-
VIDEO
Salianji: Rama paradite flet si baba i kombit, por pengon opozitën! Duam të zhvillojmë mbledhjen në parlament! Balla: Sallën s'mund ta marrë peng askush
Vijojnë debatet në Kuvend. PD kërkon të zhvillojë mbledhjen e grupiy të PD në sallë derisa të vijë kryeministri Edi Rama, kurse një gjë e tillë kundërshtohet nga mazhoranca.
Fjala e Salianjit dhe Ballës:
Ervin Salianji: Smund tju japim as taktikën parlamentare as mënyrën si votojmë. Ose na jepni mundësinë të zhvillojmë mbledhjen këtu ose ndërpriteni të shkojmë në mbledhje në selinë e Pd dhe të kthehemi me vendimmarrje të grupit të PD. Çdo qytetar që na ndjek ndihet i fyer se si kryetarja e kuvendit që mund të kishte tjetër mentalitet dhe sjellje të bëjë të mundur realizimin e një kërkese minimale. Ska debat dhe as ta marrë fjalën dikush tjetër. Kemi që në 10 që presim ti vijë rradha opozitës dhe në momentin që vjen fjala për të folur.... Nëse pengoni fjalën e lirë dhe të drejtën më minimalistë të opozitës për çfarë diskuton. Flet si babai i kombit paradite dhe përdor të gjithë instrumentat në mënyrë të turprshme për të penguar opozitën.
Taulant Balla: E para për procedurë nuk merret 2 herë për 1 çështje. Neni 52 ia ka dhënë të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtuesit të seancës. O zot po lexoni mo...
Drejtuesi mund ta ndërpresë seancën deri në 60 minuta e vendos drejtuesi i seancës, drejtuesi foli dhe tha 15 dhe nuk u kundërshtua. Nuk shkruhet asgjëkundi në këtë rregullore që mbledhjet e grupit parlamentar zhvillohen në këtë sallë.
Se kështu i bie 4 grupe parlamentare të opozitës të marrin nga një prë dhe të rrimë 4 porë të presim ndërmarrjet historike të opozitës. Dikush tha se kundërfirmëtari duhet të ishte këtu në sallë. Po thirreni dhe metën se ai është kundërfirmëtari. Marrja peng nga askush e sallës së kuvendit nuk është sanksionuar në asnjë vend. Nëse do ni të bëni mbledhje grupi shkoni dhe bëjini atje ku bëhen.
-
VIDEO
Rama s'është i pranishëm në seancë, PD kërkon për të marrë një vendim nëse do vijojnë diskutimet, seanca ndërpritet për 15 minuta
Është ndërprerë për 15 minuta seanca në Kuvend, me kërkesë të PD-së. Shkak për këtë u bë mungesa e kryeministrit Edi Rama në sallë dhe refuzimi i opozitës dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës për të mbajtur fjalën në mungesë të kryeministrit. Për këtë Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj kërkoi 47 minuta kohë që të mblidhen për të marrë një vendim
"Ne si Grup Parlamentar duhet të mblidhemi për të marrë një vendim dhe kërkojmë të ndërpritet seanca që të marrim një vendim. Kërkojmë 47 minuta", tha ai.
Megjithatë, Kryetarja e Kuvendit i dha vetëm 15 minuta kohë.
-
VIDEO
Shehu: E patolerueshmë që Rama të zhduket, vetëm në Kinë ndodh kështu! Rushaj: Të ndërpresim seancën! Nikolla: Ka arsye pune, kryeministri vjen në orën 17:00
Opozita ka kërkuar ndërprerje të seancës plenare për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama në sallë. Sipas kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Rama mungon për arsye pune dhe se do të vijë në 17:00.
Debati:
Tritan Shehu: Rama zhduket dhe ska guxim të ballafaqohet, është e patolerueshme dhe kundër çdo principi. Unë ju respektoj shumë juve ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin, fillojmë nesër në një ditë të re nëse Rama është i lodhur. Kështu ndodh në çdo vend demokratik të botës vetëm te Kim Jon un ndodh kështu.
Alfred Rushaj: Kërkoj të ndërpritet seanca, të mblidhet konferenca e kryetarëve. Ska punë më të rëndësishme se kjo ku do miratohet plani i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.
Lindita Nikolla: Mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme
Alfred Rushaj: Të ndërpresim seancën dhe të presim sa të vijë Rama
Nikolla: Kam njoftim se Rama do vijë në orën 17:00
-
VIDEO
Rama mungon, opozita kërkon kërkon ndërprerjen e seancës plenare! Rushaj: Të vijë këtu që të dëgjoj mendimet tona për programin e tij qeverisës
PD kërkon ndërprerjen e seancës parlamentare sepse kryeministri Edi Rama nuk është në sallë.
" Ky është programi politik që ka paraqitur Rama, sic u diskutua të mbledhja ai vetëm këtë seanca ka të drejtë për të të caktuar datën dhe të flitet këtu kur flitet për programin e tij qeverisës, ndenjëm lloj gjërash që vetëm program të mos kishte, të ndërpritet seanca, Rama të vij këtu të paraqitet, dhe të vijojmë debatet, tani ai duhet të dëgjoj mendimin e opozitës për propozimin e tij", tha Rushaj.
-
VIDEO
Berisha nis “luftën”kundër Bashës-çfarë po ndodh në PD?
-
VIDEO
Rama prezanton programin dhe kabinetin: Bëmë historinë, vendi numër 1 në botë për numrin e grave në qeveri!
Kryeministri Rama nuk e fshehu krenarinë për faktin se qeveria e re që pritet të votohet do e rendisë Shqipërinë në vendin e parë në botë për numrin e lartë të grave në qeveri. Rama u bëri thirrje të gjitha deputetëve në Kuvend që të bëhen një zë i fuqishëm në betejën e fuqizimit të vajzave dhe grave.
-
VIDEO
Manja: Kërkojmë konsensusin e opozitës për të zgjatur mandatin e vettingut deri në përfundim të rivlerësimit të subjekteve! Duhet ndërhyrë në Kushtetutë
Ministri i dekretuar i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar konsensusin e opozitës që të ndërhyjnë në kushtetutë për të zgjatur mandatin e KPK dhe Komisionerit Publik deri në përfundim të rivlerësimit të subjekteve që kanë mbetur, konkretisht 370 të tilla. Kjo tha Manja po bëhet edhe në konsultim me SHBA dhe BE.
-
VIDEO
Bledi Çuçi: SHÇBA-në e transformojmë në një strukturë të mbikëqyrjes policore! Struktura e krimit ekonomik do të rishikohet nën asistencën gjermane
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili pritet të rikonfirmohet edhe në mandatin e ardhshëm në këtë seancë nga Kuvendi shpalosi objektivat kryesore të dikasterit që ai drejton për 4 vitet në vijim.
-
VIDEO
'Do jetë prioriteti ynë', Kumbaro: Do hartojmë një draft-ligj, bregdeti do të cilësohet si pronë e patjetërsueshme, nuk do lejojmë ndërtimet
Ministrja e dekretuar për Turizmim dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro, theksoi se në mandatin e tretë qeverisës mjedisi dhe turizmi do të jenë në fokus kryesor. Kumbaro tha se do të hartohet një draft-ligj për bregdetin.
-
VIDEO
Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për t'ju përgjigjur epidemisë së COVID-19! 100 milionë euro për të gjithë skenarët
Lufta kundër COVID nuk mund të mos ishte çështja për të cilën është pyetur në seancë plenare ministrja e Shëndetësisë, e cila pritet të rikonfirmohet, Ogerta Manastirliu. Në fjalën e saj ajo u shpreh çdo përpjekje po bëhet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve përballë këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme të shëndetit publik.
-
VIDEO
Kushi: Po bashkëpunojmë më universitete më të mira në botë për përmirësimin e arsimit të lartë
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se për të përmirësuar cilësinë e Arsimit të Lartë po bashkëpunohet me universitetet e huaja më prestigjioze në botë për të pasur marrëdhënie jo vetëm në aspektet universitare, por edhe akademike.
-
VIDEO
Balluku: Brenda 24 muajve përfundon Unaza e Madhe e Tiranës! Në fund të shatorit nis ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, në nëntor kantieri për aeroportin e Vlorës
Infrastruktura vijon të jetë një nga pikat e rëndësishme në programin e qeverisë 'Rama 3', ku synimet për të pasur 4 aeroporte dhe transformuar Portin e Durrësit dhe Vlorës janë ambiciet e këtij 4 vjeçari. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se brenda 24 muajsh do të mbyllet Unaza e Madhe e Tiranës. Në fund të këtij shtatori niset puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërsa në nëntor nis kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Edhe në Elbasan qeveri ka plane për të ndërtuar një bypass dhe po ashtu edhe në Gjirokastër.