-
VIDEO
Basha: Berisha dhe Rama dy vëllezër siamezë! Ish-kryeministrit kërkon PD-në për t'u mbrojtur nga SHBA
Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha sot, deklaroi se Berisha kërkon të mbrohet nga shpallja non grata. Ndër të tjera Basha theksoi se Sali Berisha sot i ka bërë PD-së dëmin më të madh ndërsa shtoi se ish-kryeministri dhe Edi Rama janë dy vëllezër siamezë.
-
VIDEO
Basha: Berisha me plan të mirëmenduar për të rrezikuar jetën e demokratëve, dhuna nga kriminelët që mban rreth vetes
Lulzim Basha ka hedhur akuza të rënda ndaj Berishës duke thënë se ai kishte një plan të mirëmenduar për të rrezikuar jetën e demokratëve nga grupi kriminelëve që mban me vete.
-
VIDEO
Basha: Sot dhe kritiket e kundërshtarët e mi e braktisën Berishën, njohën fytyrën e tij të vërtetë
Lulzim Basha tha se sot Berisha u braktis edhe nga kritikët dhe kundërshtaret e tij pasi njohën fytyrën e tij të vërtetë.
“Kjo ishte një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës. Falënderoj ata që fillimisht e mbështeten Berishën pasi ishin të zhgënjyer nga maskara zgjedhore por që sot e braktisën, kundërshtarët e mi dhe kritikët e mi sot, por që e kuptuan se nuk duhet të ishin në atë protestë pasi kuptuan fytyrën e vërtetë të Sali Berishës”, tha Basha.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Berishës, Lulzim Basha: Demokratët e braktisën, dita e tij e fundit politike!
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD, deklaroi se ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese e tregoi fytyrën e saj. Basha tha se demokratët e braktisën Berishën dhe kjo ishte dita e tij e fundit politike.
-
VIDEO
Misteri i telefonatës që detyroi Berishën të ndërronte mendje e të tërhiqej vetëm pak minuta pasi kishte nisur sulmin e dytë në PD
Pas 3 orësh protestë askush nuk e priste që Sali Berisha të tërhiqej ashtu në mënyrë të papritur dhe të njoftonte shpërndarjen e mbështetësve të tij për t'ia lënë 'çlirimin e shtëpisë së demokratëve' një dite tjetër.
-
VIDEO
Përplasjet në PD, SHBA-BE-Britani bën thirrje për qetësi! Amerikanët-Berishës: Kush nxit dhunë mban përgjegjësi! Ish-Kryeministri: Ç'ti them unë këtyre?
TIRANË- Tensionet dhe dhuna në protestën e mbajtur nga mbështetësit e Sali Berishës përballë selisë së Partisë Demokratike ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ka qenë vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka reaguar ashpër ndaj Berishës për shkak të situatës së krijuar në selinë blu, ndërsa i ka bërë të qartë ish-kryeministrit se kush nxit dhunë do mbajë përgjegjësi.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Berishës, Frrok Çupi: Ishte sulm ndaj SHBA, mbeti si sorrë e vetmuar në mes të oborrit! Ai ka pasur gjithmonë grupin e vetë terrorist brenda PD
Analisti Frrok Çupi e konsideroi protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha një sulm ndaj PD dhe vetë SHBA për të shfryrë inatin se pse e shpalli "non grata". Çupi tha se brenda PD ka pasur gjithmonë persona të dhunës dhe sipas tij Berisha është kujdesur gjithmonë që t'i mbledhë këto persona të krimit rreth vetes.
-
VIDEO
Basha fton gazetarët në selinë e PD, policia nuk i lejon se hetuesit po mbledhin provat! Gazment Bardhi sulmon uniformat blu
Pas sulmit të pësuar nga mbështetësit e Sali Berishës, Lulzim Basha ka ftuar mediat të futen brenda në seli për të parë se çfarë ka ndodhur. Basha pritet të ketë një komunikim për situatën kaotike të krijuar sot në selinë e PD, ku u desh ndërhyrja e policisë, FNSH dhe RENEA për të shpërndarë turmën.
-
VIDEO
Salianji flet nga brenda selisë së PD për Report Tv: Dhunë e paimagjinueshme, një grua shtatzënë është plagosur, një person tjetër në gjendje të rëndë
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për Report Tv duke treguar situatën brenda selisë së PD, që u pushtua nga militantët të Berishës. Salianji tha se janë plagosur disa persona, mes të cilëve një grua shtatzënë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
-
VIDEO
Sulaj në ‘Pa Protokoll’: Në protestën e Berishës do ketë kriminelë! Hajdarmataj: Kreu i PD ilegjitim!
Situata e tensionuar në PD ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Blendi Sulaj, tha se në protestën e nesërme të thirrur nga Berisha do të ketë kriminelë që do kryejnë akte dhune. Ndërsa analisti Plator Nesturi është i mendimit se kriza në selinë blu zgjidhet vetëm në gjykatë.
-
VIDEO
PD, beteja radhës, një luftë jo finale
Në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, duke komentuar situatën në PD, gazetari Carlo Bollino u shpreh se rruga ligjore është në favor të Bashës. Bollino u shpreh se vendimi i marrë në Kuvendin e datës 18 dhjetor nga Basha, rrëzon vendimin e parë të marrë në 11 dhjetor nga Berisha.
-
VIDEO
Protesta tek PD, orë ankthi për demokratët
Protesta tek PD, orë ankthi për demokratët
Një debat maratone me: Mimoza Hajdarmataj Blendi Sulaj Page Genc Deromemaj Plator Nesturi Arvit Bushati Genti Çela Fatos Klosi