• VIDEO

    Mblidhet Kuvendi Kombëtar, miratohen ndryshimet në Statutin e PD! Basha, demokratëve: Nuk e njohim e s'do e njohim kurrë 25 prillin! Kundërshtarët në parti? Kurrë më nuk 'do e kthej faqen tjetër'

    Partia Demokratike mbledh këtë të shtunë, organin më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar. Çelja e Kuvendit u bë në orën 11:00, me 1 minutë heshtje për viktimat COVID në vendin tonë. Pas kësaj kreu i PD mori fjalën me mesazhin e tij politik, duke e përqendruar në atë që ai e quan "masakra elektorale e 25 prillit". Basha e tha hapur sot se nuk do ta njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të zgjedhjeve të kaluara. 

  • VIDEO

    Basha për zgjedhjet brenda PD-së: Jam krenar, treguam se dimë të bëjmë zgjedhje! Shpenzohen miliona euro për të më goditur mua

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur edhe për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ku tha se jam krenar dhe treguam se dimë që të bëjmë zgjedhje. Basha tha se ne e dimë që antiopozitarizmi i mirëpaguar ka përfituar për ta mbivendosur mashtrimin mbi fakte dhe se sipas tij shpenzohen miliona euro për të goditur PD-në dhe mua.

     
  • VIDEO

    ‘Rruga drejt ndryshimit nuk është e lehtë’, Basha pas humbjes propozon Platformë Qytetare për Demokracinë

    Kreu i Partisë Demokratik ka propozuar Platformën Qytetare për Demokracinë, ku tha se duhet bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që kërkojnë ndryshim, pasi këtë rrugë PD nuk mund ta përshkojë e vetme.

     
  • VIDEO

    Basha: Nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në Kuvend

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha para demokratëve në Kuvendin Kombëtar se do të luftojnë që institucionet shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve. Basha tha se ato nuk e veshin kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki.

     
  • VIDEO

    Basha: Ne nuk lejuam që mjegulla hileqare të na largonte nga njerëzit dhe vështirësitë e tyre të vogla e të mëdha

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ato nuk lejuan që mjegulla hileqare e propagandës, t’i largonte nga njerëzit dhe vështirësite tyre të vogla apo të mëdha. Basha tha se pa fituar luftën për demokraci, e ardhmja nuk do të jetë më e mirë.

    ‘Të vetëdijshëm që shqiptarët meritojnë një politikë që punon për ta dhe jo për vete, ne qëndruam pranë njerëzve në nevojë, pranë të papunëve, pranë familjeve shqiptare, pranë studentëve dhe të rinjve shqiptarë, pranë sipërmarrësve të ndershëm dhe fermerëve, pranë gazetarëve që luftojnë përditë për të vërtetën dhe artistëve dhe intelektualëve që luftojnë për gjallimin e jetës së kombit.

  • VIDEO

    Basha demokratëve pas humbjes: Kishim programin më të mirë, kemi qenë dhe jemi zëri i shqiptarëve

    Edhe pse humbi më 25 prill, kreu i PD-së në fjalën sot në Kuvendin Kombëtar e cilëson si sukses mënyrën se si PD doli para shqiptarëve zgjedhjet e kaluara, sidomos në drejtim të programit. "Të gjithë bashkë hymë në këtë betejë të pabarabartë, me programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me institutet dhe institucionet prestigjioze të Perëndimit. Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale që e kemi prekur bashkë shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, qytet më qytet, sipërmarrje në sipërmarrje me të gjitha grupet e interesit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve që u bashkuan për herë të parë ndër vite me përfaqësuesit e tyre në selinë e Partisë Demokratike përmes programit tonë. Një program i detajuar, me angazhime konkrete, për çdo sektor të shoqërisë, që vendosi gishtin tek plagët e shumta të vendit, që ofronte zgjidhje për të çliruar potencialin e çdo shqiptari, që çlironte dhe zhvillonte potencialin e Shqipërisë, të ndrydhur, të mpakur, të boshatisur, të ngecur në vendnumëro në 8 vite nga një fatkeqësi kombëtare që e quan veten qeveri. Një program që ka në qendër familjen shqiptare, si shtylla e politikave tona; një program që synon forcimin e shtresës së mesme, si motori i zhvillimit dhe i transformimit të shoqërisë, sepse një shtresë e mesme e fortë është garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit", tha Basha.

  • VIDEO

    Basha: 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, por PD doli me kokën lart nga kjo masakër zgjedhore

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar përsëriti edhe një herë se 25 prilli ishte një masakër zgjedhore, ku paratë e drogës dhe të krimit u përdorën për të blerë vota.

    Basha tha se 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, por me gjithë këtë masakër zgjedhore, PD doli me kokën lart. Më tej kreu i PD-së shtoi se ato nuk përdorën mjetet dhe modelin e Edi Ramës, duke mos hequr dorë sipas tij nga mjetet e ndershme.

     
  • VIDEO

    Basha: Regjimi Rama-Doshi punoi ethshëm për të penguar ndryshimin që donin shqiptarët

    Vjedhja më e madhe e historisë së pluralizmit. Kështu është për Lulzim Bashën procesi zgjedhor i 25 prillit. Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD kreu i PD po e vë theksin në atë që ai e quan masakra elektorale.

    'Kjo që po ndaj me ju është vetëm pak nga e gjithë e vërteta e hidhur. Është modeli i antivlerave që kemi përballë, që shet dështimin si fitore. Këto janë vetëm disa nga masakra e 25 prillit. Regjimi Rama-Doshi punoi ethshëm për të penguar me ccdo mjet ndryshimin që shqiptarët donin", tha Basha.

  • VIDEO

    Nis Kuvendi i Kombëtar i PD, me 1 minutë heshtje për viktimat e COVID

    Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur me një minutë heshtje për jetët e humbura nbga COVID-19 në Shqipëri.

    "Zoti i dhëntë paqe shpirtrave të tyre dhe i ngushëlloftë familjet e tyre.Sikurse e gjithë Europa e di tashmë, kjo sprovë e vështirë për mbarë njerëzimin shënoi në Shqipëri numrin më të lartë të jetëve të humbura në kontinent në raport me popullsinë. Një bilanc tragjik që bëhet edhe më pikëllues prej indinjatës që lind vetvetiu ku lotëve dhe dhimbjeve së mijëra familjeve iu kundërvihet buzëqeshja e shtirur e propagandës me të cilën regjimi lau duart për përgjegjësinë e tij. Kur shqiptarët kishin nevojë iu ofroi vetëm propagandë dhe gjoba. ", tha Basha pas 1 minute heshtjeve.

  • VIDEO

    Sot Kuvendi Kombëtar i PD në Pallatin e Kongreseve, 7000 delegatë zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! Diskutohet analiza e zgjedhjeve, Basha tregon rrugën për 4 vitet në vijim

    Partia Demokratike mbledh këtë të shtunë, organin më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar. Çelja e Kuvendit do të bëhet në orën 11:00, teksa kryedemokrati Lulzim Basha do t’i drejtohet demokratëve me mesazhin e tij politik. Çelja e Kuvendit do të bëhet në orën 11:00, teksa kryedemokrati Lulzim Basha do t’i drejtohet demokratëve me mesazhin e tij politik. Më pas, do të jenë 19 drejtuesit politik të PD që do të mbajnë para anëtarëve të Kuvendit fjalimet, që do të jenë kryesisht të fokusuar në atë që Partia Demokratike e konsideron masakër elektorale.

  • VIDEO

    Analiza për vetveten dhe për 25 prillin e Partisë Demokratike

    Analiza për vetveten dhe për 25 prillin , e Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar i PD, të rinjtë dhe të larguarit… Dora e Bashês në listën e Këshillit Kombëtar… Gjithcka lidhet vetëm me zhvillimet nê Selinë blu… Në një debat me: Edvin Kulluri Marash Z. Logu Ben Andoni Aulon Bej Kalaja

  • VIDEO

    Repolitix/Çfarë është sot PD? Lista e re e Këshillit Kombëtar, flasin Çupi, Klosi, Elezi e Roshi

    Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet brenda PD-së me hartimin e listës së re të kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar që do të votohen në Kuvendin e 17 Korrikut. Çfarë është sot PD dhe për cfarë i shërben vendit ? A është sot fati i PD në duart e Lulzim Bashës? Të ftuar në studio Frrok Çupi , Fatos Klosi, Ibsen Elezi nga Grupimi për PD dhe Artur Roshi aleati i Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv