-
VIDEO
'Foltoret'/ Duka në 'Kontrast': Tërheqja e Berishës, gjëja më fisnike që mund të bëjë
Në "Kontrast", kreu i PAA-së, Agron Duka është ndalur që të flasë edhe për 'Foltoren' e Sali Berishës. Ai tha se mendon që pas 11 dhjetorit, pra kur është thirrur që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha mund të tërhiqet, e ndërsa shtoi se gjëja më e fisnike që do të bënte është tërheqja.
-
VIDEO
Futi Berishën, Metën dhe Rama në Trekëndëshin e Bermundës, Duka në 'Kontrast': Kush guxon që t'i bëjë bashkë? Basha të harxhojë energji për secilin veç e veç
Kreu i PAA-, Agron Duka, i ftuar në emisionin 'Kontrast' është shprehur se ka mbetur i suprizuar nga deklarata e Bashës, ku futi Berishën, Metën dhe Edi Ramën në Trekëndëshin e Bermudës.
"Një përpjekje për ta shkëputur veten dhe për ta paraqitur si e ardhmja e politikës shqiptare, por nuk është se zuri vend, ajo që na bëri përshtypje ishte mënyra se si papritmas u prononcua dhe për presidentit, në politikë ndodhin edhe kthesa të tilla, por nuk besoj se janë të besueshme kur vjen nga një betejë e përbashkët, papritmas atë që kishe aleat, sot e rreshton dhe me Ramën. Politikisht ai mendon se kështu fiton, po unë jam dakord që edhe taktikisht nëse do kisha kundërshtarë, do mundohesha që të harxhoja energji vec e vec, grupi bashkë e bën më vulnerabël. Në fakt këta të tre janë gjigantët e politikës shqiptare, kush guxon që t'i bëjë bashkë", tha Duka.
-
VIDEO
Starton 'Kontrast', në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin! Duka: Në 25 prill humbi opozita, morëm vendime shumë të gabuara! Gjëja më fisnike që mund të bëjë Berisha, të tërhiqet
Starton sot në Report Tv emisioni me i ri “Kontrast”me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli. Agron Duka, kreu i PAA-së, është i ftuar i parë, i cili është shprehur se Lulzim Basha ka gabuar duke mos pranuar humbjet teksa renditi dhe arsyet pse sipas tij çuan në humbjen.
-
VIDEO
Astrit Patozi i ftuar në Report Tv: PD në krizë, Berisha ka vënë përballë Bashën për të shmangur SHBA-të! Kryedemokrati kacavirret pas statutit të partisë
I ftuar në Report Tv, Astrit Patozi tha se Partia Demokratike ka bërë hapa pas nën drejtimin e Lulzim Bashës. Ai theksoi se s'ka interes personal për zhvillimet në Partinë Demokratike, ndërsa për opozitën, po.
Sakaq, Patozi tha se kriza, është fatura që ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit Berisha-Basha. Më tej, ai thekoi se Berisha ka vënë përballë Bashën për të shmangur SHBA-në.
-
VIDEO
“Agjencia Për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, çfarë parashikon ligji që LSI do të çojë në Kushtetuese
Një drejtori e përgjithshme në nivel qendror, e quajtur “Agjencia Për Dialog dhe Bashkëqeverisje” do të kontrollojë gjithë administratën shtetërore dhe bashkëpunimin me qytetarët për t’i ofruar jo vetëm shërbimin e merituar por edhe për t’i përfshirë në politikbërje, në atë që qeveria kërkon ta quajë bashkëqeverisje me qytetarët.
-
VIDEO
Komisioni i Medias/ Paradoksi, RTSH kërkon buxhet shtesë dhe mbyllje 6 muaj, Leka Bungo: Gazetarët rrinë lokaleve! PD akuza: Ka korrupsion, SPAK të nisë hetimet
Ndërkohë që RTSH kërkoi në komisionin e medias 470 milionë lekë të rinj shtesë përveç 618 milionëve që janë parashikuar në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, në Komisioin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetët e opozitës, por edhe ata të maxhorancës, hodhën akuza për korrupsion, nepotizëm në punësime dhe keqmenaxhim të financave referuar raportit më të fundit të KLSH.
"SPAK të vijojë hetimet të çojë në burg drejtues të tjerë që kanë abuzuar", u shpreh Ina Zhupa.
-
VIDEO
Diskutohet buxheti i policisë, deputetja e opozitës: Keni parashikuar para për gaz lotsjellës?! Ministri: Mund të protestoni lirisht
Në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm.
Në momentin e pyetjeve nga deputetët, përfaqësuesja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj në tentativë për të bërë ironi e ka pyetur ministrin nëse kanë parashikuar buxhet për të blerë gaz lotsjellës.
-
VIDEO
Po diskutoni për emër të ri Presidenti? PS: Meta është i shkarkuar nga Kuvendi por deri sa të shprehet Kushtetuesja është në detyrë
Teksa Kryeministri Edi Rama tha mbrëmë në intervistën për Report Tv se është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën emrin e Presidentit të ri pas Metës, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur sot se Ilir Meta është një President i shkarkuar nga Kuvendi por është në detyrë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
'Je akuzuar për korrupsion dhe imoralitet', zv.drejtori i Përgjithshëm i RTSH i përgjigjet PD në Komisionin për Mediat: Portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore
I pranishëm në Komisionin e Medias, zv.drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, i është përgjigjur akuzave për korrupsion dhe imoralitet. Ishte deputetja e PD-së, Eralda Bano që i drejtoi atij pyetjen se nëse ndjenë përgjegjësi për këto akuza të hedhur andaj tij, por që Leka i konsideroi akuza nga 'portale terroriste që të bëjnë me 700 dashnore".
-
VIDEO
LSI do të çojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin "Për Bashkëqeverisjen'! Caka: Agjencia e krijuar nuk dallon nga komitetet e dikurshme të partisë
Ligjin që u miratua dje në Kuvendin e Shqipërisë "Për Bashkëqeverisjen", Lëvizja Socialiste për Integrim do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e bëri me dije sot, ish-deputetja e LSI, Silva Caka, përmes një deklarate për mediat.
-
VIDEO
Edi Rama, rikthim në Beograd
Emisioni Repolitix trajtoi nismën e Open Balkan. Intervista me kryeministrin Edi Rama nga Beogradi. Cilat janë përfitimet nga Open Balkan? Kryeministri Rama flet dhe për zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ftesa e bashkëpunimit për Lulzim Bashën dhe për cfarë nuk është e gatshme PS të pranojë kushtin e PD ? Cfarë do të ndodhë për zgjedhjen e presidentit të ri?
-
VIDEO
‘Presidenti i ri? Rama: Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta
Kur vjen puna te Presidenti i ri, Rama është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën, por cilido qoftë emri i propozuar, kryeministri është i bindur se punën do ta bëjë më mirë se Ilir Meta.
“Nuk ka një emër, por çdo gjë do përpiqemi ta shtrojmë për diskutim me opozitën dhe më pas me shqiptarët .Kushdo qoftë nëse flet mirë shqip, e bën punën më mirë se Ilir Meta”