-
VIDEO
Pas tërheqjes nga një 'rrethim i dytë' të selisë, Berisha kërkon negociata? Paloka mund të ketë kërkuar tryezë me Bashën
Pas thirrjes në Prokurorinë e Tiranës, pas protestës ku dështoi për të bërë atë që trumbetoi me të madhe, të merrte selinë e PD si edhe dënimit të dhunës në 8 janar nga zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, Sali Berisha duket se ka nisur të kuptojë se nga kjo "luftë" po humbet dhe ka nisur që të tërhiqet.
-
VIDEO
Eurodeputetët letër Von der Leyen: Hetoni Oliver Varhelyin, mbështeti Dodik-un e shpallur ‘non grata’ për shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës
Një letër e firmosur nga 30 eurodeputetë i është drejtuar presidentes së Komsionit Europian Ursula Von der Leyen, ku i kërkohet që të hetohet për komisionern e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pasi në një dokument të zbuluar rezulton se ai ka bashkëpunuar me udheheqësin serb Milorad Dodik për shpërbërjen e Bosnjë-Hercegovinës.
-
VIDEO
Përplasja për selinë, Hoxha: Ne po shkonin në shtëpi, Basha na sulmoi me pluhur të bardhë e gaz lotsjellës! Sulaj: Reaguam për vetëmbrojtje, policia të ndërhynte më shpejt
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, mbështetës i Sali Berishës, thotë se demokratët janë dhunuar sepse donin të futeshin në shtëpinë e tyre. Por Blendi Sulaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se arsyja e vetme që po ndodh kjo në PD është se një njeri do të marrë partinë që të mbrojë veten e vet
-
VIDEO
Ish-nënkryetar i FRPD Lisandër Hoxha përplaset me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së! Hoxha: Ti je turist në PD! Sulaj: U largove se nuk të bëri askush deputet
Një debat ka ndodhur në studion e Report Tv, mes me ish-nënkryetarit të Frymës së re Demokratike dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin. Për Lisandër Hoxhën, Blendi Sulaj është thjesht turist në PD dhe ka marrë rezultatin më të dobët në njësinë 7. Por për Sulajn, Hoxha e ka bërë karrierën duke qenë nipi i dikujt dhe se u largua nga PD vetëm për faktin se nuk e zgjodhën si deputet.
-
VIDEO
Meta mesazh nga Shkupi: Ballkani i hapur, imponues! Asnjë rezultat konkret
Në fund të vizitës tre ditore në Maqedoni, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Ballkanin e Hapur një nismë që nuk ka rezultate konkrete, ndërsa i kërkoi BE që të ketë kujdes më autokratët e rajonit që po e shantazhojnë.
-
VIDEO
8 Janari në optikën e dy demokratëve kundërshtarë! Protestuesi: U futëm në ‘kurth’, Basha kishte skemë! Anëtari i Kryesisë së PD: Xhamat më fluturuan në kokë
Për Report Tv, një prej protestuesve të arrestuar për protestën e 8 janarit, rrëfen momentet e protestës para godinës së PD dhe orët në qeli. Nga ana tjetër, PD publikoi rrëfimin e anëtarit të Kryesisë Gazment Koduzi që ndodhej brenda selisë më 8 janar.
-
VIDEO
VIDEO/ Berisha nuk e lë dot zakonin, shpif për mediat si formë presioni për të ndalur publikimin e fakteve
Shqiptarja.com publikoi dje lajmin për ekzistencën e një projekti për ndërtimin e tre kullave luksoze dhe gjigante, pikërisht në vendin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike. Projekti, lejen për të cilin e ka dhënë Berisha pak muaj para se të largohej nga pushteti, duket një arsye për ashpërsinë e ndarjes së madhe midis tyre.
-
VIDEO
Përfundon deklaratën ne prokurori, Noka: U thirra nga pengmarrësi, ishte protesta më paqësore e zhvilluar ndonjëherë! Të hetohet, policia për dhunën, Spartak Braho e Sokol Bizhga
Ka përfunduar deklaratën e tij në prokurori deputeti demokrat Flamur Noka, i cili tha se ajo ishte protesta më paqësore dhe më legjitime e zhvilluar ndonjëherë në vendin tonë. Sipas Nokës ai është thirrur në prokurori me urdhër të pengmarrësit, duke ju referuar Ramës. Noka tha se i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë dhunën e ushtruar barbare nga policia, të hetojë Spartak Brahon për përhapje paniku se do të ketë vrasje deputetësh si dhe drejtorin e drejtorisw sw Forcave Lwvizwse Operacionale, Sokol Bizhga.
-
VIDEO
Berisha akuza Gardës: Mbrojtët Bashën, kur ishte i rrethuar nga vrarës dhe trafikantë dhe heshtët
Sali Berisha ka sulmuar edhe Gardën e Republikës që mori në mbrojtje Lulzim Bashën gjatë prostatës së 8 janarit, duke thënë se ato e dinin se kryedemokrati ishte rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe heshtën.
“Momenti tjetër që dëshmon shkrirjen në një të krimit, të Ramës e Lul Bravës është Garda. Basha në kundërshtim me ligjet mbrohet nga Garda, se si është i shkarkuar. Garda nuk mundet kurrë të qëndronin në mbrojtjet të një njeriu që mbante afër banditë. Një oficer Grade ka konstatuar se personi që po mbron është i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Me fondamentalistë kuptoj persona që i përkisnin organizatave terroriste, persona që kanë qenë në Siri dhe janë kthyer”, tha Berisha.
-
VIDEO
Balluku në Greqi, takim me Ministrin e Energjisë e të Transporteve: Memorandum bashkëpunimi për lidhjen e dy vendeve përmes hekurudhës! Bashkëpunojmë në shkëmbimin e energjisë
Balluku bën me dije se me Ministrin e Energjisë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në shkëmbimin e energjisë, teksa theksoi se linja e interkoneksionit mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet.
-
VIDEO
Protesta e 8 janarit, Flamur Noka mbërrin në prokurori
Flamur Noka është paraqitur në orën 12.00 në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar si person që ka dijeni për ngjarjet në protestën e 8 janarit. Noka është nën hetim nga policia për organizim të paligjshëm të tubimeve.
- Protesta e 8 janarit, Flamur Noka mbërrin në prokurori
- Protesta e 8 janarit, Flamur Noka mbërrin në prokurori
-
VIDEO
Dhuna në selinë blu, anëtari i Kryesisë së PD: Xhamat më fluturuan mbi kokë, ideuesit e sulmit u shkëputën përgjithmonë nga partia
Anëtari i Kryesisë së PD, Gazment Koduzi ka rrëfyer momentin se si e përjetoi dhunë në protestën e zhvilluar në selinë e PD. Koduzi shprehet se në momentin e sulmit ishte në sallën e mbledhjes kur i kanë fluturuan gurët dhe xhamat në kokë atij dhe të tjerëve që ndodheshin aty. Koduzi tha se ato nuk ishin demokratë por mercenarë dhe se persona që ideuan këtë sulm u shkëputën nga PD përgjithmonë