• VIDEO

    Basha: 5 shtete me peshë në Samitin e Sllovenisë s’duan që t’i hapin Shqipërisë negociatat me BE, edhe nëse Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë, se vendin tonë e drejton një ‘Lukashenko’

    "Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur që nesër Bullgaria t’ia heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas atij raporti sepse nuk kanë në krye një kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit që u zhvat ju, nga xhepat tuaj. Ju çon në kufij të mjerimit, pastaj t’ua blej votën, si Lukashenko. Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite në krye, ky na rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës, njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë", tha Basha nw Kuvend. 

    •  
  • VIDEO

    Debate Basha-Manastirliu në Kuvend, ministrja: Bëni politikë me kënaqësi me vdekjen! Kreu i PD, Nikollës: Mos u bëj si Lenka Çuko

    Diskutimi për COVID ka shkaktuar një moment të ashpër mes ministres Manastirliu dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

    Teksa ministrja iu përgjigj Bashës për akuzat për mbulim të numrit të të vdekurve, kryetari i PD akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se ia dha fjalën me pa të drejtë.

    "Nuk e kuptoj pse këmbënguljen me kaq kënaqësi me politikën e vdekjes.  Mos fërkoni barkun as  kur ka fataliteti dhe as kur ka një vaksinë më pak. 4.8 mln fatalitete ka në të gjithë botën. Mos flisni për vdekje të fshehta", tha Manastirliu  

    "Unë e kuptoj të marrësh komanda dhe urdhra me buton por kjo nuk është asambleja e PS. Këtu është kuvendi dhe ka disa rregulla. Ajo nuk kishte asnjë të drejtë të çohej pasi askush nuk i përmendi emrin. Kuptohet se jeni të gjithë me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban peng këtë shtet dhe SPAK-un se ndryshe gjysma prej jush nuk do ishit këtu. Zbato procedurën, mos u bëj si Lenka Çuko. Mos u bëj si dispeçër", tha Basha.

  • VIDEO

    Basha akuza Ramës: Fryhet si gjeli në majë të koncesioneve korruptive! I duhet një krizë për të mbuluar dështimin

    “Mesatarisht 1000 dollarë për tampon, ilaçe e oksigjen, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë, dhe në fund të Europës e la vendin edhe për masat gjysmake, se ndërkohë që bizneset mbylleshin, ky pushtet që përparësi ka PPP, tendera sekret, na lanë pas edhe vende më të vogla që disbursuan 2-3 paketa ndihmëse për qytetarët e tyre, jo më larg se një javë më parë vendosi që të mbështese me 1500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë nga COVID, kjo nuk kompenson humbjen e njeriut, por tregon diferencën mes një qeveria që fsheh jetët e humbura dhe një tjetre që kërkon që t’u gjendet pranë, por këta nuk e bëjnë dot këtë se për t’u dhënë para duhet që t’ia heqin vetes, dhe në vend që të kërkojnë ndjesë për jetëve e humbura, për braktisjen e interesit publik për interesat e një grushti njerëzish, fryhen si gjeli në majë të koncesioneve korruptive. Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellai u ra daulleve dhe justifikimit për mprehjes  sëpatës që po e vendos në qafën e shqiptarëve. Po cila ishte nevoja që të dilte në një zyrë të dekoruar shtrenjtë për treguar pasojat në tregjet ndërkombëtare që prek pak shqiptarët, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhimin e pakicës që drejton me votat e vjedhura të masakrës zgjedhore”, tha Basha.

    •  
  • VIDEO

    Berisha mbush ‘Foltoren’ në Gjirokastër me ish ministra dhe ish drejtorë! Ish kryeministri: Basha votofob, Rama e çoi kaskadën e Drinit në ‘vdekje klinike’, shiti energjinë

    Gjirokastra ishte qyteti i radhës që priti  ‘Foltoren’ e Sali Berishës, i cili ripërsëriti edhe një herë të gjitha akuzat dhe arsyet që sipas tij duhet të mblidhet Kuvendi i PD dhe të shkarkohet Lulzim Basha, personin që e solli vetë dhe vendosi në krye të partisë që themeloi në 1990.

    Ajo që u vu re në Gjirokastër ishte se  Berisha e mbushi “Foltoren” e tij me ish-ministra dhe ish-drejtorë të kohës që ishte në pushtet 2005-2013, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarët e degës së PD. Ashtu siç pritej deputeti demokrat Tritan Shehu ishte i pranishëm së bashku me Bujar Nishanin, ndërsa iu bashkuan edhe kreu i degës Dasho Aliko, ish ministri i PD, Spiro Ksera. Të tjerë të pranishëm ishin Ismail Sadiku ish kryetar i PD Tepelene, Sevo Mici ish kryetra i Bashkisë Tepelene, Niko Shupuli ish kryetar i Bashkisë Përmet, Bexhet Çobani ish kryetar i Bashkisë Libohove, Altin Çomo ish kreu i PD Gjirokastër, Adil Xhelili kryetar i PD Libohove, Ladi Bana kreu i PD Tepelenë, Esmerald Xhemali kreu i PD Memaliaj, Luan Malko kreu i PD Këlcyrë dhe  Elton Hysenshahaj kreu i PD Përmet.

  • VIDEO

    Berisha mbush ‘Foltoren’ në Gjirokastër me ish ministra dhe ish drejtorë! Ish kryeministri: Basha votofob, Rama e çoi kaskadën e Drinit në ‘vdekje klinike’, shiti energjinë

    Gjirokastra ishte qyteti i radhës që priti  ‘Foltoren’ e Sali Berishës, i cili ripërsëriti edhe një herë të gjitha akuzat dhe arsyet që sipas tij duhet të mblidhet Kuvendi i PD dhe të shkarkohet Lulzim Basha, personin që e solli vetë dhe vendosi në krye të partisë që themeloi në 1990.

    Ajo që u vu re në Gjirokastër ishte se  Berisha e mbushi “Foltoren” e tij me ish-ministra dhe ish-drejtorë të kohës që ishte në pushtet 2005-2013, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarët e degës së PD. Ashtu siç pritej deputeti demokrat Tritan Shehu ishte i pranishëm së bashku me Bujar Nishanin, ndërsa iu bashkuan edhe kreu i degës Dasho Aliko, ish ministri i PD, Spiro Ksera. Të tjerë të pranishëm ishin Ismail Sadiku ish kryetar i PD Tepelene, Sevo Mici ish kryetra i Bashkisë Tepelene, Niko Shupuli ish kryetar i Bashkisë Përmet, Bexhet Çobani ish kryetar i Bashkisë Libohove, Altin Çomo ish kreu i PD Gjirokastër, Adil Xhelili kryetar i PD Libohove, Ladi Bana kreu i PD Tepelenë, Esmerald Xhemali kreu i PD Memaliaj, Luan Malko kreu i PD Këlcyrë dhe  Elton Hysenshahaj kreu i PD Përmet.

  • VIDEO

    Foltorja e Berishës përçan PD-në e Durrësit! Nënkryetari Burgija: Basha vendime pa na pyetur

    DURRËS- Që prej 9 shtatorit, kur kreu i PD, Lulzim Basha, lexoi vendimin e tij personal për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, partia më e madhe opozitare në vend, ka kaluar orë të ethshme. Disa prej figurave më të njohura të PD-së janë pozicionuar krahas Berishës.

    Report Tv është përpjekur të marrë një reagim nënkryetarin e degës së PD Durrës, Dritan Burgija për të mësuar qëndrimin e tij mbi vendimmarrjen e Bashës, por gjithashtu për të mësuar më shumë qëndrimet e tjera që janë mbajtur në mbledhjet e kryesisë.

  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, ekonomisti Alban Zusi: Bëhet nga shtete të fuqishme, qeveria s'ka në dorë t'i ndalojë! Duhet të zëvendësohen produktet e importit me prodhim vendas

    Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi thotë se politika e rritjes së çmimeve po diktohet nga shtete të fuqishme ekonomike në botë dhe nga operatorët e mëdhenj global. Eksperti i ekonomisë, i ftuar në Report Tv tha se qeveria shqiptare nuk ka në dorë që të mos lejojë rritjen e çmimeve, por duhet të fillojë që nga java e ardhshme që të fillojë zbatimin e paketës që ka parashikuar për frenimin e krizës ekonomike.

     
  • VIDEO

    Ardi Veliu, dha dorëheqjen apo u shkarkua nga Rama ?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Rama? Arsyet e largimit të Ardi Veliut dhe kush do të jetë pasuesi i tij? Të ftuar në studio Arben Meçaj, Ervin Karamuça, Plator Nesturi dhe gazetari Sokol Bregu.

  • VIDEO

    Dorëheqja e Veliut, eksperti i kriminalistikës në ‘Repolitix’: E shkarkuan! Opinionisti Meçaj: Largimi s’lidhet me performancën e tij, por me raportin me opozitën

    TIRANË- Largimi i Ardi Veliut nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, për ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuça por edhe për gazetarin Sokol Bregu është shkarkim nda detyra dhe jo dorëheqje siç u paraqit nga qeveria. Të ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Karamuça tha se ka qenë shkarkim, dhe se 'letra e dorëheqjes ka qenë në sirtar ku është nxjerrë për ta bërë sa më të butë ikjen e tij". Edhe për gazetarin Sokol Bregu, Ardi Veliu është shkarkuar duke thënë se " jam bindur që Veliu nuk e dinte që sot nuk do të ishte më në detyrë".

  • VIDEO

    Rama 100 ditë afat për riorganizimin e policisë, Ardi Veliu 'dorëzohet' 10 ditë para, jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Kryeministri: Mirënjohje për punën

    Ardi Veliu është një tjetër Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që nuk përfundon dot mandatin e plotë 5-vjeçar në këtë post. Ardi Veliu mbajti këtë detyrë për tre vjet e gjysmë dhe u largua pasi do t'i kushtojë më shumë kohë fëmijëve dhe familjes. Dorëheqja erdhi 10 dita para skadimit të afatit që vendosi kryeministri për ta risjellë në shina policinë.

  • VIDEO

    Basha në Samitin e partive simotra europiane të PD, në PPE: Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të niset për të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, bashkimi më i madh i partive e djathta në kontinent. Para nisjes Basha ka publikuar një video-mesazh ku thekson se Evropa është ëndrra dhe destinacioni i shqiptarëve.

  • VIDEO

    Lobimi rus, Ristani në '5 pyetjet': Kjo dosje është një pikë e errët e Bashës! Prokuroria më vuri para provat e çështjes, por më pas e mbylli në mënyrë të çuditshme

    Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka cilësuar çështjen e lobimit rus si një pikë të errët për Bashën. Ristani ishte një ndër personat që është thirrur në prokurori për këtë çështje pasi në atë kohë ishte Sekretar i Përgjithshëm i parisë.

    Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Ristani tregoi se prokurori i vuri para provat, ku ishte deklarata e lobistit amerikan dhe deklarata publike e Bashës që kur bashkoheshin tha Ristani të linin të kuptoje se në fakt janë përdorur para pa burime të pastra për lobimin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv