-
VIDEO
Rindërtimi përfundon i plotë në shtator 2022! Opozita akuza qeverisë se vodhi fondet e tërmetit! TË GJITHA debatet në Kuvend
Rindërtimi i plotë pritet të përfundojë në shtator të vitit 2022, nëse pandemia nuk ka një valë tjetër. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i thirrur në interpelancë nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj, hodhi poshtë akuzat për vonesa në proces dhe foli me shifra për projektet e përfunduara.
-
VIDEO
Anëtari i grupimit për PD zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekë Berisha për të rimarrë partinë: Referendum demokratëve 'a e mbështesni Bashën?'
TIRANË- Anëtari i Grupimit për PD-në, Bislim Ahmetaj ka deklaruar se Sali Berisha ka mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, teksa në 'Repolitix' ka zbardhur edhe hapat që pritet të ndjekë për t'i marrë partinë Lulzim Bashës.
Përballë gazetarit Denis Minga, Ahmetaj tha se do demokratët do i nënshtrohen një referendumi që do të tregojë se sa e ka mbështetjen e bazës Lulzim Basha.
-
VIDEO
'Trekëndëshi Bermudës Berisha-Rama-Meta', Klosi në 'Repolitix': Basha po bën të 'fortin'! Ahmetaj: U zgjua nga gjumi i gjatë! Karaj: Tregon se aleanca PD-LSI s'ka qenë e sinqertë
TIRANË- 'Trekëndëshi Bermudës', Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, i përmendur sot për herë të parë nga Lulzim Basha, për analistët në 'Repolitix' në Report TV të gazetarit Denis Minga, nuk ka qenë një rastësi.
Për ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, me këtë krahasim, Basha ka dashur që të tregojë se ai është "ndryshe" nga kjo treshe.
-
VIDEO
Festa e ‘JO-së’ greke, Klosi në Repolitix: Aktivitete të tilla duhet të zhvillohen sipas protokolleve të shtetit shqiptar! Prapavija e tyre është marrja e jugut, ëndrra 100-vjeçare e Greqisë
Për ish kreun e SHISH, Fatos Klosi festa e ‘JO-së’ greke duhet të zhvillohet në tokën tonë sipas protokolleve të shtetit shqiptarë dhe jo atyre greke siç është zhvilluar sot dhe për vite me radhë në të kaluarën. Klosi tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, se ka qenë ëndrra e Greqisë të marrë territorin jugor të vendit tonë.
-
VIDEO
Deputeti Korreshi nuk ndal batutat në Kuvend: Solla çizmet për ministren por s’më la garda t’i fusja! OSHEE të shpërndajë batanije, lushnjarët s’ka mundësi të ngrohen
Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën, Saimir Korreshi sa herë flet nga foltorja e Kuvendit do të përcjellë shqetësimet e banorëve të Lushnjës përmes humorit. Korreshi tha ndër të tjera se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.
-
VIDEO
Kuvend, miratohen projektligjet për Eurobondin, buxheti faktik, huaja e OSHEE! Miratohet ngritja e Komisionit hetimor për mbetjet urbane
Në Kuvend janë miratuar të gjitha projektligjet, pas 10 orë diskutimesh.
Projektligj "Për eurobondin, që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë" miratohet me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.
-
VIDEO
Këlliçi në Kuvend: Shqipëria me Ramën kryeministër si një pacient më sëmundje kronike që mbahet në jetë me oksigjen! Thirrje të dalim në protestë
Deputeti i PD-së, Belinda Këlliçi ka ftuar qytetarët që të dalin në protestë, sipas tij për rritjen e çmimeve të shportës, të karburantit, e ndërsa sipas tij, kjo qeveri po e zhyt vendin në borxh dhe pasojat do të bien mbi shqiptarët.
-
VIDEO
Shehu: Votoj kundër eurobondit, do përdoret politikisht dhe jo për qytetarët
Deputeti demokrat, Tritan Shehu është shprehur në Kuvend se do të votojë kundër eurobondit prej 700 milionë euro. Sipas tij kjo kredi do të përdoret politikisht dhe keqpërdoret nga qeveria.
“Deklaroj votën time kundër kredisë! Është votë proteste për katandisjen e këtij vendi. Shqipëria është në situatë mesjetare për shkak të keqpërdorimit të fondeve resurseve, rezervave. Vota ime është kundër për shkak të keqpërdorimit politik që po i bëhet kësaj situate. Rama si kasandra doli dhe bëri parashikimin më të errët, duke ngjallur frikë te qytetarët për një badërdi energjetike. Ai tentoi të godasë shpirtin opozitar dhe të hiqte vëmendjen nga problemet e mëdha. Edhe kjo kredi po u mor nuk do të bëjë më shumë, por do të transformohet në element politik. U përpoq të terrorizojë popullin, si në rastin e pandemisë që solli 16 mijë të vdekur, financa të shkatërruara, një vend në kolaps. Në marrëveshje flitet edhe për pasojat Covid. Për çfarë pasojash flitet? Nuk u paraqit në pandemi asnjë projekt për të lehtësuar barrën e qytetarëve”, tha Shehu.
