-
VIDEO
LSI 'mollë sherri' mes PS dhe PD për komisionet parlamentare! Demokratët e nisin me bojkot Kuvendin, largohen pa votuar, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha, akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë
Seanca e sotme ndau ndoshta përfundimisht koalicionin mes PD dhe LSI. Shkak këtë radhë u bënë komisionet parlamentare ku në fillim të seancës LSI kërkoi që dhe deputetët e saj të jenë pjesë e komisioneve. Kërkesë që u pranua pjesërisht nga PS, por jo nga Basha që kundërshtoi ndryshimin e përbërjes së komisioneve parlamentare dhe bojkotoi votimin duke u larguar. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga PD.
-
VIDEO
Basha ‘shpërthen’ i revoltuar ndaj Ballës në Kuvend, Rama: Mos u merr me atë
“Mos u merr me atë”! Kjo ka qenë këshilla dhe fjalët që kryeministri Edi Rama i drejtoi Taulant Ballës teksa kryetari i PD, Lulzim Basha, i ‘shpërtheu” ndaj tij i revoltuar me fjalë fyese.
-
VIDEO
LSI kthehet në 'mollë sherri', Balla kërkoi ta ndihmojë, Basha nxehet dhe ikën nga Kuvendi
LSI është sot mollë sherri mes PS dhe PD në lidhje me kërkesën e saj për më shumë kohë për të propozuar anëtarët në komisionet parlamentare. Kjo kërkesës është përkrahur nga PS, ku Balla tha se e pranon kërkesën, por kjo nuk është pranuar nga BAsha, i cili ka shpërthyer i revoltuar ndaj Ballës duke thënë "Mbylle atë gojë, mos na bëj dërr-dërr"
-
VIDEO
U larguan nga seanca, Rrushaj: U shkel rregullorja, kërkojnë zvogëlimin e hapësirës së përfaqësimit të opozitës në Kuvend
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se ata u larguan nga seanca e sotme plenare për shkak se u shkel rregullorja dhe se u tentua që opozitës t'i zvogëlohej hapësira e përfaqësimit në Kuvend.
Partia Demokratike nuk pranoi që deputetët e LSI të jenë pjesë e saj në komisionet parlamentare, kërkesë që u artikulua nga Petrit Vasili, ndërsa Lulzim Basha kërkoi që përbërja e komisioneve të miratohej siç ishte, pa përfaqësues të LSI.
-
VIDEO
Opozita braktis seancën e Kuvendit, Balla: Koha për sherr ka përfunduar , të mos përdoren si pretekst për t'u larguar
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se përplasjet e opozitës dhe gjuha ofenduese e përdorur prej tyre të jetë një rast i izoluar dhe i shkëputur nga puna që do të ndjek Kuvend. Pas përfundimit të seancës, balla u shpreh se koha e sherreve dhe debateve ka përfunduar dhe se PS është e angazhuar të çojë para mandatin e besuar përmes punës .
-
VIDEO
Votohen kryetarët e Komisioneve Parlamentare, jo anëtarët! PD e nis me bojkot Kuvendin, largohet pa votuar komisionet, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë
Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me bojkot nga PD dhe aletatë e saj. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga PD. Opozita pasi ka propozura emrat për komisionet parlamenatre nuk ka paranbuar t'i votojë ato duke u larguar. Në Kuvend ka qëndruar LSI dhe PS.
-
VIDEO
PS dhe PD mbledhin deputetët e tyre para seancës së Kuvendit! Opozita me 3 grupe parlamentare, Basha jep deputetë 'borxh' për aleatët dhe PDIU, nuk ndihmon LSI
60 minuta para se Kuvendi të mblidhet për të ngritur strukturat e reja të parlamentit, dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë mbledhur grupin e tyre parlamentar. Deputetëve pritet t'u jepen direktivat dhe porositë për seancën e sotme të Kuvendit, ku do të ngrihen strukturat e reja të parlamentit.
-
VIDEO
Nesturi: Kemi një ftohje të marrëdhënieve mes PD-LSI dhe çeshtja Berisha do zbutet
-
VIDEO
Basha mbledh të besuarit e tij për qëndrimin mediatik për Berishën!
Përjashtimi nga grupi i Sali Berishës dhe kërcënimet e këtij të fundit se do të rikthehet në krye të PD-së, është shoqëruar me shumë lëvizje brenda selisë blu. Pasi mblodhi krerët e degëve, sot kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në takim Kryesinë e Grupit të PD-së, mbledhje kjo e cila ka zgjatur për më shumë se 60 minuta.
-
VIDEO
Basha mbledh Kryesinë e grupit të PD! Gjekmarkaj pas mbledhjes: Largimi i Berishës, mundësia e vetme e Bashës dhe PD për të kaluar shtegun
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e grupit të PD, pas përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës., Në përfundim të mbledhjes, deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se largimi i Berishës, ishte mundësia e vetme e Lulzim Bashës dhe PD për të "kaluar shtegun".
" S'kishte vendim tjetër, mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD , por vetëm shtegu për të kaluar. Berisha është personalitet i madh në politik, betajet e tij për statut janë të vogla", tha Gjekmarkaj.
-
VIDEO
E përjashtuan nga PD, Berisha mesazh demokratëve: Asnjë largim nga radhët e PD, të gjithë së bashku të hedhim në koshin e plehrave vendimin amoral e poshtërues të Bashës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e marrë nga kreu i PD, Lulzim Basha, për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar.
Me një mesazh drejtuar anëtarësisë u kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike oir t’i bashkohen aksionit për rrëzimin e Bashës.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës nga Grupi i PD, Bislim Ahmetaj: Veprim i ulët i Bashës, mund ta bëjë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është një veprim i ulët i kryedemokratit Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në ‘Report Tv’, Bislim Ahmetaj, ish-anëtari Këshillit Kombëtar të PD. Sipas Ahmetaj këtë veprim mund ta bëntë vetëm një mi që rritet në gjirizet e ambasadave, duke etiketuar kështu Bashën.