-
VIDEO
700 milionë Eurobond, Basha: Merrni borxh për të larë borxhin, punësimet elektorale u kushtuan qytetarëve 117 milionë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga KUvendi se qytetarëve shqiptar u ka kushtuar 117 milionë lekë punësimet elektorale.
‘Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju po e asfiksoni ekonominë. Sepse edhe pse keni marrë më shumë borxh se çdo qeveri tjetër nga ‘91 e këtej, nuk keni qenë të aftë ta ktheni këtë borxh në rritje ekonomike të ndjeshme për familjet shqiptare, por vetëm në përfitim për klientët tuaj që i çojnë paratë e shqiptarëve nëpër parajsa fiskale.
Dhe sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik.
Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret “për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore”, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart e konsumatorëve shqiptarë janë shumë.’- tha Basha.
-
VIDEO
Pas debateve, Rama largohet nga Kuvendi dhe lë Bashën duke folur, kyedemokrati ironizon: Shko të qetësohesh te dhoma ngjitur, shiko cilësinë e mielli e të diellit
Pas orësh debate me Bashën, kryeministri Edi Rama u largua nga salla e Kuvendit, duke e lënë krydemokratin në foltore duke folur. Basha nuk kurseu ironinë, ku i tha Ramës se po shkon të qetësohet te dhoma ngjitur, duke i 'kërkuar' të shikojë nga aty edhe cilësinë e miellit e diellit.
"Si the që FMN s’ka thënë gjë për vdekjet, rri dëgjoje gënjeshtrën tënde, nuk rri dot mirë! Ja ku e ke konfirmimin e FMN meqë dole të qetësohesh te dhoma jote dhe dëgjoje nga dhoma që je ngjitur dhe shiko cilësinë e miellit ose të diellit. Dëgjoje nga dhoma ngjitur', tha Basha.
-
VIDEO
I përmendi dhëmbët e kafshimet, Rama i kthehet Bashës: Mos fol përçart në 12 të drekës! Trego respekt nëse nuk do të ndërpresim komunikimin
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Rama e paralajmëroi se ai duhet të tregojë respekt përndryshe ato do ta ndërpresin këtë rrugë komunikimi.
‘Pse të duhet ty Lulëzim retorika e trimit të madh që nuk ka shokë shumë. Kjo është shumë e qartë. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh dot t’i që në përpjekje për të realizuar një objektiv të vetin, të bëje edhe vandalin. Ti e ke provuar shumë shpesh dhe aq herë sa e ke provuar aq herë të edhe bërë bozë. Debatin me trimëri thuaj veten, por mos dil këtu në këtë Foltore si Beni qe Ecën vet e mundi frikën, por bëhu serioz. Nuk kemi kohë për të humbur, por të angazhohemi. Ke treguar që jo vetëm me shifrat por edhe me gërmat ke probleme. Përfaqësuesit e PS-së bën mirë t’i respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi. Shkove deri tek kafshimet se ke qenë aleat me një që kafshonte deri dje. Je këtu, po të shohin njerëzit, ora 12 e drekës. Leji këto tani se po të dëgjojnë njerëzit. Mos fol përçart. Kostoja e ndërtimit është me metra katror. Po të them që kostoja e ndërtimit të shkollave nga qeveria shqiptare është 47 mijë lekë për metër katror, dhe e shkollave të ndërtuara me fondet e BE është 60 mijë lekë. Prandaj hezitova që ta them, janë 400 kompani Lulzim që janë angazhuar për rindërtimin. Mos u merr me shifrat se nuk i kupton.’- tha Rama.
-
VIDEO
Tre humbje rresht, por Basha i kujton Ramës fitoren e vetme të 2011: Një herë që të kafshuan dhëmbët e mi, u zhduke 3 javë, akoma i ke shenjat
Ndonëse ka humbur në 3 palë zgjedhje radhazi, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kujtuar sot Ramës në Kuvend itoren e vetme në zgjedhjet e 2011-s. Ai i tha Ramës se 'njëherë që të kafshuan dhëmbët e mi, u zhduke 3 javë'.
"E ka hallin se më dhemb mua dhëmbi, nuk më dhemb as një dhemb e para punës. I kam dhëmbët e mi njëherë dhe i kam gjenetikisht të fuqishëm. Edhe mos ja qa hallin dhëmbët e mi se një herë që të kafshuan dhëmbët e mi, javë u zhduke, vetëm unë dhe ti e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Shenjat e i ke nuk të ikin, nuk të del e keqja. Meqë këto nuk i kemi për llafe, por për vepra, pse trembesh ti për vettingun politik? Kë do pyesësh ti? Venecia e ka dhënë mendimin. Dhe që mos kesh frikë se do jesh ti objekti i vetëm, filloje nga unë, nga të duash filloje, ça meraku ke?", tha ai.
-
VIDEO
Xhaferaj e krahason Ramën me fermerët socialistë, i tërheq vëmendje, Basha: I kishe thënë cilësinë e diellit krahasova, jo të miellit
Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetin e PD-së Ferdinand Xhaferraj me një deklaratë të tij vite më parë ‘kur premtonte se do të përmirësonte cilësinë e diellit’. Lidhur me këtë, i prekur reagoi Xhaferraj i cili tha se dikur ka qenë me klas e sot bën një batutë si të ishte një fermer socialist në Divjakë. Por në këtë moment i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se ato janë të nderuar dhe se mund t’i kishte thënë se cilësinë e diellit krahasoi jo të miellit, duke ironizuar kreun e qeverisë.
Xhaferraj: Është e vërtetë që dikur kryeministri ka qenë më me klas ma përmendi edhe cilësinë e diellit, si ndonjë militant socialist në Lushnje. Lidhur me cilësitë e mia mund të pyesësh Damian Gjiknurin që erdhi pas meje në shkollë në SHBA. Ajo që unë doja të ngrija me shqetësim është se ku e kemi degraduar shtetin.
Basha: Ju tërheq vërejtje, krahasoni një krijesë punëtore që çohet pa gdhirë dhe shkojnë në shtëpi pasi perëndon dielli siç janë fermerët socialistë të Lushnjës dhe Divjakës, me një krijesë që mungesën e gjumit e ka për patologji të tjera politike dhe mjekësore. Të paktën t’ i kishte thënë cilësinë e diellit krahasova dhe jo të miellit dhe e mbyllje.
-
VIDEO
Rama nuk ndalet me batuta për Bashën: Kujdes me llumin në PD o Lulzim, ti je pjella më brilante e llumit! Duhet të rilindësh
Ti duhet të rilindësh'. Kjo është ftesa e Ramës ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
"Ku e di ti kush ngrihet në sabah në çadra, kur ti zgjohesh gjithmonë vonë. Ke dalë tani me një tezë se edhe PD ka pjesën e vet të llumit. Por nëse PD ka llum, ty ai llum të ka mbajtur mor Lulzim. Ti je pjella më brilante e atij llumi. Unë nuk kam ç'ti mbaj me gajret foltores. Mos na i sill këtu këto çështje. Të kam dashur, të dua dhe do të dua por nuk kam si të ndihmoj këtë herë. Mos ji karikatura e llumit. Ti duhet të rilindësh. Na dëgjo ki besim dhe ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve. Ka plot fakte", tha Rama.
-
VIDEO
Basha dhe Rama akuza në Kuvend, Vasili kundër: Boll me tango politike, këta të dy të bëjnë muhabet sa të duan! Hapni diskutimet
Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha 'zaptuan' foltoren e Kuvendit ditën e sotme, duke mos lënë akuza pa hedhur në drejtim të njëri-tjetrit. Por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer deputetit të LSI, Petrit Vasilit, i cili e konsideroi 'tango politike', duke kërkuar që të hapet foltorja për diskutime. Sipas Vasilit, Basha dhe Rama mund të bëjnë muhabet sa të duan, por jo duke zënë foltoren e Kuvendit. Vasili tregoi edhe njëherë hapur faktin se mes PD dhe LSI, marrëdhënia tashmë është prishur njëherë e mirë.
