-
VIDEO
Sulmi në PD, Sali Berisha dhe Lulzim Basha do të thirren në prokurori si dëshmitarë! Sekuestrohen pamjet filmike në selinë blu
Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Burime për Report Tv nga prokuroria konfirmojnë lajmin se do të thërrasin Berishën dhe Bashën si dëshmitarë. Sekuestrohen pamjet filmike në të gjitha ambientet e selisë së PD.
-
VIDEO
I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar mbështet 'Open Balkan'! Ministrja e Jashtme: Do forcojmë bashkëpunimin
I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se mbështet nismën 'Open Balkan' për aq kohë sa nuk krijon konkurrencë në rajon.
-
VIDEO
Të rinjtë mbështetëse Berishës shkojnë sërish në selinë e PD, gjejnë mbyllur dyert e zyrave të FRPD: Pse Basha na ka frikë? Kemi punuar 8 vite për ta bërë kryeministër, por ai s'donte
Pas protestës së 8 janarit, ku u shkatërruan dyert e dritare e selisë blu, të rinj mbështetës të Sali Berishës kanë shkuar sërish sot në 'shtëpinë e demokratëve' për të bërë një deklaratë, por janë hasur me dyert e mbyllura të zyrave të PD.
-
VIDEO
LSI çon në Kushtetuese Korporatën e Investimeve Shqiptare! Caka: Rama kërkon të vjedhë pronat e shqiptarëve
Lëvizja Socialiste për Integrim ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për krimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare. Përmes një deklarate ish-deputetja e LSI, Silva Caka, shprehet se sipas saj ky ligj është ideuar nga Edi Rama, të cilin ajo e quan arkitekti i shkatërrimit dhe vjedhjes së pronave publike e private të qytetarëve tanë.
-
VIDEO
Lirimi i 4 të arrestuarve për skandalin e publikimit të të dhënave personale, Alibeaj: Mbrojtja e Ramës për skemën e patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve
Nënkryetari i PD-së, Enkeleljd Alibeaj ka reaguar pas lirimit të 4 personave të akuzuar për nxjerrjen e të dhënave personale të 694 mijë qytetarëve. Me një deklaratë për mediat Alibeaj akuzoi se pas këtij vendimi të Gjykatës së Tiranës qëndron kryeministri Edi Rama që, sipas tij, po mbron 'krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve'.
-
VIDEO
Akuzat për Gazment Bardhin, Basha: Nuk kishim gaz, jemi mbrojtur me bombola që fikin zjarrin
“Dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu, e jo nga demokratët. Ata patën ardhur me një qëllim, që nëse kjo parti nuk kthehej në një bunker për të të shkatërrohet PD. Ai donte të derdhte gjak. E patë se si qeshte sot, u kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është manovër e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazment Bardhi s’ka të bëj me lëndë plasëse. Ne jemi mbrojtur me bombola me materialin që fik zjarrin. Kjo hedh poshtë gënjeshtrën e Berishës dhe Ramës. Këta janë dy gënjeshtarë patologjikë.”, tha ai.
-
VIDEO
Berisha paralajmëroi sërish protestë, Basha: Jemi këtu për t'ua ndërprerë vallen atij dhe oligarkëve që e mbështesin
Kreu i PD-së Luzlim Basha tha nga selia e PD-së se ai është garancia e ndryshimit dhe se me ndihmën e qindra demokratëve apo dhe të qytetarëve shqiptare, do t'ja ndërprerë vallen Berishës dhe oligarkëve.
“Në javët e ardhshme oligarkët që financojnë mediat, aleatët politikë të trekëndëshit të Bermudës, do investojnë shumë para që të zhvendosin debatin në çështje dytësore ose të parëndësishme për shqiptarët, përpjekja jonë për ta mbajtur vëmendjen ku duhet, tek domosdoshmëria për rrugën e ndryshimit. Për t’i dhënë shqiptarëve një Kushtetutë që nuk i mban ata skllevër, por iu jep fuqinë që kanë qytetarët në një vend normal. Për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të korrupsionit të qeverisë më të korruptuar në planet, të njeriu që është në krah të Sali Berishës.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme, Basha: Berisha si Rama në 21 janar, u eksitua nga dhuna, nuk e fshihet gëzimin kur shihte njerëzit që lëndoheshin
'Unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhunë, nuk e fshihte dot dje, kur shihte njerëz që lëndoheshin e ka shoqëruar edhe sot. Siç ka shoqëruar edhe Edi Ramën në skena të ngjashme si 21 janari. Janë njësoj të ngjashëm. Këtu ndahem me të dy. Berisha dështoi me turp të merrte vullnetin e demokratëve, nuk e fsheh eksitimin që i shkakton dhuna. I dyti ishte përfituesi i vetëm Edi Rama. Sot e tregoi me daljen e tij të mundshme.'-tha Basha.
-
VIDEO
Basha i vendosur: Do ta çojmë betejën e ndryshimit deri në fund, në këto gërmadha do të ndërtojmë shpresën
'Nuk është një beteje midis një grupi huliganësh që Sali Berisha i solli për të pushtuar selinë e PD-së. është fillimi i një beteje midis tranizcionit, të shkuarës dhe të ardhmes. Qeverisja normale mund të burojë vetëm nga politika normale dhe njerëzit normale. Nga njerëz që politikën e shohin si shërbim dhe kemi shumë të tillë në PD dhe në politikën shqiptare. Në këtë rrugëtim që nuk mund të ketë kurrë shumicën e shqiptarëve nën këmbët e trekëndëshit të Bermudës. Nuk ka moment me të thellë të kontrastit për të thënë këtë sot. Do ta çoj deri në fund betejën që kemi nisur për ndryshim që është ndalur nga masakra zgjedhore e 25 prillit. Ditë për ditë 'tullë pas tulle' të ndërtojmë në këto gërmadha që kjo shpresë të rritet. Ky nuk është një mision i lehtë! Do largojmë këtë kastë 30-vjeçare.'- tha Basha.
-
VIDEO
Basha nga selia 1 ditë pas ‘luftës’ së demokratëve: Nga këto rrënoja do të ringrihemi
“Në këto rrënoja nga cilat eksitohet Berisha dhe Edi Rama, do të ringrejëmë PD. Ashtu siç e duan prindërit, demokratë, mbështësit dhe socialistët që i ka ardhur shpirti në majë të hundës, ashtu siç e do rinia shqiptare, ashtu siç e do shumica e shqiptarëve.
Një parti që t’i prij mbylljes së tranzicionit. Vendosmëria ime është e palëkundur dhe po ashtu e ekipit tim për të qëndruar në këtë betejë, për të riparuar dhe rindërtuar nga e para, kudo ku bajraktarët e tranzicionit kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë dhe tani i trajtojnë qytetarët shqiptarë dhe vendin tonë si plaçkë.”, tha ai.
-
VIDEO
Basha nga selia e rrënuar e PD-së: Nuk është dita për të qeshur! Për fat nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e rrënuar e PD-së, tashmë nga militiantët e saj gjatë një deklarate për mediat u shpreh se sot nuk është një ditë për të festuar. Basha tha se për fat të mirë nuk pati gjakderdhje siç deshi Sali Berisha
-
VIDEO
Pas sulmit dje, Berisha rikthehet sot në 'skenën e krimit': Heronjtë e 8 janarit ruajtën gjakftohtësinë, i rrëzuan dyert e blinduara 'Lul Bravës'! S'ka datë për protestën e radhës
Edhe pse Partia Demokratike është 'skenë krimi' për autoritetet hetimore, Sali Berisha wshtw rikthyer sërish sot aty. Ai ka shkuar në Selinë e Partisë Demokratike së bashku me Komisionin e Rithemelimit për të mbajtur një deklaratë.