• VIDEO

    Sot Kuvend, shtyhet për në seancën e radhës ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

    Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, ka propozuar që të shtyhet për seancën tjetër ngritja e komisionit  të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore.

    'Propozoj ta heqim nga rendi i ditës ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe ta kalojmë në seancën tjetër.'- tha Rushaj. Kërksa e tij u dakordësua në Kuvend.

  • VIDEO

    Albana Vokshi e akuzoi se nuk i ka lënë që të flasin në mbledhje, Basha: Sajesë

    Albana Vokshi e akuzoi se nuk i ka lënë që të flasin në mbledhje, Basha ka deklaruar se është një sajesë.  

    Ai ka pasur edhe një herë një përgjigje për ‘Foltoren’ e Sali Berishës.

  • VIDEO

    Komisioni për Integrimin, ministrja e Jashtme: Buxheti për 2022, 17 % më i lartë se një vit më parë! Prioritet integrimi dhe mandati në Këshillin e Sigurisë

    Në Komisionin e Integrimit po diskutohet buxheti 2022 për Ministrinë e Jashtme, ku ministrja Olta Xhaçka ka theksuar prioritetet kryesore ku është  mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe zhvillimi me sukses i mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

  • VIDEO

    Basha tha se PD nuk do kthehet në bunker të Berishës, Vokshi: Distancohem! Nuk na la të diskutomin për zgjedhjet në FRPD dhe LDGSH

    Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e grupit parlamentar, ku pasdite pritet të mbahet edhe seanca plenare. Pjesë e takimit ishte edhe Albana Vokshi, kryetare  e Lidhjes së Gruas në PD, që është përplasur së fundmi me Bashën pasi ai shpalli zgjedhjet për FRPD dhe Lidhjes së Gruas në PD duke e cilësuar në shkelje të statutit dhe uzurpim nga kryetari i këtyre strukturave paralele të PD

    Duket se tensionet mes tyre nuk janë shuar pasi edhe ditën e  sotme pas mbledhjes, Vokshi tha se distancohet nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, ku tha se PD nuk do të kthehet në bunker të Berishës dhe se ai po shërben si tub oksigjeni për regjimin e Ramës.

  • VIDEO

    Ndryshimet kushtetuese për vetingun, pyetjet për Komisionin e Venecias janë nisur! PS: Të mos humbim kohë

    Edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me debate të shumta mes socialistëve, pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut janë nisur.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se nuk duhet humbur kohë. Ai njoftoi se e ka diskutuar këtë edhe me deputetin Fatmir Xhafaj i cili nuk ka qenë dakord me këtë lëvizje.

  • VIDEO

    Biznesi i vogël takim me PD: Duam ndihmë për çmimet, qeveria nuk akordon në paketën e re fiskale asnjë ndihmë!

    Biznesi i vogël kërkon ndihmë nga shteti për të kapërcyer pasojat e pandemisë. Në një takim me deputetët e PD përfaqësues të shoqatës së biznesit të vogël janë shprehur se duhet të ndihmohen për të përballuar rritjen e çmimeve dhe të mbështeten për të marrë kredi. 

    "Po shohim rritje çmimi galopante në çdo drejtim, karburanti sot ka më të lartin, jemi vendi i tretë në botë që kemi çmimin më të lartë për karburantin dhe kjo po çon në falimentim."-tha një përfaqësues i Biznesit të Vogël.

  • VIDEO

    Kriza në PD dhe dyshja Basha-Berisha! Rrëfimi i rrallë, sfida e kryebashkiakes së Shkodrës dhe jeta përtej kostumit politik

    “Kriza në Partinë Demokratike është përtej dyshes Basha-Berisha. Është e rëndësishme të diskutohet mes demokratëve së çfarë do të jetë partia demokratike, e kjo duhet të dal përtej interesave personale”, ishte reagimi i kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi mbi situatën e krijuar në PD.

  • VIDEO

    Këlliçi krah Berishës në 'foltore': E papranueshme të vihet shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin! Sekretari i FRPD: Basha jep dorëheqjen

    Kryetari i FRPD dhe deputeti, Belind Këlliçi, mbajti fjalën e tij gjatë "foltores" krah Sali Berishës, ku theksoi se është e papranueshme të vihet një shenjë barazimi mes atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin.

     
  • VIDEO

    ‘Foltorja’ për rininë, i bashkohet Belind Këlliçi! Berisha: Basha të ishte këtu në debat të hapur, të mësonte abc e demokracisë nga rinia demokrate! Sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut

    ‘Foltorja’ për rininë është zhvilluar sot në Tiranë, ku ashtu siç e kishte paralajmëruar i është bashkuar edhe kreu i FRPD Belind Këlliçi. Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate dhe kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të gruas. Ai tha se Basha po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe se duhet të mësojë abc e demokracisë nga të rinjtë demokratë,

     
  • VIDEO

    Veliaj: Po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe Vorë, do të fitojmë më thellë se më 25 prill! LSI mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj është ndalur në Vorë, Bashki e cila do të shkojë në zgjedhjet e pjeshme vendore, ku ka deklaruar se fitorja për këtë forcë politike do të jetë edhe më e thellë se ajo e 25 Prillit. Duke ironizuar zhvillimet në Partinë Demokratike Veliaj tha diferenca mes atyre që fokusin e kanë te foltoret dhe lufta e brendshme dhe partisë së fokusuar te problemet reale të njerëzve sot është më e qartë se kurrë më parë.

     
  • VIDEO

    Rama publikon video nga Kopshti Zoologjik: Hap dyert së shpejti për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar prej vitesh

    Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur nga Kopshti i Ri Zoologjik, i cili pritet të hapi dyert së shpejti.

    I veshur sportiv, kryeministri ka lajmëruar se ky projekt i ri në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është krijuar posaçërisht për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite. 

  • VIDEO

    FRPD i përgjigjet Bashës: 75% e të rinjve mendojnë se po e bën për hakmarrje politike

    Pas deklaratës së Lulzim Bashës se vendimi për zgjedhjen e kryetarit të FRPD-së është i drejtë pasi Këlliçit i ka mbaruar mandati, nga selia blu ka reaguar sekretari i Forumit Rinor, Rigels Muçollari. Sipas tij, 75% e të rinjve kanë firmosur duke e cilësuar vendimin e kryedemokratit si një hakmarrje ndaj FRPD-së.

    “Ditën që është mbajtur Kuvendi Kombëtar i FRPD-së, ku Basha ka qenë i pranishëm, plotësohen të gjitha normat për të qenë i ligjshëm. Ka një shkelje statusore të PD-së dhe forumit. Vendimi i marrë dje nga kryesia e forumit, neni 1 ku parashikon që forumi është një organizatë politike me prirje të djathë me pjesëmarrje politike, kryetari i zgjedhur i përcaktohet me vendim kryesie modalitetet e procesit.

    Mandati i kryesisë skadonte në nëntor 2020, Basha kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve përtej zgjedhjeve elektorale dhe ne e kemi gjykuar si të arsyeshëm si vendim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme kryetari i FRPD i ka lajmëruar për zgjedhjet tona dhe në proces e sipër ndodhi zhvillimi që jemi në dijeni.

    Kryesia e konsideroi të papërshtatshme pasi partia ishte në krizë. Thyhet dinjiteti i shoqatës partnere, anti-kushtetuese. Kanë firmosur shumë forume në qytete dhe jemi 75% akt hakmarrje ndaj FRPD, në vijim do sjellim dhe fakte si ka menaxhuar marrëdhënien institucionale Basha.

    Basha gabon gjithmonë me shifrat, në 2015 i gjithë forumi ishte 8 vjet jashtë mandatit dhe në asnjë moment nuk u anashkalua kryesia dhe drejtuesit aktualë. PD nuk na ka njoftuar zyrtarisht që të nisim këtë proces. Duhet të vendosim datën dhe është vendim I kryesisë dhe merret me votë, Basha nuk e njeh mirë si koncept. Unë refuzoj t'i përgjigjem akuzave se forumin e ka ngritur Berisha sepse përfaqësoj një institucion", tha Muçollari. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv