-
VIDEO
Berisha deklaron edhe një herë votën kundër vettingut, debat me Felajn për kohën! Noka: Jepi kohën time
Ish-Kryeministri Sali Berisha teksa ka bërë atë që ai e quan bilancin e vettingut deri tani, duke akuzuar se shqiptarët kanë humbur të drejtën për gjykim të drejtë, deklaroi votën kundër.
-
VIDEO
Vettingu/ Kryemadhi në Kuvend, dyshime për vendimin e Bashës: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belg! Mos kemi një 17 maj të dytë?
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, hodhi dyshime të forta për ndërrimin e çuditshëm sipas saj të mendjes së Lulzim Bashës për të votuar vettingun. Ajo përmendi marrëveshjen e 17 majit por edhe frikën nga prania e prokurorëve belg në Tiranë.
-
VIDEO
Zgjatja e afateve të vettingut, nisin votimi në Kuvend
Pas votimit në parim, deputetët në Kuvend po votojnë për propozimin e maxhorancës për ndryshimet kushtetuese, për zgjatjen e afateve të vettingut. Votimi po kryhet me votë të fshehtë.
-
VIDEO
Banorët e zonës së ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit! I takon Rama: Do merrni të gjithë shtëpi! Nënë Liza: S'i besojmë, fjalët i merr era
Të pakënaqur mbetën nga takimi me kryeministrin Edi Rama, banorët e 5 majit, Paskuqanit e Laprakës, të cilët preken nga projekti i zhvillimit të zonës. Ata u shprehën të vendosur për të mos firmosur marrëveshjen, që sipas tyre është e paqartë. Banorët padi në prokurori për dhunën e ushtruar gjatë aksionit të djeshëm te “5 maji”.
-
VIDEO
Basha votë 'pro' shtyrjes së afateve të Vettingut! Në këmbim do marrë 'Territorialen' dhe 'Zgjedhoren'! Sot Kuvendi voton ngritjen e 2 Komisioneve për reformat
Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës tërriroriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.
-
VIDEO
Ikën SHÇBA, hyn në fuqi ligji i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore! Do të ketë më shumë kompetenca! AMP kryen test poligrafi, vetting dhe përgjime ambientale! Drejtuesin e emëron kryeministri
Me shumë më tepër kompetenca se SHÇBA, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë disa funksione të rëndësishme, duke nisur nga dhënia e Certifikatës së Sigurimit të Personelit, vetingu në polici, e deri tek përgjimet ambientale
-
VIDEO
Interpelanca në kuvend/ PD: Një kompani offshore në portin e Durrësit! Balluku: Kompania Symphony, pronë e Alabbar, gjatë ndërtimeve po punësohen mbi 12 mijë persona
E thirrur në interpelancë nga deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku rrëzoi akuzat e tij se porti i Durrësit do ndërtohet nga kompani fantazmë. Ajo garantoi se projekti prej 2 miliard eurosh do ndërtohet nga sheiku nga Dubai Alabbar dhe synon transformimin rrënjësor të zonës që do sjellë edhe punësimin e mbi 12 mijë personave.
-
VIDEO
“Pa br*kë i gdhiu dita dhe zengjinë i zuri nata”, Gjekmarkaj: Vettingu i rëndësishëm për ta shkëputur reformën në drejtësi nga ahengu i familjaritit të qeverisë
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka argumentuar votën e tij pro Vettingut, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme për të shpëtuar reformën në drejtësi nga kapja.
“E vështirë që të jesh i ndershëm me fakte. Paqja sociale kërkon disa kushte themelore. Të gjitha këto në shtetin shqiptar kanë qenë shpesh kundër. Ata i kanë parë që bandat i grabisin natën, i vjedhin ditën, i shkelmojnë dinjitetin, t’iu mbyllin gojën dhe t’i shkretojnë atdheun. Shqiptarët i kanë parë këta hajdutë që të pasurohen, të bëhen ministra, kryetarë bashkish. I kanë parë se si pa brekë i gdhiu dita dhe zengjinë i zuri nata. Nëse ka diçka që e rrezikon drejtësinë pas korrupsionit është injoranca. Çka kjo reformë s’po e zgjidh. Vettingu ka në objektiv materien. Ça vlere ka një gjyqtar dhe injorant? Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, dhe e votojmë shtyrjen e vettingun me kërkesën permanente që ONM të shtojë presionin pozitiv për të nxjerrë procesin nga ahengu i familjaritetit të qeverisë, nga kushërinjtë, tezet dhe hallat, nga diferencat regjiloze dhe krahinore, ta nxjerrë nga pilotimi. Do jetë e vështirë, pasi kjo maxhorancë, kushërirë e parë me komunizmin dhe vetvetja, nënë e abuzimeve, nuk kërkon drejtësi. Opozita është këtu me qirinj drite dhe i fryjnë na të gjitha anët. Sot flitet shumë për ish-ministër që dënohen disa vite pasi kanë lënë detyrën. Tolerohen dhe iu jepet mundësia që të krijojnë distancë, por është më mirë se sa ic. Drejtësia duhet të shoh pushtetin, inceneratorët, ministrat, kryeministrin, pasi servilizmin s’ka ende instrument për ta hetuar”, tha Gjekmarkaj.
-
VIDEO
Berisha përplaset me Salianjin: Marrëveshjet vijojnë nën rrogoz, ndërprisni seancën! I përgjigjet deputeti: Je përgjegjës që Rama ka kapur drejtësinë
Lufta brenda PD-së ka shpërthyer edhe në Kuvend, teksa po diskutohet për zgjatjen e afateve të vettingut. Sali Berisha është përplasur me Ervin Salianjin. Berisha i tha Salianjit se ato e kanë firmosur marrëveshjen, mos të mbajnë peng kot mikrofonin. Nga ana tjetër Berisha nxori edhe një video të Bashë steka kërkonte të mos votohej vettingu. Salianji i tha se ai është përgjegjës që Edi Rama kapur drejtësinë.
-
VIDEO
Grida Duma: Disa ‘trekëndësha’ janë ende të paprekur, i forti gjithëmonë i shpëton drejtësisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga foltorja e Kuvendit se në të gjitha hallkat e sistemit në Shqipëri ka nepotizëm dhe se askush nuk beson të drejtësia. Sipas Spiropalit, disa trekëndësha dhe katërkëndësha apo më shumë janë akoma të paprekshëm.
‘Pa drejtësi nuk ka as mirëqënia dhe as identitet. Tek drejtësia kryqëzohen të gjitha. Në këtë vend e kemi bërë të gjithë një hap para dy hapa pas. Cila drejtësi ekziston në ekonominë shqiptare. Nuk ka drejtësi prandaj nuk ka garë. Në të gjitha hallkat e jetës shqiptare bëhet me nepotizëm, në çdo hallkë ka nepotizëm. Nuk beson askush tek gjykatat shqiptare. Kjo drejtësia që keni thënë ju jo vetëm që vonon, por edhe vonon të harrojë. Nëse e nisët me atë cinizmin se fshatarët do të quhen qytetarë, nuk u quajtën dot as fermerë. Ju që jeni bërë miliarderë. PD është këtu për të ndërtuar kapitalin e ndershëm. Që kur të vij e majta ju ta rishpërndani. Pa ardhur kjo forcë në pushtet nuk arrini kurrë të krijoni atë kapitalin e më pas ju ta rishpërndani. E vetmja gjë që përcakton ligjësitë është drejtësia. Në fakt në këtë vend nuk ka kufij ku ne mund të merremi vesh. Disa nuk preken trekëndëshat, katërkenëdashat apo më shumë janë të paprekshëm. Forca e kategorisë së të fortit është cilësuar në model social. Ky është vetëm një kapitull i nisjes së drejtësisë ku jeni fshehur dukë thënë se PD nuk e do.’- tha Duma.
-
VIDEO
Berisha-Spiropalit: Antimafia është në veprim, s’e mbron dot Skëndërbucin tënd! Ministrja: Nuk le burrë e grua pa marrë në gojë
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres Spiropali, e cila e konsideroi ish kryeministrin si përgojuesin më të madh të trevave shqiptare.
“Je përgojuesi më i madh i këtyre trevave. Nuk ke lënë burrë, grua, fëmijë, të vjetër e të ri pa marrë nëpër gojë këtu, apo në çdo foltore që të ka dalë përballë. Dhe po duket që po e mbyll ashtu si të takon, pa nder, pa lavdi, vetëm me pahir” tha Spiropali.
-
VIDEO
Manja i drejtohet Bashës: Mos e ngri zërin se nuk të bën me të fortë, e lëmë drejtësinë të flasë
‘Sa për ju Basha nuk është vendi t’i tregojmë njëri-tjetrit kush je ti dhe kush jam unë. Nuk ke pse e ngre zërin. Le ta lëmë drejtësinë të flasë. Sot është momenti të votojmë këtë ndryshime q ëtë lëmë drejtësinë të flasë, sepse drejtësia ka vazhduar që të flasë. T’ja lëmë drejtësisë fjalën.’- tha Manja.