-
VIDEO
Alizoti s'kursen kritikat: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës! PD s'duhet të luaj me kohën sepse njerëzit janë mërzitur, momenti për të parë ideologjinë tonë
Deputeti i zgjedhur i PD, Tomor Alizoti nuk i ka kursyer kritikat gjatë fjalë së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa tha se ka ardhur momenti që kjo parti të shohë ideologjinë e saj. Sipas Alizotit, PD duhet të jetë e vërtetë dhe të bëjë atë që thotë, ndërsa kritika pati dhe për kolegët që folën para tij, ku i th ase 'fjalimet e gjata janë tipike të partisë së punës'.
"Se ça do bëjmë ne, do bëjmë atë e këtë, ishalla dashtë Zoti do i bëjmë të gjitha, por nëse do bëjmë pak nga këto që thamë, jemi të mrekullueshëm. Unë në Berat ishte hera e parë që drejtoja një qark. Politika është diçka reale, demokratët janë realë, demokratë në Berat apo kudo kanë mbetur pa punë, kjo parti e ka detyrim t'i ofrojë mbrojtje njerëzve që dhunohen. Ky është mision, misioni kësaj partie ka qenë për të mbrojtur njerëzit në nevojë, njerëzit në nevojë janë rrugëve, ky është mision kombëtar jo partiak. Në diktaturë duartrokisnin të gjithë, rroftë ky e rroftë ai e më pas ngelëm zbathur të gjithë, mendoj që kjo parti nga simbolika që mbart e ka energjinë, por nuk duhet të luaj shumë me kohën e saj sepse njerëzit janë të mërzitur nga politika, me PD dhe tani është momenti, ose koha shtesë që ne të gjithë të luajmë, por në radhë të parë me ideologjinë tonë. Ne kemi një sfidë, përgjegjësia i mbete kësaj partie, por jo me fjalime boshe, me fjalime që përngjajnë me Partinë e punës por me njerëz serioz, jo me grupe pragmatiste brenda, thelbi i kësaj partie është të shpëtojë njerëzit që janë në pikë të hallit. Pa dashur të kritikoj koleget, fjalimet e gjata janë tipike te partisë së punës. Ne duhet të jemi të vërtetë, të bëjmë atë që themi. Po të bashkohemi të gjithë bashkë, ne kemi një kundërshtar të përbashkët dhe ky është Rama me gjithë këtë industri, ai sot është më i dobët se kurrë, na lini të bashkohemi dhe të shkojmë drejt fitores", tha ai.
-
VIDEO
Numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar, Jemin Gjana: Votuan gati 70% e delegatëve të Kuvendit! Rezultatin e nxjerrim pas mesnate
Kryetari i Komisionit Zgjedhor brenda PD, Jemin Gjana, dha të dhëna në lidhje me votimin dhe numërimin e votave për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar në PD. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se morën pjesë në votime 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, ndërsa rezultati pritet të dalë pas mesnate. "Na rezulton se numri i delegatëve gjithsej është 7646 delegatë. Në raportimet që u morën, në çelje të punimeve të Kuvendit kanë qenë të pranishëm 5703 nga delegatët e kësaj liste. Pas përpunimit të proceverbaleve të mbylljeve të kutive të votimit, kanë marrë pjesë në votim 5339 delegatë, pra gati 69.8% e numrit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Po vazhdon procesi i numërimit në të 14 komisionet, është një proces i gjatë, por shpresoj se sonte pas mesnate do të nxirret lista përfudnimtare me 300 emra, ku 90 minimalisht do të jenë zonja dhe zonjusha, 45 nga anëtarë e forumit rinor të PD dhe pjesa tjetër djem dhe burra që janë pjesë e këtij numri prej 300 anëtarësh", tha Gjana.
-
VIDEO
Përfundon Kuvendi Kombëtar, miratohen ndryshimet në Statutin e PD! Basha, demokratëve: Nuk e njohim e s'do e njohim kurrë 25 prillin! Kundërshtarët në parti? Kurrë më nuk 'do e kthej faqen tjetër'
TIRANË- Partia Demokratike mblodhi këtë të shtunë, organin më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar. Çelja e Kuvendit u bë në orën 11:00, me 1 minutë heshtje për viktimat COVID në vendin tonë. Pas kësaj kreu i PD mori fjalën me mesazhin e tij politik, duke e përqendruar në atë që ai e quan "masakra elektorale e 25 prillit". Basha e tha hapur se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Teksa i bëri ftesë edhe kundërshtarëve brenda partisë, por edhe eksponentëve të ndryshëm të PS që të 'luftojmë modelin Rama' siç tha ai, kreu i PD-së Basha pati edhe një mesazh për ata kundërshtarë brenda partisë që e kanë sulmuar hapur.
-
VIDEO
Pushteti vendor kapërcen pasojat e pandemisë, të ardhurat e bashkive më të lartat që nga viti 2010
Pushteti vendor po rikuperon ndjeshëm humbjet që i shkaktoi tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia COVID-19. Të ardhurat që ka mbledhur në 6 mujorin e parë të vitit kanë kapërcyer shifrat e para pandemisë me 3.7 miliardë lekë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave bashkitë kanë arritur të mbledhin në këtë periudhë të parë të vitit 13.9 miliardë lekë, nga 10.2 miliardë lekë që u mblodhën në vitin e kaluar. Ky është realizimi më i lartë i bashkive që prej vitit 2010.
-
VIDEO
Kadilli ironizon me largimin e Bashës para kohe: Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut ët PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar para kohe, pa pritur që të mbaronin fjalimet të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Në fjalën e tij, Kadilli tha se uron që Basha "të mos ketë patur nevojë për gjumë, por të reflektojë". Po ashtu ai nuk i kurseu as kritikat për mënyrën sesi është drejtuar PD, ndërsa u shpreh se qytetarët duan një parti të hapur. Sipas Kadillit, PD do të bëhet forcë e parë në vend, kur demokratët të bashkohen për ta bërë atë një parti më madhe se kryetari. "Kryetari Basha iku, shpresoj të mos ketë pasur nevojë për gjumë, po të reflektojë. Herët a vonë, të gjithë do ballafaqohemi me të shkuarën, me çdo gjë të keqe që kemi prodhuar ne vetë. Një opozitë e korruptuar është tradhtar i qytetarët. Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresë. Hapja është gatishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi ide konkurruese. Po i kthyem lirin,ë, vlerën e konkurrencës partisë sonë, do ja garantojmë edhe qytetarit. Qytetarët do të na besojnë nëse do të jemi të hapur et bashkuar, për t'i treguar se nuk jemi sundimtarët e sotëm, por ndryshe nga ata. Mos ngushëllohemi me faktin që jemi parti popullore Europian,e ne duhet ët jemi parti popullore në Shqipëri në radhë të parë. Ne duhet t'u kthejmë qytetarëve institucionet e demokracisë. Duhet të shpallim artë e jemi partie e parë pro perëndimore dhe nuk kemi e nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor, duhet të dëshmojmë se jemi partnerët e parë të perëndimit në këtë tokë. Kur të kemi punuar bashkë për një PD më të madhe se kryetari, do të jemi forca më e madhe në vend dhe forcë e parë", tha Kadilli.
-
VIDEO
Alibeaj: Mjeti i vetëm për të përballuar këtë regjim është qëndresa! Nisim sot këtë mision, edhe pse shpesh mund të mos mirëkuptohemi nga miqtë
I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti i zgjedhur, Ekelejd Alibeaj tha se mjeti i vetëm për të përballuar qeverinë Rama, që e konsideroi "regjim", është qëndresa, ndërsa ftoi t'i bashkohen të gjithë ata që duan ndryshimin e vendit.
Sipas Alibeaj, ky mision i PD nis sot, edhe pse 'shpesh mund të mos mirëkuptohemi nga miqtë, por e rëndësishme është të trokasim në zemrat e shqiptarëve'
"Ashtu si pakuptuar, ka dhene leksionin me te madh e ndoshta te vetem per kete situate: mjeti i vetem per te perballur regjimin eshte qendresa. Eshte rezistenca. Eshte persistenca, pa u lodhur, deshperuar apo trishtuar. Qendrese duke u mbeshtetur tek morali dhe vlerat themelore te demokracise. E drejta e votes se lire te shqiptareve eshte frymezimi, aspirata dhe synimi i vetem ne kete beteje. Kjo eshte dhe duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te shnderrohet e konsiderohet si beteje, lufte apo perpjekje per rikthimin e demokracise. Duhet te jete ky dhe do te jete ky, misioni i shqiptareve te ndershem e patriote qe i bashkohen kesaj kauze. Duhet te jete dhe do te jete ky sherbimi me sublim qe ne kemi mbi supe. Qofte ai edhe edhe i fundmi sherbim. E ne kete mision, cdokush eshte i mireseardhur. Cdokush qe merr ne sy sakrifice, sepse sakrifice do te jete, cdokush qe refuzon regjimin, gjen te demokratet, tek PD, bashkudhëtarin, partnerin, te ngjashmin. Cdokush qe ka se paku nje arsye brenda vetes per te ndryshuar vendin, e te tilla besoj se kane shumica e shqiptareve.
-
VIDEO
Tabaku: T'i lëmë hatërmbetjet, përballja me Ramën kërkon bashkim, guxim dhe forcë
Teksa ka marrë fjalën sot në Kuvendin Kombëtar të PD, deputetja Jorida Tabaku i ka ftuar të gjithë demokratët që të bëhen bashkë për t’u përballur me këtë pushtet, përballje e cila sipas saj kërkon vendosmëri, guxim dhe force. Gjatë fjalës së saj, Tabaku theksoi se çdo demokrat duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë dhe hatërmbetjet .
"PD duhet të shndërrohet në një parti fleksibël, inteligjente dhe efiçente për të prodhuar rezultate edhe në kushtet më të vështira në të cilat do të na vendosë Rama dhe mazhoranca e përzier e partisë-shtet dhe krimit të organizuar. Për t’u përballur me këtë pushtet që mbyt këdo na duhet vendosmëri, guxim dhe forcë! Çdo demokrate dhe demokrat do të duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë tona, mërzitë tona dhe hatërmbetjet tona; kundërshtari ynë nuk është në këtë sallë, nuk është as mes demokratëve", tha ndër të tjera Tabaku.
-
VIDEO
Mblidhet Kuvendi Kombëtar, miratohen ndryshimet në Statutin e PD! Basha, demokratëve: Nuk e njohim e s'do e njohim kurrë 25 prillin! Kundërshtarët në parti? Kurrë më nuk 'do e kthej faqen tjetër'
Partia Demokratike mbledh këtë të shtunë, organin më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar. Çelja e Kuvendit u bë në orën 11:00, me 1 minutë heshtje për viktimat COVID në vendin tonë. Pas kësaj kreu i PD mori fjalën me mesazhin e tij politik, duke e përqendruar në atë që ai e quan "masakra elektorale e 25 prillit". Basha e tha hapur sot se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të zgjedhjeve të kaluara. Teksa i bëri ftesë edhe kundërshtarëve brenda partisë por edhe eksponentëve të ndryshëm të PS që të 'luftojmë modelin Rama' siç tha ai, kreu i PD Basha pati edhe një mesazh për ata kundërshtarë brenda partisë që e kanë sulmuar hapur.
-
VIDEO
Vokshi në Kuvendin Kombëtar të PD-së: Patronazhisti, rilindja e më së keqe që ne mendonim se u zhduk me komunizmin
Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal për të folur për atë që PD e cilëson si ‘masakra zgjedhore e 25 prillit’.
Vokshi tha se çështja e patronazhistëve, ishte rilindja e më së keqes që u zhduk me komunizmin. Sipas Vokshit, të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë iu janë vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS.
“Dua të ndaj me ju disa gjetje për sistemin e patronazhistëve në njësinë 9 dhe 11. Vjedhja me leje e të dhënave të çdo votuesi është krimi më i rëndë elektoral që ka ndodhur në Shqipëri.
Në shkelje flagrante të ligjit, në cenim të rëndë të ligjit, të Kushtetutës, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar nga qeveria Rama u bë simbol.
Ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë dhe ua ka vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS. Në to gjendet të gjitha të dhënat, deri tek shkolla e fëmijëve. Na kishin hyrë në shtëpi, patronazhisti, një nëpunës i nivelit të lartë, të mesëm, punonjës publik. Nuk ka një dallim, ai merr përsipër të spiunojë nga 10 deri 100 votues. Merr përsipër të spiunojë, familjarë, miq e të afërm. Patronazhisti është rilindja e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin”, deklaroi Vokshi ndër të tjera. -
VIDEO
Kushtetuesja rrëzoi herësin, juristi Ledio Braho për Report Tv: Duhet formule e re! Vakancat në Bashki? Duhet të presim vendimin e Kushtetueses për 'vendoret'
Shfuqizimi i herësit nga Gjykata Kushtetuese për juristin Ledio Braho, kërkon përcaktimin e një formule të re një orë e më parë. Sipas tij kjo formulë duhet të bëjë që vota parapëlqyese të jetë e zbatueshme në çdo qark.
-
VIDEO
Paloka për kundërshtarët e kreut të PD-së: Më ikjen e Bashës zgjidhet problemi? Do doja të ishte kështu, por nuk ishte ai shkaku i humbjes
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, foli edhe për kundërshtarët e Lulzim Bashës, ku tha se ato e kanë adresuar gabim problemin. Paloka tha se Basha nuk është fajtor për zgjedhjet e 25 prillit, dhe se ky është naivitet, që i shërben kundërshtarit.
-
VIDEO
Rama shfaqet duke pastruar fushën e sportit në Vlorë, ‘thumbon’ Lelin: Ato që i mirëmbajnë t’i pastrojnë se këto pamje janë një turp
Kryeministri Edi Rama është shfaqur duke pastruar fushën e sportit në Vlorë, ndërkohë që ka thumbuar edhe kreun e bashkisë Dritan Lelin