• VIDEO

    Analiza e PD me 13 pika, Spaho e Paloka debate me Bardhin: S'është objektive, të ndryshohet!

    Drejtuesit Politik në Korçë e Durrës, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, dy qarqet që në analizën e PD janë cilësuar sikur kanë arritur rezultat jo të mirë, kanë debatuar në mbledhjen e Kryesisë.

    "Përfundimet e nxjerra nga analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marr 5 mandate, pse thoni nuk është arritur maksimumi", ka thënë Spaho.

     

    "Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës, nuk ka reflektuar atë që kemi shkruar në raporte. A duhet matur me vota rezultati apo me mandate te arritura? A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati i 7-të?", thotë Paloka.

  • VIDEO

    Mblidhet kryesia e PD! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive, s'janë reflektuar raportet tona

    TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pritet të marrë disa vendime të rëndësishme. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se  mbledhja ka nisur me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk janë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. 

    Korça është listuar në qarqet ku është arritur projeksioni minimal në mandate, brenda pritshmërisë, dhe për drejtuesin Politik Edmond Spaho, ky vlerësim nuk është aspak objektiv. Njëjtë si Spaho, është i mendimit edhe drejtuesi politik i Durrësit, Edi Paloka. Sipas këtij të fundit, nuk janë reflektuar ato që kanë bërë drejtuesit politik në raporte dhe analiza duhet të ndryshohet.

  • VIDEO

    Mblidhet kryesia e PD! Analisti Yzeiri: Nuk pres naj gjë të re, gjithçka që ndodh sot nuk ka vlerë

  • VIDEO

    PD përfundon analizën në bazë për zgjedhjen e 25 prillit! Zbardhen 13 përfundimet: PS bleu votat, futi në lista kriminelë! Në vetëm 3 qarqe arritëm projeksionin maksimal

    TIRANË- Partia Demokratike ka përfunduar analizën e bërë në bazë për zgjedhjet e 25 prillit ku ka dalë në 13 përfundime, të cilat sipas tyre kanë ndikuar në humbjen në këtë garë elektorale. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Report TV, Danjela Maloku thuhet se për humbjen e zgjedhjeve, fajin demokratët ia vënë PS, ku në letër kanë hedhur të gjitha akuzat e artikuluara edhe publikisht, se qeveria bleu votat në bashkëpunim me krimin, e për këtë ka pasur edhe mbështetjen e Policisë së Shtetit sipas tyre. Për këtë "masakër zgjedhore", siç ata e kanë cilësuar, PD thotë se PS-ja ka blerë vota në bashkëpunim me krimin, se socialistët kanë futur në listat e tyre kriminelë, se ndryshuan Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, prishi marrëveshjen e 5 qershorit, akuza hedhin edhe në drejtim të KQZ-së si e kapur politikisht si edhe për administratën publike, që për demokratët u vu në shërbim të shtetit.

  • VIDEO

    Vakancat në bashki, Qefalia: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, inkurajojmë drejtësinë të veprojë! Mandati i tretë do jetë shpërthimi i ekonomisë shqiptare

    Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka folur për vakancat e krijuara në disa bashki  të vendit i cili tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Xhefalia në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori është shprehur se nuk mund të kalojmë në zgjedhje të parakohshme për 61 Bashki. Sipas tij në raste të tilla pritet dekreti i presidentit, Ilir Meta. Ai tha se  për këtë çështje duhet të veprojë drejtësia duke theksuar se e inkurajojnë atë të bëjë punën e saj.

  • VIDEO

    Kadilli në Report Tv: Basha të sqarojë çdo hije dyshimi që ngrihet ndaj tij për përfitime financiare! Po jep tituj pa kufi në PD, si Meta dekoratat

    Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i kërkon Lulzim Bashës të sqarojë lakimin e emrit të tij për përfitime financiare, ndërsa thotë se kryedemokrati po jep tituj e funksione në parti pa kufi, njësoj si presidenti Meta dekoratat.

    Kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet të japë llogari vetëm për veprimet politike në krye të selisë blu, por edhe për lakimet e emrit të tij për përfitime financiare apo aludimet që hidhen se bashkëpunim me kryeministrin Rama. Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli në një intervistë për Report Tv tha se Basha e ka detyrim ndaj demokratëve dhe popullit pasi në të kundër nuk mund të dal e të kërkojë besimin e tyre për qeverisjen në të ardhmen. Kadilli tha se çdo hije dyshimi që ngrihet për liderin i kemi bërë dëm opozitës.

