-
VIDEO
Basha i përgjigjet Ramës: Sot Sudja është kryeministri, ka qethur flokët dhe ka lënë mjekër! U merr lekët qytetarëve e s’ua kthen
Sudja është ajo që merrte lekët njerëzve? Kështu dhe i mbante për vete! Sudja ishte një person që i merrte lekët njerëzve dhe i merrte për vete. Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe quhet Edi Rama. Këtë bënte dhe Sudja, këtë bente dhe Vehbiu, këtë ben sot Edi Rama. U merr lekët qytetarëve dhe s’ua kthen. Ky kapet pas karriges së kryeministrit, ajo ishte një hajdute ordinere, ky është kryeministri i vendit. Çfarë nuk ka bërë që të rri në atë karrige, dashni me personat e listës së zezë, masakër zgjedhore. Kujt i bie të jetë Sudja sot, është Edi Rama.’- tha Basha
-
VIDEO
Tabaku: Rritja ekonomike me 17.8% jo reale! Abuzimi me çmimet në tregje kanë krijuar situatë të paprecedentë
Për deputeten e PD-së-së, Jorida Tabakun, rritja ekonomike prej 17.8% e deklaruar nga qeveria është jo reale dhe e pabazuar në treg. Sipas Tabakut, 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim. Ajo theksoi se korrupsioni në institucionet që duhet të ruajnë tregun, ka shkaktuar një rritje të paprecedentë të çmimeve në tregje.
"Banka e Shqipërisë prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve dh e kjo është situata reale në terren. Pse nuk ka rritje ekonomike në Shqipëri. Kjo lidhet vetëm me dy elementë, prodhimi në bujqësi është në rënie, punësimi në bujqësi është në rënie, e gjithë pjesa tjetër e ekonomisë varet vetëm nga sektori i ndërtimi. Ja pse shqiptarë nuk po ndjejnë asnjë përfitim nga rritjen ekonomike të shifrave të punuara në zyrën e kryeministrit. Sot 51.7% të ardhurave të një familje shpenzohen për ushqim dhe energjinë elektrike. 90% e familjeve shqiptare kanë të ardhura më pak se mesatarja dhe shpenzojnë më pak se mesatarja për ushqim. Qeveria është e korruptuar, institucionet që duhet të ruajnë tregun janë të korruptuara, ndryshe sot do kishim situatë tjetër. Nuk mund të ketë rritje çmimesh në bursë dhe të ndikojnë të nesërmen në Shqipëri. Kemi një rritje ekonomike jo reale, e pa bazuar në treg që nuk reflektohet te të ardhurat e familjeve, abuzimi me çmimet në tregje kanë krijuar një situatë të paprecedentë që nuk po ndodh në gjithë botën", tha Tabaku.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Salianji për Report Tv: Nuk vjen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare, por nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni në këto 3 institucionet kryesore! Mbështesim qytetarët në çdo formë, edhe me protesta
Nënkryetari i PD, Ervin Salianji, në një intervistë për Report Tv, Salianji tha se kriza energjetike nuk vjen nga rritja e çmimeve të karburanteve në tregun ndërkombëtar, por nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni që ndodh në institucionet e energjisë OSHEE, KESH dhe OST. Salianji tha se 7 pikat e PD do të ulin pjesën më të madhe të barrës që i ngarkohet familjeve, ndërsa shtoi se opozita do të mbështesë çdo formë presioni që zgjedhin qytetarët ndaj qeverisë, qofshin protesta dhe çdo gjë tjetër.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Basha: Është një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi
Kreyatri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë një deklaratë për mediat ku ka folur për paralajmërimin për rritje të çmimit të energjisë. Basha tha se Rama po përpiqet që të mashtrojë qytetarët duke thënë se rritja është e pashmangshme, por nuk është kështu. Më tej kreu i opozitës nënvizoi se kjo nuk është një krizë energjetike, por një krizë e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte, jo për makina! Çmimi më i lirë se në 2013
Kryeministri Edi Rama foli edhe në lidhje me çmimin e naftës në vend ku tha se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila shitet për produktet industriale dhe jo për makina. Kreu i qeverisë tha nga ana tjetër është se taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty pasi me të ardhurat do të mbështesim pensionistët.
‘Çmimi naftës ka shkuar aty nuk mban më!! Si nuk mban më kur ka mbajtur më shumë në 2013?! Unë them çmimi në benzinatë, se vendos shteti. Nafta dhe benzina në 2013 kanë qenë më të shtrenjta. Çmimi i naftës sot është më i ulët seç ishte. Taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty, sepse do të mbështeten pensionistët. Kush ndotë më shumë do të paguajë më shumë. Çmimi është sot më pak seç ishte. Kemi të bëjmë me një çmim që është më i lirë seç ishte.
Duhet të bëjmë krahasime. Këtu flasim për një sektor privat. Thonë disa Shqipëria prodhon naftë, e para Shqipëria nuk prodhon mjaftueshmërisht naftë, është naftë e rëndë ajo që prodhon e cila shitet jashtë sepse prodhuesit janë privat si në gjithë botën. Shitet për nën produkte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer makina. Shqipëria importon 600 mijë ton naftë, subjektet private e importojnë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Pikat e PD për krizën energjetike, Rama:Janë propozime të kohës së Sudes! Qeveria e ka të qartë planin e saj
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar 7 pikat e propozuar nga Basha për krizën energjetike si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.
"Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu", tha Rama
-
VIDEO
Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e nesërme një konferencë ku pritet të paraqesë programin me masat mbrojtëse të shtresave në nevojë ndaj asaj që paralajmëroi krizës energjetike. Këtë e konfirmoi edhe deputeti i PS, Xhemla Qefalia, i cili tha në "Repolitix" në Report Tv se në foks të qeverisë do të jenë shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël.
-
VIDEO
Berisha asnjë fjalim në foltoren e Kuvendi, ish-anëtari i Këshillt Kombëtar në PD: Po foli përçan partinë! Deputeti Qefalia: PD lufton kush do marrë rolin e protagonistit
TIRANË- Sali Berisha, i përjashtuar tashmë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ende nuk ka mbajtur asnjë fjalim në foltoren e Kuvendit, por ka vijuar me "foltoren" e tij, qytet më qytet. Në vend që akuzat e tij dhe "hallet e popullit" t'i thotë në Kuvend, për ku dhe është votuar, Berisha endet rrugëve me militantët e tij. Po pse ende nuk ka folur në Kuvend Berisha? Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko, i ftuar në 'Repolix' thotë se nëse Berisha flet në foltoren e parlamentit nuk do të sjellë asgjë tjetër përveçse përçarjen e partisë Demokratike. Prandaj, sipas tij Berisha është i detyruar të bëjë këtë sjellje.
-
VIDEO
Kuvend, PS e PD bëhen bashkë, votohet me 126 vota Akti Normativ për blerje të 500 mijë vaksinave Pfizer! Debat për krizën, Basha: Vendin e keni nxjerrë në shitje! Rama: Mbeturina të komunizmit
TIRANË-Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku ka pasur debate të shumta që lidhen me menaxhimin e pandemisë dhe situatën ekonomike pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve. Në fund Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër, asnjë abstenim, Aktin Normativ për bljen e 500 mijë doza vaksinat Pfizer.
Kjo seancë parlamentare ka nisur me një përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Basha ka ripërsëritur akuzën se qeveria ka fshehur viktimat e COVID, por kjo është mohuar nga ministrja, e cila tha se vendi ynë ka fituar betejën edhe ndërkombëtarisht dhe se opozita nuk ka bërë gjë tjetër këto 18 muaj veçse “duke hequr vallen e vdekjes”.
-
VIDEO
Deputeti i Lushnjës, kolegëve: Provojeni, do ia dilni dot në fund të muajit me rrogën e një deputeti! Për të bërë Pfizer duhet mik në Lushnjë, në spital bëhen vetëm synetlliqe
Deputeti i Lushnjës Sajmir Korreshi i cili njihet për fjalimet e tij të drejtpërdrejta dhe që shkaktojnë ilaritet në Kuvend, ka 'goditur' serish sot.
Në fjalën e tij të sotme në Kuvend ai foli për situatën e spitalit të Lushnjës, duke nënvizuar se aty bëhen vetëm 'synetlliqe dhe operacione apandeciti'.
-
VIDEO
'Në vëndin tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', Grida Duma i reciton Ramës poezinë që Dritëro Agolli e shkroi për Berishën
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD-së, Grida Duma, zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t'ju drejtuar kryeministrit Edi Rama. 'Në vëndim tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', ishin vargjet e cituara nga Grida Duma, por duke harruar se këto vargje, Agolli i shkroi në parlament gati 28 vite më parë, duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës. Poezinë, më pas Agolli e plotësoi, e teksa ai nuk ka artikuluar kurrë se ky varg iu 'dedikua' Berishës, kjo është konfirmuar nga kolegë të tjerë të tij.
-
VIDEO
Tabaku: Këtu ekonomia u rrit me 17.9%, në Amerikë me 6%! E gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar me shifrën 17.9% të rritjes ekonomike, të artikuluar nga qeveria. Në Kuvend, Tabaku tha se ndërkohë që ne arrijmë këto shifra, rritja ekonomike në Amerikë është vetëm 6%. Sipas Tabakut, e gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve, teksa rritjen e konomike të deklaruar e konsideron false.
"Askush nuk tha se 100 mijë shqiptarë dolën nga puna në vitin e pandemisë. Më 9 mars kur u mbyll Shqipëria, qeveria u zhduk, i lanë shqiptarë në mëshirë të plotë dhe rrinë këtu e thonë krenarë e i dhanë 3 paga. Fondin Grancisë, 50% ja dhanë oligarkëve. Sot i gjithë buxheti ka lënë qytetarët në mëshirë dhe nuk është në shërbim të ekonomisë, por 11 personave që kanë grabit parlamentin dhe ekonominë. Është rritur ekonomia me 17.9%, Amerika me 6%, imagjinoni pak. Po ça është rritur? E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Bujqësia që është sektori që duhet të kishte rritjen më të madhe, ka rënie të prodhimit dhe punësimit. E kanë zhdukur tregu e konkurrencën", tha ajo.