-
VIDEO
Tensionet Rusi-Ukrainë, eksperti për çështjet e sigurisë: Konflikti do jetë ekonomike jo në llogore! Moska kryen luftë nervash, kërkon ta fitojë betejën në tavolinë përmes kërcënimeve
Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla në një intervistë për '5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, tha se nuk do të ketë luftë, por e gjitha do të jetë një "luftë nervash propagandistike" dhe kërcënimesh që Rusia të fitojë betejën e saj në tavolinë. Eksperti tha se në fakt e gjithë kjo luftë është ekonomike dhe se Rusia kërkon që të rrisë rolin e tij ndërkombëtar dhe për këtë shfrytëzon dobësitë e vendeve perëndimore.
-
VIDEO
Rama takon sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.
'New York, selia e Kombeve të Bashkuara - Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.'- shkruan Rama.
-
VIDEO
Këlliçi në '5 Pyetjet': Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mije euro në ditë për incenerim të mbetjeve, inceneratori nuk ka punuar asnjë ditë
Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 mijë euro në ditë për pastrimin qytetit, por djegiet nuk bëhen. Kështu tha i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Belind Këlliçi, deputet në grupin e Berishës, i cili tha se inceneratori i Tiranës ka marrë 40 mln euro për një vepër që nuk ekziston
-
VIDEO
Ish prokurori Eugen Beci për Report TV: Pyetja e vetme që prokurorët belgë i bënë Bashës
Ish-prokurori Eugen Beci komentoi sot në emisionin ‘Kontrast’ mbërritjen e prokurorëve belgë në Tiranë, që morën në pyetje Lulzim Bashën rreth çështjes ‘Toyota Yaris’.
-
VIDEO
''KONTRAST"- Sekretet e një ish-prokurori
Sekretet e një ish-prokurori
-
VIDEO
Vangjeli zbulon për herë të parë: Francezët i morën makinën ish-kryeministrit shqiptar, ishte e një personazhi të botës së krimit
Në ‘Kontrast’ për Report TV, Vangjeli tha se më tepër se një vit më parë një ish-kryeministër shqiptar është detyruar të zbresë nga automjeti Porsche Cayene që ngiste, pasi automjeti kërkohej me çdo kush nga autoritetet franceze.
-
VIDEO
Rama në SHBA për tensionet Rusi-Ukrainë, gazetari i Report Tv nga selia e OKB-së në New York zbulon detajet e vizitës së kryeministrit dhe takimit të tij me Blinken
Gazetari i Raport Tv, Ermal Qori, nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Amerikës, në New York, tha se në qendër të bisedimeve mes shteteve anëtare do të jetë situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës dhe gjetja e zgjidhjeve diplomatike për të shmangur një përplasje të armatosur mes tyre.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Komisioni pyeti 2 administratorët e kompanive! Kodra: Jemi brenda afateve për Inceneratorin e Tiranës! Tabaku: Incenerimi duhet të kishte nisur
Komisioni Hetimor për Inceneratorët thirri sot si dëshmitarë të parë administratoren e Incerenatorit të Tiranës dhe ish-administratorin e inceneratorit të Fierit. Në përfundim të mbledhjes prej më shumë se 4 orësh, demokratja Jorida Tabaku tha se u vërtetuan një sërë shkeljesh.
-
VIDEO
Salianji në Report Tv: Nuk kemi hequr dorë nga vettingu i politikanëve, ndonëse mungon vullneti nga ana e PS-së! Do propozojmë një hartë të re territoriale
Në seancën e kaluar të Kuvendit, me votën që opozita dha për zgjatjen e afateve të vettingut përfittoi ngritjen e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, por Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kaq. Deputeti Demokrat, Ervin Salianji tha në Report Tv se do këmbëngulin për vettingun e politikanëve, ndonëse Partia Socialiste nuk ka shprehur vullnetin e duhur për ta vazhduar këtë nismë.
-
VIDEO
Tensionet me Rusinë, Shqipëria: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës! Duhet zgjidhje diplomatike! Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare: Jemi krah aleatëve
Për rreth 1 orë, Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë, ku është diskutuar mbi situatën në Ukrainë, në një kohë ku konflikti me Rusinë ka precipituar ndjeshëm. Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj
-
VIDEO
Tabaku përplaset me socialistët: Inceneratorët skenë krimi! Nasufi: Kujdes me deklaratat, skena të tilla quaj Gërdecin e vrasjen e Azem Hajdarit
Debate të ashpra kanë ndodhur në Komisionin hetimor për inceneratorët, ku kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku është përplasur me socialistët. Teksa Tabaku e ka cilësuar skenë krimi inceneratorin e Tiranës, deputetët socialistë e kritikuan. madje deputeti Fadil Nasufi tha se skenë krimi është vendi ku kryhet një vrasje dhe përmendi Gërdecin, 21 Janarin dhe vrasjen e Azem Hajdarit e Remzi Hoxhës
-
VIDEO
Belind Këlliçi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: 804 milionë lekë për udhëtime në pandemi? Kodra: Janë takuar kontraktorë për impiantet
Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputeti Belind Këlliçi e ka pyetur administratoren e kompanisë “Integrated Energy”, se si ka mundësi që sipas tij janë paguar 804 mln lekë për udhëtime në një kohë pandemie.
Administratorja Kodra i është përgjigjur se shifrën e saktë s’e ka parasysh por punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme për të takuar kontraktorë.
"Po janë bërë për të takuar kontraktorë… Kanë udhëtuar për takuar kontraktorë që do marrin pjesë për ndërtimin e impianteve. Të gjitha pajisjet e impianteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë vendit", tha ajo.