-
VIDEO
Rama mbërrin në Departamentin Amerikan të Shtetit, takohet me Blinken
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku po zhvillon një takim me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Takimi zgjati 45 minuta
-
VIDEO
Basha: Qeveria rrëzoi propozimin e Bankës Botërore për 12 landfille, tani kanë 3 inceneratorë, ku 2 janë jashtë funksionit
Lulzim Basha tha se me reformën aktuale është zbehur roli i qeverisjes vendore dhe vodhi qytetarët, e këtu solli shembullin e inceneratorëve dhe projektin e rrëzuar që do financohej nga Banka Botërore për krijimin e 12 landfilleve.
-
VIDEO
Basha: Reforma territoriale nevojë urgjente! Ndarja aktuale e dështuar, t'i japim pushtetit vendor pavarësi financiare dhe më shumë kompetenca
Kreu i PD, Lulzim Basha në fjalën e tij në tryezën për reformën territoriale u shpreh se dështimi i kësaj reformë ishte e paralajmëruar. Basha tha se duhet një liri e plotë fiskale e pushtetit vendor që taksat e mbledhura të jenë në dispozicion të qytetarëve.
-
VIDEO
PD tryezë për Reformën Territoriale! Basha: Nevojë urgjente! Ndarja aktuale e dështuar, duhet dencetralizim real e pavarësi financiare për pushtetit vendor! Bejko: Nisim konsultimet në 12 qarqe
Partia Demokratike nis takimet me ekspertë dhe qytetarët për të diskutuar lidhur me reformën territoriale, konsultime që do të zhvillohen në 12 qarqet e vendit. Kryetari i demokrat Lulzim Basha, por edhe kreu i grupit të punës Roland Bejko u shprehën se kjo reformë duhet rishikuar në mënyrë urgjente. Kryedemokrati shtoi se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal.
-
VIDEO
Tensionet në Ukrainë, deputeti Qefalia: Rusia po tregon se është e gatshme për ta sulmuar! Diskutimet për të shmangur luftën kanë arritur kulmin, ka mosbesim nga të dyja palët
Rusia po tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën! Kështu tha në një intervistë në emisionin 'Studio Live', në Report Tv, deputeti socialit Xhemal Qefalia, anëtar i Komisionit të Sigurisë. Duke u ndalur tek konflikti dhe tensionet në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës, Qefalia tha se pala ruse ka instaluar rreth kufirit ukrainas mjete ushtarake.
'Pala ruse ka instaluar rreth kufirit të Ukrainës forca, mjetet ushtarake, tanke dhe batalione ushtarake përgjatë kufirit të Ukrainës, duke e rrethuar në formën e një patkoi. Është një rrezik aktual dhe nuk mund të pretendohet se është tërhequr. Qëllimi strategjik i palës ruse, por edhe sipas deklaratave bëhet fjalë për qëllimin strategjik që ka vetë Rusia. Janë tre arsye që Rusia tenton të pushtojë Ukrainën. Rusia konsiderohet 'perandori' vetëm nëse do të pushtonte Ukrainën. Shtrirja e Rusisë për të përfshirë dhe Ukrainën si pjesë e saj kërkon që të ketë influencë në Evropën Qendrore dhe se treti dëmtimin e Aleancës së NATO-s.Jam i mendimit që është ende shumë shpejt të thuash se do ta pushtojë, por informacionet tregojnë që të gjithë forcat janë inkuadruar përgjatë kufirit dhe Rusia me prezencën e saj ushtarake tregon se është e gatshme që të pushtojë Ukrainën.'- tha deputeti Qefalia.
-
VIDEO
Ministrja e Bujqësisë me fermerët në Lushnjë: Bashkohuni për të përfituar më shumë nga skema kombëtare e mbështetjes, përfitoni nga fondi 3.2 miliardë lekë për vitin 2022
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka qenë sot në një takim me përfaqësues nga njësitë administrative Fiershegan, Allkaj, Krutje, të Lushnjes, me fermerë nga fshatrat Lifaj i ri, Toshkëz, Delisufaj, Barbullinjë, Krutje e Sipërme, etj., për të shpjeguar Skemën Kombëtare 2022.
-
VIDEO
Integrimi në BE, ambasadori i Bullgarisë: Me Maqedoninë e Veriut po vijojmë dialogun! Shqipëria i ka kryer detyrat, mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare
Nga Korça, ambasadori bullgar në vendin tonë, Momchil Raytchevski tha se vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe se ata mbështesin mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për vendin tonë, që nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Inceneratorin e Elbasanit, dëshmojnë 2 administratorët e kompanive! Tabaku: Morët garanci sovrave për paga 4 mijë euro! Denaj: Po abuzon që të shfokusosh opinionin
Dëshmitarët e parë të pyetur në Komisionin Hetimor, janë Administratori i shoqërisë "Intergrated Technology Servis" shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë "Albtek Energy" shpk Arjan Baci.
-
VIDEO
Rama: Misioni i Shqipërisë, të çojë në Këshillin e Sigurimit zërin, vlerat dhe normat e saj, si kontribut për paqen
E ardhmja jonë në këtë vend të vetëm e unik që quhet tokë është e lidhur tekefundit me aftësinë tonë për të kuptuar e për të mësuar të jetojmë me dallimet tona, me aspiratat e përbashkëta, në paqe dhe dinjitet. Kjo është detyra që marrim përsipër – ta ruajmë atë horizont të shndritshëm në themelin e punës së Këshillit të Sigurimit. Ju falemnderit që gjendeni këtu me ne sonte, në këtë takim kaq të veçantë dhe ju falemnderit që i dhatë pak nga dashuria e kësaj ditë sot Shqipërisë.
-
VIDEO
Xhaçka në pritjen e zhvilluar nga Shqipëria në OKB: Të punojmë së bashku për një botë më të mirë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në fjalën në prezantimin e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKD, tha se qëllimi kryesor është për të punuar të gjithë së bashkë, për të ndërtuar sipas saj një botë më të mirë.
“Ne kemi ardhur në Këshill duke qënë realistë për atë që mund të arrijë një vend i vogël. Por, në të njëjtën kohë, ne vijmë në Këshill me optimizmin se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim në çështje si Gratë, Paqja dhe Siguria, Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm, të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare, Ndryshimet Klimatike dhe Siguria ose rritja e transparencës dhe efikasitetit të bashkëpunimit midis kombeve në Këshillin e Sigurimit.
Në këto përpjekje, ne e dime se të vetëm nuk mund të arrijmë asgjë. Mënyra e vetme për të pasur ndikim në çështjet që shqetësojnë botën sot, është duke punuar ngushtësisht së bashku, me të gjitha vendet me mendime të njëjta. Duke u përpjekur për të gjetur gjuhën e përbashkët, atë që na bashkon edhe kur ka shumë fusha në të cilat nuk mendojmë njësoj.
Jemi befasuar gjatë vitit të kaluar se sa shumë vende kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të punuar së bashku. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të bëjmë: të punojmë së bashku. Për të krijuar sinergji dhe për ta kthyer praninë tonë në Këshillin e Sigurimit në një segment kalimi stafetash ku një vend i merr këto çështje aty ku paraardhësi i tij në Këshill i ka lënë dhe ua dorëzon dosjen atyre që vijnë në Këshill pas tyre, kur ju mbaron mandati.
Ky është vizioni ynë. Kjo është shpresa jonë. Dhe shpresojmë që do të kemi rastin të punojmë së bashku me sa më shumë prej jush për hir të një bote më të mirë”, tha Xhaçka.
-
VIDEO
Inceneratorët, tensionet në Ukrainë dhe historia e Xhafer Devës
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore. Projekti i BE-së për restaurimin e shtëpisë së ish-ministrit të-Brendshëm, Xhafer Deva gjatë Luftës së II Botërore, ngjalli debate të forta në Kosovë, ku historianët dhe politikanët u ndanë pro dhe kundër këtij financimi. Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mijë euro në ditë për pastrimin qytetit, por djegiet nuk bëhen. Kështu tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Belind Këlliçi, deputet në grupin e Berishës, i cili tha se inceneratori i Tiranës ka marrë 40 mln euro për një vepër që nuk ekziston
-
VIDEO
Anëtare e Këshillit të sigurimit, Shqipëria organizon në New York pritjen për përfaqësues të 193 vende të OKB!
Është duke u zhvilluar ceremonia zyrtare e Shqipërisë me përfaqësitë e 193 vendeve anëtare të OKB. Në pritjen zyrtare ka përfaqësues nga senati, kongresi amerikan për mandatin 2- vjeçar si anëtar jo i përhershëm Këshillin e Sigurimit.