• VIDEO

    Fermerët hedhin në rrugë produktet që nuk i shesin dot, ministria e Bujqësisë për Report Tv: Do i mbështesim deri në agropërpunim

    Buxheti i vitit 2022, sipas ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, do të mbështesë fermerin dhe peshkatarë. E pyetur nga gazetari i Report TV, Ermal Qori, nëse ka një plan konkret për mbështetjen e fermerëve të cilët nuk arrijnë ta shesin të gjithë prodhimin, Krifca tha se synohet që produktet t’i përpunojmë dhe të kemi mundësi të shesim në treg nënproduktet e tyre.

     
  • VIDEO

    Berishën e 'braktisin' në Berat, asnjë prej deputetëve apo drejtuesve të PD në 'foltore'! E shqetëson vettingu i politikanëve, akuza Bashës: Duhet të jesh skllav i Ramës që të bësh këtë propozim

    Ndalesa e radhës e Sali Berishës me "Foltoren" e tij ka qenë në Berat, ku ka komentuar Vettingun e Politikanëve, propozim i Lulzim Bashës.

    Amendamenti që Rama dërgon nëpërmjet tij në parlament, vettingu i politikanëve është i domosdoshëm, e kam mbështetur, por jo mbi rregulla policeske që mund ta përdor dikush për të marrë peng deputetë. Ne bëmë një ligj komisioni i Venecias e përmbysi, Vettingu i politikave bëhet në mënyrë transparente,shtoji në formularin e deputete problemet, krijo komisionin e etikës pranë parlamentit. S'ka prokurori politike, i kemi të gjitha mekanizmat, se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozijë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputete duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë.

  • VIDEO

    Qeveria fond për laboratorët, së shpejti program për koduesit e rinj

    Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka bërë me dije se është vendosur në dispozicion një fond i politikave për të rinj dhe fëmijët, ku ndër to pikasi fondi për laboratorët dhe ai i teknologjisë së shkencave.

    Muzhaqi tha se po punohet për një program për koduesit e rinj, ku deri vitin tjetër pritet t’i jenë bashkuar rreth 1000 kodues.

    “Sot është një ditë shumë e bukur për të rinjtë dhe fëmijët, kemi vendosur një fond në dispozicion për ta. Falë konsultimeve që kemi bërë me të rinjtë kemi kuptuar një sërë problematikash dhe sot fillojmë ti japim zgjidhje njerëz prej problematikave që është: pjesa e laboratorëve, ato të teknologjisë dhe të shkencave. Kjo është pika e parë që do të bëjmë lidhur me fëmijët dhe të rinjtë dhe tashmë kemi kaluar një buxhet për këtë pjesë. Gjithashtu, është edhe një buxhet për pjesën e arteve dhe zejeve, që do të përfshijë edhe pjesën sportive. Njëkohësisht po punojmë për një program për koduesit e rinj, deri vitin tjetër të kemi rreh 1000 kodues për të cilët është alokuar një buxhet i veçantë. Gjithashtu, qendra kombëtare kulturore e fëmijëve do ta kemi tashmë në Tiranë”, tha Muzhaqi.

  • VIDEO

    Rriten pagat e punonjësve të Burgjeve njësoj si Punonjësitë e Policisë mbi bazë të gradës dhe funksionit! Trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion

    Rriten pagat e punonjësve të Burgjeve njësoj si punonjësit e Policsë së Shtetit, ndërkohë që do të ketë trajtim financiar edhe për njësinë anti-korrupsion, me qëllim që të shmangin korrupsionin. Lajmin e dha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

    •  
  • VIDEO

    Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve! Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët

    Merr fund saga e Sarajeve të Toptanëve! Shpronësohen të gjithë bashkëpronarët. 

