-
VIDEO
Me kë palë do të bashkëpunoni në PD? Rama: Basha dhe Berisha veç e veç nuk kanë legjitimitet! Do shohim çdo hapësirë por situata është e rëndë
Kryeministri Rama nuk sheh asnjë nga palët e konfliktit në PD të denjë të për bashkëpunuar. I pyetur nga mediat, Rama tha se askush prej palëve nuk ka legjitimitet vecc e vecc!
"Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë 2 palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën", tha Rama.
I pyetur nga gazetarët se a e shikon si avancim PD-në që përjashtoi një pjesë të saj, në krahasim me PS që s'ka asnjë zhvillim Rama tha se:
"Në të gjitha familjet asnjëherë nuk janë të zgjidhura probleme. Ajo që është pak por e sigurt është që PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të vendit, ndërsa PD për të zgjidhur problemet e pazgjidhshme të 2 individëve: Njëri kufomë politike pa seli dhe tjetri me seli. Shpresoj shumë që PD të dalë nga kjo situatë duke i kapërcyer të dyja kufomat. Kjo është për të qarë dhe për të qeshur. unë nuk mund të qaj gjatë gjithë kohës për situatën dramatike të PD, ndonjëherë edhe duhet të qeshim. Nuk më rezulton se ne kemi ndërtuar fortifikime për tu mbrojtur nga ndonjë deputet që kërkon ta marrë me dhunë godinën. Nuk jemi këtu për kacafytje për interesa vetjake siç janë të dyja kufomat politike të PD-së. Është një kacafytje që paradoksalisht asnjëri të mos e lëshojë tjetrin sepse pa ra njëri bie edhe tjetri".
-
VIDEO
A po plaket PS? Rama: Ripërtëritja është pjesë e socialistëve
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me gazetarë kur u pyet nëse po plaket Partia Socialiste. Rama tha se e rëndësishme është sa ndihesh dhe ja sa shkruhet në dokument dhe se ripërtëritja me të rinjtë ka qenë gjithmonë pjesë e socialistëve.
“Të gjithë jemi duke u plakur por në fund të ditës nuk ka rëndësi sa të shkruhet mosha por se sa ndihesh. Gjithmonë ripërtëritja dhe organizimet kanë qenë të PS”, tha Rama
-
VIDEO
Rama mbledh kryesinë e PS: Do ketë ripërtëritje në parti me të rinjtë! Me kë palë të PD bashkëpunoj? Basha dhe Berisha veç e veç nuk kanë legjitimitet
Kryeministri Edi Rama pas zhvillimit të takimit me kryesinë e PS, tha se pjesë e diskutimit ishte ripërtëritja e PS me të rinj dhe mbledhja e kongresit që do të paraqes sfidat për 4 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Beteja në bedenat e PD-së
Bamir Topi, Mimoza Hajdarmataj, Ilir Kalemaj te ftuar sot tek 5 Pyetjet Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit.
-
VIDEO
Sali Berisha dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit përjashtohen përgjithmonë nga PD! Kryesia vendos edhe pezullimin e 20 të tjerëve
Kryesia e PD ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas mbledhjes së djeshme, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.
-
VIDEO
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit: Basha rekrutoi kriminelë nga Kosova dhe Maqedonia për protestën! Na sulmuan kur hymë në katin e parë me regji të Bardhit
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha se ai kishte rekrutuar persona me precedent penal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për protestën e 8 janarit.
-
VIDEO
Topi në ‘5 pyetjet’: Basha pa karakter, PD-ja e vdekur politikisht! Largimi i Berishës në kohën e duhur do kursente përplasjet! Dy mënyra për të zgjidhur krizën në selinë blu
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave.
-
VIDEO
Rrethues e të rrethuar, kush fitoi sot në PD
Rrethues e të rrethuar, kush fitoi sot në PD
-
VIDEO
Vangjeli jep lajmin në 'Kontrast': Shumica e deputetëve 'të heshtur' të PD kanë komunikuar me Berishën
Analisti Lorenc Vangjeli tha sot në 'Kontrast' se në Partinë Demokratike pritet një betejë edhe më e madhe sesa ajo për pronësinë e selisë. Sipas tij, Basha dhe Berisha tashmë do të përplasen se kush do të ketë shumicën e deputetëve demokratë pas tyre
-
VIDEO
Tritan Shehu akuza të forta Bashës: Brenda në seli kishte fondamentalistë të armatosur nga 'Vëllazëria Myslimane'
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka hedhur sot akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës, sa i përket fortifikimit që ky i fundit i bëri selisë së PD-së para 8 janarit
-
VIDEO
Sulmi në PD, Berisha e Basha në prokurori si dëshmitar
Sulmi në PD, Berisha e Basha në prokurori si dëshmitar
-
VIDEO
Protesta e dhunshme në PD, analisti Çela: Më 8 janar Basha dhe Berisha humbën! Çollaku: Brenda selisë blu kishte njerëz të inkriminuar
Protesta e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike për analistin Erlis Çela nuk prodhoi asnjë fitues pasi Berisha humbi reputacionin e ndërsa sipas tij Basha nuk ishte përse të bënte rezistencë. Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku tha në Report Tv se brenda selisë së Partisë Demokratike ditën e protestës kishte njerëz të inkriminuar të cilët kanë dhunuar mbështetësit e Berishës.