-
VIDEO
Berisha kundër vettingut në politikë, i përgjigjet Basha: E ka firmosur vetë në 2018! Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke ju përgjigjur deklaratave të ish-kreut të PD-së Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga Basha, tha se kjo ëhstë një nismë e propozuar një vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Sali Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
-
VIDEO
Grida Duma: Komisioni 'Becchetti' do të nxjerrë në shesh fajtorët, ata ta paguajnë dëmin 121 milionë euro
Deputetja e PD, Grida Duma, në komunikimin me mediat, tha se Komisioni Hetimor 'Becchetti" do t'i tregojë shqiptarëve atë që ndodhi sipas saj.
"Roli i opozitës është që të vendosë përgjegjësin dhe të përcaktojë kush është përgjegjësi. 121 milionët nuk mund të vijojnë më të paguhen nga shqiptarët por nga ata që e kanë shkaktuar dëmin. Edi Rama, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agacci kanë ndërhyrë në çështjen edhe kur çështja ishte në gjykim. Arbitrazhi ka parë që politika ka ndërhyrë në vendimin e gjykatave shqiptare dhe për rrjedhojë paratë do ti paguajnë shqiptarët. Rama i ka bërë gjykimet vetë, në vetë të parë, në mediat nacionale. Kjo nuk është një ccështje e keqfunksionimit të sistemit të drejtësisë por e ndërhyrjes së politikës. Ky gjykim do të vlejë për tu njohur me përgjegjësit", tha Duma.
-
VIDEO
Komisioni "Becchetti", Basha: Pse gënjën Rama për sekret kur dokumenti është publik? Sepse ka frikë
Për Lulzim Bashën nuk ka asnjë sekret në çështjen "Becchetti" dhe Rama gënjen kur thotë që nuk mund të publikohet dokumentacioni.
"Rama e dinte fare mirë që vendimi është përfundimtar dhe ka mashtruar qytetarët shqiptarë. Pse gënjen kur i ka të gjitha faktet? Dhe faktet i ka të gjitha në internet. Pse në kundërshtim me Kushtetutën kërkon të pengojë 'Becchettin'? Pse vazhdon të gënjejë me gjoja sekretin e nëj dokumenti që është publik? Janë 120 milionë euro të vendit më të varfër në Evropë", tha Basha.
-
VIDEO
Basha: Rama po përpiqet që të pengojë ngritjen e tre komisioneve hetimore, nuk do t’a lejojmë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se kryeministri Edi Rama dhe PS po përpiqen që të pengojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për ‘masakrën e 25 prillit’, ‘Bechetin’ dhe për ‘inceneratorët.
‘Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së dhe një komision hetimor për çështjen Becheti.
-
VIDEO
Lulzim Basha: Rama po i saboton të treja komisionet tona hetimore, por nuk do ia dalë! Vetëm sa do t'i vonojë pak
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar se do të zhvillojë një konferencë për mediat. Basha se bashku me drejtues të PD-së do të flasin para gazetarëve rreth orës 13:00.
-
VIDEO
‘Ballkani i Hapur’, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Vuçiç po luan me dy standarde, do të krijoj projektin e ‘botës serbe’
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin serb të Luginës së Preshevës thotë se për Ballkanin e Hapur, Serbia po luan me dy standarde, një ku Aleksandër Vuçiç tregohet paqedashës dhe nga ana tjetër përmes eksponentëve të tij nis projektin e ‘botës serbe’.
Kamberi tha se Serbia në rajon po luan rolin e destabilizuesit të Ballkanit Perëndimor dhe rrezikshëm po cenon paqen. Më tej deputeti shqiptar tha se ato kanë kërkuar që në axhendën e Shqipërisë dhe Kosovës të jetë edhe Lugina e Preshevës. Sipas tij është paradoksale të kesh një miqësi mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe kjo miqësi mos të reflektohet në të drejtat e shqiptarëve.
-
VIDEO
Politikë e pastër apo "pazar" me Kushtetutën?
-
VIDEO
Akuzat e Berishës se Basha është marrë peng nga Rama, Çupi në Report Tv: Nuk bëhet fjalë, 3 propozimet për ndryshimin e kushtetutës i kemi artikuluar gjithmonë
Mes dyshimeve të shumta se propozimet e bëra nga PD-ja janë një formë "pazari" për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut, Dhurata Çupi ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë. Ai ka folur edhe për pengmarrje, akuzë kjo e artikuluar nga vetë Sali Berisha për Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Vettingu politikanëve, deputetja e PD-së në ‘Pa Protokoll’: Rama frikësohet nga propozimet tona! Shabani: Konsum politik
TIRANË- Demokratët vijojnë të këmbëngulin se vettingu i politikanëve është i domosdoshëm dhe i drejtë. Këtë e konfirmoi edhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi e ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Pa Protokoll’, të gazetares Anduela Ndreu.
-
VIDEO
"Kam një dolli për doktor Berishën", qytetari nga Berati nxjerr shishen e rakisë në mes të sallës: Do ta pi këtë dolli për ty, për fëmijët e tu dhe për princeshën tënde
Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga disa mbështetës të tij në Berat.Një prej tyre është shprehur se Basha nuk e ka vlerësuar sakrificën e demokratëve në çadër dhe protestat para Kuvendit, ndërsa ka vlerësuar ish kryeministrin dhe ka ngritur një dolli për të.
“Basha haram e paç mundin tim në çadër që u plevitosa dhe para parlamentit që u helmuam. Zoti Basha hiqe këmborën se nuk e tund dot. Kam një dolli për doktor Berishën. Doktor një dolli për ty se ti nuk je një politikan shëmbullor sepse je një baba shembullor, një burrë shembullor dhe po e pi këtë dolli sepse princesha jote e di që burrat nuk mbajnë fasoletë por shami”, tha demokrati.
-
VIDEO
Vdekja e xhelatit Aranit Çela zgjon nostalgjikët! Prokurori i komunizmit që firmosi qindra dënime me vdekje, por s'kërkoi kurrë falje
Vdekja e prokurorit famëkeq të komunizmit Aranit Çela zgjoi në rrjetet sociale nostalgjikët e regjimit hoxhist, një ofendim i pafalshëm për viktimat e vrarë me firmën e tij. Jo pak por 650 procese politike, shumica dënime me vdekje mbajnë vulën e Çelës i cili nuk kërkoi kurrë falje për krime, por jetoi i patrazuar në mes të Tiranës.
-
VIDEO
VKM/ Do të rritet me 10% ndihma ekonomike! Nga 1 janar 2022 mjekët dhe infermierët sërish rritje rroge me 6%! Ndihmë dyfish për familjet me 3 fëmijë nën 18 vjeç edhe për fëmijët jetimë
Do të rritet me 10% ndihma ekonomike. Ndihmë dyfish për familjet me 3 fëmijë nën 18 vjeç edhe për fëmijët jetimë
"Pas një periudhe te gjatë për buxhetin e vitit 2022 mori vendimin e projekt buxhetit për vitin 2022 dhe kërkojmë të bisedojmë me qytetarët politikat e reja,, Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar do të ndikojnë direkt në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e shtresave që mbështeten nga programet tona. programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, do të rritet masa ekonomike për të gjithë në masën 10%. Do i dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetim, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Për të vijuar me mburojën sociale për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 mln dollaë do të alokohet nga buxheti i shtetit, do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6% paga për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022", tha Manastirliu.