-
VIDEO
Celibashi nga Korça: Duhet ndërhyrë në Reformën Zgjedhore, të adresohen rekomandimet e ODIHR! Sa më shpejt aq më mirë, të mos lihet për në fund
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha nga Korça se ndërhyrjet në Reformën Zgjedhor janë të nevojshme pasi në të duhet të adresohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR. Celibashi tha se këto ndryshime nuk duhen lënë në moment të fundit pak para zgjedhjeve, por është mirë që të bëhen sa më shpejtë.
“Këtë herë ka nevojë për të kryer një reformë zgjedhore sepse edhe ODIHR sugjeron ndryshime në kodin zgjedhor , por është e rëndësishme që kjo gjë të fillojë tani dhe është gjë e mirë që opozita e ka ndërmarrë këtë iniciativë pozitive dhe që shumica qeverisëse e ka mbështetur dhe kjo është pozitive. Shpresojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt dhe të mos jemi në pozitën e herëve të tjera kur reformat zgjedhore kanë përfunduar 4,5,6 apo qoftë edhe 1 vit para zgjedhjeve”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Bardhi: 240 mln euro tendera pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi! Të ngrihet Komision Hetimor për të verifikuar shpenzimet e OSHEE
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE dhe se janë dhënë 240 mln euro tendera pa garë, për pasojë ka kërkuar që të ngrihet një Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE.
"Keni shpenzuar 34 mln euro, 8.4 mln euro për rikonstruktim zyrash, 23.5 mln euro për ruajtje fizike, sot keni dëgjuar shumë shifra nga të dyja palët,mund të jeni hutuar, dhe të na shihni me mos besim, ata që ju vjedhin janë këtu në qeveri, ai që ju ka ngarkuar me 4 mld euro borxh pa jua dhënë mbrapsht për rroga më të karta apo shërbime më të mira në spitale. 240 mln euro tendera janë dhënë pa garë, 70 mln euro shpenzime luksi në OSHEE. Kërkoj të ngrihet Komision Parlamentar për të verifikuar shpenzimet e OSHEE", tha Bardhi.
-
VIDEO
Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, Ministrja e Infrastrukturës: Kur të mbarojë, i gjithë kryeqyteti do të përshkohet për 20 minuta
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot në Kuvend se me përfundimin e projektit të Unazë së Madhe të Tiranës, i gjithë kryeqyteti do të mund të përshkruhet për 20 minuta. Ajo u shpreh se me hapjen e segmentit të ri te materniteti i ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” përshkohet për 12 minuta. Ministrja shtoi se janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 të palegalizuara, duke theksuar se shpronësimet do të kryhen sipas ligjit.
"Projekti u bë nga ju (PD) në 2009, por ju nuk njiheni për projekte të mira dhe e rishikuam. Projekti as fut brenda toka as nxjerrë jashtë toka, por të jetë sa më efecient. Kur flisni, unë e kuptoj që ju bëni politikë, po të thuash që janë 3 km kur janë 7.7, sikur nuk shkon. 700 shtëpitë që duhet të shpronësohen nuk ekzistojnë. Janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 shtëpi të palegalizuara që preken nga projekti. Nuk e di ku janë këta banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët kam folur vetë dhe nuk do bëhet shpronësimi siç thoni ju, por në bazë të ligjit. Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik. Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta", tha Balluku.
-
VIDEO
Braçe i kujton Bashës vrasjet e 21-janarit: Ke b*thë për këtë vetting
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për vetingun politik që kërkon PD që ta votojnë deputetët, tha se ka vetëm një vetting ai penal. Braçe i kujtoi Bashës, 4 vrasjet në Bulvard në 21 janar, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, dhe e pyeti nëse ka ‘b*thë’ të përballet me këtë vetting.
‘Do doja që Basha të ishte këtu se foli shumë. Ky personalizëm prej tre orësh që vret parlamentarizmin nuk i duhet kurrkujt dhe as shqiptarëve. Në përgjigje të asaj që tha Basha, do doja të thoja: unë mu bën nja 30 vjet pune dhe jam krenar, si kam rënë kujt në qafë do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar, kam qenë edhe zv. kryeministër e kam bërë në përmbushje të interesit publik, me zor njeri një detyrë për të vrarë njerëz nuk më ka mbajtur, për të më përdorur për të vrarë njerëz në mes të ditës nuk ka ndodhur dhe s’do ndodhi kurrë . Nuk arrij ta kuptoj çdo të thotë vetting politik, ka vetëm nji, ai penal, veçanërisht ata që vrasin, që e bën prokuroria për të çuar në burg si shpagim për gjakun e atyre katër njerëzve të vrarë në bulevard. Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting? Pa diskutim që di shumë, sa Bashës nuk ja merr mendja fare!'- tha Braçe.