• VIDEO

    Shpalli zgjedhjet në FRPD se Këlliçi iu bashkua Berishës? Basha: Sajesë e fabrikuar! Përfshijmë në vettingun e politikanëve edhe lidhjet me oligarkët

    Pasi shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim orën 11:00 grupin e punës që kryesohet nga ish-kandidatja për deputete, Oriela Nebiaj. Aktualisht posti i kreut të FRPD-së mbahet nga Belind Këlliçi, por ky i fundit deklaroi mbrëmjen e djeshme se vendimi i Bashës është nul dhe nuk e njohin atë.

    • VIDEO

      Zgjedhjet në FRPD, Nebiaj: Këlliçit i ka mbaruar mandati, këto zgjedhje duheshin më herët

      Kryesuesja e grupit të punës për zgjedhjet e kryetarit të ri për FRPD, Ori Nebiaj, në një deklaratë për mediat hodhi poshtë deklaratat e Belind Këlliçit se vendimi i Bashës është anti-statusor. Sipas Nebiajt, ky është një pretendim i Këlliçit pasi i ka mbaruar mandati. Ajo shtoi se këto zgjedhje duhet të ishin mbajtur më herët.

      “Për të dhënë mesazhet e duhura dhe për të pasur një kontribut të bukur. Demokracia duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Do të kujdesemi që forumi të ketë një proces gjithëpërfshirës. Nuk kemi një datë. Besoj që është e vlefshme që ta shfrytëzojnë këtë të gjithë bashkë. Dua tu bëj thirrje të rinjve që e shikojnë përfshirjen në politikë jo si burokraci. Forumi rinor për këtë është që të bëjë bashkë sa më shumë të rinj. Këto besoj se janë pretendime edhe në sajë të faktit që të gjitha mandatet kanë kaluar dhe forumi rinor aktualisht në fakt nuk ka një kryetar legjitim dhe as kryesi legjitimime kështu që është e nevojshme, duhet të ishte bërë dhe më fund jemi gati që të realizojmë një proces që nuk mandaton asnjë kryetar për interesat e veta por mandaton një kryetar që duhet të jetë për interesat e të gjithëve dhe një forum që na vlen për tu bashkuar dhe jo për tu përçarë", u shpreh Nebiaj.

      E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku se kush e ka firmosur urdhrin për zgjedhjet në 2014, kryetari apo sekretari i Përgjithshëm, Nebiaj tha se këtë përgjigje e kryetari aktual i FRPD-së, Belind Këlliçi.

      “Unë kam qenë kandidatja që humbi, pyet kryetarin aktual. Statutet janë edhe online dhe informacioni mund të merret. Nuk e mbaj mend fare", tha Nebiaj.

    • VIDEO

      U akuza se shpalli zgjedhjet në FRPD pasi Këlliçi iu bashkua foltores së Berishës, Basha: Sajesë, mandati i kryetarit i ka mbaruar prej dy vitesh

       

      Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj i janë të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.

      "Jo nuk është aspak e vërtet kjo është një sajesë e fabrikosur për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Prej dy vitesh mandati i kryetari ka skaduar dhe në përputhje me normat e demokratike, të rinjtë do zgjedhin kryetarin e ri. Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të zbatojë normat statusore të demokracisë aq më pak interesat perosnale të pengojnë zgjedhje të tilla", tha Basha.

      •  
    • VIDEO

      Pa Kosovën, Ballkani i hapur apo i mbyllur

      Nisma Open Balkan ka ‘përplasur’ të ftuarit mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ishte krah Albin Kurtit dhe jo në krah të Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, nuk duhet të kishim një nismë ku i thuhet Kosovës nëse ke dëshirë eja bashkohu, por vendi unë duhet të ishte rreshtuar pranë saj.

    • VIDEO

      Open Balkan/ Bogdani: Rama duhet të ishte krah Albin Kurtit dhe jo Vuçiç! Soko: Realizon ëndrrën e Serbisë për të dalë në det! Bushati: Kemi thyer akujt mes vendeve

      TIRANË- Nisma Open Balkan ka ‘përplasur’ të ftuarit mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ishte krah Albin Kurtit dhe jo në krah të Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, nuk duhet të kishim një nismë ku i thuhet Kosovës nëse ke dëshirë eja bashkohu, por vendi unë duhet të ishte rreshtuar pranë saj.

       
    • VIDEO

      Debate në Komision/ Ministria e Financave: Është abuzuar me gazin! PD kundër taksës 6%: Rëndon familjet!

      TIRANË- Është shoqëruar me debate shqyrtimi i paketës fiskale në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar sqarime mbi vendosjen e taksës 6 lekë për litër për gazin që përdorin familjarët dhe bizneset.

      “Propozojmë që për të gjithë destinacionin e përdorimit të gazit, nga norma 8 lekë që është aktualisht për automjetet, të shkojmë me normë 6 lekë për litër”, zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro.

    • VIDEO

      Ministrja e Bujqësisë: Do të krijojmë Akademi për barinjtë dhe do i subvenciojmë për mbajtjen e tufës!

      TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se do të hapet një akademi për barinjtë, si edhe do t'i subvencionojnë vetëm për mbajtjen e tufës.

      Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministrja tha se të qeni barit është një profesion i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t'i mbështesë ata.

      "Në 2022 ne do të aksesojmë dyfishin e fondeve të BE që kishim nga 94 do të shkojmë 146 milionë euro. Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët, që po ne e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë, pse nuk bëhesh ti bari sepse është e vështirë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim  të rinjtë, do shkojmë t'i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvenciojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë", tha Krifca.

    • VIDEO

      Në rrëfimin e Agron Dukës

    • VIDEO

      Basha shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD, Këlliçi: Vendimi është nul, s'është kompetencë e tij

      Belind Këlliçi ka dalë kundër Lulzim Bashës, pas vendimit për të shpallur zgjedhjet për FRPD, sipas tij, vendimi është nul.

      “Kam bërë fushatë për PD, për të zgjedhur Bashën kryeministër. Vendimi sot është nul, pa asnjë vlerë ligjore. Vendimi është përtej kompetencave të Bashës. Ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit, deri në dorëzimin e institucionit tonë, me mënyrën një votë, një anëtar.

    • VIDEO

      Do kandidonte për kryebashkiak të Durrësit? Duka e mohon: S'jemi në kohën dhe momentin e duhur

      Në një rast hipotetik, në rast se do të kishte zgjedhje për kryebashkiak në Durrës, Agron Duka ka deklaruar se nuk do të kandidonte, pasi sipas tij, nuk është koha dhe momenti i duhur.

       
    • VIDEO

      Veliaj mirëpret një grup studentësh nga Polonia: Bashkëpunim mes të rinjve të dy vendeve, vitin tjetër Tirana me 1000 aktivitete

      Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti një grup studentësh nga Polonia, të cilët ishin të interesuar të mësonin më shumë për historikun e Shqipërisë, por sidomos Tiranës, e cila në vitin 2022 do marrë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ata udhëtuan nga Varshava drejt Tiranës për herë të parë me linjën e re direkte mes dy qyteteve.

    • VIDEO

      'Nuk dua të studioj tre vite letërsi', Rama i përgjigjet nxënëses: Duhet, gjuha shqipe është në rrezik

      Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Bathore për të diskutuar mbi problematikat e nxënësve. Rama shpjegoi hap pas hapi sesi do të funksionojë programi për zejet dhe artet.

      “U fol për klubet. Po përgatisim një program të detajuar për atin zejet e sportin në shkollë që nuk është një platformë thirrje për oriente por një program...Ndërkohë që përveç nivelit të parë, që është niveli i vetë shkollës që hap të cak në shkollë që vihen në funksion të këtij programi, ne duam të krijojmë edhe një nivel të dytë që të jetë pak më i strukturuar për ata që janë pak më shumë të talentuar, për t’iu krijuar mundësinë të kenë klube klasa për të ushtruat talentin e tre me mësues që nuk janë mësues shkolle por të rekrutuar në funksion të aktivitet pasdite në qendra specifike për këtë strukturë. Pastaj për të kaluar edhe në nivelin e t, atë të kompoeticionit, ata të cilët janë më të spikaturat të mund të ekspozojnë konkurrojnë, apo të shfaqin talentin e tyre qoftë në skenën e konkurrimit në rang qarku apo bashkie, apo në skenë konkurrimi në rang kombëtar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv