-
VIDEO
Basha mbron grupet e armatosura për mbrojtjen të votave: Është detyrë qytetare
Në konferencën për shtyp të dhënë sot, kreu i PD-së është pyetur edhe në lidhje me faktin që në raportin e OSBE-ODHIR përmendet dhe struktura e ngritur nga Partia Demokratike për mbrojtjen e votës duke u cilësuar si një strukturë potencialisht e paligjshme. Basha i doli në mbrojtje këtyre strukturave duke thënë se mbrojtja e votës është detyrë qytetare.
-
VIDEO
Arsyeja kryesore pse u shkarkua nga Kuvendi, çfarë tha OSBE për rolin e Metës në zgjedhje: Presidenti bëri fushatë, përdori gjuhë konfrontuese
Raporti i OSBE/ODIHR në përfundimet e tij finale për zgjedhjet e 25 prillit ka kritikuar edhe veprimet e presidentit Ilir Meta. Në raport thuhet se presidenti ka bërë fushatë hapur kundër partisë në pushtet
-
VIDEO
Basha nuk 'reflekton' për grupet e armatosura anë PD për mbrojtjen e votës: Nëse Prokuroria dhe Policia s'bëjnë detyrën, do jemi të përgatitur të mbrojmë votën
-
VIDEO
Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! Ditën kur u kërkua hetimi për krimet zgjedhore, u liruan protagonistët e dosjes 339
'Vulë' të vjedhjes së zgjedhjeve e konsideroi kreu i PD-së, Lulzim Basha Raporti e OSBE mbi 25 prillin. Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, Basha tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një "masakër zgjedhore" dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
-
VIDEO
Raporti i OSBE-ODIHR-it, Arben Pëllumbi: Vlerësim më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri, vërtetoi se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme
Partia Socialiste e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it si një vlerësim të rëndësishëm për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një deklarate, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se ky është vlerësimi më i mirë i bërë ndonjëherë.
-
VIDEO
A do jetë Berisha në grupin parlamentar të PD në shtator? Basha shmanget sërish: Nuk komentoj çështje jashtë raportit të OSBE për zgjedhjet
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është shmangur sërish pyetjes mbi faktin nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.
Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Bsha tha se nuk do të komentojë sot asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit.
Ishte PD që kërkoi që Tom Doshi, po ashtu i shpallur 'non grata' nga SHBA, të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk dihet nëse do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për Berishën.
-
VIDEO
Basha: Ditën kur u kërkua hetimi për krimet zgjedhore, u liruan protagonistët e dosjes 339
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339.
"Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët,as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet. Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash? Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona", tha Basha.
-
VIDEO
‘Zgjedhjet e 25 prillit ranë’, LSI reagon për raportin e OSBE/ODIHR-it: Vërtetoi manipulimin e zgjedhjeve
Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron raportin e OSBE-ODIHR-it se dokumentoi sipas tyre se zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan.
-
VIDEO
Zhbëhet PD në Korçë, jep dorëheqjen kreu i partisë, sekretari dhe 13 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në klienteliste për interesa personale
Dega e Korçës trondit PD. Dorëhiqen në grup kryetari, Andrea Mano, sekretari i përgjithshëm dhe 13 anëtarë të kryesisë, të cilët akuzojnë Bashën se e drejton partinë me arrogancë e klientelizëm dhe po e përdor atë për interesat e veta duke hedhur poshtë sakrificat e anëtarësisë në këtë opozitë të vështirë.
-
VIDEO
Ruçi priti Ambasadorin e Kosovës Nait Hasani: Shqipëria krah jush për përballimin e sfidave të sotme dhe të ardhme, BE i vetmi destinacion
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri. Kryetari Ruçi e falenderoi Ambasadorin Hasani për kontributin e tij për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ruçi nënvizoi se “Shqipëria, ashtu si deri tani, do të jetë në mbështetje të Kosovës, për përballimin e sfidave të sotme dhe të ardhme. Bashkimi Europian është i vetmi destinacion i të ardhmes së Kosovës dhe Serbisë. Është shumë premtues fakti që SHBA dhe BE kanë qëndrime të njëjta mbi dialogun Kosovë-Serbi. Kosova i ka të gjitha arsyet dhe mundësitë që të jetë një partner më i besueshëm se Serbia në raport me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Prandaj është i nevojshëm edhe unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën si edhe për dialogun me Serbinë.”
-
VIDEO
Abuzimet me fondet dhe politikanët drejt SPAK i ftuar analisti Ben Andoni
-
VIDEO
Kush do të jetë kabineti 'Rama 3' dhe poetja Açka një 'flutur' në Kuvend
Kush do të jetë pjesë Kabinetit “Rama 3” dhe prioritetet e kabinetit qeveritar ne mandatin e tretë të PS në Qeveri? Flet Kryetari i PS Tiranë, Ervin Bushati përballë analistëve Agim Baçi dhe Plator Nesturi Një poete, shkrimtare dhe gazetare në Kuvend. Flutura Açka, ky zë i elitës intelektuale nga shtatori ulet në sallën e Parlamentit. Sfidat e shkrimtares në podiumin e demokracisë. Një intervistë ndryshe me Flutura Ackën, me ndêrhyrjen në skype të Fatjona Mejdini dhe Bledian Koka