     
  • VIDEO

    Repolitix/Topi: Berisha arkitekt i shkatërrimit të PD,Basha pa karakter,të tradhëton rrugës

    Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë aktualitetin politik me një intervistë me ish-presidentin e Republikës Bamir Topi. Kuvendi i PD, kriza e së djathtës, operacionet e SPAK dhe qeverisja Rama në fokus të intervistës me ish-kreun e Shtetit. Në pjesën e dytë u trajtua vendimi i Gjykatës për vrasjen e Klodian Rashës. A u vendos drejtësia për vrasjen e Klodjanit ? Të ftuar në studio avokati Idajet Beqiri, gazetari Sokol Dema dhe në skype avokati Dorian Matlija.

  • VIDEO

    Topi flet për herë të parë për marrëveshjen me Bashën para zgjedhjeve

     Ai ka folur për herë të parë edhe për atë se çfarë ndodhi në selinë e blu, episodin ku Lulzim Basha u bë bashkëfajtorë me Sali Shehun dhe nënshkruan një marrëveshje fiktive, sikur FRD, partia e themeluar prej tij, pranonte koalicionin me PD, për t'u futur bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Mes vendimeve absurde të Bashës, cilëson edhe largimin e shumë figurave historike nga PD-ja, mes tyre edhe Jozefina Topallin, edhe pse raportet mes tyre nuk kanë qenë asnjëherë të mira. “Basha ka dalë dhe ka thënë që ka nënshkruar marrëveshjen me Topin, ku ishte firma ime. Të nesërmen kjo gjë është marrë vesh vetëm pas dorëheqjes sime, Basha u bë bashkëfajtor i një akti zyrtar ku unë nuk isha prezent, kur je në opozitë ti duhet të demonstrosh akte të larta të karakterit dhe sinqeritet, por kur del lakuriq në opozitë çfarë pret nga njerëzit. Berisha ishte lider i ashpër, ka problemet e veta, ka pasur edhe kontribute, ky është lider pa karakter, nuk mund të fshihet asgjë mbi maskën e buzëqeshjes. Ai mund të largosh njerëzit e kontributeve të mëdha, unë kam pasur probleme me Topallin, por si mund ta largosh Topallin, di mjaft raste që ka qenë duke lënë kokën, mbi ç’bazë se do ta kesh”, tha Topi

  • VIDEO

    Topi në Report Tv: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës

    TIRANË- Opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor kryesor për këtë, një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se është Lulzim Basha, një lider pa karakter, jo vetëm politik por edhe si njeri. Megjithatë, arkitekt të shkatërrimit të PD-së, për Topin është Sali Berisha, që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër. Ai shpreh keqardhje që njerëzit besojnë ende tek ai, teksa kthehet pas në kohë dhe tregon se sa përshtypje i ka bërë marrëdhënia e Bashës me Berishën, ku ai sapo kishte ardhur në PD. Një kofidencë që nuk di ta shpjegojë se nga i vinte, dhe nisur nga kjo, duke e përshkruar si tradhtar, raportin që ka me ish- kryeministrin, për Topin, është një detyrim. 

    “Berisha arkitekt i shkatërrimit të PD dhe duke ia besuar këtij njeriu është me përgjegjësi të mëdha, Verdiktin e mori nga dikush tjetër. Basha një njeri që i ka marrë të gjitha gati, është katapultuar, në 2005 e di dhe vendin kur kishim festuar për të festuar përjetoni e PD, në Durrës aty e kam parë për herë të parë, aty e pashë që ndryshe nga të tjerët kishte një komunikim shumë konfidencial me Berishën, më ka bërë shumë përshtypje, por në natyrën time nuk i bëja komente. Berisha dhe Basha e pandarë, Basha të tradhton gjatë rrugës, por ka qenë i detyruar me një simbiozë politike, ky i ka marrë të gjitha pozicionet në mënyrën më të lehtë të mundshme, por pjesa më e madhe e njerëzve që e ngritën atë parti nga hiri, i ke të larguar, ardhja, marrja e disa pozicioneve, ke një lider pa karakter, dhe nuk flas për karakter politik, nuk ka karakter njerëzor, me këtë mund të ecësh dhe rrugës e sheh veten me stërkëmbësha.”, tha Topi.

  • VIDEO

    Topi në Report Tv: Shqipëria nuk është gati të futet në BE! Sulmet e Ramës ndaj unionit të tepruara!

    Shqipëria nuk është gati që të integrohet në Bashkimin Europian, dhe sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian nga kryeministri Edi Rama, ish-presidenti Bamir Topi nuk i sheh aspak të arsyeshme. Përtej keqardhjes që thotë se ndjen për vendin pasi do ta shohë në BE, Topi ka listuar një sërë problematikash që sipas tij nuk shkojnë e që i kanë bllokuar rrugën Shqipërisë drejt Europës. Duke pranuar që edhe BE ka problemet e saj, për Topin, “hallet” e vendit tonë janë shumë herë më të mëdha dhe se procesi u bllokua për faj të Bullgarisë që vuri veton ndaj Maqedonisë së Veriut, sipas tij janë justifikime.

    “Në çdo dalje, sulmon BE, do të mjaftonte BE se bëhet fjalë për një nivel të lartë politik, Europa ka problemet e veta, por ne kemi më shumë probleme, kjo është alibi që Rama tenton ta përdorë, por e tepron, nuk mund të sulmohet BE në çdo moment, duket sikur kemi dalë te rrugica e lagjes së vjetër. Nuk është gjuhë politike kjo, nga ana tjetër a jam unë i dyzuar nëse e kemi ne problemin apo ato, sigurisht e kemi të dyja pakët. Ju mendoni se gjërat shkojnë siç duhet në vend. Të përdorësh alibinë e kundërshtimit në një kohë kur nuk i bën për gjërat që i ndodhin vendin, nuk është gjuhë politike kjo. Shqipëria nuk është gati, janë shumë gjëra që nuk shkojnë, ka probleme të mëdha me demokracinë, është një njeri që i ka të gjitha pushtetet, ka një marrëdhënie hegjemoniste në politike, tentohet të mbahet një opozitë që nuk është opozitë, por që nuk i krijon asnjë problem kryeministrit, të mos flasim për administratën. Tani të përdoret një artificë se për shkak të Maqedonisë së Veriut Bullgaria bllokoi Shqipërinë, nuk është alibi për të mbuluar defektet madhore që ka ky vend”, tha Topi.

  • VIDEO

    “SPAK po bën nxehjen”, Bamir Topi i “fut frikën” kokave të politikës: Pas çështjeve të mëdha fshihen ata, do iu vijë radha

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi ka komentuar sot në Repolitix aktualitetin politik në vend, marrë shkas nga arrestimet e bujshme së fundmi, përfshirë kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, Eduart Kaprin e Pogradecit apo ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

    Topi tha se SPAK dhe drejtësia në përgjithësi merrem me çështjet e jo me individët, por pas çështjeve janë individët.

    Ish-Kreu i Shtetit deklaroi se në Shqipëri në këto 31 vite ka shumë çështje të nxehta, pas të cilave fshihen “kokat” e mëdha të politikës.

    Bamir Topi: Një gjë nuk shoh mirë unë. Që SPAK është futur në debatet politike dhe mediatike. Ky institucion duhet të lihet i qetë, jo të destabilizohet nga qendrimet politike apo presionet mediatike. Ndoshta SPAK po bën nxehjen tani, për sa kohë nuk po arreston ata që konsiderohen “kokat e mëdha”. Nuk merren në konsideratë individët, por çështjet. Pastaj në bazë të çështjeve del individi. Pas shumë çështjeve të mëdha mbrapa janë individë të rëndësishëm që do të kenë punë me drejtësinë. Nuk mund të shprehem se cila ka qenë çështja më e rëndë, por në Shqipëri ka ngjarje që kanë destabilizuar opinionin publik, pastaj janë ato me abuzimet e fondeve publike. Nuk jam nga ata që e pres të madhen sot, dhe tani. Jo, çdo gjë ka kohën e vetë.

  • VIDEO

    Statuti i partisë, Ristani në Report Tv: Kongresi nuk synon të bëjë ndryshime thelbësore! Basha, kolltugofag i ngjitur pas pushtetit! Po kthen PD në një ndërmarrje personale

    Arben Ristani ish-deputet i Partisë Demokratike, thotë se Kuvendi Kombëtar i PD-së nuk është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe se nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në parti. Ristani, i ftuar në Report Tv, thotë se ky është një kongres ku kryetari i partisë synon që të mbyllë proceset politike, dhe që të realizojë synimet e tij që janë kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv