-
VIDEO
PS: Një kartel prej 10 kompanish po kontrollon çmimin e plehrave kimike dhe pesticideve! Po u bëjnë presion bujqve
Një nga shqetësimet e qytetarëve që deputeti socialist, Erion Braçe ka sjellë çmimin e pesticideve, ku sipas tij kontrollohet nga një kartel prej 10 kompanish në Vorë.
"Kam një shqetësim në rritje nga zona, nga trekëndëshi Berat-Lushnje -Fier, janë çmimet e plehrave kimike dhe pesticide, këto produkte janë pa TVSh, konkurrenca në treg , i zotëron një kartel prej 10 kompanish me qenë në Vorë, ky kartel, konkurrenca duhet të rikthehet duke shpërndarë këtë kartelë, asistencë për bujqit, se i kanë vënë bujqit në një presion të përdorimit pa kufi të këtyre pesticideve", tha Braçe nga Kuvendi.
-
VIDEO
Basha përplaset me Braçen: Jeni ‘nëna e baba e korrupsionit’, ç'u bë me fondet e rrugës në Divjakë?! Deputeti i PS-së: Fol me prova dhe fakte, para drejtësisë kush është fajtor
Kryetari i PD-së. Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit të PS-së, Erion Braçe, pasi ky i fundit i kërkoi llogari për veprat infrastrukturore gjatë kohës së tij si Ministër, konkretisht për aksin rrugor Lushnje-Fier. Basha tha se fondet në dispozicion nuk shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës, pasi ka korrupsion. Kreu i PD-së shtoi se ky regjim është ‘nëna dhe baba i korrupsionit’, ndërsa shtoi se ka pasur parregullsi në një rrugë të ndërtuar në Divjakë, zonë që përfaqësohet në parlament nga Braçe. Sipas Bashës në këtë zonë nuk është bërë asnjë rrugë anësore gjatë gjithë këtyre viteve Nga ana tjetër, Braçe tha se për korrupsionin duhet të flasë me fakte, dhe se kush është i përfshirë, nga i pari tek i fundit të shkojnë para drejtësisë.
-
VIDEO
PS: Hetim për rrugën Lushnje-Fier ndërtuar nga 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës' (Lulzim Basha) ka apo s'ka mbikalime
Deputeti Socialist, Erion Braçe ka kërkuar hetim për ndërtimin e rrugës Lushje-Fier, në kohën kur Lulzim Basha ishte ministër i Infrastrukturës. Nga Kuvendi Braçe tah se projekti ka qenë me mbikalime, por ndërkohë nuk është zbatuat në terren.
"Korrupsioni është një problem dhe problem i madh, pastrimi nga korrupsioni lufta ndaj tij, kërkon raste konkrete, kërkon prova, kërkon edhe fakte, sidomos kur bëhet fjalë për përdorimin e parave publike, në dy periudha të ndryshme kohore, nga 1999-2001 dhe 2005-2007, dy qeveri të ndryshme, njëra e jona dhe më pas ajo e opozitës së sotme, morën përsipër që të ndërtojnë akset nga Lushnja në jug të vendit, e para mori përsipër të ndërtojë aksin nga Rrogozhina në Lushnje, e dyta nga Lushnja në drejtim të Fierit, të dyja rrugët e ndërtuara gabim, kur ndanë përgjysmë fshatra të tërë, ekonomi të rëndësishme bujqësore, një poshtë rrugës dhe një sipër rrugës, Qeveria e parë zgjidhi problemin duke ndërtuar rrethrrotullim, qeveria tjetër opër herë të parë na dha mundësinë që të shohim në autostradë që ndërpritet me katër segmente, kjo rrugë, e dyta ishte vepra e parë e një ylli të ri një ngjitje, përvoja e munguar reflektohet në aks dhe në rrugë, aq dinte dhe aq dëm bëri. për mua më intereson, dua të di që përtej faktit rruga u ngjesh me shtufë, tani është bërë kanal, dua të di, po mbikalimet ku shtuan, do i kërkoj ministres që të verifikojë brenda projektit ishin mbikalime apo jo, sepse ngrehinat mbi rrugë, janë indicie që projekti ka qenë me mbikalime, në ajër. Ky këtu është nën kalim (tregon foton) unë hyj këtu, por kryetarit të opozitës i prishin flokët, ndërsa të qeverisë i heqin kokën, kamionët nuk hynë dot këtu, në shërbim të njerëzve nuk janë. Koha për verifikim, kam lexuar raportet e KLSH, tani më intereson verifikim, ka qenë me apo pa mbikalime, paratë kanë qenë me mbikalime apo pa mbikalime dhe qeveria t'i japë zgjidhje", tha Braçe.
-
VIDEO
Rushaj: Po përdorini fondet e tërmetit që të fitojë biznesi pranë jush! Qeveria se ka mendjen tek qytetarët, por tek prona e tyre
Nga foltorja e Kuvendit, nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj solli problematikat e banorëve të lagjes ‘Myslym Keta’ dhe lagjen e ‘Bregut të lumit’. Rushaj tha se qeveria po përdor fondet e tërmetit për
‘Korrupsioni thotë se është i përhapur në çdo qelizë te enjtes publike dhe biznesit. Sa i përket çështjes se komisioneve hetimore e di që jeni në hall shumë të madh, ne i jemi referuar ligjit dhe jurisprudencës 20-vjeçar e kushtetuese. Nuk besoj se çdo pengesë që të nxirrni, nuk na pengoni dot që ato gjëra dhe fakte që duam t’ua bëjmë të ditur qytetarëve shqiptare do t’ua bëjmë të ditur. Kemi denoncuar abuzime që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve.
-
VIDEO
PS-Bashës: Nuk kërkove mocion me debat për progres-raportin e KE-së! Do ta kërkojmë vetë
Partia Socialiste do të kërkojë në Kuvend që të bëhet një mocion me debat për progres raportin. Lajmin e ka dhënë në Kuvendi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
"Ne do të kërkojmë mocion me debat për progres-raportin. Nëse nuk e bëni ju bujrum ta bëjmë ne. Z. Basha, progres raporti i vitit 2021 është më i miri që ka pasur Shqipëria. Kurrë më parë nuk është thënë që Shqipëria ka vazhduar t konsolidojë të gjitha reformat që e ccojnë drejt Bashkimit Europian, i ka përmbushur të gjitha kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare për negocitat. Të gjitha detyrat e lëna për reformën në drejtësi konsiderohen si të plotësuara nga Qeveria", tha Balla.
-
VIDEO
Basha në Kuvend: Shqipëria e fundit në Europë për sundimin e ligjit! Amendamentet kushtetuese, 3 prioritet absolute për ta nxjerrë vendin nga kriza
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke ju referuar raportit të ‘World Justice Project’ për indeksin e sundimit të ligjit, thotë se Shqipëria renditet e fundit në Europë.
‘Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë.
E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike. Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.
Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm cdo lloj teme, mjaft që të që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve. Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë.
Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International.’- tha Basha në Kuvend.
-
VIDEO
Noka pas mbledhjes së grupit: Edhe Tomor Alizoti kërkoi që të kuptohej se PD-ja është në krizë! Ia bëra të qartë Bashës se Kuvendi do të mblidhet
Deputeti Flamur Noka ka bërë me dije se sërish në mbeldhjen e grupit të PD-së e ka marrë vëmendjen Sali berisha, e ndërsa tha se Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur gjërat në parti po ecin normalisht, pasi sipas tij aktualisht PD-ja është futur në një krizë të thellë. Ai tha se ia ka bërë të qartë Lulzim Bashës se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet.
-
VIDEO
Lidhet marrëveshja me OKB/ Ministrja e Jashtme: Shqipëria, prova e vlerës së madhe që ka bashkëpunimi multilateral! Zv.ministri për raportin e BB: Populizmi injorant, kthehet në politikë trendi
Qeveria shqiptare ka lidhur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara.Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, në kuadër të 76-vjetorit të saj, është shprehur se Shqipëria dhe rajoni, janë provë e vlerës së madhe që ka bashkëpunimi multilateral.
Ministrja e konsideron një arritje të madhe marrjen e mandatit nga Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, pasi ofron mundësi të shkëlqyera për vendin tonë në sferën globale.
-
VIDEO
Plas 'sherri' te 'Ekonomia', Shehi-Shalsit: Mos më jep mua leksione edukate, legen
Teksa po diskutohej për Eurobondin, mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u mbyll me debate të ashpra mes kryetarit të këtij komisioni, Eduart Shalsi, dhe deputetit të opozitës Dashamir Shehi.
Ishte kryetari Shalsi që i kërkoi në fund të mbledhjes deputetit Shehi të mos qeshte kur flisnin kolegët e mazhorancës, duke iu referuar një ironie të bërë prej Shehit në momentin që po fliste ish-ministrja e Financave, Anila Denaj.
Kjo bëri që kreu deputeti i opozitës të dilte nga vetja dhe ta quante Shalsin legen, dhe kërkoi prej tij që mos t’i bënte më kurrë moral, pasi ka qenë shembull i edukatës në parlamentin shqiptar këto 30-vjet.
Pjesë nga debati:
Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju.Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri-tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.
Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kotë ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qesh dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bëj më dhe kaq. Mos e bëj më dhe kaq, legen!
Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më?
Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën këtu në parlament. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet.
-
VIDEO
PS mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar, porosia: Diskutime me tone të qeta me opozitën në komisione! Nesër në Konferencën e Kryetarëve paraqesim projekt-buxhetin
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me Kryesinë e Grupit Parlamentar. Mësohet se një ndër porositë e dhëna në mbledhje ka qenë që të diskutimet me opozitën në komisionet parlamentare të zhvillohen me tone të qeta. Po ashtu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti.
-
VIDEO
Jorida Tabaku: Borxhi barrë për shqiptarët, po merret për PPP-të
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e konsideron marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro shumë të rrezikshëm, pasi sipas saj nuk dihet se për çfarë do të përdoren nga qeveria ky borxh. Tabaku tha se borxhi është i mirë kur përdoret mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit dhe se ky aktual po merret për PPP-të
“Borxhi publik është në rreth 80%, jemi në listën gri për pastrimin e parave. Ministria nuk i ka marrë parasysh këto problematika dhe janë shqetësim për mua. Ne po marrim borxh por pa e ditur se për çfarë po e marrim, borxhi i marrë nuk është përdorur vetëm për investime por është përdorur edhe për shpenzime operative dhe është përdorur edhe për paga. Në 2013 borxhi ishte 6.3 miliardë euro ndërsa tani është mbi 10.2 miliardë euro dhe nuk e dimë sesi është përdorur dhe a ka pasur efektivtivitet. Borxhi na bën mirë kur përdoret për investime të rëndësishme. Nuk e dimë si do përdoret ky borxh dhe për mua është shumë i rrezikshëm. Shqetësimi i dytë është për deklaratën e FMN që pati kritikë kryesore sesi është menaxhuar borxhi publik. FMN kërkoi rishikim të prioriteteve, nuk mund të marrim borxh për PPP", tha Tabaku.
-
VIDEO
Komisioni i Ekonomisë diskutime për eurobondin 500 mln €! Ministria e Financave: Do shërbejë për mbështetje për investimet publike
Komisioni i Ekonomisë diskuton marrjen e eurobondit 500-700 milionë euro. Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia.