-
VIDEO
Gazment Bardhi: Dyert metalike në PD, sa kohë të jetë e nevojshme! Parandaluam gjakderdhjen e demokratëve
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, kur u pyet se çfarë ka deklaruar në Prokurori për dyert e blinduara të selisë blu, theksoi se ka sqaruar që morën masa për të parandaluar gjakderdhjen e demokratëve të përgatitur nga Berisha. Bardhi thekson se dyert e zyrave të punës brenda në seli nuk janë të blinduara por morën masa paraprake.
“Ajo që kam thënë për dyert metalike, jo të blinduara, kam konfirmuar se asnjë zyre nuk i është ndryshuar për t’i bërë të blinduara. Ju keni parë se zyrat tona të punës nuk kanë patur derë metalike dhe as xhama blind. Kam pohuar që PD-ja mori masa për të shmangur konfliktin që po stiste Berisha dhe morëm masa për të frenuar atë që kishte pëgatitur Berisha, gjakderdhjen e demokratëve. Dyert metalike në PD për sa kohë të jetë e nevojshme. Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë që nuk pengojnë hyrje-daljet në selinë qendrore të PD"-tha Bardhi.
-
VIDEO
Bardhi: Autorët e protestës së 8 janarit nuk fshihen, të mbajnë përgjegjësi! Kemi përdorur vetëm fikse zjarri! Policia u vonua 40 minuta
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi për mediat se ka sqaruar me detaje atë që ndodhi në protestën e dhunshme më 8 janar. Bardhi theksoi se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm ndërsa theksoi se ka sqaruar në prokurori se policia ka ndërhyrë 40 minuta me vonesë.
"Ngjarja e dhunshme më 8 janar në selinë blu. Ka vijuar bashkëpunimi ynë me prokurorinë që në momentin e parë. Duke nisur me momentin ku protestuesin mësynë në PD, kontaktet që kam patur me policinë dhe se çfarë ka ndodhur në selinë e PD. Kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Berishën sulmuan PD-në. Autorët as nuk fshihen, as nuk zverdhen, Berisha ka marrë përgjegjësine e këtij akti të dhunshëm dhe disa individë të përfshirë, që janë vetëidentifikuar. Të vendosen para përgjegjësisë penale autorët e aktit të paprecedentë. Më 8 janar kam informuar prokurorinë se policia në numrin e kontaktit të vendosur zyrtarisht nga policia u njoftua në 12 e 27 minuta. Kam telefonuar më shumë se 7 harë zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. 40 minuta me vonese. Kam dhënë shpjegime të plota për çështjet që janë përdorur dhe kam rikonfirmuar se e vetmja lëndë rrethanore e gjendur brenda PD-së kanë qenë fikset e zjarrit. Ka patur një listë që policia dhe prokuroria e ka hartuar ditën e ngjarjes. Erdhën në selinë e PD dhe çdo person brenda selisë i është nënshtruar një procesi regjistrimi. Kam dhënë deklarime për çdo çështje. S’ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë së PD. Prokurorët kanë qenë dëshmitarë që ata brenda PD-së i janë nënshtruar kontrollit fizik dhe selisë.”-tha Bardhi pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.
-
VIDEO
Meta: Nuk kam ndërmend të thërras popullin për karrigen e Presidentit, këtu më keni edhe për 50 vite
A do e pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse do e shkarkojë? presidenti Ilir Meta dha një përgjigje pa përgjigje.
"Meta nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin, por për votën e lirë. Ajo që po ndodh në PD, Përpjekje të stisura për të shmangur vëmendjen nga vjedhja dhe grabitja që po i ndodh popullit, ka Gjykatë Kushtetues enë Shqipëri, është punë e saj, ka gjykatë Europiane.
Kjo është një pyetje pa asnjë sens. Që pas 25 Prillit unë misionin tim si President e quaj mision të përfunduar, por detyrën e bëj deri ditën e fundit sepse respektoj institucionin e kreut të shtetit. Do kisha dashur që më 26 Prill të kisha marrë një drejtim tjetër, por më duhet të tregoj respekt për shtetin, institucionet, unë bëra çdo gjë që të mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur.
Unë bëra gjithçka që të mos kapej shteti, që të mbroja qytetarët. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka dhe pas 24 korrikut në çdo detyrë tjetër që do ta gjykoj unë të rëndësishëm pas konsultimit me popullin e 2 Marsit.
Të jeni të sigurt, që Ilir Meta, nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar. Ama për të mbrojtur votën e lirë… Të jenë të qartë të gjithë, në 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do jem”,
", tha Meta.
-
VIDEO
Përplasja Berisha-Basha, Meta: Ai që është pakicë të iki e të krijojë një parti tjetër
Presidenti Ilir Meta, duke komentuar situatën brenda PD dhe 'luftën' mes Bashë se Berishës se kush ka shumicën e mbështetjes së demokratëve, tha se ai që ka pakicën e nuk i pëlqen, duhet të largohet e të krijojë një parti tjetër. Ai nuk la qarttë të kuptueshme se kush është pakica, por ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Berishës.
-
VIDEO
Meta: Struktura paramilitare brenda PD-së! Detyra e Bashës të vendosë legjitimitetin e tij! S'e mohoj dobësinë që kam për Berishën
Përplasjet në selinë blu, për Presidentin Ilir Meta nuk janë probleme mes Bashës dhe Berishës, por e shkatërrimit të llogaridhënies brenda vetë opozitës dhe PD-së. Meta deklaroi se brenda PD-së ka struktura paramilitare ndërsa nuk e mohoi ‘dobësinë’ e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Presidenti theksoi se Basha ka për detyrë të vendosë legjitimitetin e tij.
-
VIDEO
Lufta brenda PD, Meta del hapur pro Berishës: Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, po këto çfarë janë? Njëra palë shkarkon, tjetra fton për garë
Në luftën brenda PD-së, Ilir Meta është shprehur hapur në mbrojtje të Sali Berishës.
"Kemi dëgjuar që nuk ka dyert të blinduara, por çfarë janë ato? Në cilin vend të botës situata shkon kështu? Kjo vjen nga mungesa e vullnetit për te respektuar votën e lirë dhe ballafaqimin politik. Një palë vetëm shkarkon, pala tjetër vetëm fton për garë dhe fton për negociata
Mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë, aë më tepër dyert e blindimeve nuk zgjedhin, kërkohet reflektim", tha Meta.
-
VIDEO
Meta del hapur pro Berishës, telefonata me Këlliçin për ta orientuar në protestë: I thashë mos bini pre e provokimeve
Presidenti Ilir Meta ka dalë hapur sot pro Sali Berishës, në 'betejën' e këtij të fundit përballë Lulzim Bashës. Në një konferencë për shtyp, teka komentoi protestën e dhunshme të Sali Berishës që shkatërroi selinë e PD, Meta tregoi se kishte komunikuar me Belind Këlliçin më 8 janar. Ai tregon si e këshilloi atë që të bënin protestë paqësore e të mos binin pre e provokimeve.
-
VIDEO
Meta: S'detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjedhje! Në 2019 shmanga një konfrontim me demokratëve dhe socialistëve
Teksa shpalli zgjedhjet vendore në bashkitë që nuk ka një kryetar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk do të lusë askënd që të marrë pjesë. Kujtojmë se më herët Meta ka deklaruar se ka shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 se iu lut Lulzim Basha. Por kreu i shtetit theksoi sot se ka bërë një akt patriotik duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Ndër të tjera Presidenti tha se ka shmangur një konfrontim të programuar prej kohësh mes demokratëve me socialistët.
-
VIDEO
Meta nis procedurat për të shpallur zgjedhjet vendore në disa bashki që kanë mbetur pa kryetar: Nuk kam çfarë pres më
Presidenti Ilir Meta ka nisur procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore për ato bashki që kanë mbetur pa kryetar.
"Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bër ëme dije se kemi filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje dhe një cështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t'i leverdisë. N uk ka se çfarë të pres me, priti vendimin e GK dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t'iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsisionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar", tha Meta.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Meta: Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale e etike, të nisë hetim i thelluar disiplinor
Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesat që kërkonin jo kushtetueshmëri të zgjedhjeve të bëra nga Shoqata e Bashkive dhe Kreu i Shtetit. Sipas Metës, ai ka konstatuar se me këtë vendim, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë kryer shkelje profesionale etike, duke kërkuar hetim të thellua disiplinor. Meta tha se shkeljet e konstatuara janë zgjedhja e relatores së kësaj çështje pa short dhe po ashtu marrja e vendimit për të mos i dërguar Komisionit të Venecias pyetjet e Shoqatës së Bashkive.
"Më keni bërë pyetje se çdo bëhet ne zgjedhjet vendore, me bashkitë ku janë dhënë dorëheqje apo janë pa kryetarë formal, unë kam thënë që pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj, apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem informacion sa më të plotë. Lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit, ku prisnim që Gjykata Kushtetuese t'i rikthente popullit mundësinë të shprehet vullnetin e tij, për të zgjedhur përfaqësuesit realë, përkundër kësaj pritshmërie, nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive pasi sipas gjykatës kërkesa e tyre nuk bënte pjesë në juridiksionin kushtetues. Duke deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, gjykata e la këtë çështje pa një zgjidhje përfundimtare. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnetin ta zgjidhte këtë çështje dhe ja la juridiksionit juridik. Më 9 dhjetor i kërkova Gjykatës një koje të dosjes gjyqësore, ku informacion mu vendos në dispozicion më 16 dhjetor. Nga studimi i materialit, Presidenti ka konstatuar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, barra bie mbi relatore e çështjes, ka të dhëna që kanë kryer shkelje profesionale dhe etike. Veprimtari në kundërshtim me parashikimet e ligjit dhe legjitimon fillimin e nj procedimi disiplinor.
-
VIDEO
'Qëndro larg selisë sonë, bashkë me njerëzit e tu', Meta konferencë për mediat
Presidenti Ilir Meta pritet të mbajë një konferencë për shtyp mesditëne sotme. Kjo konferencë vjen pas sulmeve që kanë ardhur në drejtim të tij nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha.
-
VIDEO
Ishte në seli gjatë protestës së 8 janarit, Karapici në 'Repolitix': Unë e njoftova policinë, s'pyeta Bardhin dhe Bashën! Skënderi: Sulmuesit nga zyra e Bashës, paramilitantët që përdori Bardhi para zgjedhjeve
Olsi Karapici, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka qenë një nga demokratët e shumtë që qëndronin në zyrë në seli gjatë kohës së protestës dhe ka zbuluar në 'Repolitix' se ka qenë ai një nga personat që ka kërkuar ndërhyrjen e policinë, e për këtë veprim nuk ka pasur nevojë që të pyes as Lulzim Bashën e as Gazment Bardhin.