-
VIDEO
‘Shtëpia e Lirisë’, Anëtari i kryesisë së LSI-së: Asnjë bashkëpunim nuk është i përhershëm
Jakaj thotë se Partia Demokratike në 200 ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI-në. Ai i kujtoi edhe ‘favoret’ Lulzim Bashës, ku tha se në 2011 ai e fitoi Bashkinë e Tiranës falë votave që ka mbledhur LSI. Të njëjtën gjë, Jakaj thotë se LSI bëri edhe në zgjedhjet e 25 prillit ku bëri fushatë për të bërë Lulzim Bashën kryeministër.
“Koalicionet politike janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme. NE 2005 PD ka ardhur në pushtet falë koalicionit me LSI që i ka hequr 18 mandate Nanos. Në 2009 kjo qeverisje nuk arriti të merrte mandatet. Në 2011 PD në shumë vende fitoi Bashkitë, i referohemi Bashkisë së Tiranës, me Bashën, falë diferencës së votave të LSI. Më 2021 më 25 prill LSI për shkak të përplasjeve dhe marrëveshjeve Rama-Basha, LSI doli vetëm por ka bërë fushatë me kandidat për kryeministër Lulzim Bashën”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Pse e humbi qetësinë presidenti Meta?6 mars,testi i Berishës dhe Bashës
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. Pse e humbi qetësinë politike presidenti Ilir Meta? Kandidatët e Berishës rregjistrohen nga sekretari i përgjithshëm i LSI, cfarë do të ndodhë në 6 mars? Të ftuar Bislim Ahmetaj, Përparim Çaça,Besnik Jakaj dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Pas 'luftës' që i shpalli rilindësve vendas e të huaj, Meta qetësohet! Shfaqet si tifozi i çmendur teksa shijon ndeshjet e ekipit të zemrës
Kur vjen puna te ndeshjet e Celtic, duket se Ilir Meta harron çdo gjë, që nga vendimi që pritet të jap Gjykata Kushtetuese nëse do të shkarkohet apo jo nga Posti i presidentit e deri te lufta që i shpalli sot të gjithë "rilindësve në vend dhe të huaj".
-
VIDEO
Komisioni i Sigurisë miratoi marrëveshjen e ekstradimit Shqipëri-Spanjë, Alibeaj kritika qeverisë: Të negociohej njohja e Kosovës
Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi marrëveshjen e ekstradimit mes Shqipërisë dhe Spanjës, ndërsa nënkryetari i PD, Alibeaj kritikoi qeverinë se duhej të kishte negociuar njohjen e Kosovës nga Spanja.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, prezantohet kandidatja e PS për Shkodrën, Majlinda Angoni: Shkodranët s'kanë më kohë për të humbur! Gjiknuri: Basha dhe Berisha, 2 të dështuar
Majlinda Angoni do të garojë për PS në Shkodër, në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ajo u prezantua sot te shkodranët, ku i kërkoi t'i besonin votën për t'i kthyer Shkodrës 'atë që i ka munguar për 30 vite'.
-
VIDEO
Celibashi për Report Tv: PD s’mund të përdoret tek 'Shtëpia e Lirisë', s’kërkoi të ishte në koalicion! Rezultatet e 6 marsit brenda 48 orëve! Ja pse votimi elektronik do aplikohet vetëm në Vorë
I pyetur se përse është për përjashtuar fjala ‘Partia Demokratike’ nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Celibashi deklaroi se PD është e regjistruar si subjekt zgjedhor dhe nuk rezulton që PD të ketë kërkuar për të qenë në koalicion me partitë e tjera. Për vonesat e mëhershme në shpalljen e rezultateve dhe procesin e numërimit, kreu i KQZ, tha se më 6 mars rezultati do shpallet brenda 48 orëve.
-
VIDEO
Report Tv sjell videon, ja si duket nga brenda inceneratori i Elbasanit
Komisioni Hetimor ka zbritur në terren për të inspektuar Inceneratorin e Elbasanit, ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ambientet e brendshme të këtij inceneratori.
-
VIDEO
Dje inspektuan inceneratorin e Fierit, PD: Sot duhet të ishte skenë krimi, po abuzohet me paratë e shqiptarëve
PD e ka cilësuar inceneratorin e Fier një skenë krimi që vjedh paratë e shqiptarëve me urdhër të Ramës. Një ditë pasi shkoi dhe e inspektoi vetë inceneratoritn, deputetja e partisë Demokratike Dhurata Çupi shkruan se në të janë shpenzuar 28 mln euro në një kohë kur në të nuk përpunohen ende asnjë mbetje.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet brenda Inceneratorit të Elbasanit, Komisioni Hetimor shkon për inspektim! Përfaqësuesi i impiantit: Ka nisur punën që në 2017! PD: Procedura korruptive
Komisioni Hetimor ka inspektuar Inceneratorin e Elbasanit, ku Report Tv ishte i pranishëm deh solli pamjet nga ambientet e brendshme, si edhe nga landfilli ku depozitohen mbetjet.
-
VIDEO
Ambasadori italian në Shkodër: Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat! Reforma në Drejtësi kyçe për integrimin në BE
Nga Shkodra ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci tha se është besimplotë se këtë vit do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në. Bucci theksoi se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme, por ndër to për procesin e integrimit është reforma në drejtësi
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, juristët debat në Report Tv! Topollaj: I ‘shpëtoi’ 'Venecias', por tani e ka pozitën e rënduar! Aban Daci: Duhet seriozitet maksimal, Presidenti nuk shkarkohet
Juristi Fabian Topollaj në Report Tv, duke folur rreth shkarkimit ose jo të presidentit nga Gkykata Kushtetuese, tha se Ilir Meta i “shpëtoi” herën e parë komisionit të Venecias, por këtë herë e ka të rënduar pozitën, pasi është përfshirë politikisht, një gjë që sipas tij është kategorikisht e ndaluar për përfaqësuesin e unitetit të popullit
-
VIDEO
Shkarkoi punonjësin për intervistën në Report TV, Biba jep arsyet: S'kishte tagër që të fliste në emër të Autoritetit, kishte uzurpuar zyrën e kryetares
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba ka dhënë detaje lidhur me shkarkimin nga puna të Indrit Rekës. Sipas Bibës, ai nuk kishte kompetenca që të fliste në emër të Autoritetit, madje sipas tij ka uzurpuar edhe zyrën e Kryetarit të këtij institucioni.
"Zotëria edhe pse është paraqitur në media si drejtor i kabinetit të kryetare së Autoritetit të Konkurrencës, prej më shumë se sa një viti ka qenë në statusit drejtorit juridik pa asnjë kompetencë për të përfaqësuar institucioni në marrëdhënie me media, ka një zëdhënës një kryetar dhe në këtë kontekst zotëria nuk ka pasur tagerin për t'iu drejtuar media. Intervista është dhënë nga zyra e kryetarit, është ulur në karrigen ku ulem unë. Kam tendencë t'i besoj koleges, ka uzurpuar zyrën për të dhënë opinionet e tij, janë disinformuese, nuk ka qenë as në grupin e punës dhe as që ka shkruar dokumentin, ky zotëri ka qenë një nga personat më pak të informuar lidhur me këtë çështje, ndërkohë që nuk kishte një vendim, zotëria ka dalë dhe ka dhënë opinionin e tij, respektoj mendimin e tij dhe mediat që i ka keqpërdorur, ka gënjyer, nuk qëndron se kemi pranuar raportin dhe më pas kemi ndryshuar qëndrim. Ka qenë disinformim publik për të cenuar imazhin e institucionit, prandaj zotëria është penalizuar nga sekretariati, janë respektuar procedurat. Është si një nga Këshilltarët të dalë në media dhe të jap mendimin e tij në emër tuaj. Është Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm", tha Biba.