-
VIDEO
Nga mbi 70 krerë degësh, Bashës i vijnë në mbledhje vetëm 20 vetë! U shpjegon vendimin pse përjashtoi nga grupi Sali Berishën
TIRANË- Pas “kërcënimeve” të forta të ish liderit Sali Berisha se do të rivendosë sovranitetin e PD dhe shumë shpejt do të nisë një aksion në çdo degë, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi në seli krerët e degëve të PD në rrethe.
Në 1 orë e 40 minuta në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha është përpjekur të mbajë nën kontroll partinë duke renditur arsyet e vendimit të tij personal për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar pas kërkesës së SHBA pas shpalljes ‘Non Grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nga mbi 70 krerë degësh, Bashës i shkuan në mbledhje vetëm 20 vetë.
-
VIDEO
Një ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend, Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë
TIRANË- Një ditë pasi u betuan deputetët e rinj në Kuvend, presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka dekretuar Edi Ramën, si kryeministër i Shqipërisë, dalë fitues nga zgjedhjet e 25 prillit. Dokumenti i firmosur nga kreu i shtetit mban datën e djeshme, 10 shtator dhe hyn në fuqi menjëherë.
-
VIDEO
Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, qëllimi kryesor, shpjegimi i arsyeve që e çuan në largimin e Berishës
Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.
-
VIDEO
Berisha "Non grata" nga SHBA dhe PD/Parlamenti i ri,Basha zgjedh SHBA,jo Berishen
Në 30 vjet Sali Berisha ka patur vëmendjen kryesore në opinionin publik për shkak të vendimeve e veprimeve të tij politike, por më shumë se kurrë 24 orët e fundit është figura qendrore e cdo diskutimi politik.
Kësaj radhe jo nga veprimet e tij por nga vendimi Kryetarit të PD Lulzim Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës së vashzdueshme të SHBA e cila e ka shpallur non grata Ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Ngjela: Ishte i pritshëm, vendimi i Bashës lidhet me kërkesën amerikane
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar për avokatin Spartak Ngjela ishte i pritshëm. Vendimi i Bashës lidhet me kërkesën e politikës amerikane ndaj të cilës ai nuk mund të dilte kundër. Nëse do kishte kundërshtuar do të humbte karrierën e tij dhe do rëndonte PD. Ngjela e justifikon vendimin e Bashës për të marrë këtë vendim si një analogji të asaj që Berisha ka ndërmarrë në 30 vite ndaj shumë anëtarëve të PD, kritikë kundër tij, një ndër të cilët ishte edhe vetë Ngjela, sëbashku me Gramoz Pashkon e të tjerë, pa vendim kryesie.
-
VIDEO
Ristani: PD në situatë të rrezikshme, nuk ringrihet pa largimin e kreut të PD-së dhe Berishës! Basha në korrupsion financiar me Ramën prej vitesh
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vepruar si hileqar në largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ristani i ftuar në emisioni 'Pa Protokoll' në Report Tv theksoi se vendimi i Bashës është nul, pasi sipas tij nuk ka të drejtë që ta përjashtojë
-
VIDEO
Nga Gramoz Pashko, te Sali Berisha, 26 deputetët e përjashtuar gjatë 30 viteve në PD (shumica u përjashtuan nga Berisha)
Vendimi i fundit i kryetarit të PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Berisha, përbën një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike të tranzicionit. PD ka shkarkuar kryetarin Selami më 1995, ka përjashtuar si deputet ish kryetarin Hajdari dhe më vonë edhe ish kryetarin Shehu, por në rastin e zotit Berisha kemi të bëjmë me deputetin më me ndikim të kësaj partie në hierarkinë vendimmarrëse të saj në 30 vjet.
-
VIDEO
Basha me deputetët e PD i hodhën letrat në mes të Kuvendit, Rama i mblodhi: Nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku
Opozita grisi fletët gjatë votimit për kryetaren e Kuvnedit Lindita Nikolla në Kuvend. Kryeministri Edi Rama i mblodhi letrat dhe i futi në një qese. Pas përfundimit të sencës ka reaguar sërish duke thënë se hedhja e mbeturinave në dyshemenë e Kuvendit, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.
-
VIDEO
Lindita Nikolla merr detyrën si kryetare: Bashkë duhet të bëjmë Kuvendin pasuri publike, jo një hapësirë përçarëse
Në fjalimin e parë si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, u shpreh se do të jetë e angazhuar që Kuvendin e Shqipërisë ta kthejnë të gjithë së bashku në një pasuri publike, e jo një problem për publikun. Teksa mori detyrën si kryetare tha se duhet të jemi të ndershëm më njëri-tjetrin, nëse duam që të jemi të ndershëm më Shqipërinë.
-
VIDEO
Betohen 140 deputetët, Lindita Nikolla zgjidhet kryetare Kuvendi me 79 vota pro e 4 kundër! Përçahet aleanca opozitare në 'vendimin e parë', PD gris fletët e votimit, LSI voton kundër! Rama mbledh fletët e grisura
Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit. Opozita ka grisur fletët e votimit duke mos votuar për të, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në këtë mënyrë opozita ka marrë vendimin e parë të saj zyrtarisht në parlament, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha e bojkotoi këtë proces duke mos marrë pjesë fare në votim. Ai u larguar nga seanca sapo tha fjalën 'betohem' si deputet i parlamentit të ri. LSI voton kunder,
-
VIDEO
Grisën fletët gjatë votimit për Nikollën, Rama: Sot jo ditë e lehtë për PD, janë në proces traumatik, të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve
Në reagimin e parë pas zgjedhjes së Lindita Nkollës si kryetare e re të Kuvendit, kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është një moment i rëndësishëm dhe i bukur që në krye është një grua e cila tha se është e respektuar nga të gjithë.
"Është moment i rëndësishëm dhe i bukur sepse nga sot kuvendi ka në krye një grua të admirueshme një kolege të respektuar nga të gjithë dhe patjetër edhe një politikane që asnjëherë nuk i ka mëshuar konfliktit. Ky është një lajm i mirë. ky mandat do jetë shumë i rëndësishëm për të pastruar shqipërinë".
-
VIDEO
Berisha e akuzoi se po bën aleancë me Ramën, Basha: Ndjej dhimbje të madhe që tezat e Ramës i dëgjova të artikuluara nga goja e doktorit! Koha është ilaçi më i mirë
Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave akuzuese të Sali Berishës, kur tha se ndjen dhimbje nga ato që ka dëgjuar nga goja e Berishës.
‘Kam ndjekur me dhimbje të mëdha deklaratën e doktor berishës dhe konsideratën e kam shprehur mbrëmë., Dhimbja që ndjej në nivelin personal dhe njerëzor për vendimin e marrë dje në mënyrë të detyruar, është ndjerë sot dyfish, shpresoj që koha t’i rregullojë, është ilaçi më i mirë. Shpreh keqardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timit dhe të PD të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluar nga goja e një njeriut vlerësimin ndaj të cilit e kam dhënë dje” tha Basha