-
VIDEO
Basha për inceneratorët: U vodhën 430 mln euro, u morën nga hallet e shqiptarëve
Lulzim Basha në konferencën për shtyp sot nga Selia e PD tha se Qeveria ka vjedhur 430 mln euro nga shqiptarët me inceneratorët pasi sipas tij në asnjë nga 3 inceneratorët nuk bëhet asgjë.
"430 milionë euro i kanë kushtuar shqiptarëve nga inceneratorë, para që i mungojnë shëndetësisë, prindërve për fëmijët e tyre, para që i mungojnë pensionistëve, që i mungojnë familjeve të hequra padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike. E qartë është sot se si përmes skemës së inceneratorëve u janë grabitur këto qindra milionë euro. Falë punës së anëtarëve tanë në Komisionin Hetimor çdokush mund të shohë tani se sa janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Paratë janë paguar ndërkohë që puna nuk ka nisur.
-
VIDEO
Basha del në konferencë për shtyp nga Selia e PD, flet për Inceneratorët
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet që të dalë në një konferencë për shtyp nga Selia. PD njofton se në këtë konferencë Basha do të jetë i shoqëruar me anëtarët e PD në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
-
VIDEO
PD denoncon: Rama harxhon 300 mijë euro për propagandë për pyesorët e Këshillimit Kombëtar, Shqipëria vendi më i varfër
Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate shprehet se 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre për të përmbushur nevojat bazë, ndërsa Rama u merr paratë për projekte propagandistike, të cilat sipas saj lidhet me atë që Qeveria e quan Këshillimi Kombëtar.
-
VIDEO
Prezantohet kandidati i PS për Rrogozhinën, Veliaj thirrje demokratëve: Mendoni për bravën e shtëpisë tuaj, jo për bravën e kasolles së sherrit në PD
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, e kishte një mesazh për të gjithë demokratët teksa prezantoi kandidatin socialist për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit.
-
VIDEO
"Përse e le Londrën për Dibrën?” Rrëfimi i deputetit Lavdrim Krashi, nga punonjës Bashkie në Britani, te familja dhe politika në Shqipëri
Nga jeta si emigrant në Britani, në karrigen e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “N’kohë” në Repor Tv, dibrani Lavdrim Krashi, deputet i Partisë Socialiste, rrëfen rrugëtimin e tij në Londër. Edhe pse arriti të punësohej në Bashkinë e Londrës, në Britani, Krashi vendosi i rikthehet sfidave politike në Shqipëri.
-
VIDEO
PD: Në Shkodër u shfaq aleanca e 'non gratave'! Berisha s'tha asnjë fjalë për Tom Doshin! Vrerë e mllef ndaj demokratëve!
Partia Demokratike, ka reaguar në lidhje me prezantimin e Bardh Spahisë në Shkodër, si kandidat i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhje te pjesshme të 6 marsit. PD shprehet se sot në këtë qytet u shfaq aleanca e ‘non gratave’ ndërsa shtojnë se Berisha nuk tha asnjë fjalë për Tom Doshin. PD më tej thekson se kandidatët e ‘Shtëpisë së Ilirit’ kanë vetëm një mission, të bëhen mburojë e ‘non gratës’ dhe të dëmtojnë PD-në.
-
VIDEO
Strategjitë e rivalëve 'blu', si do të 'luftojnë' Basha dhe Berisha për 6 marsin! PD zbarkon në terren, sërish ‘derë më derë’! 'Rithemelimi' 'tërhiqet’ nga simbolet e PD, rikthen të vjetrat
PD nga njëra anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër po angazhohen maksimalisht për fushatën e 6 marsit, që më shumë se një garë elektorale, po shihet edhe si një betejë mes tyre. Demokratët kanë zbritur në terren bashkë me ekipin drejtues ende pa nisur zyrtarisht fushata, ndërsa Sali Berisha ka rikthyer një sërë figurash të vjetra.
-
VIDEO
Prezantohet kandidati i 'Shtëpia e lirisë' në Shkodër, Berisha thirrje kandidatit të Bashës: Hiq dorë nga kjo fushatë! 6 marsi është i Bardh Spahisë
Ish-kryeministri Berisha, i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër, Xhemal Bushatit. Berisha i bëri thirrje këtij të fundit ta lërë këtë fushatë, të bëjë disa ditë pushim dhe të takohen më vonë përsëri, se gabime bëjnë të gjithë.
-
VIDEO
Berisha: Iliri trafikant femrash! Meta: Je kapobandë, fute në vëllavrasje Tropojën! Kryemadhi: Saliu psikopat, fashist dhe enverist
“Kapobandë, arkaik, rrugaç, fashist, enverist dhe psikopat”, çfarë thoshin 22 vite më para Meta dhe Kryemadhi për Berishën. Sot pretendojnë se aleanca e tyre është opozita e vërtetë
-
VIDEO
Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati: Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim
Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër Xhemal Bushati ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shkodër duke i kërkuar votën dhe premtuar se synimi i tij kryesor është të ndryshojë faqen e Shkodrës dhe të zhvillojë sa më shumë atë duke ia kthyer qytetarëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ miraton renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për 6 bashkitë
KQZ ka miratuar ditën e sotme ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 mars 2022.
-
VIDEO
Kandidati i Berishës lëshoi gojën ndaj ish-kryeministrit
Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” për kryetar bashkie të Rrogozhinës Hekuran Xhanin, ndërsa e vlerësoi atë si demokrat.
Por çfarë mendon vetë Hekuran Xhani për Sali Berishën? Në një video, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, e quan Sali Berishën shkurt si “Salë k*rva, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”.
‘Kanë përzënë 50% të shqiptarëve edhe serbët na e kanë zili.’- shprehet ai.