-
VIDEO
6 marsi në Dibër, opozita në garë me veten! Luan Haka injoron ‘Shtëpinë e lirisë’: Beteja ime për dibranët! Kryemadhi: Jam kandidat i PD, dalja me LSI na sjell fitoren
Të dy kandidatët e opozitës për Dibrën, Luan Haka i PD dhe Premtim Kryemadhi i ‘Shtëpisë së Lirisë’, tregojnë për Report TV, se e shohin veten si kandidatë të demokratëve, por janë në garë me njeri-tjetrin për Bashkinë në 6 Mars.
-
VIDEO
Berisha heq siglën e PD nga fushata! Prezanton Hekuran Xhanin për Rrogozhinën, sulmon kandidatin e Bashës: Mos e votoni vetëm për logon, është kopje e Lulzim Bravës
Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin për kryetar bashkie për ‘Shtëpinë e Lirisë’, Hekuran Xhani. Megjithëse pjesë e koalicionit ‘LSI- PDK’, në krye të fushatës së ‘Shtëpisë së Lirisë’ është vetë Sali Berisha, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë drejtpërdrejt kandidatin për kryetar të bashkisë së Partisë Demokratike për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçin.
-
VIDEO
A e mbyll çeshtja e vetingut dosjen e 'Toyota Yaris'?
Luan Baçi, tha se vendimi për bojkot në kuvend teksa votohej, ishte një vendim personal dhe nuk e mendoi fare se kush po ikën dhe kush jo. Baçi i mëshon deklaratës së mëherëshme të tij, se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje përpara votimit.
-
VIDEO
Zgjatja e afateve të vettingut, Baçi në ‘Pa Protokoll’: Bojkotuam votimin se Rama-Basha bënë marrëveshje! Nesturi: Kreu i PD s’do dilte kundër ndërkombëtarëve
Luan Baçi, tha se vendimi për bojkot në kuvend teksa votohej, ishte një vendim personal dhe nuk e mendoi fare se kush po ikën dhe kush jo. Baçi i mëshon deklaratës së mëherëshme të tij, se Basha dhe Rama kanë bërë marrëveshje përpara votimit.
-
VIDEO
Vetëm 2 PD apo krizë e politikës?
Vetëm 2 PD apo krizë e politikës
-
VIDEO
PD i përgjigjet akuzave të Berishës: 'Non grata' një gënjeshtar ordiner, Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet
Partian Demokratike i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Nga Durrësi, Berisha tha sot se Basha u thirr nga për bashkëpunim nga një organizatë kriminale, duke iu referuar dosjes së 'Toyota Yaris'. Për PD akuzat e Berishës janë vetëm gënjeshtra nga një njeri i shpallur 'non grata'. Në Facebook, PD ka publikuar edhe një video të Berishës dhe Ilir Metës, që para disa vitesh shanin e akuzonin njëri-tjetrin, ndërsa sot janë kthyer në aleatë.
-
VIDEO
Analisti Andoni në 'Kontrast': E kaluara do i sjellë probleme Bashës! Në Grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë, Berisha është i vetmi i mbytur që ‘bërtet’
Andoni tha se të gjithë demokratët në grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë. Sa i përket Bashës, ai u shpreh se ka marrë ‘oksigjen’ por sipas tij, javët në vazhdim nuk do të jenë kaq të qeta për të. Analisti u shpreh më tej se shumica e fakteve te çështja e Toyota Yaris nuk mund të jenë rastësi e përtej kësaj, edhe e kaluara e Bashës do i sjellë atij probleme.
-
VIDEO
Ngritja e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, Baçi: Të rëndësishme, reforma territoriale ka dështuar! Saliu: PD nuk do të përfitojë asgjë, nuk do ndikojnë tek vota
Ditën e djeshme Kuvendi miratoi ngritjen e dy komisioneve të kërkuar nga opozita, atë territorial dhe zgjedhor, por sipas gazetarit Gëzim Saliu ,Partia Demokratike nuk do të përfitojë asgjë nga këto dy komisione. I ftuar në Report Tv gazetari Agim Baçi thotë se ngritja e komisioneve është e rëndësishme pasi reforma aktuale territoriale ka dështuar.
-
VIDEO
Dosja ‘Toyota Yaris’, eksperti i kriminalistikës për Report Tv: Basha nuk mban përgjegjësi penale për deklaratat në Kuvend! Drejtësia belge do t’i shkojë deri në fund kësaj historie
Nuk ka pasur besim në drejtësinë shqiptare dhe ka dashur ta bëjë publike, ose e ka përdorur për të treguar se di shumë gjera dhe që ka peshë.”, kjo ishte përgjigja e ekspertit të kriminalistikës Fatjon Softa kur u pyet nga gazetari Andi Kapxhiu në Report Tv lidhur me arsyet e mundshme që shtyn kryedemokratin Lulzim Basha të dekonspironte operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota në 2018.
Ekperti tha në “Sot Live në Shqipëri” se fakti që Basha nuk tregoi burimin, është e drejta e tij, ndërsa gjithçka tjetër mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia belge.
-
VIDEO
Debate në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Je në konflikt interesi dhe do flasësh? Veten paç në qafë! Felaj: S'ka nevojë të më bësh ti moral
Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku këmënbul se Ermonela Felaj është në konflikt interesi për të folur lidhur me inceratorin e Tiranës. Sipas Tabakut. Felaj kur ka qenë ministre e shtetit, nëpërmjet shefes së kabinetit të saj, Rovena Voda (ish zv.ministrja e Brendshme, sot në arrest shtëpie) ka dhënë dakordësinë për procedurat korruptive sipas saj për këtë incenerator.
JoridaTabaku: Po të isha juriste nuk do kisha folur, se ka konflikt interesi, E rëndësime të mos i bëjmë avokati vjedhje. Do të flisni?
Ermonela Felaj: Po
JoridaTabaku: Veten paç në qafë
Ermonela Felaj: S'ka nevojë që të më mbi mua moral, dhe të kërkoni e guxoni e të interpretoni ligjin. -
VIDEO
Basha takohet me kreun e PDK-së: Dialogu me Serbinë, të mbyllet me njohjen e ndërsjellë! Krasniqi: Të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Kryedemokrati u shpreh se është koha për të mos shmangur, por për të mbajtur mbi supe barrën e përgjegjësisë në politik
-
VIDEO
Kreu i PD para prokurorëve belgë, debati në Repolitix! Kulluri: Seanca e pyetjeve mund të jetë ndërprerë se hetuesit janë ndier të fyer nga Basha
Paraqitja e kreut të Partisë Demokratike në SPAK për tu marrë në pyetje nga hetuesit belgë në lidhje me deklaratat që ka bërë për çështjen e 'Toyota Yaris' diskutohet sot edhe në emisionin 'Repolitix' në Report Tv.