-
VIDEO
"Kafja e gabuar e Gjekmarkajt"
-
VIDEO
Miratohet akti normativ për ndryshimin e Buxhetit 2021, 74 vota pro dhe 49 kundër
Parlamenti ka miratuar ndryshimet në buxhetin e vitit 2021. Akti normativ u miratua në Kuvend me 74 vota pro, teksa mori 49 vota kundër
-
VIDEO
Rishikimi i buxheti 2021/ Ministrja e Ekonomisë: Qeveria do të mbështesë me 10 mlrd lekë OSHEE në krizën energjetike!
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha gjatë fjalës së saj në Kuvend, se kanë ndërhyrë në buxhetin e aktual të këtij viti, për të rishikuar kufijtë e borxhit. Ministrja tha se përmes rishikimit të buxhetit qeveria do të mbështesë OSHEE në krizën energjetike, kjo do të jetë në vlerën 10 mld lekë për vitin 2021. Ibrahimaj tha në vitin 2022 vlerësimet janë për rritje dhe se investitorët e shohin vendin tonë si të qendrushëm.
-
VIDEO
Braçe zbulon se ka qenë në zyrën e Sali Berishës në kohën kur ishte kryeministër: Po habi e madhe... ja për çfarë i jam lutur
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka zbuluar se ka qenë në zyrën e Sali Berishës, kur ai drejtonte vendin, për një arsye, që t’i lutej që t’i linte energji elektrike Beratit më shumë se 4 orë. Kjo erdhi pas akuzave për energjinë elektrike nga ana e opozitës.
-
VIDEO
Grida Duma me tone të ashpra Nikollës: Duhet t'i kishe ndërprerë fjalën Ramës, na foli me përçmim
Deputetja e PD-së Grida Duma i është drejtuar me tone të ashpra Lindita Nikollës sot në Kuvend, duke kërkuar që ajo t'i ndërpresë fjalën kryeministrit kur ai u drejtohet me përçmim deputetëve të PD-së.
'Ai është i gjithi një karikaturë e demokracisë, duhet të ishte aty e të dëgjonte. Sa herë që del një deputet i opozitës ju ja merrni fjalën. Kam dëgjuar 7 fjalime të kryeministri që e trajtoni si më të barabartë se të barabartët, mos e trajtoni si eprorin tuaj dhe pranoni të jeni vartëse. Që ti drejtohet deputetëve të opozitës në emër të profesionit duke përçmuar ju duhet t'ja ndalonit fjalën. Ju duhet ta ndalonit'- tha Duma.
-
VIDEO
'Vetëm për poezinë s'ka akademi', Rama përplaset me Açkën: Më vjen keq që merreni me gjëra personale
Deputetja e PD-së Flutura Açka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit. Açka tha se për sa kohë të jetë në Kuvend nuk do të flasë me personat lidhur me profesionet e tyre, por vetëm duke iu drejtuar si institucion, duke shtuar se ai nuk do të mmerret me gjëra personale.
-
VIDEO
Rama thumbon Bashën: PD si një zog krenar me dy koka që përpëlitet, por jo shqiponjë
Kryeministri Edi Rama thumbon Lulzim Bashën për situatën në PD.
“Borxhi është më i lartë dhe ka një pse, dhe kjo lidhet me faktin se midis momentin kur 74% e kemi unë në rreth 60%, kanë ndodhur tërmeti dhe pandemia, që kanë çuar në nevojën imediate për të marrë borxh, borxhin që ju u latë shqiptarëve ishte 74% dhe nuk kishte as tërmet e as pandemi, kur flisni ju për ato që flisni, është vërtetë për t’u admiruar është guximi që ju harroni se nuk keni ardhur nga hëna dhe as nuk keni ardhur në Shqipëri ditën që nisi kjo legjislaturë, ju keni qenë këtu, protagonistët e qeverisjes i keni këtu në të dyja krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që PD është një zog 2 krenar që përpëlitet, por jo shqiponjë, nuk e di se kujt do i ngjaj në fund, por jo shqiponjës”, tha Rama.
-
VIDEO
'Rusia mbështet Serbinë për të shkaktuar konflikte në Ballkan' Mediu thirrje qeverisë: Të marri masa dhe të raportojë në NATO! Rama mbështet nismën
Në fjalën e tij deputeti Fatmir Mediu u ndal tek problematikat në rajon ku tha se se Moska ka një skenar të përgatitur për të mbëshetur Serbinë për të rifilluar një konflikt të dytë. Mediu tha po ashtu se Rusia po i mëson Serbisë metodologjinë e dominimit Rajonal. Më tej ai tha se ato po përpiqen që të provojnë konflikte ndëretnike brenda Kosovës. Mediu shtoi se ne duhet të hapim sytë dhe të gjykojmë së bashku për interesin tonë kombëtare. Deputeti Mediu kërkoi që Shqipëria të adresojë këtë problematikë në NATO, të miratojë një rezolutë për njohjen e krimeve serbe në Kosovë, si dhe deputetët e të gjithë krahëve politikë të bëhen bashkë për këtë të mirë kombëtare.
-
VIDEO
Gjekmarkaj në 'Kontrast': Berisha të mbante fjalën dhe jo ta përfshinte PD-në në betejën e tij me Amerikën
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj, tha sot në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV se Sali Berisha duhet të tërhiqej vetë dhe ta vijonte betejën me SHBA-të pa e përfshirë PD-në.
Deklarata erdhi referuar organizimeve të ‘Foltoreve’ që Berisha po i zhvillon në bashkëpunim me deputetë apo forume të PD-së.
-
VIDEO
Socialisti ngacmon Bashën: Hajde të hënën në këtë ‘Foltore’, jo te tjetra dhe trego pse buxheti në 2013 ishte më i vogël se tani! Bëhuni gati për 2029, se 2025 iku kështu si jeni
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje kryedemoraktit Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë lekët e buxhetit të shtetit shkojnë për oligarkët pranë qeverisë. Balla e ka ngacmuar për ‘Foltoren’ e Berishës.
-
VIDEO
Berisha i akuzoi se pinë kafe 250 euro në Itali? Gjekmarkaj në 'Kontrakst' tregon qëllimin e vizitës: E nuhata çiftin që po na shihte tinëz e na bëri foto! Ja sa ka kushtuar në të vërtetë fatura
I ftuar në ‘Kontrast’, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar qëllimin e vizitës në Itali dhe se sa ka kushtuar në të vërtetë fatura e kafesë, që e vuri në qendër të vëmendjes.
“Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 ditor, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale.
-
VIDEO
Basha në Kuvend: PPP çmenduri me lekët e shqiptarëve, shkojnë për njerëzit e lidhur me qeverinë! Zgjidhja që ne ofrojmë, vettingu në politikë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se keqqeverisja ka shkatuar largimin e shqiptarëve nga vendi. Basha tha se qeveria ka marrë borxh këto 8 vite më shumë se të gjitha qeveritë të marra së bashku. Basha tha më tej se miliardat e lekëve shkojnë për një grusht njerëzish të lidhur me qeverinë. Kreu i PD-së tha se zgjidhja që ofron PD është vettingu politik, në këtë mënyrë sipas tij do të pastrohet politika nga korrupsioni.