• VIDEO

    Tjetër gafë, Berisha e bën Lulzim Bashën ministër të Brendshëm të Partisë Socialiste

    Nga “Foltorja” në qytetin e Lezhës, Sali Berisha duket se nuk ndalet me gafat e tij. Gjatë fjalës së tij sot në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.

    “U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn, vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha, duke mos u kujtuar ta korrigjojë.

    •  
  • VIDEO

    Pse festohet Jo-ja greke në Shqipëri?/Basha sulm Berishës e Metës

     

    Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë ceremoninë e organizuar në Këlcyrë për Jo-në greke dhe deklaratat e bëra nga zv/ministri grek i Jashtëm. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi aktualitetin politik me sulmin publik që Lulzim Basha bëri në Kuvend ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të ftuar në studio Fatos Klosi, Bislim Ahmetaj, Ylli Pata dhe Leonard Karaj.

  • VIDEO

    Basha i përmendi ‘Trekëndëshin e Bermudës’, ku futi edhe Metën, sherr mes PD-së dhe LSI-së në Komisionin e Ligjeve

    Plas sherri mes LSI dhe PD në Komisionin e Ligjeve, pasi Basha futi Ilir Metën në “Trekëndëshin e Bermudes”

    Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ditën e sotme u shoqërua edhe me përplasje me Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shkak për këtë u bë propozimi që bëri deputeti i PS-së Petro Koçi në lidhje me miratimin e rregullores.

    Koçi propozoi që në rendin e ditës të ndryshohej togfjalëshi “vazhdim i miratimit të rregullores” me togfjalëshin “shqyrtim i miratimit të rregullores”.

    Ky propozim, pati edhe miratimin e menjëhershëm nga anëtarët e PD-së, por në këtë moment ndërhyri përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se rregullorja dhe katër nene janë miratuar tashmë në parim. Sipas tij mbledhja e sotme nuk mund të jetë kurrsesi një mbledhje shqyrtimi të rregullores, por vazhdim i asaj që është miratuar më përpara.

    Pjesë debati:

    Petro Koçi: Përderisa ne të gjithë që ne kemi një informacion që ka një konsensus në lidhje me procedimin e mbledhjes, propozoj që në pikën tre të rendit të ditës të hiqet fjala “vazhdimi” dhe të vendoset fjala “shqyrtimi”.

    Enkelejd Alibeaj: Jeni dakord me propozimin e zotit Koçi për të zëvendësuar fjalën vazhdim me fjalën shqyrtim! Po miratohet.

    Petrit Vasili: Ore të bëj një pyetje. Që t’i kemi të qarta edhe miratimi në parim nuk qëndron, po apo jo? Ky është moment për t’u sqaruar se këtu u bë pazari i gjësë.

    Nëse është votuar në parim ky është vazhdim, nëse ka rënë dhe ai votim në parim unë po ngrihem po iki, në kuptimin e mirë të fjalës.

    Enkelejd Alibeaj: Ka qenë votimi në parim, ka qenë unanim, por votimi nen për nen nuk shkoi deri në fund. Për ta zgjidhur ngërçin unë kam bërë një gjest kalorsiak që duhet të bëjë gjithsecili.

    Petrit Vasili: Ore Një minutë. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Keni frikë nga kjo?

    Enkelejd Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën, ka të bëj me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

    •  
  • VIDEO

    Pas shumë diskutimesh, PS dhe PD bien dakord, miratohet rregullorja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit! Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar

    Pas shumë debateve, shtyrjes së mbledhjeve për sherre dhe braktisje nga të dyja palët, më në fund ka një dakordësi në Komisionin Hetimor për Zgjedhjet e 25 Prillit.

    Në mbledhjen e sotme është miratuar rregullorja e Komisionit dhe është zgjedhur Sekretar i komisionit deputeti Klevis Xhoxhi.

  • VIDEO

    Rama, kryebashkiakëve për ujësjellësit: Do të ndërhyjmë, mos u bëni pengesë! I vetmi argument që keni është autonomia juaj

    Kryeministri Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.

    "Bashkërisht duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që si fillim humbjet të mos thellohen. Duhet të ndryshojmë tani, javën ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryebashkikaët dhe do ju vë përpara planin si do ndryshojë. Do krijojmë sinergji të reja dhe do nxjerrim nga duart e politikës punësimet në ujësjellës dhe për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitorë të burimeve tona njerëzore sepse kanë investuar energji, kohë e para. Duhet të jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim që duhet të filloj nga vetja juaj të dashur kryetarë të bashkive. Duhet të thoni mjaft, duhet të nisë kapitull të ri. Nuk ka sociale me vjedhje. Ne do të ndërhymë dhe do ju lutesha shumë që askush të mëso bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë, se veç letrës që thotë se ju jeni autonomë, nuk ka asnjë argument tjetër. Asnjë investim, asnjë përgjegjësi për nivelin mizerabël të burimeve njerëzore, asnjë qindarkë e kredive të marra për ujësjellësit nuk paguhet nga ujësjellësit. Atëherë me çfarë argumenti duhet të vazhdojë kjo histori", ka thënë Rama.

  • VIDEO

    Rama paralajmëron guroret: Afat deri më 31 dhjetor, pranoni kalendarin e pyllëzimit, ose mbylleni dhe shkoni para ligjit! Kryebashkiakët të rrinë larg!

    Pas trajtimit të problemit të mbetjeve dhe atyre në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku nuk u kursyen kritikat për kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mbledhja e radhës do të jetë për t'i 'tërhequr veshin' kompanive të guroreve.

  • VIDEO

    Rama: Drejtorët e ujësjellësve nuk do të zgjidhen më kështu, njerëz që nuk shkojnë fare në punë ose shkojnë dhe bëjnë dëme.

    Kryeministri Rama tha se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi Qeveria nuk do ta lejojë më këtë.

     
  • VIDEO

    Rama: Në ujësjellës, numri i të punësuarve, sa një armatë! Bashkia Vlorë kampione për humbjet! Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset

    Me kritika të forta i është drejtuar kryeministri Edi Rama kryebashkiakëve në lidhje me sektorin e ujësjellësit, sektor që e kosndieroi 'gangrenë'. Si shembull negativ Rama përmendi Vlorën dhe Kavajën. Rama u shpreh se bashkia e Vlorës ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera. Ai tha se teksa qeveria rrit investimet, bashkitë rrisin humbjet në këtë sektor. Ndërsa Kavaja ka 70% humbje dhe vetëm 30% arkëtim. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet.

     
  • VIDEO

    Rama-kryebashkiakëve: Ne rrisim investimet ju humbjet! 78.9% humbje, piramidë që gllabëron para! Kemi dhënë 1.2 miliard

    Kryeministri Rama ka qenë i drejtpërdrejt me kryebashkiakët kur i tha që ujësjellësit në të gjithë Shqipërinë janë një piramidë që gllabërojnë para.

    "Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet. 79% janë humbjet, një piramidë që merr para. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori?", tha Rama.

  • VIDEO

    Rama takimi me kryebashkiakët për ujësjellës-kanalizimet, Ministrja e Infrastrukturës: Të mbytur me borxhe, performanca e këtij sektori e dobët

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në kryeministri sërish krerët e bashkive, ku në fokus është performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. E pranishme në takim, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se ka një keqmenaxhim dhe se performanca e këtij sektori është shumë e dobët.

  • VIDEO

    Garë nuk ka ende, por pas Berishës, Edvin Kulluri shpall hapur kandidaturën për kryetar të PD: Mijëra demokratë kërkojnë reformimin e partisë

    Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, sërish demokratët kanë filluar të deklarojnë kandidaturat e tyre për kryetarë të të djathtëve. Pas Sali Berishës, është Edvin Kulluri që ka deklaruar se është i gatshëm të hyjë në garën për kryetar të PD.

    Me një postim në Facebook, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD shkruan se mori vendimin për të kandiduar për kryetar në zgjedhjet e ardhshme në PD, nisur nga situata e krijuar në parti pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

  • VIDEO

    Mblidhet Kryesia e PS, Gjiknuri: Zgjedhje të pjesshme vendore? Presim dekretin e Presidentit pas vendimit të Kushtetueses! Gati për komisionin për 'Zgjedhoren'

    TIRANË-Kryeministri Rama prej orës 08:00 mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë. Për Partinë Socialiste pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të vitit 2019, do të pritej një datë nga ana e Metës brenda 45 ditësh. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv