-
VIDEO
Pasi i përjashtoi nga PD Basha largon mbështetësit e Berishës edhe nga komisionet parlamentare: 8 janari vija e kuqe e ndarjes nga nxitësit e dhunës
Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar i PD, ku Basha tha se 8 janari është vija e kuqe për ndarjen nga dhunuesit dhe organizatorët e saj. Basha tha se ka dorën e shtrirë ndaj çdo demokrati që do të forcojë PD.
-
VIDEO
Basha ‘thumbon’ Këlliçin: Ktheu FRPD në principatë me një feudal
Lulzim Basha ka thumbuar ish kreun e FRPD-së, Belind Këlliçin se e kishte kthyer këtë forum në principatë me një feudal. Basha tha se synimi i demokratëve është t’i jap fund kësaj dhe të gjithë të rinjtë të kenë mundësinë të frymëzojnë partinë.
-
VIDEO
Basha zbret në bazë, takon të rinjtë: Politika nuk njeh karrige të përjetshme dhe të salduara, duhet ndryshim
Pas këshillave që anëtarët e kryesisë së PD-së, i dhanë Lulzim Bashës për të zbritur në bazë për të takuar demokratët, kryedemokrati e ka nisur me të rinjtë. Takimi i Bashës me të rinjtë behet ne kuader te nisjes se fushatës për zgjedhjet në Forumin Rinor të PD, ku bëri të ditur dhe sloganin “ Ndërtojmë të ardhmen më të mirë”.
-
VIDEO
Berisha nuk përmbahet, tjetër akuzë për Bashën: Rama i mbylli bastet se ia dha Lul Bravës! Policia na sulmoi më 8 janar me urdhër të Beogradit
Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhi paraditen e sotme në Lezhë, ku po feston bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t'i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.
-
VIDEO
Sali Berisha nuk ndalet: Edi Rama mbylli lojërat e fatit prej Bashës! Ia dha kompanisë që Lul Brava e ka me emrin e të shoqes
Një tjetër akuzë e fortë e Sali Berishës për Lulzim Bashën. Nga Lezha Berisha tha sot se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.
"Kur ndodhi vrasja në bllok, Edi Rama ndalon bastet. Po te kujt ishin bastet? Bastet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon dushanin në Prishtinë dhe rama thotë se në qipro 80% pronar i kompanisë ishte lul brava nën emrin e të shoqes", tha Berisha.
-
VIDEO
30 vite nga krijimi i FRESSH, Rama: Politika e pazëvendësueshme për bashkëjetesën! S'duhet lënë monopol në duart e politikanëve
Në aktivitetin për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe, duke treguar ndryshimin që ka koncepti i politikës me atë që njihet sot 'si një fjalë e urryer'. Rama e nisi shpjegimin e tij që me antikitetin, duke përmendur filozofë të njohur, teksa theksoi se sensi i politkës është liria. Sipas Ramës, këtë hendek mes njerëzve e politikës e zgjeron edhe më tej kthimi i politikanëve në të shkuarën, teksa përmendi edhe protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.
-
VIDEO
Rama batuta: FRESSH shkoi 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, përpiqet Taulanti i shkretë, por nuk e arri dot
Duke i bërë ftesë të rinjve të merren me politikë, Rama i tha sot atyre në aktivitetin për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH që të shkojnë edhe përtej. Rama nuk i la batutat, teksa tha se FRESSH tashmë është 30-vjeç dhe se i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko, ndërsa përmendi edhe Ballën që 'përpiqet i shkreti, por nuk e arri dot'.
"FRESSH nuk mbete më i ri, u bë 30-vjeç, i ri ka mbetur vetëm Pandeli Majko. Përpiqe Taulanti i shkretë, por nuk e arri dot që të jetë i ri pavarësisht që po shkon 50-vjeç. Unë dua që ju të shkoni përtej FRESSH. Kush do ta mbajë, le ta mbajë, kush ka oreks e ta hajë. Por ju duhet ët shkoni përtej traditës që të rinjtë i shikon si ushtarë të radhës, si figurantë në sfondet ku flasin kandidatët, si masë njerëzore që mbush sheshet", tha Rama.
-
VIDEO
Ditmir Bushati në Kongresin e FRESSH-it: Të rinjtë të bëhen pjesë e politikës, vetëm kështu e bëjmë Shqipërinë vend evropian
I pranishëm në takimin e FRESSH, me rastin e 30 -vjetorit të forumit rinor të PS, ishte edhe ish-ministri Ditmir Bushati. Në fjalën e tij ai i bëri thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e politikës pasi sipas tij vetëm kështu do të bëhet Shqipëria vend evropian.
-
VIDEO
30-vjetori i krijimit të FRSSH, Balla: PS e hapur për të gjithë, nuk është partia e bravave
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i pranishëm në Kongresin e FRSSH, i ka bërë thirrje të rinjve që t'i bashkohen PS. Duke iu referuar PD-së, Balla tha se PS nuk është partia e bravave, duke theksuar se është e hapur për këdo të ri që kërkon të bashkëpunojë për të mirë e vendit.
-
VIDEO
Beteja për PD, Meta pozicionet krah Berishës dhe thirrja për Bashën
Beteja per PD, Meta pozicionohet krah Berishes dhe thirrja per Bashen qe te krijoje parti tjeter. Pas Berishes e Nokes, deshmojne ne prokurori Basha e Bardhi. Kush futi ne kurth, ke? Lufta brenda te njejtes parti politike dhe roli i SHBA Nje debat me: Gazment Koduzi Ledina Mandija Besart Logu Leonard Karaj
-
VIDEO
Dhuna në PD, Koduzi: Ish kryeministri dëmton partinë për inat të SHBA! Mandija: Provokimet erdhën nga u brenda selisë! Karaj: Fajin e ka Berisha, favorizoi Bashën
Dhuna e ushtruar në selinë e PD më 8 janar ka qenë teme debati në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku mbështetës të Bashës dh Berishës i hidhni fajin njëri tjetrit se kush dhunoi godinën.
-
VIDEO
Vangjeli: Selia e PD, si ‘dhomë paniku’ e filmave hollivudianë! Duhet zgjidhje politike dhe jo gjuha e kallashnikovit
Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e së premtes së situata e krijuar në Partinë Demokratike kërkonë një zgjidhje politike. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ai e krahasoi selinë e PD-së me dhomat e panikut në filmat hollivudianë ku familjarët e trembur nga ndonjë sulm presin zgjidhje nga policia