2013 administrata Basha. IFC thotë: “Jetëgjatësia si venddepozitues i Sharrës parashikohet të përfundojë në vitet 013 maksimumi në vitin 2015. Pra, kur unë mbërrita në 2015 isha te afati i fundit që IFC thoshte që ky vend mund të mbajë venddepozitim”, tha Veliaj.
-
VIDEO
Veliaj-Tabakut: Bashkëpunëtori i Dukës të tregojë nga i çon lekët që merr si supervizor i inceneratorit, paguhet sa 'frëngu pulë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke folur në Komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët lidhur me afatet për përfundimin e projektit ka deklaruar se kjo i përket supervizorit të kontraktuar nga kompania koncensionare. Bëhet fjalë për Arben Dervishaj, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës, pasi është dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Veliaj thotë se ai duhet të vijë të jap llogari këtu se ku i çon lekët.
“Çdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes të merrem me bullona e me furrnalta. Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni. Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri që është supervizori. Tani që gara për FSHF është pezulluar, ka kohë të përgjigjet edhe për këtë. Paguhet sa frëngu pulën, të japë llogari ku shkojnë lekët e supervizorit . Të vijë këtu si burrat e te mos shkojë koteceve, të vjedhë votat e FSHF", tha Veiaj.
-
VIDEO
Basha në Parlamentin italian: Italia, mbështetësja kryesore e integrimit në BE! PD, angazhim maksimal për t’ju siguruar shqiptarëve standardet europiane
Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino.
-
VIDEO
'Nuk i shes unë shokët e partisë', Veliaj-demokratëve: Ne nuk i përzëmë me shkelma drejtuesit! Unë e Rama pastruam plehrat e 8 janarit
Në debatin me Tabakun dhe demokratët e tjerë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Veliaj i kujtoi atyre përplasjen brenda Partisë Demokratike mes Sali Berishës dhe Lulzim Basha.
"Në dallim nga ju që përzini me shqelma drejtuesit, unë e kam për nder që kam Edi Ramën drejtues. Mos më tregoni adhurimin për drejtuesit pasi i nxirrni me shqelma, dhe unë e Edi Rama duhet të pastrojmë edhe mbetjet tuaja pas 8 janarit. Unë nuk i shes shokët e partisë", tha Veliaj.
-
VIDEO
Veliaj në Komision Hetimor: Tirana është më e pastër sot, edhe 30% më lirë se Luli
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kujtoi edhe një herë projektin e Lulzim Bashës për pastrimin e kryeqytetit me 39 euro për ton ndërkohë që sipas tij Tirana sot është më e pastër dhe 30% më lirë.
"Sa më shumë mbani, thesare do të dëgjoni për çfarë keni bërë. Basha i shkruan Berishës që ta bëjmë landfillin për 37 euro/ton. Ne e kemi 29 euro/ton, 30% më pas seç kërkonte ta bënte Basha. Basha ia çon fizibilitetin qeverisë dhe ngeli aty se humbi qeveria. Në 2013 është shpallur një gjendje e emergjencës mjedisore kur Basha ishte në bashki. Jam përgjigjur vetëm për Bashkinë e Tiranës në shkresën time", tha Veliaj teksa paraqiti edhe dokumentin.
Nnë gusht të 2013, Lulzim Basha nis tratativat lidhur me menaxhimin e plehrave të qytetit nga privatët. Kontrata në atë kohë nga Basha kishte si çmim për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve 37 euro për ton, ose e thënë më thjeshtë, 8 euro/ ton më shumw se sa menaxhohet tani kur kryeqyteti pastrohet 3 herë në ditë. Kontrata do të ishte 20-vjeçare duke bërë që fitimet të vijonin normalisht, pavarësisht se kush do të merrte më pas drejtimin e bashkisë apo të qeverisë.
-
VIDEO
Jorida Tabaku: Janë dhënë 45 mln një monopoli për dherat për kocensionarin e Tiranës! Veliaj: Është marrëdhënie mes privatëve
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e akuzoi Veliajn se Bashkia Tiranë ka dhënë një tender një monopoli për dherat në konsecionarin e Tiranës.
"Erdhi drejtori i Agjencisë Kombëtare te Territorit dhe tha qe ka një monopol për dherat ne Tiranë. Ku e ke te bazuar i thamë ne? Ai tha “ma ka sjelle Bashkia e Tiranes me nje harte qe ne e kemi këtu. Dhe e kemi administruar si provë. E pyetem, sa leje ka dhënë Bashkia Tirane? Ai tha “Vetem nje”. Kjo pra është monopol.
Është dhënë një monopol për dherat dhënë për kocensioinarin e Tiranes, ne shtese te kontratës qe nuk është llogaritu ne kontrate, 45 mln euro, sipas librave te shitje-blerjes se kompanisë, qe ky komision e ka administruar si prove. Ne cilin vendim te Këshillit Bashkiak, cila germe mund t’i referoheni per kete vendim?", tha Tabaku.
Ndërsa Veliaj i është përgjigjur se kjo është marrëdhënie private dhe nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak kur marrëdhënia është private.
"Pyetja është njësoj sikur Belindi të shesë laptopin që ka, e ti thua vendim këshilli, është marrëdhënie mes privatit. Në këtë qytet ka vetëm me këshill kombëtar vetëm një vend. Ke fusha e Aviacionit, te pallatet që zonja me të drejtë thotë jemi familje ndërtuesish, e shumë mirë", tha ai.
-
VIDEO
Veliaj-Tabaku debatojnë ashpër! Kryebashkiaku: Dëgjoni Monikën dhe bëheni gaz i botës! Deputetja: Jeni gënjeshtari më i madh në vend
Kryebashkiaku Erion Veliaj në dëshminë në Komisionin Hetimor Parlamentar ka vijuar përplasjen e ashpër me Tabakun.
"Unë të kam mundur në gjyq dhe jeni dënuar për shpifje", tha ai.
"Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak", iu përgjigj Tabaku.
"Ja ku e keni vendimin e Këshillit Bashkiak. Unë vij i përgatitur dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës. hedh Monika një gur në lum dhe gjithë të mençurit turren", tha kryebashkiaku.
"Ti je gënjështari më i madh në vend dhe më tregon mua gënjeshtra", tha Tabaku.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Dëshmon Erion Veliaj, i drejtohet Tabakut: Ju gënjeni! Deputetja e PD: Dëshmitar përgjigju
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë debatuar ashpër që në fillim të dëshmisë së Veliaj.
- Tabaku: A e njihni Klodian Zoton apo Mirel Mërtirin?
- Veliaj: E kam parë në fotografi me Gert Bogdanin që ka qenë në atë kohë drejtues i marrëdhëive me jashtë në PD.
- Tabaku: A keni bërë udhëtime me ta?
- Veliaj: Nuk kam bërë asnjë udhëtim, por jam informuar për udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtarë të PD.
-Tabaku: A keni pasur komunikim me telefon?
- Veliaj: Nuk kam kryer asnjë udhëtim apo komunikim. Jam njohur nga mediat se drejtues të PD-së kanë udhëtuar me ta. Pra, nëse i njoh vetëm përmes medias me udhëtimin e tyre në Zimbabve. I njoh vetëm nga portalet për udhëtimin e tyre në Zimbabve me drejtues të PD. Ju keni abuzuar. Unë jam betuar, ju jeni betuar që nuk do të gënjeni?
Tabaku: Dëshmitar, fokusohuni te pyetjet e mia. Unë jam betuar si deputete e Kuvendit të Shqipërisë