    "Sot qeveria ka aprovuar shporënësimin e pronarëve në zonën e Toptanasve që do të kalojë në projektin e restaurimi të kësaj godine, kjo i vë fundin një episodi të gjatë, ku e dini që kaloi në një ngjarje tragjike ku i vunë flakën, sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim dhe hapësira do të jetë në funksion të artit dhe kulturës. Do përfshijë një hapësirë për librin stil amerikan", tha Ministrja e kulturës, Elva Margariti.

    Ministrja e Kulturës ka sqaruar edhe çështjen e cirkut kombëtar.

    "Artistët është parë në mënyrë konkrete në disa aspekte, janë vendime të gjykatës dhe përmbarimit që kishin hyrë në fazën e ekzekutimit final, po punojmë për një plan afatshkurtë, kemi akomoduar në palestrën e një shkolle afër cirkut, kemi nisu dialogimin me bashkinë për të gjetur hapësirën e përshtatshme për cirkun, edhe sindikatat e ka shprehur në mënyrë pozitive qëndrimin e Ministrisë së Kulturës", tha ministrja.

  • VIDEO

    Bonus financiar për punonjësit e policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendit

    Punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë bonus financiar. Lajmi u bë me dije nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, teksa theksoi se do ketë investime edhe në infrastrukturën e policisë së shtetit.  

    “Rritje e pagave të punonjësve të policisë së shtetit që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, rritje që do vijë në formën e bonusit, që do çojë deri në 150% pagat e punonjëse që ushtrojnë detyrën ashtë vendbanimit. Lajmi i dytë që vjen me këtë buxhet është rritja e investimeve në policinë e shtetit në infrastrukturës digjitale dhe teknologjinë. Do rrisë efikasitetin në luftën kundër krimit”, tha Çuçi.

  • VIDEO

    Qeveria fond për pastrimin e territorit! Rikualifikim të të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë

    Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se kërkesa për pastrimin e Shqipërisë tashmë është reflktuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2022 si edhe do të ketë edhe një rikualifikim të të gjithave pikave hyrëse dhe dalëse në Shqipërisë.

    " Në buxhetin e vitit 2022 është mbështetur pastrimi i territorit dhe të mbetjeve me një buxhet që do i japë mundësisë që të ndërhyjë me instrumente për të mbështetur Bashkitë. Fond rerezve për mbetjet që do të ecë paralel me performancën e bashkive, sidomos në bashkitë bregdetare. Ndërhyrje e qeverisë dhe fondi rezervë. Rikualifikim të të gjitha pikat hyrëse në të gjithë Shqipërisë. Prioriteti i bregdetit për zhvillimin e turizmit dhe menaxhimin e mbetjeve janë kryesore", tha Kumbaro.

  • VIDEO

    Ministria e Arsimit: Vitin tjetër pagat e mësuesve rriten me 6%, përfitojnë edh epunonjësit psikosocialë

    Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë më dije se duke filluar nga viti tjetër, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ndërkaq, nga rritja e pagës do të përfitojnë edhe punonjësit psikosocialë.

    “Projektbuxheti 2022 sjell shumë lajme të mira sistemin pasuniversitar edhe arsimin e lartë. Së pari dua të ndaj lajmin për të gjithë mësuesit, rritje paga me 6% vitin e ardhshëm, premtim i mbajtur, mandatet e kaluara e kemi rritur pagën herë pas here. Premtimi që brenda këtij mandati pagat të rriten me 40%. 600 punonjës psikosocialë japin kontribut shumë të rëndësishëm, prandaj mirënjohjen e shprehim jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje financiare. Një nga objektivat tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizmi i universiteteve, në mënyrë që të diplomuarit tanë. Këtë herë ne do kemi një buxhet për të mbështetur këto projekte për bashkëpunimin me universitet evropiane dhe botërore”, tha Kushi.

  • VIDEO

    Rama: Kush nuk pastron ambientin do t'i merret në administrim bashkia dhe do të çohet në prokurori

    Kryeministri Rama tha se kushdo prej kryebashkiakëve që nuk bën pastrimin e territorit do të pësojë sanskione.

