• VIDEO

    Zgjatja e afateve të Vettingut përplasë socialitët! Bushka: Të merret mendimi i 'Venecias'! Xhafaj: S'e kuptoj pse, s'më duket e arsyeshme

    Për deputetja socialiste, Klotilda Bushka ka kërkuar që për zgjatjen e afateve të Vettingut, të kërkohet një opinion nga Venecia, por ka qenë kundër socialisti Fatmir Xhafaj.

    Klotilda Bushka:Do ishte në të mirë të procesit që ne kët kërkonim një opinion nga 'Venecia'

    Fatmir Xhafaj: propozimi i Bushkës bie ndesh me atë që ne kemi parashikuar me mbylljen me afat në dhjetor, se Venecia mblidhet në fillim të dhjetorit, unë nuk e kuptoj pse duhet ta pyesim 'Venecia', s'ka ndryshim të rregullave të lojës, s;'është në integritetin tonë, e t'i themi 'a ta bëjmë 2 vjet apo 3 vjet', është investim i panevojshëm, vecse i kthehemi të njëjtës histori që pak muaj më para adresuam me Gjykatën Kushtetuese. Nuk më duket e arsyeshme fare

    Klotilda Bushka: Mendoj që jemi brenda afateve me kalendarin që kemi propozuar që të marrim një vendim, dhe jo vetëm për natyrën teknike, por për faktin e sugjerimeve që janë dhënë në opinionin e mëparshëm

    •  
  • VIDEO

    Vijon krisja e LSI-së me PD-në, Xhixho-socialistëve në Këshillin e Legjislacionin: Jeni mësuar me opozitë false, por realiteti ka ndryshuar

    Përfshirja e Ilir Metës në "Trekëndëshin e Bermudës", nga kryedemokrati Lulzim Basha ka nxjerrë në pah një marrëdhënie të krisur mes PD-së dhe LSI-së, që u reflektuar edhe sot në Këshillin e Legjislacionin. Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, duke iu drejtuar mazhorancës, lidhur me ndryshimet Kushtetuese, tha se "janë mësuar me opozitë false, por që gjërat kanë ndryshuar". 

    "Ndryshimet në kushtetutë janë bërë rutinë, është mungesë serioziteti dhe paaftësi e klasës politike.  Ndryshimet nuk mund të vijnë papritur dhe të vihemi përpara faktit të kryer,duhet të jepet koha e domosdoshme, jeni mësuar me një opozitë false me të cilën bëtë ndryshimet e fundit kushtetuese, por realiteti ka ndryshuar, duhet transparencë për këto ndryshime. Mendimi i ekspertëve dhe konsitucionalistëve duhet të prevalojë", tha Xhixho. 

  • VIDEO

    Opozita largohet nga mbledhja, Rushaj: Zgjatja e vettingut të diskutohet me ndryshimet kushtuese të propozuar nga ne, PS s'do! Kjo është e palogjikshme

    Opozita largohet nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin ku po diskutohet zgjatja e afateve të vettingut. Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj tha jashtë Kuvendit se mazhoranca nuk do që të trajtoje së bashku ndryshimet kushtetuese të zgjatjes së afateve të vettingut dhe ndryshimet që propozon PD, por do t’i trajtojë ato veçmas.

    “Këtu po flitet për një konsensus që ka nevojë për të dyja palët, por nuk pihet dakord për të shtyrë dy ditë një mbledhje ku do të diskutohen këto ndryshime. Se kur i mbaron rroga 14 rrogave që merren me vettingun nuk është prioritet i shqiptarëve. Ne themi jemi gati t’i diskutojmë pasnesër sa kohë diskutohen në tërësi ndryshimet kushtetuese, mazhoranca refuzon. Po propozohen ndryshimi i disa neneve i një ligji dhe ne kërkuam që pasnesër të hapet diskutimi dhe të vijohet normalisht me kalendarin, por PS do t’i diskutojë nismat e ndara, e palogjikshme”, tha Rushaj.

  • VIDEO

    PD: Zgjatjen e mandatit të KPK ta diskutojmë bashkë me propozimet tona për ndryshime kushtetuese, ndryshe bëjini vetë! PS: Vetingu nuk ka kohë për të pritur

    Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit  në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar propozimi i Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut.

  • VIDEO

    Debate në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Jeni shumë rëndë! Ministrja e Shëndetësisë: Turp, po flet pa edukatë

    Në debate të forta janë përfshirë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi dhe Ministrja Ogerta Manastirliu. Teksa Ministrja po raportonte mbi numrin e qytetarëve që janë trajtuar nga paketa e rimbursimit, Vokshi i kërkoi një numër të saktë të mësuesve që kanë përfituar. Ajo akuzoi ministren se mësuesit nuk janë trajtuar si kategori e veçantë.

  • VIDEO

    Ende nuk ka garë, por 3 kandidatë për kreun e PD Berisha, Kulluri dhe Kadilli shpallën kandidaturën

    Ndonëse ende nuk ka garë, 3 kandidatë janë vetëshpallur për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. I pari ish -lideri Berisha, Edvin Kulluri dhe nga studio e Report Tv edhe Fatbardh Kadilli janë shprehur se do të jenë kandidatë për kreun e PD, pasi të mblidhet më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar. 

  • VIDEO

    Seanca e së enjtes, dalin shifrat! Opozita foli 2 orë më shumë se mazhoranca, gratë me pjesëmarrje më të lartë në debat

    Në fillim të këtij sesioni parlamentar u bë një debat i madh për atë që opozita e quante si tentativë të mazhorancës për t'i mbyllur gojën në Kuvend, kur kërkohet që komisionet parlamentare të bëheshin online për shkak të masave anti COVID.

    Por nëse do të shikonim shifrat e seancës së fundit plenare, atë të ditës së enjte, vetëm që 'censurë' nuk ka për opozitën në Kuvend.  Opozita ka folur gjithsej 5.21 orë përkundrejt 2.98 orë të mazhorancës, më shumë se 2 orë plus.

  • VIDEO

    VIDEOLAJM/ Çfarë mrekullie e natyrës, Rama tregon rrugën e re të Thethit me pamjet të jashtëzakonshme të malit në këto ditë vjeshte

    Një prej rrugëve më peizazhin më magjepsës është ajo që të çon për në Theth. Pamjet e mrekullueshme të kësaj rruge i ka publikuar sot përmes një videoje edhe Kryeministri Rama.

    Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se kjo rrugë ishte kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe nevojë për turizmin.

  • VIDEO

    PS: Javën e ardhshme do të kemi emrat e komisionit për Reformën Zgjedhore

    Kryetari i grupit Parlamentar në Partisë Socialiste Taulant Balla ka vlerësuar bashkëpunimin me PD-në për Reformën Zgjedhore, ndërsa ka njoftuar nga Patosi edhe për ngritjen dhe miratimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

    ‘Ne kemi dakordësinë e plotë të kësaj reformë, por në javën e ardhshme do të kemi edhe përbërjen e këtij komisioni. Në ditën e hënë presim të institucionalizohet edhe zgjedhja e dy bashkëkryetarëve nga PD dhe nga PS, si dhe ulja në tryezë dhe diskutimet për propozimet që PD ka bërë tashmë publike. Edhe unë si kreu i grupit të PS-së, por edhe kryeministri Edi Rama, janë shprehur të gatshëm për dialog me opozitën për Reformën Zgjedhore.’- tha Balla.

  • VIDEO

    Ditëlindja e PD, Berisha njofton kuvendin më 11 dhjetor

    A do te mblidhet Kuvendi Kombetar i PD ne daten e themelimit te kesaj force politike me 11 dhjetor?? 31 vite me pas serish Sali Berisha kerkon mbledhjen e struktures me te rendesishme te PD, pasi deklaroi se do te kandidoje per drejtimin e PD… Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar me heret se nuk do te kete mbledhje te strukturave sic eshte Kuvendi… Cfare formati do te kete ky Kuvend dhe cfare do te prodhoje ? Ne nje debat Pa Protokoll me Luan Baçi, Rudina Hajdari, Endira Bushati, Aulon Bej Kalaja, Indrit Vokshi

  • VIDEO

    Berisha: Më 11 dhjetor do të mbaj Kuvendin Kombëtar të PD-së

    Sali Berisha ka njoftuar qytetarët se me 11 dhejtor do të mbahet Kuvendi i PD-së, pikërisht në ditën e themelimit të Partisë Demokratike.

    ‘Më 11 dhjetor do të mbaj Kuvendin Kombëtar të PD-së.’- tha Berisha nga Lezha.

  • VIDEO

    Paketa e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Xhixho: Nuk janë thelbësore, të mos bëhen sipas orekseve të partive politike

    Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhihxo thotë se tre propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet në kushtetute, nuk janë thelbësore për vendin. E ftuar ne Report Tv, deputetja e LSI-së tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen për interesa të çastit të partive politike, por të kenë një diskutim të gjerë edhe nga ekspertët, pasi duke ju referuar eksperiencave të kaluara, sipas saj ndryshimet në vendin tonë janë bërë sipas orekseve politike.

    Vendimin e forcës së saj politike në lidhje me mbështetjen e propozimeve të PD-së, Xhixho tha se do ta shqyrtojnë hap pas hapi dhe se do ta marrin në vazhdimësi. Në mendimin e saj persona, Xhixho tha se vendi ka nevojë vetting politik si dhe për një Reformë Territoriale, po kjo duhet të bëhet me transparencë për qytetarëve dhe jo duke mbivendosur ligje.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv