-
VIDEO
‘Kishin një absurditet në ligj’, Ramës i ndërpritet fjala nga teshtima në sallë: Shëndet ambasador, teshti ndonjëherë kur them fjalë të mira për qeverinë time
Kryeministri Edi Rama ishte duke folur lidhur për bashkëpunimin mes universiteteve Kosovë-Shqipëri, ku tha se po punohet që studentëve nga Kosova t’u jepet më shumë hapësira në Shqipëri, megjithatë shtoi se nuk ka ende asgjë konkrete. Teksa fliste për bashkëpunimin mes Kosovës, Rama foli edhe për një “absurd në legjislacionin shqiptar” për lejet e punës. Në këtë moment teshtiu njëri nga ambasadorët dhe Rama e kaloi me batutë.
-
VIDEO
Organizatori u tha se kanë mundësi edhe për 3-4 pyetje, batuta e Ramës: Ti mos u vërë kufi këtyre, lerë të ankohem vetë
Organizatori i konferencës me studentët, u tha se kishin mundësi vetëm për 3-4 pyetje, por Rama iu kthye me batutë.
“Ti mos u vërë kufi këtyre, lerë të ankohem vetë”, tha Rama.
-
VIDEO
'Heqja e kufirit alarmon Brukselin më shumë se Beogradin', Rama për situatën në veri të Kosovës: Uroj të mos ndodhë si me tarifën, do ishte ‘boomerang'
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët ka folur edhe për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe për marrëveshjet mes 2 qeverive.
"Ju e dini që ne me Kosovën po bëjmë angazhime, që nga futja e mbledhjes së dy qeverive, që përmes kësaj nisme kemi mundësi të diskutojmë, të japim mendime e të marrim vendime. Më pas vjen një tjetër mbledhje dhe vjen vlerësimi i atyre që janë arritur. Në këtë aspekt, mendoj se kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar plotësisht apo nuk janë zbatuar fare, kjo për shkak të një sistemi pune që duhet ndryshuar. Për këtë kemi folur sot me kryeministrin, në mënyrë që edhe administrate këtu e në Shqipëri ta ndjekë me të njëjtin vullnet. Ka plot gjëra që mund të duken të vogla në pamje të parë por të gjitha së bashku përbëjnë një mozaik për lehtësimin e jetës së qytetarëve, qoftë këtej, qoftë dhe nga ana tjetër me të cilën na ndan kufiri.
-
VIDEO
Rama: Të përdorim fuqinë e diplomacisë për shqiptarët në Preshevë, serbët në Kosovë më të përkëdhelurit! Tensionet në veri të zgjidhen ne dialog, ‘boomerang' nëse ndodh si me tarifën
Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një bisede me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rama foli shkurtimisht për rolin e politikës.
"Shumë bëjnë një gabim elementar kur thonë unë nuk merrem me politikë smë intereson politika. Në sa më pak duar të mbetet politika aq më shumë ekziston rreziku që politika të himbasë mprehtësinë për të dëgjuar njerëzit. Kam respekt për të rinj që nuk e refuzojnë politikën dhe angazhimin në politikë. Çdo gjë që hasim kur dalim nga shtëpia është përtej fuqisë tonë individuale prandaj duhet politika. Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë jo pak të këqija, pa politikë sdo kishte pasur as liri dhe të drejta. Pa politikë sdo kishte asgje, sdo kishte as Kosovë sovrane sot", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kosova sovrane s'do ekzistonte pa politikën! Të përdorim fuqinë e diplomacisë! Tensionet në veri të Kosovës të zgjidhen ne dialog, do ishte ‘boomerang' nëse ndodh si me tarifën
Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një bisede me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rama foli shkurtimisht për rolin e politikës.
"Shumë bëjnë një gabim elementar kur thonë unë nuk merrem me politikë smë intereson politika. Në sa më pak duar të mbetet politika aq më shumë ekziston rreziku që politika të himbasë mprehtësinë për të dëgjuar njerëzit. Kam respekt për të rinj që nuk e refuzojnë politikën dhe angazhimin në politikë. Çdo gjë që hasim kur dalim nga shtëpia është përtej fuqisë tonë individuale prandaj duhet politika. Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë jo pak të këqija, pa politikë sdo kishte pasur as liri dhe të drejta. Pa politikë sdo kishte asgje, sdo kishte as Kosovë sovrane sot", tha Rama.
-
VIDEO
Priti Ambasadorin e Zvicrës, Nikolla: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Zvicrës, Adrian Maitre.
Ambasadori Maitre e uroi Nikolla për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen dhe vullentin për zgjerimin e bashkëpunimit midis parlamenteve të të dy vendeve.
-
VIDEO
Pas kërkesës ndaj deputetëve për të zbritur në terren, Basha mbledh sërish grupin parlamentar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë në orën 16:00 grupin parlamentar. Kreu i PD-së ka zhvilluar një sërë mbledhje ditët e fundit, jo vetëm me deputetë, por edhe me drejtuesit politik e kryetarët e degëve.
Në mbledhjen e të shtunës kryedemokrati Basha, u kërkoi deputetëve që të zbresin në terren në zonat e tyre e të njihen më pranë më problemet e qytetarëve, në mënyrë që të bëhen zëri i tyre. Mbetet për t’u parë nëse sërish do të diskutohet edhe përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar, pasi ky i fundit tashmë ka nisur takimet në bazë të cilësuar si ‘Foltore’.
-
VIDEO
Agron Duka për Report TV: Situata në PD po dëmton opozitën, s’ka koordinim! Të bashkëpunohet me maxhorancën për reformat e rëndësishme
Edhe pse e shohin si vendim të guximshëm atë që Lulzim Basha mori mbrëmjen e 9 shtatorit, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar, për aleatët situata brenda PD po dëmton opozitën. Deputeti Agron Duka thotë se konflikti brenda vetvetes, po pengon PD të koordinohet me aleatët dhe të humbasë vëmendjen nga aksioni opozitar.
“Duke patur një konflikt shumë të madh ndërmjet vetes,Partia Demokratike, përplasja Basha-Berisha përqendron vëmendjen te kjo përplasje. Kjo është arsyeja të mos kenë vëmendjen ndaj aleatëve dhe aksionit opozitar, sepse sigurisht kjo është një çështje më madhore. Është e vërtetë po ashtu që nuk ka koordinim të vendimeve, veprimet janë të pakoordinuara. Padyshim që zbeh veprimin opozitar, e gjitha kjo është në dëm të opozitës dhe atyre që i kanë votuar. fakti ë merren shumë me vete është e pashmangshme, do vazhdojë me kohë të gjatë, mbase me muaj duke dëmtuar edhe opozitën”, thotë ai.
-
VIDEO
Tensionet me Serbinë/ Pas kthimit nga SHBA, Rama viziton nesër Kosovën me ftesë të Albin Kurtit
TIRANË- Nesër kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë vjen në mes të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për incitivat rajonale si 'Open Balkan' në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë. Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Ky takim do të mbahet në Prishtinë, ndërsa pritet të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, për të vijuar me diskutimet më të rëndësishme që prekin të dyja vendet, deri në orët e pasdites.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: ‘Ballkani i Hapur’ i domosdoshëm, të heqim kufijtë me Shqipërinë dhe Kosovën! Së shpejti mbledhje qeverie Tiranë-Shkup
Qëndrimi zyrtar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për nismën “Open Balkans”, vjen në shqip në një intervistë ekskluzive me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Report Tv udhëtoi në Shkup për të marrë përgjigje mbi situata që po trazojnë rajonin.
A veproi drejt Albin Kurti me reciprocitetin e targave me Serbinë, pse e refuzoi pjesëmarrjen në nismën e qeverisë shqiptare “Ballkani i Hapur”, dhe pse lihet jashtë projekti i Korridorit të tetë. Artan Grubi zbulon projektet e afërta me qeverinë Shqiptare dhe marrëveshjen e shumëpritur për heqje të kufijve.
-
VIDEO
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: ‘Ballkani i Hapur’ i domosdoshëm, të heqim kufijtë
Qëndrimi zyrtar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për nismën “Open Balkans”, vjen në shqip në një intervistë ekskluzive me zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi. Report Tv udhëton në Shkup për të marrë përgjigje mbi situata që po trazojnë rajonin. A veproi drejt Albin Kurti me reciprocitetin e targave me Serbinë, pse e refuzoi pjesëmarrjen në nismën e qeverisë shqiptare “Ballkani i Hapur”, dhe pse lihet jashtë projekti i Korridorit të tetë. Artan Grubi zbulon projektet e afërta me qeverinë Shqiptare dhe marrëveshjen e shumëpritur për heqje të kufijve
-
VIDEO
‘Sipas sondazheve 75% e bazës nuk të do’, debat i ashpër brenda PD-së, Shehaj përplaset me Bashën! Ndërhyn Grida Duma: Ke hedhur para për të manipuluar garën, ka video
Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, selia blu duke se e ka të vështirë që të gjejë qetësi në këto kohë. Dy ditët e fundit, ku kreu i selisë blu Lulzim Basha ka pritur kryetarët e degëve të Tiranës, bashkë me deputetët për t’i dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimmarrjen për nismën e Sali Berishës, ka pasur një debat të fortë, i zbadhur nga Panorama.
Mësohet se protagonist në debat ka qenë rivali i Bashës në zgjedhje për kryetar, Agron Shehaj, i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.