"Kjo sallë do funksionojë me rregullat që kemi vendosur këtu, apo është pronë e çdo tangoje politika e që ka kohë të tjera për t'u bërë. Pas fjalës së kryeministri deklaruat se interpelanca mbyllet. Hapni diskutimet ça të doni, lërini të bëjnë muhabet sa të duan, por të paktën formalisht bëjeni këtë sallë të funksionojë. Nuk është pronarë i Kuvendit kryeministri. Ku të vemi ta kërkojmë fjalën, te shkallët e Kuvendit. Mbylleni këtë debat dhe hapni diskutimet, boll këtë rrumpallë parlamentare që është pa rregull e asgjë", tha Vasili.
-
VIDEO
Basha-Ramës: Më ke frikë se të kam mundur! Meta dhe Berisha e kanë fajin që ti je aty, shko bashkohu me ta bëni bashkë 'trekëndëshin e Bermudeve
Ilaritet ka krijuar në Kuvend debati mes Ramës dhe Bashës. Kryetari i PD-së duke iu drejtuar Kryeministrit i tha ai kërkon të ketë përballë Metën dhe Berishën se e ka frikë atë pasi e ka mundur në 2011.
Sipas Bashës, janë Sali Berisha dhe Ilir Meta ata që e kanë fajin më të madh që Rama është në pushtet, ndërsa ai ka fajin më të vogël.
"Ke hall ti historinë e PD-së. Thuaje më ka marrë malli për Sali berishën dhe Ilir Metën. Shko dhe ti në foltore dhe bëj foltoren tëndë. Qani hall të tre, bëni trekëndëshin e Bermundës. Unë s'jua qaj dot hallin. Të paktën dil hapur dhe mos u fshi. Unë sta plotësoj dot, mua do më kesh përballë që të munda në vitin 2011. Disa miq i ke ti por disa miq i kam edhe unë. Nëse unë të dukem i fortë nuk është faji im, por i dobët s'kam qenë asnjë herë. Kam dhe unë pjesën time të fajit që ti je këtu, por kam pjesën më të vogël, pjesën më të madhe të fajit e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës ", Basha.
-
VIDEO
Rama-Bashës: Ne i kemi ndërtuar shkollat me më pak lekë se BE, s'na flet dot ti për vjedhje
Akuzave të kryetarit të PD-së për vjedhje me fondet e rindërtimit, kryetari i qeverisë Rama iu përgjigj ashpër.
"Po sikur fondet e vëna në dispozicion për ndërtimin e shkollave nga BE në raport me atë të vëna na dispozicion nga qeveria të rezultojnë më të larta, çfarë duhet të bëjmë me të gjithë këtë çarçaf që sapo u var këtu në sallën e Kuvendit. Mua fondet e BE më pëlqejnë shumë dhe i jam shumë mirënjohës partnerëve tanë që na ndihmojnë, që nga Brukseli deri në Abu Dabu, e deri në Ankara. Por po të them se në aspektin e nikoqirllëkut për fondet i jam shumë mirënjohës atyre që kanë punuar me këtë projekt sepse kanë bërë të mundur që ne të bëjmë më shumë me më pak. Po kështu edhe për apartamentet. Matu mirë kur flet për hajdutëri. Mate mirë gjuhën kur flet për hajdut, apo leje ndërtimi që jepen në zyrat e bashkisë. Matu mirë dhe bëhu burrë", tha Rama.
-
VIDEO
Basha akuza Ramës: Përcakton në zyrë se kush do të marrë tenderat, me procedurë korrekte kalojnë vetëm ato të BE-së
Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin e Edi Rama se ai përcakton se kush do të fitojë tendera dhe kush jo. Sipas Bashës të vetmet tendera që kalojnë me procedurë të rregullt janë vetëm ato nga fondet e BE-së.
‘Është akt i vetëdijshëm, ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit dhe oligarkisë. Ke vendosur që të kesh prioritet tenderat e pandemisë. T’i vidhje me një grusht njerëzish. Këta janë vendime të tuat nuk janë aksidente. Nuk janë as tërmeti as pandemia, je fatkeqësia e këtij vendi. Të vetmet tendera me procesuar korrekte janë ato të BE-së të cilët t’i i urren. Tarifat e tua për çdo tender mbi 1 mln euro në zyrën tënde i di gjithë Tirana. Merri letra kudo ku i ke futur ndoshta i ke akoma tek zyra e zv. kryeministrit, ndoshta tigri i ka djegur, merr e shikoji sesi ne tenderat e tua nuk ka konkurrencë i ke përcaktuar ti. Java zgjedhore bashkia Durrës ndan 60 mln euro për rindërtimin. Ne nuk duam të bëjmë lojëra fjalësh me ty, ty ta kanë pirë lëngun të gjithë edhe ato që mendon se i ke akoma miq. Këtë sallë duhet tua kthejmë shqiptarëve. Ke frikë vettingun e politikanëve si djalli temjanin.’- tha Basha.
-
VIDEO
'Kur qeverisnit ju mbahej gishti në hundë nga era e keqe', Basha i përgjigjet Ramës: Ta kanë treguar se cili bos droge ka porositur kat në ndërtesën 50 kate që ndërtove?
Edhe kjo seancë ka nisur me një debat mes Kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha. Pas deklaratës së Ramës se në kohën kur qeveriste PD në qytetet e vendit mbahej hunda me dorë nga era e keqe, Lulzim Basha iu përgjigj ashpër me akuza.
"Nëse ka diçka që duhet të mbash duart në hundë është era e keqë që ka kapur këtë sallë, e këtij regjimi. Ajo që bëni ju ka lidhje vetëm me babëzinë për para dhe pushtet që ju ka zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ta ngrini kullën 50 kate me të gjithë bosët e kokainës. Mase ta thonë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati në ndërtesën më të lartë në Shqipëri. Ti që na flet ne për shijen, për bukurinë, neve PD-së që na kanë quajtur si Partia më e bukur e lindjes, na flet që të mbajmë hundën me dorë. Sigurisht që do ta mbajmë hundën me dorë sepse kishe një gropë aty dhe 11 vite kryetar bashkie nuk e mbylle", tha Basha.
-
VIDEO
Interpelanca për rindërtimin në Durrës, Ministri -Xhaferrajt: Procedurat për rrugët që kishe shqetësim, mbyllen në fund të vitit! Ja kur fillon shpërndarja me short e apartamenteve
Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi llogari se përse në fund të korrikut u anulua vendimi për rikonstruksionin e dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës.
"Tërmeti ekspozoi vetëm një gjë, që ju jeni të gatshëm të përfitoni edhe nga ngjarje të tilla! Babëzia ju bën të përfitoni edhe nga fatkeqësia", tha Xhaferraj.
Ahmetaj sqaroi se vendimi nuk është anuluar, por të dyja rrugët janë futur brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë dhe nuk është hequr financimi. Sipas Ahmetaj, procedurat për kontratën e punimeve pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.
Nga ana tjetër ai bëri me dije në datat 10-12 nëntor do të bëhet hedhja e shortit për shpërndarjen e apartamenteve në Krujë dhe me datë 15 do të bëhet në Durrës dhe Lezhë.
"Arsyeja e ndryshimit është për të futur të dyja rrugët brenda një plani të detyruar vendor më të gjerë, në mënyrë që rrugët të funksionojnë më mirë për qytetarët që janë kyçe për të lidhur zonën e Spitallës me qytetin. Rrugët "Miqësia" dhe "Azem Hajdari" do të ndërtohen dhe rikonstruktohen nga njësia zbatues e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me financimin, ku është alokuar nga buxheti i shtetit. Për pak ditë do të lidhet kontratat e punimeve për rrugën Miqësia dhe deri në fund të nëntorit për rrugën Azem Hajdari. Fondi i alokuar është 1.2 mld të dyja. Të dyja rrugët janë brenda fondit ët rindërtimit të financuara, do të bëhen. Njëra ka përfunduar si procedurë, tjera përfundon në fund të dhjetorit. Ju jeni ngatërruar pasi ne kemi përfshirë dhe rrugët në planin e detyruar vendor dhe nuk kemi hequr financimin. Sot janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje, janë dhënë rreth 5 mld lekë për bonusin e qirave. Përfituesit nga programi i rindërtimit janë rreth 49 mijë. Shpërndarja do bëhet me short për të shmangur keqkuptimet, për transparencë. Hedhja e shortit në Krujë, nga data 10-12, në Durrës me datë 15, në Lezhë me datë 15', tha Ahmetaj.