• VIDEO

    Gabimi në shkresën e Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj del si kryetar Kuvendi! Demokrati: Jua siguroj se nuk e kam si ambicie! Kollçaku: Unë jua uroj

    Një gabim në shkresën e Komisionit Hetimor ka rezultuar si kryetar i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj. Kjo është vënë në dukje nga deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku. Kjo shkaktoi edhe humor dhe Alibeaj tha se do të ndryshohet menjëherë.

  • VIDEO

    Mblidhet Komisioni hetimor për 25 prillin, PS kërkon informacion nga Basha për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës nga PD: A ekziston mundësia të rithirret?

    Këtë të mërkurë ka nisur mbledhja e dytë e Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021. PS kërkon për informacion drejtuar Lulzim Bashën dhe për Policinë e Shtetit për strukturën e mbrojtjen së votës e ngritur nga PD, para zgjedhjeve të 25 prillit.

  • VIDEO

    I pandehur për dosjen 'Gërdeci', Mediu: S'jam bërë asnjëherë pengues i hetimeve! Kjo çështje është hetuar dhe gjykuar një herë! Ka edhe të dënuar

    Teksa java e kaluar ka qenë e ngjeshur me lajme për atë që quhet si çështja “Gërdeci”, kur Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore duke e marrë Fatmir Mediun të pandehur dhe më pas rekursi i vetë ish-ministrit të Mbrojtjes, ky i fundi ka dalë në një konferencë për mediat.

    Mediu e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO, për të rikthyer për rigjykim dosjen e Gërdecit, si akt në kundërshtim me Kushtetutën, duke theksuar se çështja për tragjedinë e Gërdecit është hetuar një herë dhe se ka patur edhe të dënuar.

  • VIDEO

    Këshilli i Legjislacionit/ PD: Propozimet tona për ndryshimet kushtetuese dhe shtyrja e afateve të vetting-ut të ecin paralelisht! PS: Nuk duam të bashkojmë nismat

    Shqyrtimi i nismës së propozuar nga PD për ndryshimet kushtetuese dhe nisma e PS për zgjatjen e afateve të vettingut është bërë sërish objekt përplasjeje mes opozitës dhe maxhoranxës. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj i kërkoi opozitës që të rishikojnë kalendarin e punimeve, pasi nuk dua që t’i bashkojnë të dyja nismat.

    “Kalendari i punimeve përkon pikë për pikë me kalendarin e punimeve për nismën që ka propozuar PS. Ne nuk duam të bashkojmë dy nismat. Unë iu ftoj kolegët që ta rishikojnë kalendarin dhe në mbledhjen tjetër ne ta miratojmë”, tha Felaj.

    Por ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, PD nuk ka rënë dakord me këtë propozim. Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazment Bardhi tha se dy nismat duhet të ecin paralelisht.

    “Ne nuk biem dakord që ndryshimet në kushtetutë kanë karakter teknik. Nuk është dokument teknik dhe si e tillë nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese të karakterit teknik. Rregullorja e kuvendit e bën të qartë afatin. Të dyja nismat duhet të ecin paralelisht sepse momenti që miratohet raporti nga kjo mbledhje duhet ti nënshtrohet shqyrtimit në seancë. Nëse nuk ecin paralelisht i bie që në dhjetor të shqyrtojë çështjen e parë dhe pas dy javës të mbledhim prap në seancë plenare dhe të bëjmë një ndryshim në kushtetute. Kjo nuk është serioze. Nuk ka asnjë shpjegim që të martën ti thërrasim për një iniciativë, të mërkurën të vijmë prap për tjetrën”, tha Bardhi.

  • VIDEO

    Këshilli për Legjislacionin, Mediu: Kushtetuta s'është mall i deputetëve! Për të bërë ndërhyrje duhet të përfshijmë edhe konstitucionalistë ndërkombëtarë

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, parimisht ra dakord me Partinë demokratike për ndryshimet kushtetuese të kërkuara, por theksoi se me rëndësi është të mendohet mënyra si do të kryhen këto procese. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Legjislacionin, Mediu u shpreh se Kushtetuta nuk është pronë e deputetëve dhe se duhet patur kujdes kur bëhen ndryshime në ligjin themeltar pasi mund të ketë pasoja afatgjata. Ai propozoi që për të bërë ndërhyrjet në Kushtetutë, të përfshihen edhe konstitucionalistë ndërkombëtarë.

    "Nuk i heq asnjë presje qëndrimeve të PD, por dua të shpreh qëndrimin tim. Duhet të kuptojmë se cili është roli i deputetëve. Kushtetuta është pronë e qytetarëve, jo mall i deputetëve dhe duhet të konsiderojmë që nuk është një nen në vete dhe ndërhyrjet spontane nuk shërbejnë. Iniciativa e PD e PS kërkojnë një shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit të kushtetutës. Duhet të kemi kujdes që kur fusim duart te ligji themeltar se mund të ketë pasoja afatgjata, se ndodh si me reformën në drejtësi. Në ndërhyrjet në kushtetutë duhet të përfshijmë konsitucionalistë ndërkombëtarë, të krijojmë një asamble kushtetuese që të miratojë ndryshimet kushtetuese një herë e mirë", tha Mediu.

  • VIDEO

    Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, diskutohen propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese! Rushaj: Vettingu në politikë të bëhet pa vonesë

    Në Këshillin për Legjislacionin në mbledhjen e sotme propozimet e PD për ndryshimet kushtetuese, vettingu i politikanëve, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale. Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka parashtruar propozimet.

  • VIDEO

    Buxheti 2022, Shehi në Report Tv: Duhet të ishte më social, fokusi të ishte tek rritja e rrogave dhe pensioneve! Vettingu politik? Nuk duhet ta bëjë SPAK, disa politikanë në burg

    Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të fokusohet në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Kështu thotë për Report Tv, deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se pas pandemisë dhe me rritjen e çmimeve shoqëria ka nevojë për paga më të mira. Në këtë mënyrë thotë Shehi do të ulej edhe informaliteti e do të rriteshin edhe kontributet në pension. Por kjo gjë nuk i leverdis qeverisë, shton deputeti, pasi ky bllok shpenzimesh për qytetarët nuk sjell korrupsion.

  • VIDEO

    Fati i PD-së në dorë të Foltores së Berishës?

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe pasojat që mund të ketë për fatin e bashkive. Po fati i PD a do të varet nga Foltorja e Berishës? Të ftuar në studio Plarent Ndreca, Fabian Topollaj, Ibsen Elezi dhe Pano Soko.

  • VIDEO

    ‘Lufta në selinë blu’, Elezi në ‘Repolitix’: Më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar do të shkarkojë Bashën! Topollaj: PD pengoi frymën opozitare

    TIRANË- Demokratët janë të bindur se me 11 dhjetor, ditën kur është thirrur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të shkarkohet nga posti i kryetarit. Kjo deklaratë u bë nga ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Ibsen Elezi në ‘Report Tv’, në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.

    “Në 11 dhjetor do shkarkohet Lulzim Basha dhe do emërohet një përfaqësi për ta çuar PD në një proces zgjedhor normal, e ca do ndodh, me shumë gjasa Sali Berisha, fiton se ka shumicën e partisë. (...) Unë mbështes frymën që në PD dhe në sistemin politik shqiptar duhet të vihen rregulla, të gjitha dokrrat që bëjmë ne pastaj do nxjerrin probleme. Parimet e demokracisë thonë që shumica përcaktohet nga një garë. Berisha në kohën e vet e respektonte në anën formale konceptin e garës dhe rezidencës, kurse këta e mohojnë. Gara nga ana formale, konkurrenca është respektuar, por këta e kanë shkel sepse marrin vendime brenda strukture për të emëruar sekretarë e gjithçka tjetër. Kur e deformon pa e kuptuar njerëzit është problem më i thellë. Për këtë po lufton Berisha, pavarësisht se është në pozita të dobëta, prandaj njerëzit po e mbështesin. Njerëzit janë në kushtet që po kërkojnë vetëm një zgjidhje. Berisha? I vetmi që po e kërkon këtë. Berisha ka dhënë prova që ka forcë për ta ndërmarrë dhe për ta çuar këtë proces, pavarësisht se nuk ka kredon morale. Ai ka numrat, besueshmërinë e njerëzve.”, tha Elezi në Repolitix.

  • VIDEO

    'Do jemi partnerë të SHBA-ve!'/ Berisha nga 'Foltorja' në Kamëz sulmon Zaev: Aventurierit iu pre bileta, shndërroi Maqedoninë në mollë sherri

    Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi nga ‘Foltorja’ në Kamëz, se Shqipëria do të qëndrojë partnere e denjë e SHBA-së, por askush nuk mund të blejë demokratët me viza si Kolombi, indianët me pasqyra.

    Berisha la të nënkuptohej se ky mesazh ishte për ambasadoren Yuri Kim, me të cilën replikonte shpesh pasi u shpall non grata nga DASH. Kujtojmë se Kim i kërkoi Bashës që ta përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

  • VIDEO

    Meta pritet nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Sicilisë: Të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e gjuhës së pakicave, veçanërisht asaj arbëresh

    Presidenti Ilir Meta është pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, Gianfranco Micciche. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta bën me dije se ka kërkuar që të miratohet një ligj i posaçëm për mbrojtjen  e gjuhës së pakicave, por veçanërisht të asaj arbërish, si një pasuri e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë. Ndërkohë Meta i ka dhuruar Micciches Bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

     
  • VIDEO

    Gruaja për rikthimin e Berishës në 'Foltore': Prej 2 vitesh je në ëndrrat e mia

    Një prej demokratëve i ka thënë ish-kryeministrit Sali Berisha se prej 2 vitesh ka ëndërruar rikthimin e saj në PD, e teksa tha se ishte e gatshme që të bëjë protesta.

    "Prej dy vitesh je në endrrat e mia që do i rikthehet PD, shpreh vendosmërinë time që të shkojmë drejt një fitoreje të PD për shumë pak ditë, s'do kesh vetëm burra në mbështetje, por vajza, gra, me familjet e tyre, unë jam e gatshme që të protestojmë jo me protesta kafesh, duke fjetur në asfalt derisa  të rrëzojmë regjimin e Ed Ramës, më mirë fle 100 ditë në asfalt se shlyej borxhet e Edi Ramës", tha gruaja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv