• VIDEO

    Ralf Gjoni: Nuk ka opozitë në Shqipëri! Duhet të jesh idiot të besosh se Basha ka fuqi në PD për të përjashtuar Berishën! I gjithë debati është fals

    Partia Demokratike u fut në Kuvend pas një mungese prej 2 vitesh e gjysmë, por megjithatë, sipas ish-deputetit Ralf Gjoni, vendi nuk ka opozitë. I ftuar në studion e "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, Gjoni tha se opozitë nuk do të thotë të shkosh në Kuvend e të grisësh letra, duke iu referuar veprimit të PD që bojkotuan votimin për Lindita Nikollën si kryetare  e Kuvendit, duke grisur fletët e votimit. Përplasjen Basha-Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, Ralf Gjoni e ka quajtur fals.

  • VIDEO

    Belind Këlliçi: përjashtimi i Berishës s’po përçan PD! Do ringrihemi

    Lidershipi i Partisë Demokratike nuk pranon ta konsiderojë përçarje atë që sot po ndodh në selinë blu pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën. Anëtari i Kryesisë Belind Këlliçi thotë se ajo me të cilën po përballet Partia Demokratike janë mendimet ndryshe për çështjen e ish liderit.

  • VIDEO

    Nesër Kuvend, Balla: Deputetët 10 minuta kohë, seanca maratonë do të ndahet në tri pjesë, në fokus programi i qeverisë 'Rama 3'

    Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve  se çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion, ndërsa seanca maratonë do të ndahet në 3 pjesë. Në pjesën e parë do të prezantohet programi, më pas do të jetë debati dhe në fund votimi i cili do të jetë një si për ministrat e rinj dhe për programin qeverisës.

  • VIDEO

    Meta i dekretoi, nesër pritet miratimi i ministrave të rinj të kabinetit 'Rama 3' dhe programit qeverisës nga Kuvendi

    Pasi presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme pritet miratimi nga Kuvend gjatë seancës plenare.

  • VIDEO

    Berisha 'zbret' në terren të takojë demokratët, Kulluri: Është i mirëpritur nga ne për aksionin politik, të bëhemi bashkë që të arrijmë fitoren

    Sali Berisha kërkon referendum në PD për të rrëzuar vendimin e përjashtimit të tij nga Lulzim Basha. E duket se pas mbështetjes që ka gjetur nga FRPD, edhe grupimi 'Për PD' mbështet aksionin e tij politik. Edvin Kulluri, pjesë e grupimit 'Për PD-në', tha në një intervistë për 'Report Tv', se Sali Berisha është i mirëpritur në aksionin e tij politik, por duhet të jetë i qartë në idetë që ai ka, që ta fusë partinë në një cikël demokratik. Kulluri tha se Berisha gëzon mbështetje në bazë, por synimi kryesor është që të demokratët të bëhen bashkë në mënyrë që të rikthejnë PD-në tek fitorja.

     
  • VIDEO

    Meta dekreton qeverinë 'Rama 3' , Open Ballkan apo procesi i Berlinit?

  • VIDEO

    Vizita e Merkel në Tiranë, Babaramo në ‘Repolitix’: S’ka asgjë politike! Rama e projekton veten si Charles de Gaulle që do të pajtojë Serbi-Kosovë! Xhafaj: Procesi i Berlinit burokrat

    Në studion e ‘Repolitix’, Babaramo ka bërë një analizë të detajuar të ‘Open Balkan’ duke thënë se është ndryshe nga Procesi i Berlinit, pasi në ndryshim nga i pari, ky i fundit ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme të Europës. Në një kohë kur Kosova refuzon që të marrë pjesë, Babaramo tha se Rama po synon që të marrë një vend në histori si “njeriu që pajtoi Serbinë e Kosovën. Mirëpo nuk është i këtij mendimi, Etjen Xhafaj, sekretar i Komisionit të Jashtëm. AI tha se krijimi i Ballkanit të Hapur është sepseProcesi i Berlinit ishte shumë burokrat.

  • VIDEO

    Berisha paralajmëron lëvizje politike në PD: Takimi im i parë me anëtarësinë e PD të enjten në Tiranë, më pas në gjithë Shqipërinë

    Sali Berisha nuk ka për të hequr dorë nga PD dhe paralajmërimet se do të krijojë lëvizje politike në PD më anëtarësinë duket se do i bëjë realitet të enjten. Nga televizioni i familjes së tij, Berisha tha se të enjten do të takohet me strukturat e PD në Tiranë dhe  më pas në të gjithë Shqipërinë. Berisha tha se kjo lëvizje ka si qëllim t'i jap 'frymë ' PD për të shtuar forcat e reja.

     
  • VIDEO

    Kurti flet pas takimit me Merkel: Procesi i Berlinit, i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian, s'ka nevojë për nisma të tjera! I përgjigjet Ramës: S'di për çfarë teorie konspiracioni bëhet fjalë

    'Procesi i Berlinit është i mjatueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera", kështu tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, duke theksuar edhe njëherë se nuk do t'i bashkohet nismës "Ballkani i Hapur".  Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se "Ballkani i Hapur" është e vetmja gjë që i ndan.

  • VIDEO

    LSI ‘divorc’ me PD, Braimllari: I kërkuam Bashës vetëm të mos na tradhtojë, përdori opozitën për interesa personale

    Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar 'ndarjen' me Partinë Demokratike. Braimllari në një intervistë për Report Tv tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë. Më tej Braimllari tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar.

    ‘I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

    shtë koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës!  Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së  interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së  qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate.

    LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës. LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

    LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale.’- tha Braimllari.

    Një ditë më parë Partia Demokratike dhe aleatët njoftuan se do të kenë tre grupe parlamentare. Një i Partisë Demokratike, Grupi i Aleancës për Ndryshim dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim. Ndërkohë ajo që ra në sy ishte fakti se demokratët nuk kanë ndihmun LSI për formimin e një grupi parlamentar e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.

  • VIDEO

    Përplasja Berisha-Basha, Eno Bozdo: Uroj që viktimë mos të bëhet PD! I vetmi shans i partisë, që asnjëri prej tyre mos ta drejtojë, duhet një opozitë e re që i tejkalon të dy

    Në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Eno Bozdo u shpreh se 'lufta' mes Bashës dhe Berishës nuk ndihmon partinë, duke uruar që viktimë mos të bjerë pikërisht kjo e fundit. Ai theksoi nevojën për një opozitë të re, me fytyra të reja.

  • VIDEO

    Bamir Topi në Report TV: Bashën e solli Berisha në pushtet me të njëjtën skemë që ndoqi Enver Hoxha me Ramiz Alinë! Përjashtimi ish-kryeministrit, dhuratë nga SHBA për Bashën

    Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën 'babain e tij politik' për ish Presidenti Bamir Topi  ishte i papritur dhe i kapi të gjithë në befasi. Topi tha se largimin e Berishës, Basha e mori dhuratë nga SHBA, pasi të ishte për kryedemokratin nuk do e kishte përjashtuar kurrë Berishën.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv