-
VIDEO
Berisha, "foltorja" bashkim apo përçarje
-
VIDEO
Deputetët e Shkodrës braktisin ‘Foltoren’, nuk i shkon as Topalli, por i çon të bijën! Berisha kundër komisionit hetimor të PD për 25 prillin: S’vërtetoi vjedhjen e votave, tani gënjen njerëzit
Sali Berisha vijon të lëviz me ‘Foltoren’ e tij nga qyteti në qytet për të mbledhur demokratët për t’i bindur që kreu i PD-së, Lulizm Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Në bastionin e demokratëve, Berisha u braktis nga të gjithë deputetët e PD në Shkodër të zgjedhur më 25 prill dhe figurat kyçe demokrate, ndërsa krah tij u shfaqën mbështetësit e përhershëm nga Tirana si Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.
-
VIDEO
Nga rindërtimi i Spitallës te porti i ri i Durrësit, kryeminstri Rama takon Sheiik Hazza bin Zayed Al Nahuan
Kreu i qeversë gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi ka takuar sheikun Hazza bin Zayed Al Nahuan, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabit.
Rama bën me dije se takimi është bërë për ecurinë e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, ecurinë e investimit masiv të Rindërtimit në Spitallë me financim të Princit të Kurorës, projektit madhor të transformimit të Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha të Mesdheut.
-
VIDEO
‘Foltorja’ e Berishës, Noka e ndjek edhe në Shkodër! U bashkohen edhe Balliu, Gent Strazimiri, dhe vajza e Jozefina Topallit, por ‘braktiset’ nga deputetët e Shkodrës
Sali Berisha vijon të lëviz me ‘Foltoren’ e tij nga qyteti në qytet për të mbledhur demokratët për t’i bindur që kreu i PD-së, Lulizm Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Të pranishëm në Shkodër ishte edhe Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Flamur Noka si dhe është shfaqur edhe vajza e Jozefian Topallit, Megi.
-
VIDEO
Rama në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave: Bota të bashkëpunojmë për problemet globale me të cilat përballemi! Shqipëria pret që brenda një dekade të bëhet eksportuese neto e prodhimit të energjisë
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi tha se problemet me të cilat përballet bota sot janë të ndërlidhura me njëra tjetrën e se duhet që të bashkëpunojmë që t'i zgjidhim. Rama në fjalën e tij nënvizoi se Shqipëria beson e angazhimi i thellë është i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Kreu i qeverisë tha se jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendoret 2023, PS nis riorganizimin e strukturave
Partia Socialiste është pranë riorganizimit të strukturave, në kuadër të zgjedhjeve vendore. Nga takimi me socialistët e Korçës, sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri, tha se pret vetëm fitore, ndërsa të njëjtin njëjtin mesazh ka përcjellë edhe Arben Ahmetaj në Vlorë, në cilësinë e drejtuesit politik.
-
VIDEO
Rama në Abu Dhabi takohet me Borrell: Shqipëria peng nga Bullgaria për integrimin, shkak konflikti me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borrell.
-
VIDEO
LSI çon në Kushtetuese, ligjin për Vetëqeverisjen vendore: Tjetërson kompetenca e Këshillit Bashkiaku, lejon abuzimet me pronat publike
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar ankimim sot në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet dhe shtesat në Ligjin për Qeverisjen Vendore. Kërkesa është dorëzuar nga ish-deputetja Silva Caka.
-
VIDEO
Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita
Presidenti Ilir Meta dekreton emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, Rektor të Studimeve Albanologjike.
Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit, në prani të Ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike, Presidenti Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.
-
VIDEO
PD dorëzon kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Alibeaj: Nevojë ulëritëse për demokracinë
Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për ngritjen një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kërkesa u dorëzuar në Kuvend nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ku tha se në këtë komision do të hetohen të gjitha abuzimet që qeveria bëri me fondet publike për të blerë votën e shqiptarëve.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Gjikondi: Basha nuk i del zot vendimit! Fjalimi i Kokalarit skandaloz, akuzoi DASH se po bën presion
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus
-
VIDEO
Rritja e çmimit të bukës, PD thërret në seancë Autoritetin e Konkurrencës: Vendosi kundër interesit të qytetarëve
Përmes një deklarate të nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, PD njoftoi sot se do të thërrasë për një seancë në Komision Autoritetin e Konkurrencës.
"Duke parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria prej shumë kohësh, sot Partia Demokratike, Komisoni i Ekonomisë, dorëzoi kërkesën për thirrje në Komision të Autoritetit të Konkurencës, pasi, jo më larg se dy ditë, ky autoritet me votën pro qeverisë, votoi kundër marrëveshjes së tregut të lirë, votoi kundër qytetarëve shqiptarë për uljen e çmimit të bukës dhe të miellit. Ky Autoritet cënon ndjeshëm mirëqënien e qytetarëve shqiptarë pasi vendimi për të mos gjobitur kompanitë të cilat cenojnë një produkt bazë siç është buka, po bëjnë përditë e më shumë vendime të cilat cënojnë jetën e qytetarëve. Ne sot, me bindje siç kemi qenë edhe 2-3 javët e fundit afër qytetarëve për këtë produkt jetik siç ka qenë çmimi i bukës, thërrasim Autoritetin e Konkurencës në dëgjesë për të na shpjeguar se përse e votoi kundër qytetarëve shqiptarë, përse votoi pro rritjes së çmimit të bukës dhe gjithashtu do t’i kërkojmë që shporta bazë të jetë një nga prioritetet që duhet marrë në konsideratë qoftë nga Autoriteti i Konkurncës, qoftë nga qeveria. Sepse, jemi një nga vendet e fundit në rajon për shkak të uljes së pagave, të rritjes së çmimeve, të nivelit të varfërisë dhe të rritjes së korrupsionit. Ky Autoritet duhet të japë llogari përpara Komisionit të Ekonomisë dhe përpara të gjithë shqiptarëve se çfarë po ndodh me shportën bazë, me produktet jetike dhe është në dorën e tyre që në kushtet e një varfërie, në kushtet e një mosbalancimi të tregut, janë autoritetet shtetërore, të cilat me mekanizmat e tyre ndërhyjnë për të balancuar këtë treg. Ne jemi pranë qytetarëve, ishim përsëri në Komision dhe ditën e hënë do të vazhdojmë tentativat për të sjellë Autoritetin në Parlament", tha Koti.