-
VIDEO
Kulluri për Report Tv: Javën e parë të dhjetorit mbledhim Kuvendin Kombëtar
TIRANË- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet javën e parë të dhjetorit. Kështu ka deklaruar në Report Tv, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri. Sipas tij, Kuvendi Kombëtar pritet të mblidhet në datën e themelimit të PD-së. Ai tha se rreth 80% e delegatëve janë dakord me iniciativën e Berishës për të thirrur Kuvendin Kombëtar.
“Nëse në demokraci quhet shprehja e vullnetit të shumicës dërrmuese anti-demokratike apo përçarje nuk e di ku se mbi çfarë bazohet kjo akuzë e bërë nga Basha dhe suflerët e tij. Partia Demokratike është bashki vullnetar, i lirë, i njerëzve që kanë pikëpamje e interesa të Përbashkëta. Në momentin që shumica dërrmuese, të paktën në nivel Kuvendi janë 80% e delegatëve, janë dakord me iniciativën e Berishës për të thirrur Kuvendin dhe janë dakord me tezat. Në fakt janë kritikat që në kemi ngritur si Grup i PD prej 4 vitesh. Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje, por për një shumicë dominate që merr pjesë në Kuvendin e ardhëm të PD, që mesa duket do mbahet javën e parë të dhjetorit, mesa kuptoj unë, edhe për të përkuar mbase me ditën që është themeluar Partia Demokratike, në vitin 1990, për simbolikë besoj këtu do shkojmë. Në demokraci vendos shumica dhe këtu bëhet fjalë për shumicë dërrmuese, nuk jemi në kushtet e 51% të anëtarësisë apo kuvendit, por mbi tre të katërtat e delegatëve janë me një mendje me Berishën”, tha Kulluri.
-
VIDEO
VIDEO/ Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore: Linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë! Homologu egjiptian: Së shpejti krijojmë komisionin e përbashkët të tregtisë
KAJRO- Shqipëria dhe Egjipti do kenë një linjë ajrore direkte Kajro-Tiranë dhe anasjelltas. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore. Rama premtoi se avioni nga Tirana nuk do jetë kurrë bosh, duke theksuar se do i nxisë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt. Kultura egjiptiane, sipas Ramës do jetë baza e bashkëpunimit mes dy vendeve.
-
VIDEO
Politikanët shqiptarë në Serbi e Mal të Zi kundër ‘Open Balkan’: Kjo nisëm plotëson ëndrrën shekullore të serbëve për të dalë në det
SHKODËR- Të mbledhur në Shkodër, politikanët shqiptare në Serbi dhe Mal të Zi janë shprehur kundër nismës për Ballkanin e Hapur.
Deputeti i parlamentit serb, Shaip Kamberi shprehet se është kundër kësaj nisme për sa kohë shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi që ai përfaqëson janë të shtypur dhe diskriminuar.
-
VIDEO
Rama viziton xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut në Kajro, shqiptari që themeloi Egjiptin e ri
Teksa ndodhet për vizitë në Egjipt, kryeministri Edi Rama ka vizituar xhaminë dhe varrin e Muhamed Aliut, shqiptari që admirohet si babai i shtetit modern egjiptian. Gjatë vizitës ai u shoqërua nga kabineti qeveritar dhe nga homologu i tij Moustafa Madbouly.
“Njihet si fortesa e Muhamed Aliut. Ai ishte shqiptar dhe e konsiderojmë themeluesin e Egjiptit të ri. Xhamia është ndërtuar në kujtim të Osman Pashës, djalit të tij. Xhamia është me të njëjtin stil me atë të xhamive otomane. Arkitetkti i kësaj xhamie është nga Stambolli. Ky ndërtim është një shkëmbim influencash nga Turqia në kohën otomane. Xhamia është një pikë reference e Kajros. Kemi deri në 5 mijë tursitë në ditë”- tha kryeministri egjiptian, Madbouly.
-
VIDEO
Vettingu i politikanëve, avokati në Report Tv: E kanë kthyer Kushtetutën si rregullore ndërmarrje! Basha, i pari i kërcënuar, ka dy çështje penale të pushuara me procedurë
Qesharake dhe për të tërhequr vëmendjen i ka cilësuar avokati kujtim Cakrani ndryshimet kushtetuese që Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë për vettingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.
Në një intervistë për Report TV, avokati foli ashpër për politikanët që çdo dy vjet, sipas dëshirave të tyre, bëjnë ndryshime e në Kushtetutë. I indinjuar avokati tha se ndryshimet kushtetuese janë bërë të modës tashmë duke e kthyer Kushtetutën në leckë pa vlerë.
-
VIDEO
VIDEO/ Rama në Egjipt, pritet me ceremoni shtetërore: Linjë ajrore direkte Kajro-Shqipëri! Homologu egjiptian: Së shpejti krijojmë komisionin e përbashkët të tregtisë
KAIRO- Shqipëria dhe Egjipti do kenë një linjë ajrore direkte Kairo-Tiranë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Egjipt, ku u prit edhe me ceremoni shtetërore. Rama premtoi se avioni nga Tirana nuk do jetë kurrë bosh, duke theksuar se do i nxisë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt. Kultura egjiptiane, sipas Ramës do jetë baza e bashkëpunimit mes dy vendeve.
-
VIDEO
Basha më i prerë se kurrë me Berishën: I kam hyrë në hak Zotit dhe jo atij! Kërkon ta zhysë PD në humnerë për interes personal! Vetë e firmosi vettingun në politikë në 2018-n, t'i qëndrojë (VIDEO)
Edhe durimi e ka një kufi. Ky do të ishte rasti i Lulzim Bashës që sot 'nuk ia fali' më Sali Berishës akuzat 'bombë' në drejtim të tij. Kryetari i Partisë Demokratike ishte shumë i prerë dhe shumë i qartë kur e akuzoi paraardhësin e tij, si dhe ish-babanë e tij politik, si njeriun që për interes personal kërkon ta çojë PD-në drejt humnerës.
Akuzës se ai është peng i Ramës, Basha iu përgjigj se 'Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por Sali Berishës jo", duke sqaruar se ia ka dhënë mundësinë ish-liderit demokrat që ta mbante fjalën kur thoshte se "betejën do ta bëj vetëm dhe nuk do ta përfshij Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Rama u tha ta ‘harrojnë komisionin Becchetti’, Bardhi: Të hënën do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, kërkojmë shfuqizmin e vendimit të Kuvendit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazemnt Bashi tha se ditën e hënë do të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti.
‘Të hënën do depozitojmë në GJK kërkesë për vendimin e Kuvendit për të moslejuar ngritjen e një komision hetimor. Duam të shfuqizojmë vendimin e Kuvendit për të mos ngritur komisionin hetimor për Çështjen e Beccheti.’- tha Bardhi.
-
VIDEO
Basha i ashpër: Në hak i kam hyrë Zotit dhe jo Sali Berishës! Po e tërheq PD-në drejt humnerës vetëm për interes personal
Basha ka qenë shumë i ashpër sot me Sali Berishën në konferencën e sotme për shtyp. Sipas tij ishte kryetari po e tërheq zvarrë PD-në drejt humnerës vetëm për interesa personale.
"Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por sali Berishës jo. jam ulur shumë herë me Sali Berishën për një zgjidhje që e ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte Partinë Demokratike. Kur vendimin se betejën do ta bënte vetëm nuk e konkretizoi me vepra atëherë unë kam marrë vendimin që ishte në radhë të parë në interes të PD por mbi të gjitha në interes të Shqipërisë. Një person që ka marrë një parti peng vetëm për interesa personale. Para 2 muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani unë jam i keqi. Çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara që ne patëm në parti përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk i jam përgjigjur sepse nuk është stili im, rruga ime, por mbi të gjitha nuk i shërben vendit", ka nënvizuar Basha.
-
VIDEO
Basha tregon historinë: Bosët e krimit bëjnë para, historia e 2 vëllezërve që kanë 15 ditë në burg se mblodhën dëllinja
Teksa po fliste për SPAK dhe mungesën e vullnetit që sipas Bashës ka ky institucion për të hetuar krimin e vërtetë, Lulzim Basha tregoi një histori që ia ka thënë një infermiere në spital
"2 djem po mblidhnin dëllinja në pyll dhe ka 15 ditë që i mbajnë brenda në burg. Njëri ka 4 dëmijë të vegjël, tjetri është beqar dhe nëna është sëmurë. Ndërkohë që bosët e krimit bëjnë para. Ndërsa SPAK qilimkuqi nuk vepron. I ka të gjitha kapacitetet dhe mbështetjen e duhur për të vepruar. Sa dalin ambasadorët nga dera i bie zilja nga babloku i madh duke i thënë mos veproni. Se po ra njëri do të bien të gjithë. SPAK nuk po e bën punën", tha Basha.
-
VIDEO
'Sondazhi' i Bashës: Tani që flasim mbështetja e anëtarësisë për mua ka shkuar në 97%! Luan Baçi ka 1 vit e gjysmë që ka dhënë dorëheqjen
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i pyetur për largimin e Luan Baçit nga posti i kryetarit të demokratëve në Fier, tha se ai ka 1 vit e gjysmë që ka dhënë dorëheqjen.
‘Mbështetja e anëtarësisë së PD-së përmua ka shkuar 97% tani që po flasim! Baci ka dhënë dorëheqjen një vit e gjysmë më parë. Komandimi është bërë në të mirë të organizmit në atë degë. Do të bëhet edhe në degë të tjera.’- tha Basha.
-
VIDEO
A do e mbledhësh Kuvendin Kombëtar? Basha: Berisha nuk ka asnjë mbi fuqi mbi statutin! Nuk mbledh institucione paralele apo bunker
Në konferencën për shtyp pasditen e sotme, Lulzim Basha u pyet pse nuk e mbledh Kuvendin Kombëtar të PD-së nëse Berisha bën firmat.
"Sali Berisha nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin e Partisë Demokratike. Shqipëria dhe shqiptarët kanë halle të tjera dhe problematike të tjera. Statuti i PD e thotë qartë
Institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot. Kushdo qoftë nëse ka çështje për diskutim t'i drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkerit", është shprehur Basha.