-
VIDEO
Rama: Rezultatet nga reforma në drejtësi nuk vijnë shpejtë, por sot toka po lëkundet nën këmbët e të fortëve që legenosën Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama se ka besim te reforma në drejtësi edhe pse rezultate e saj duhan kohën dhe durimin e gjithsecilit. Ai tha se sot drejtësia është më e pastër dhe koha e të fortëve ka mbaruar ku ata ndodhen ose pas hekurave ose të fshehur në skutat e tyre pasi drejtësia e re po lëkund themelet e tyre.
-
VIDEO
Rama: Brenda 2022 zhbëjmë pasojat e tërmetit! Vaksinimin masiv do t’i japë fund luftës rraskapitëse të pandemisë së COVID
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme tha se dy do të janë frontet e mëdha ku do të vijohet që të punohet, pandemia e COVID si dhe pasojat e tërmetit. Rama tha se brenda vitit 2022 do zhbëhen të gjitha pasojat tërmetit dhe nga ana tjetër nëpërmjet vaksinimit masiv do të dilet nga lufta rraskapitëse për pandeminë. Rama ceku edhe një çështje tjetër sa i përket denoncimit të abuzimeve me të ardhurat publike, tha se do të trajtohen me vëmendje.
-
VIDEO
Rama, i prerë me opozitën në Kuvend: Kurrë më negociator të huaj për krizat që i krijojmë vetë! Jemi gati për bashkëpunim por nuk na duhet asnjë votë e huaja
I prerë ishte Kryeministri Rama me opozitën në Kuvend. Teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit ia bëri të qartë vijat e kuqe.
"Tjetër t'i biesh kundërshtarit me 'shuplakën' e oratorisë e tjetër ti biesh tavolinave, tjetër të votosh kundër dhe tjetër të grisësh fletën e votimit. Ne duhet të sillemi si njerëz. Kjo sallë të mos zhytet në vulgaritet, ku historikisht askush nuk del i fituar. Shumë skena dhe fjalë për të cilat nuk mund të jemi krenarë ka arkivi 30-vjeçar i këtij vendi. Shumë mundësi të humbura për të bërë më shumë ka në kujtesën e këtij vendi. Unë sot nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër por dua të mbaj përgjegjësinë e pjesës sonë të fajit për sa na takon. Ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. Ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, por jemi gati të bisedojmë me ju për çdo gjë që ju dëshironi në të mirë të vendit. Ta keni të qartë me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni përfituar asnjëherë dhe asnjëherë nuk keni për të përfituar. PS nuk do të pranojë më asnjë përfaqësues të huaj për të zgjidhur krizat institucionale dhe politike. Ata krijohen nga ne dhe ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria vendi i parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri! Deputetet në Kuvend të bëhen pjesë e betejës së fuqizimit të vajzave
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.
-
VIDEO
Pandemia e COVID, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u bën thirrje deputetëve që të vaksinohen
Gjatë seancës së sotme plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të vaksinohen kundër Covid. Nikolla po ashtu u drejtoi thirrje deputetëve në sallë dhe që të respektojnë masat anti-covid, duke vendosur maskat e tyre.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Rama: Shqipëria vendi i parë në botë për numrin e grave në qeveri! Deputetet në Kuvend të bëhen pjesë e betejës së fuqizimit të grave
Ditën e sotme në seancën plenare pritet që të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar. Në rendin e ditës është parashikuar paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave
-
VIDEO
Çupi: Berisha ‘kufomë politike’! Basha i nervozuar se sapo ka dalë nga veza e Saliut, po i ndërrohen puplat
Për analistin Frrok Çupi, Sali Berisha është një “kufomë politike”, e ndërsa ka komentuar edhe Lulzim Bashës dhe aksionin e tij politik me rikthimin në parlament, Grisjen e fletwve të votimit apo bojkotimin e seancës, për Çupin, janë disa sjellje “infantile”që bëhen nga kryedemokrati i cili sapo është shkëputur nga “babai i tij shpirtëror”.
-
VIDEO
Berisha nis takimet në bazën e partisë/ Hoxha: I vetmi që duhet të shqetësohet është Rama, i ka ditët e numëruara
Në një kohë kur Sali Berisha nis nesër (të enjten) takimet me bazën e partisë për ta shtrirë në rrethe, sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha thotë se për këtë duk duhet të shqetësohet Lulzim Basha, por Edi Rama. Kjo sepse sipas tij, me rikthimin e Berishës në pushtet, Rama i ka ditët e numëruara.
-
VIDEO
Takimet me bazën e PD/ Meçe: Berisha po synon të marrë mbështetjen e demokratëve në luftën kundër SHBA, me pëlqimin e Bashës! Hoxha: Kërkon një garë të re për kreun e partisë
A po bashkëpunon Berisha me Bashën apo ai kërkon kokën e “djalit të tij shpirtëror”...kjo është një nga pyetjetet që nuk ka gjetur ende një përgjigje që nga përjashtimi i tij nga grupi i PD (ndoshta nuk do e gjejë kurrë) dhe ky është mendimi që i ndan edhe të ftuarit e sotëm në ‘Repolitix’.
-
VIDEO
Lulzim Basha mbledh sërish Grupin Parlamentar të PD-së
-
VIDEO
Gjiknuri nis turin si Sekretar i Përgjithshëm i PS, ndalet në Fier: Do të ketë reformim të strukturave organizative! Prezanton Ballën si drejtues qarku
Damian Gjiknuri, si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së ka nisur turin në të gjithë qarqet, ku do të bëhet një riorganizim i strukturave organizative të kësaj partie. Gjiknuri u ndal sot në Fier ku prezantoi Taulant Ballën si drejtues qarku, ndërsa tha se PS do nisë që tani punën për zgjedhjet e ardhshme lokale.
-
VIDEO
E PLOTË/ Qeveria ‘Rama 3’ publikon programin qeverisës: Mandati ynë për ta ngjitur vendin në shkallën më të lartë të zhvillimit! 5 shtyllat kryesore
Teksa ditën e nesërme pritet që në Kuvendi të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar, mazhoranca ka publikuar që sot programin për 4 vitet në vijim. Që në fjalitë e parë shpallet objekti parësor i qeverisjes në mandatin e tretë të socialistë që sipas tyre është ngjitja e vendit më lart në shkallën e zhvillimit.