-
VIDEO
Përplasja mes demokratëve, Rama: Basha-Berisha kufoma politike, mbetje të pariciklueshme! Të dy të gatshëm për të sakrifikuar njerëz
Kryeministri Edi Rama duke folur për sulmin e djeshëm në selinë blu, tha se Berisha dhe Basha janë kufoma politike të paricikueshëm dhe të dy të gatshëm në ”luftën” e tyre për pushtet të sakrifikojnë njerëz.
"Ajo që përbënë në fakt të vërteten e thjeshtë është që të dy personazhet janë e njëjta mbetja e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Dua të flasë me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë NJE të ndarë në dy pasqyra. PD është historia e dy sëbashkua. I dyti është futur në skenë nga i pari i si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për PD. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me nj ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikuar dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegjshmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellës së PD. Ishin të dy të gatshëm të sakrifikonin njerëz.", tha ai.
-
VIDEO
Sulmi në PD, Rama në bisedë me demokratët: Të huaj më telefonuan, të shokuar nuk e besonin! Unë përfitues? Ngjarja godet vendin! Mund të kishte gjakderdhje (VIDEO)
Pas i konsideroi dje si dy kufoma politike protagonistët e përplasjes në PD, Berisha dhe Basha, Kryeministri Rama ka thirrur sot në bashkëbisedim demokratët. Rama ka njoftuar në Facebook bisedën live në Facebook në orën 12 sot.
-
VIDEO
‘Lufta’ në PD, Kulluri zbulon për Report Tv: Po përgatis një platformë për zgjidhjen e krizës! Basha nëse është kaq trim të bëjë zgjedhje
Selia blu pas pasdites së djeshme ka marrë hijen e një skene lufte, ku viktimë “ra” Partia Demokratike, ndërsa teksa po komentonte mbi situatën, ish-kryetari i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri zbuloi për Report Tv se po përgatit një platformë për t’i dhënë fund krizës politike brenda partisë.
-
VIDEO
Një ditë pas sulmit, çfarë ndodh sot në Selinë e PD? Thuajse çdo zyrë e shkatërruar, 'shtëpia e demokratëve' e gjitha në rikonstruksion
Karrige të hedhura nga kati i dytë, xhama të thyer, dritare dhe dyer të shqyera. Pothuajse ccdo zyrë e shkatërruar, jo vetëm në katin e parë por edhe në dytin. Gjithçka në Partinë Demokratike është jashtë funksionit.
-
VIDEO
Flamur Noka nga Komisariati i policisë: Lironi protestuesit, nuk bënë asnjë faj, hapën dyert e shtëpisë së tyre! Arrestoni kriminelët brenda selisë
Disa deputetë të grupit të Rithemelimit të Sali Berishës kanë kërkuar nga komisariati nr 1 që të lirohen protestuesit që janë shoqëruar aty. Flamur Noka, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi, tha se protestuesit nuk kanë bërë asnjë dëm, por vetëm kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre.
-
VIDEO
Disa të shoqëruara në oborrin e PD, Bardhi: Policia kontrolloi çdo person në seli dhe zyrat e deputetëve! Përse morën anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD?
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e cdo deputeti ne selinë e PD dhe çdo person brenda.
-
VIDEO
Kacafytjet Basha-Berisha, karrigia për të cilën bëhet ‘lufta’ në PD
Brenda PD-së gjithçka ka mbetur pas protestës së dhunshme nga militantët e Sali Berishës janë xhama të thyer, zyra të shkatërruar dhe karrige të hedhura përtokë. E gjithë kjo luftë bëhet vetëm për një karrige atë të kryetarit të PD, ku Basha refuzon ta lirojë dhe Berisha kërkon ta marr me zor.
-
VIDEO
U dhunua nga protestuesit, Bejko për Report Tv: Mund të më kishin futur thikën, nga PD mund të dilnin arkivole sot! Berishizmi duket të marrë fund
Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Denis Minga, Roland Bejko tha se kjo protestë ishte fytyra e vërtetë e Sali Berishës. Ai tha se Berisha përgjaku PD dhe se nga selia blu mund të dilnin arkivole, madje nuk përjashtonte që në rrethimin që i bënë protestuesit mund ta gjuanin me thikë. Beko tha se madje u kishte kërkuar mediave që të filmonin nga poshtë.
-
VIDEO
Mediat ndërkombëtare raportojnë dhunën e militantëve të tij, Berisha: Do i shkruaj vetë Reuters se si ndodhi ngjarja
Mediat ndërkombëtare raportuan për dhunë e protestës së thirrur nga Berisha, por ky i fundi tha se shkrimet e tyre janë bazuar nga gazetarët e Ramës në Tiranë. Berisha tha se do t’i dërgojë vetë gazetës Reuters dokumentet ku faktohet dhuna e ushtruar ndaj protestuesve.
-
VIDEO
A u blinduan dyert e PD? Basha: Ishte detyra ime pasi Berisha ishte i gatshëm të shkelte mbi kufoma! Sot doli arkivoli i tij politik
Në një konferencë për shtyp Basha u pyet nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se përse gënjeu për dyert e blinduara të PD. Basha e mohoi ndërsa shtoi se e kanë marrë më herët përgjigjen për këtë pyetje ndërsa shtoi se ishte detyra e tij për ta bërë pjesërisht pasi Berisha ishte i gatshëm për të shkelur mbi kufoma.
-
VIDEO
Berisha ‘mbyll sytë’ për dhunën e militantëve të tij: Protesta paqësore, nderim atyre që çan dyert e PD! Protestat do të jenë të pandalshme
Sali Berisha duket se ka vendosur të ‘mbylle sytë” dhe të mos shoh dhunën që u zhvillua gjatë protestës së sotme në selinë e PD. Ai tha se protesta ishte paqësore dhe nderoi personat që çan dyert e blinduara të PD.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme, Basha: U përdor si instrument, pse u vonua të ndërhynte Policia e Shtetit?
Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha sot, teksa u pyet se a e ka kërkuar ndërhyrjen e policisë gjatë protestës, tha se këto të fundit kanë ndërhyrë 1 orë e 30 min me vonesë, dhe ju desht kaq kohë të kuptonin skenarin e dhunës. Basha shtoi se ata që u ngjitën në selinë blu janë ushtarë të krimit.