-
VIDEO
Basha i fton të gjithë në PD: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozarëve të tranzicionit! Me vettingun e politikanëve i largojmë
Lulzim Basha tha sot se me vettigun e politikanëve do t'i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ' 3 dinozaurët e tranzicionit', duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.
"Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta", tha Basha, duke thënë se në djall të shkojë e shkuara pasi shqiptarwt do tw ecin para.
-
VIDEO
Basha: Ia bëra shpesh thirrjen Berishës t'i thërriste mendve të kokës por më 8 janar kaloi vijën e kuqe
Lulzim Basha nga Fieri tha se fakti që i është borxhli gjithë demokratëve e bëri që shpesh t'i bënte thirrje Sali Berishës që 't'i thërriste mendve të kokës' por sipas tij ish-Kryeministri e kaloi vijën e kuqe më 8 janar.
-
VIDEO
Protesta kundër vizitës së Bashës, Kapllanaj: 20 veta, janë detyruar nga telefonata e Berishës mbrëmë në orën 23
Kreu i PD në Fier, Agron Kapllanaj tregoi se sipas tij protesta jashtë takimit që po zhvillon Basha me demokratët në Fier janë të detyruar nga Sali Berisha. Sipas tij mbrëmë Berisha ka marrë në telefon ish-kreun e PD dhe e ka urdhëruar.
-
VIDEO
Basha 'zbret' në bazë, takim sot me demokratët në Fier, pritet me protesta nga mbështetësit e 'Foltores': E ftova Berishën që t'i thërriste mendve të kokës por më 8 janar e kaloi vijën e kuqe
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon në këto momente një takim me demokratët e Fierit. Takimi i Bashës është i pari pas vendimeve për përjashtimin nga partia të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij kryesorë.
-
VIDEO
Berisha e nis fjalën me demokratët e Shkodrës me 1 minutë heshtje për Ramazan Rragami
Fjalën e tij para mbështetësve shkodranë, ish-Kryeministri Berisha e nisi me 1 minutë heshtje për legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare një ditë më parë.
-
VIDEO
Basha në Fier, forca të shumta policie për ndonjë situatë të mundshme me mbështetësit e Berishë
Teksa Lulzim Basha ka filluar takimin me demokratët në Fier, policia ka marrë mjasa për të ruajtur qetësinë pasi disa dhjetëra mbështetës të ish-Kryeministri Berisha janë mbledhur në protestë kundër vizitës së kryedemokratit.
-
VIDEO
‘Basha je non grata’, militantët berishistë me pankarta në Fier: Atë që na ka bërë ai s’na e ka bërë as Rama! Jemi të zhgënjyer
“Basha je non grata”, ka qenë kjo “motoja” në pankartat e duarve të mbështetësve të Sali Berishës në Fier, aty ku sot po zhvillon takimin e tij me demokratët kryedemokrati Lulzim Basha.
-
VIDEO
Lulzim Basha 'zbret' në bazë, takim sot me demokratët në Fier! Mbështetësit e Berishës dalin në protestë: Nuk të duam këtu, je 'Non Grata'
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon në këto momente një takim me demokratët e Fierit. Takimi i Bashës është i pari pas vendimeve për përjashtimin nga partia të Sali Berishës dhe mbështetësve të tij kryesorë.
Teksa Lulzim Basha ka njoftuar orën 11:00 për të mbërritur në Fier, mbështetësit e Sali Berishës kanë kundërshtuar ardhjen e tij.
-
VIDEO
Berisha në Pallatin e Sportit në Shkodër! Të pranishëm në takimin e tij me demokratët edhe Voltana Ademi dhe Bardh Spahia
Ish-Kryeministri, Sali Berisha e njoftoi që pasi doli nga Prokuroria e Tiranës takimin e sotëm në qytetin e Shkodrës me mbështetës të tij demokratë, duke nënvizuar se revolucioni nuk do ndalet. Duke filluar nga ora 11:00 në Pallatin e Sportit të kryeqendrës së Veriut, Berisha do të vazhdojë takimet me njerëzit pasi hoqi dorë përkohësisht nga marrja me dhunë e selisë së PD, pas asaj që ndodhi më 8 janar.
-
VIDEO
Video epike, fëmija qan sapo sheh Ramën, kryeministri: Këtu ne kupton se sa je plakur
Teksa dilte nga Amfiteatri, Rama është përballur me një djalë të vogël, i cili e shikon i habitur, por kur i afrohet kryeministrit, ai ka nisur të qajë. Kjo është kaluar me të qeshur nga Rama, i cili ka postuar edhe një foto me të në rrjetin social facebook, ku shkruan se në atë moment e kupton se sa je plakur.
-
VIDEO
Mbështetësit e Beishës shpërndahen nëpër Shqipëri! Këlliçi në Berat: Partia ka nevojë për zgjedhje në çdo nivel! Balliu nga Lushnja: Po bëhemi gati për zgjedhje
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbritur Komisionin e Rithemelim në bazë për të zhvilluar takime me demokratët dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD. Gjatë ditës së sotme deputeti Belind Këlliçi ishte në degën e Beratit, ndërsa Klevis Balliu në degën e Lushnjes.
-
VIDEO
Bardhi: Kemi qenë gjithmonë dhe jemi gati për zgjedhjet e pjesshme vendore
Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi tha se PD tha është gati për zgjedhjet vendore në çdo datë që do të vendos presidenti Ilir Meta.
Këtë deklaratë Bardhi e ka bërë para se të hynte në seli për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Dje presidenti Ilir Meta tha se ka nisur procedurat për shpalljen e datës së zgjedhjeve vendore në ato bashki që nuk ka kryetar.