    "Sanksione deri në marrjen në administrim të bashkisë, sigurisht me ccuarjen e kreut të Bashkisë në Prokurori. Do ta bëjmë këtë nëse nuk do ta gjejmë partnerin e duhur në territori dhe që do të bëjnë që Shqipëria të jetë sezonin e ardhshëm shembull i pastërtisë. Ne i kemi pikat fundore, të gjitha qarqet i kanë", tha Rama.

  • VIDEO

    'Nuk gjen një copë letër', Rama i kërkon kryebashkiakve të ndjekin shembullin e Lezhës: Ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja për pastrimin

    Teksa nuk i kurseu kritikat për krerët e bashkive në mënyrën si kanë menaxhuar pastrimin e zonave që kanë nën administrim, Rama përmedi Lezhën si shembulli që ata duhet të ndjekin. Rama u shpreh se në Lezhë nuk gjen asnjë letër të hedhur në tokë, teksa theksoi se ka buxhetin më të lartë të vendosur nga vetë bashkia për pastrimin.

    "Ne do vendosim një duhet të veçantë për bregdetin, në bashkëpunim me bashkitë dhe krerët e bashkive, do të ndajmë barrën, një pjesë do e mbajë bashkia, një pjesë do e mbështesë qeveria, por edhe nëse bëjmë këtë, nëse krerët e bashkive nuk bëjnë të gjithë atë që bën kryetari i bashkisë së Lezhës, problemi nuk do zgjidhet. Shkoni në Lezhë dhe bëni një xhiro dhe gjeni një copë letër. Nuk është rastësi që bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh të vendosur nga vetja që do të thotë se ka respektin që fillon nga pastërtia", tha Rama.

  • VIDEO

    PS u largua nga mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Përpjekje për të penguar opozitën të hetojë masakrën zgjedhore

    Përpjekje për të penguar opozitën të hetojë' e ka konsideruar Enkelejd Alibeaj largimin e PS nga mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin. Në një deklaratë për mediat, kreu i këtij Komisioni u shpreh se PS ka strategji të qartë për bërë të pamundur mbledhjen e Komisionit

    "Befasisht u çuan të gjithë, duket që është strategji për të bërë të pamundur mbledhjen e komisionit, ikën pa asnjë arsyetim. Dy ishin propozimet e palës tjetër që nuk u ra dakord. Bëhet fjalë për drejtimin e komisionit, tjetri ishte edhe më i rëndë dhe demaskon qëndrimin e PS. Bëhet fjalë për një çështje që është zgjidhur prej më shumë se 10 vitesh më parë për të drejtën e çdo anëtari të komisionit hetimor për të kërkuar marrjen e pronave dhe që kjo e drejtë pranohet pa votim. Është e drejtë e çdo anëtari të thërrasë dëshmitarë, të kërkojë dokumente, është e drejta për të hetuar, thelbi i komisionit hetimor. Propozimi i z.Naço ishte që kërkesa për të hetime, për të marrë prova, për të thirrur dëshmitarë, t'i nënshtrohej votimit, pra shumicës socialiste, në mënyrë flagrante në kundërshtim me ligjin. Ata kërkojnë që çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar do rrëzohej me forcën e kartonëve të atyre që janë në akuzë. Pjesë e një strategjie penguese. Në datën 27 tetor, ora 11 është caktuar mbledhja e radhës, në të cilën do të ecet para me kërkesat për marrje dokumentesh , plotësim dokumentacioni. Ka strategji të demaskuar për të penguar veprimtarinë e komisionit. Instrumentet komisioni i ka dhe do vijojë punën. Ata kërkojnë që me forcën e kartonit të kufizojnë të drejtën e opozitës për të hetuar", tha ai.

  • VIDEO

    Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit, deputetët socialistë largohen nga mbledhja

    Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit.

    Data e mbledhje së ardhshme do të bëhet ditën e mërkurë datë 27 tetor, ora 11 paradite.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv