-
VIDEO
Berisha sulmon Bashën për lobimin rus
-
VIDEO
Basha refuzon të mbledhë Kuvendin Kombëtar, Ristani zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekin: Do shkohet deri në gjyq! Zbardhet dokumenti që po firmosin demokratët për të mbrojtur Berishën
Report Tv ka sjellë një kopje të dokumentit që po firmosin demokratët me qëllim mbledhjen e 1500 firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndonëse Lulzim Basha ua ka bërë të qartë se nuk do të lejojë që të mblidhet. Megjithatë, përtej saj, Berisha po vijojnë betejën e tij ku synon ndryshime në statut, vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore si edhe përcaktimin e aksionit opozitar të PD-së.
-
VIDEO
‘Këmbeu Berishën me dosjen e lobimit’, Ristani mbështet Kokalarin në ‘Repolitix’: Dëshmia e lobistit Muzin prova në 'duart' e SHBA që presionoi Bashën për të përjashtuar ish-kryeministrin
Deklaratat e forta të anëtares së Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari e cila teksa shoqëronte Sali Berishën gjatë “Foltores” në Durrës tha se Lulzim Basha, mbylli dosjen e tij të lobimit në SHBA me përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, i ka mbështetur në njëfarë mënyre edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani i akuzuar për këtë lobim madje i marrë dhe i pandehur
-
VIDEO
Basha pas takimit me delegacionin e ODIHR: Raporti fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit! Sekretari i Përgjithshëm i PS: Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore e territoriale
Raporti i OSE-ODIHR sipas kreut të PD Lulzim Basha ka konfirmuar masakrën zgjedhore të z25 prillit. Kështu u shpreh Basha pas takimit në selinë blu me delegacionin e ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek.
Më tej Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë se vrau demokracinë në Shqipëri dhe shteti u bë njësh me partinë. duke krahasuar qeverisjen e Ramës me atë të Lukashenkos në Bjellorusi, Basha shtoi sistemi i patronzhistëve është vjedhje e të të dhënave të qytetarëve. Referuar krijimit të një Agjencie për Mediat dhe Informimin, një ndër vendimet e para që u mor sot nga qeveria, Basha tha se Rama ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur sipas tij lirinë për gazetarët për të bërë transparencë.
-
VIDEO
Politikë Berisha 'si nuse' drejt Durrësit! Drejtorët gjatë qeverisjes së tij 'i kthejnë qokën' i shkojnë në takim, braktiset nga Kryetari dhe Sekretari i degës së PD
DURRËS- Sali Berisha është ndalur ditën e sotme me "Foltoren" e tij në Durrës, ku ajo që Report Tv ka mësuar me gazetarin Aldo Mustafa ky takim ka mbledhur rreth vetes shumë pak demokratë. Kryetari dhe Sekretari i degës së kësaj forcë politike në Durrës i kanë qëndruar "besnik" Lulzim Bashës, e ndërsa ajo që vihet re është se të pranishëm janë edhe janë drejtorët gjatë qeverisjes së tij, para 2013.
Ajo që u vu re në transmetimin "live" në Youtube është se ka nisur që nga rugëtimi i Sali Berishës në autostradë, një imazh që të krijon pak a shumë skenën e famshme në dasmat shqiptare të marrjes së nuses dhe "show" që bëhej.
-
VIDEO
Përfundon takimi i Bashës me Gaçek: Raporti i ODIHR konfirmon masakrën zgjedhore të 25 prillit, s'mund të jemi Bjellorusi! Rama krijoi ministrinë e propagandës
Ka përfunduar takimi i kreut të PD Lulzim Basha me delegacionin e ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek.
“Gaçek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të monitorimit. Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Ndamë me të dakordësimet për rekomandimet e raportit të OSBE. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe skeretin e votës thotë rekomandimi 2 dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika. Po të heqësh fjalën Shqipëri nga raporti mund të duket si kur bëhet fjalë për Bjellorusinë. Raporti konfirmon shkrirjen në një të shtetit me partinë, vjedhjen e të dhënave provate të qytetarëve dhe përdorimit të tyre nga sistemi i patronazhistëve. Korniza ligjore më të cilat u zhvilluan zgjedhjet nuk është përputhur me standardet dhe normat e komisioni të Venecias. Ndava me Gacek që gjërat janë përkeqësuar. Ka krijuar një ministri të propagandës për të zhdukur mundësinë që gazetarët të marrin informacion. Në këtë vend s’duhet thjeshtë një reformë zgjedhore por një shkundje e thellë e sistemit. PD është e përkushtuar të bëjë gjithçka, armiku i vetëm i PD është regjimi i Ramës”, tha Rama.
-
VIDEO
Reuters shkruan se BE nuk jep më garanci për integrimin e Ballkanit, zëdhënësja e KE për Report Tv: Perspektiva evropiane e rajonit, prioritet! Burime nga Brukseli: Të habitur nga ky shkrim
Në një shkrim të publikuar pasditen e djeshme, agjencia e lajmeve Reuters ngrinte alarmin se 'çarja' brenda Bashkimit Evropian është shumë e madhe sa i takon procesit të zgjerimit. Report Tv u interesua në Bruksel në lidhje me këtë shkrim dhe burime diplomatike nga atje u shprehën “të habitur nga një shkrim i tille qeë për më tepër sipas tyre nuk ka burim konkret”.
-
VIDEO
Sekretari i Përgjithshëm i PS pret në takim delegacionin e ODIHR: Të gatshëm që të ulemi në një tryezë me opozitën për reformën zgjedhore e territoriale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri priti sot në takim një delegacion të ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Fokusi i diskutimit ishte raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet.
-
VIDEO
Nënkomisari Saimir Hoxha shpallet 'Dëshmor i Atdheut', trajtim financiar familjarëve
Pasi u vra dje në krye të detyrës, nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti.
‘’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyrë tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. ‘’- tha Çuçi.
-
VIDEO
Tërhiqet mazhoranca, Balla: Javën e ardhshme rishikojnë vendimin për pjesëmarrjen në komisione! Deputetët prezent të jenë të vaksinuar
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha gjatë një deklarate për mediat se javën e ardhshme do të shikohet vendimi i pjesëmarrjes në komisionet parlamentare, pas kërkesës së opozitës për t’u paraqitur fizikisht.
‘Prej javës së ardhshme rishikojmë vendimin, deputetet e vaksinuar do jenë prezent në komisione!’- tha Balla.
-
VIDEO
Komisioni e Ekonomisë, Shalsi lejon deputetët e opozitës të diskutojnë në mbledhje: Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi
Në komisionin e Ekonomisë, kryetari Eduard Shalsi ka vendosur që t’u japë fjalën deputetëve të opozitës të paraqitur fizikisht, megjithëse u kërkohet që të futen në platformën online. Shalsi tha se e gjithë bota tashmë zhvillon mbledhjet online, ndërkohë që shtoi se kusht për praninë fizike do të jetë edhe certefikata e vaksinimit.
‘Ju dhashë fjalën, secili mund ta marrë fjalën. Do ju kërkoja të respektoni etikën. Një nga debatet më të rëndësishme që duhet të bëjmë është ajo që po bën bota mbledhje online, komisione, jo vetëm sa kohë është pandemia por edhe post pandemisë. Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi, ndërkohë që do të ndjekim edhe shifrat. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse do të logeni mirë nëse, jo do të duhet të vini këtu.’- tha Shalsi.
Nga ana tjetër deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se kjo është marrëzi dhe se mazhoranca tregon se ka frikë nga debati.
‘Kjo që po bëni është një marrëzi e madhe. Në një kohë që po hapen shkollat dhe ndiqen fizikisht, e Kuvendi zhvillon seancë plenare me prani fizike ju insistoni që ta bëni punën online. Kjo trego se ju keni frikë nga debatet.’- tha Spaho.
-
VIDEO
Opozita dhe mazhoranca përplasen sërish për pjesëmarrjen në komisone! Deputetët e opozitës paraqiten fizikisht, mazhoranca kërkon të futen online
Vijon sërish përplasja ndërmjet opozitës dhe mazhoranës për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Edhe ditën e sotme, ashtu siç vepruan dje deputetët e opozitës janë paraqitur fizikisht në komisione, ndërkohë që nga ana tjetër mazhoranca bën thirrje që ato të futen në platformën online dhe të ndiqen online.
Ndërkohë komisioni i Edukimit dhe i Arsimit ka nisur pa opozitën dhe po drejtohet nga zv.kryetari Petro Koçi. Opozita sakaq braktisi mbledhjen pasi sipas tyre mazhoranca nuk u paraqit, sepse nuk do të ballafaqohet me opozitën.